Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Berisha: Hapjen e kutive nuk e lejojnë gjykatat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Berisha: Hapjen e kutive nuk e lejojnë gjykatat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Hapjen e kutive nuk e lejojnë gjykatat

Shko poshtë

Berisha: Hapjen e kutive nuk e lejojnë gjykatat Empty Berisha: Hapjen e kutive nuk e lejojnë gjykatat

Mesazh nga Vizitor Sat 6 Feb 2010 - 2:13

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ia ka faturuar presidentit Bamir Topi përgjegjësinë e tryezës që pritet të mbahet mes qeverisë dhe opozitës, me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza politike.
Duke folur në një intervistë per Top Channel, Berisha është shprehur se mazhoranca e tij është e gatshme të zbatoje pikë për pikë rezolutën e Asamblesë Parlamentare të KE-së.
“Ai është njeriu që duhet të paraqesë agjendën, por është e qartë si kristali se temë është hyrja e opozitës në Parlament. Sot ekziston një dokument ligjor për qeverinë dhe opozitën, rezoluta e KE-së, që ne do ta zbatojmë pikë për pikë. Zoti Rama shprehet shumë i entuziazmuar nga rezoluta dhe nëse ky entuziazëm është i vërtetë, ajo për ne është plotesisht e pranueshme. Ajo përben një bazë të shkëlqyer”, ka deklaruar Berisha.
Kreu i qeverise ka nënvizuar se është i gatshëm t’i lejojë opozitës hetimin e zgjedhjeve, por pa hapjen e kutive, pasi sipas tij këtë gjë nuk e lejojnë gjykatat. Sipas Berishës, kryetari i PS Edi Rama ka pranuar numërimin e votave të 28 qershorit dhe për pasojë nuk mund të kërkojë rinumërimin.
Kryeministri ka dhënë garanci për kontributin e tij për zgjidhjen e situatës, por ka theksuar se nuk mban asnjë përgjegjësi në rast dështimi. “Unë jam gati të jap kontributin tim në tryezë. Se si ajo do të shkoje i takon atij që organizon tryezën. Unë shkoj me frymën për t’iu përgjigjur pikë për pikë rezolutës së KE-së. Socialistët e kane ngritur atë në qiell, le ta bëjmë realitet”, ka nënvizuar Berisha.
Duke rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër hapjes së kutive, kryeministri ka theksuar se një gjë e tillë nuk është kërkuar as nga ambasadorët në takimet e zhvilluara në ditët e fundit. “Nuk ka ambasador, apo personalitet që deri më sot në zyrën time të më ketë paraqitur kërkesë për hapje kutish. Këtë jua them me përgjegjësinë më të plotë”, ka garantuar Berisha.
Ai ka shprehur vullnetin e tij për zgjidhjen e krizës, si dhe dëshiren për të pasur deputetët e opozitës në Parlament, në veçanti tani që po u afrohet skadimi i mandatit, gjë që sipas kryeministrit do të ishte e paprecedent. Përsa i përket protestave, kreu i qeverisë ka nënvizuar se opozita është e lirë t’i zhvillojë ato, duke theksuar se nuk përbejnë asnjë lloj presioni për të.
Më tej ai ka hedhur poshtë çdo mundësi për zgjedhje të parakohshme, duke u shprehur i bindur se qeverisja e tij me koalicionin e formuar me LSI do të funksionojë të paktën deri në vitin 2013. “Më kapni në befasi për të thënë numrin e saktë të ditëve ... deri më 28 qershor 2013. E diela e fundit e qershorit të 2013-ës do të jetë dita kur do të mbahen zgjedhjet. Kjo mazhorancë po funksionon me një optimizëm të pashoq”, ka shtuar Berisha.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi