Gjykatat, Topi, konsultime me juristët
Faqja 1 e 1
Gjykatat, Topi, konsultime me juristët
Presidenti i Republikës Bamir Topi filloi sot konsultimet me juristë të njohur për emrat e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.
Grupi i ekspertëve përbëhet nga Këshilltarët juridikë të Presidentit; nga drejtoresha e shkollës së Magjistraturës Marjana Semini; Kryetar i Unionit të Gjyqtarëve Artur Kalaja; Kryetarja e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve Manjola Bejleri; Dekani i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës Prof. Skënder Kaçupi; rektori i Universitetit Luarasi Prof. Aleks Luarasi; dhe Maksim Haxhia, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të misionit EURALIUS të Bashkimit europian, të Prezencës së OSBE-së dhe të programit OPDAT pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Në përfundim të këtij procesi konsultimi, ekspertët ligjorë do të paraqesin sugjerimet e tyre jo për emrat, por për standardet dhe kriteret, përveç atyre ligjore, që mund të merren parasysh gjatë përzgjedhjes së kandidaturave.
Pra kritere që lidhen me etikën, moralin dhe nivelin profesional të kandidatëve, mbi bazën e të cilave Presidenti i Republikës do të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për emërimin e anëtarëve në këto Gjykata.
Në Gjykatën Kushtetuese ka 6 vende vakant dhe në Gjykatën e Lartë, 2. Praktika e konsultimit me juristë të pavarur në emër të transparencës, u vendos nga presidenti i republikës pas rrëzimit të 5 dekreteve për anëtarët e rinj të gjykatës kushtetuese në qershor të vitit 2008.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Thaçi: Gjykatat do të jenë më efikase
» Berisha: Hapjen e kutive nuk e lejojnë gjykatat
» Ende larg marrëveshjes për gjykatat në veri
» Topi dekreton shkarkimin e dy prokurorëve
» Topi: Situata aktuale, e patolerueshme

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi