Ende larg marrëveshjes për gjykatat në veri
Faqja 1 e 1
Ende larg marrëveshjes për gjykatat në veri
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe misioni evropian EULEX akoma nuk kanë arritur të tejkalojnë mosmarrëveshjet për emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve të gjykatës së qarkut në Mitrovicën veriore.
Mosmarrëveshjet kanë lindur, kur misioni evropian EULEX propozoi dy gjyqtarë serbë për gjykatën në veri, mirëpo të dy gjykatësit serbë më parë ishin emëruar nga presidenti i Serbisë si gjykatës në gjykatat paralele serbe, që akoma funksionojnë në Kosovë.
Kryetari i këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha për Radion Deutsche Welle, se gjykatësit serbë, që punojnë në gjykata paralele serbe në Kosovë, nuk mund të inkuadrohen në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës.
“Kjo situatë neve na ka sjellë para një dilemë të madhe. Ne nuk jemi kundër punës dhe integrimit të gjyqtarëve serbë në gjykatat e Kosovës, mirëpo legjitimiteti i dy gjykatësve të propozuar nga EULEX-i mungon për faktin, që ata kanë kaluar në një sistem tjetër gjyqësor dhe automatikisht atyre u ndalohet emërimi në sistemin gjyqësor të Republikës së Kosovës”, tha Peci.
Peci thotë se në radhët e serbëve të Kosovës ka akoma gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, të cilët mund të inkuadrohen në sistemin e drejtësisë kosovare. “Në kuadër të sistemit tonë gjyqësor ende ka gjyqtarë të nacionalitetit serb, të cilët e gëzojnë statusin e gjyqtarit të emëruar edhe më herët nga UNMIK-u dhe që nuk janë inkuadruar në ndonjë sistem tjetër gjyqësor”.
Mirëpo zyrtarë të misionit evropian EULEX çështjen e kthimit të gjykatësve shqiptarë dhe atyre serbë në gjykatën në veri të Kosovës e cilësojnë si të politizuar si nga autoritetet në Prishtinë, ashtu edhe nga ato në Beograd.
Një zëdhënës i këtij misioni në veri të Kosovës, Hanns Christian Klasing, thotë se EULEX-i nuk mund të ndërhyjë në vendime politike dhe as në bisedimet politike ndërmjet Prishtinës e Beogradit, por ai e cilëson si urgjente nevojën e kthimit të gjykatësve shqiptarë dhe atyre serbë në gjykatën në veri të Mitrovicës.
“Ne mendojmë se problemi është kryesisht politik. Ne si një mision teknik për rendin dhe ligjin vetëm mund të provojmë që të lehtësojmë këtë përparim. Ne nuk mund të kërkojmë nga asnjëra palë që të marrin vendime. Ne mund të bëjmë vetëm propozime dhe të provojmë që t'ua bëjmë të qartë të gjithëve se situata është shumë e padurueshme, sepse ka shumë raste të pazgjidhura dhe se ka nevojë për personel lokal, me qëllim që të merren me to”, thotë Klasing.
Gjykatat në veri të Mitrovicës janë pothuaj jashtë funksionit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Që nga vendosja në Kosovë e misionit EULEX atje punojnë disa gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, por jo ata shqiptarë dhe serbë. Mijëra lëndë janë grumbulluar në sirtarët e gjykatës dhe presin zgjidhje.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe misioni EULEX akoma janë duke zhvilluar bisedime, në mënyrë që të ketë një dakordim nga të dyja palët për gjykatësit dhe prokurorët, që do të punojnë në gjykatën e qarkut në veri të Mitrovicës, funksionalizimin e së cilës ata e cilësojnë si një çështje urgjente.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Kosovë, ende pezull gjykata në veri
» Merkel: Kusht për Serbinë, zbatimi i Marrëveshjes
» Gjykatat, Topi, konsultime me juristët
» Thaçi: Gjykatat do të jenë më efikase
» Berisha: Hapjen e kutive nuk e lejojnë gjykatat
» Merkel: Kusht për Serbinë, zbatimi i Marrëveshjes
» Gjykatat, Topi, konsultime me juristët
» Thaçi: Gjykatat do të jenë më efikase
» Berisha: Hapjen e kutive nuk e lejojnë gjykatat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi