Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MITOLOGJI - IFIGJENIA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MITOLOGJI - IFIGJENIA People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MITOLOGJI - IFIGJENIA

Shko poshtë

MITOLOGJI - IFIGJENIA Empty MITOLOGJI - IFIGJENIA

Mesazh nga Aristogata Wed 10 Feb 2010 - 9:37

Ifigjenia (greq. Ifigenia, lat. Iphigenia) - e bija e Agamemnonit,
mbretit të Mikenës dhe gruas së tij Klitemnstrës. Ifigjenia u bë
heroinë tragjike me madhësi të vërtetë klasike jo me vullnet të vetin,
por "me lojë të pamëshirshme të fatit". Kur i ati i saj, Agamemnoni në
krye të njësive të bashkuara akease u nis kundër Trojës,me tërë marinën
hyri në limanin beotik, Aulida dhe për shkak të shtërgatës nuk ka
mundur të dalë nga limani. Magjistari Kalkant i cili e përcillte
ushtrinë, deklaroi që këtë shtrëngatë e ka shkaktuar hyjnesha e
gjuetisë, Artemida, për dënimin që Agamemnoni e vrau drenushen e saj të
shuguruar. Poqese Agamemnoni nuk dëshiron që e tërë ekspedita mos t'i
dështojë, do t'i duhej që ta zbusë hyjneshën në mënyrë që për flijim do
t'ia ofrojë bijen e vet Ifigjeninë. Në fillim Agamemnoni kundërshtonte,
por më vonë u bë i vetëdijshëm për obligimet e veta ndaj ushtrisë së
vet dhe ndërmarrjes së vet të tërësishme kështu që u pajtua me kërkesën
e Kalkantit. E ftoj Ifigjeninë, dhe që me siguri të vijë, e porositi se
mendon ta martojë me udhëheqësin ushtarak akeas më të bukurin dhe më
trimin. Ifigjenia pa u vonuar erdhi me nënën e vet Klitemnestrën dhe
vëllaun, Orestin) në Aulidë. Këtu mori vesh se në vend të dasmës po e
pret vdekja në elter.

Vetvetiu kuptohet se Ifigjenia nuk ka
dashur të vdesë. Ishte e re dhe e bukur, jetën e kishte përpara dhe,
përveç kësaj, në të u zgjua dashuria ndaj Akilit, i cili e
kundërshtonte flijimin e saj. Edhe Klitemnestra e mbronte në çdo mënyrë
ashtu siç i ka hije nënës. Agamemnoni me dëshirë do të hiqte dorë nga
ky flijim. Mirëpo, si kryekomandant pushtet të pakufishëm kishte vetëm
në betejë. Kur nuk u përhap trigëllimi i armëve dhe tolllovia e
betejës, qe i detyruar që t'i nënshtrohej vullnetit të ushtrisë.
Ndërkaq ushtria kërkonte flijimin. Mosmarrëveshjen në kampin akeas dhe
në zemrën e Agamemnonit, më në fund e zgjidhi vetë Ifigjenia. Në dobi
të suksesit të ekspeditës vendosi që vullnetarisht ta flijojë jetën e
vet.

Kur Ifigjenia iu afrua elterit mbretëronte një heshtje e
thellë. Trimëria e vajzës u pëlqeu të gjithë mashkujve të pranishëm.
Magjistari Kalkanti iu drejtua Artemidës që ta pranojë flijimin dhe që
ushtrisë t'ia bëjë të mundshme lundrimin e sukseshëm dhe ngadhënjimin
mbi Trojën. Pastaj e ngriti thikën e flijimit për ta therrë vajzën.
Posa e preku tehu i thikës trupin e saj ndodhi mrekullia: në vend të
bijës së Agamemnonit e theri drenushen e Arteimidës. Vetë hyjnesha e
vendosi, atë në elter, kurse Ifigjeninë e mori.

Siç u tregua më
vonë, Artemida e çon Ifigjeninë në Tauridën e largët (në Krimenë e
sotme) ku e bëri priftëreshë në tempullin e vet. Këtu para trupores së
shuguruar të hyjneshës është dashur që ta sakrifikojë të gjithë të
huajët të cilët i sillte Toanti, mbret i Tauridës, pajtor i kësaj
truporeje. Ifigjenia i ka shërbyer Artemidës taurike plot
shatëmbëdhjetë vjet të tëra, duke u frikuar pa rreshtur se një ditë do
të jetë e detyruar t'ia fusë thikën viktimës së pafajshme çfarë ka qenë
edhe ajo vetë.

Gjatë tërë kësaj kohe Ifigjenia nuk ka dëgjuar
asgjë për atdheun e vet. Nuk ka ditur se për dhjetë vjet të rrethmit ka
rënë edhe Troja, se i ati i saj u kthye në shtëpi si ngadhënjimtar dhe
se gjatë gostisë solemne të përgatitur për nderë të tij u vra prej
duarëve të vrasësve tinzakë. Nuk ka ditar se vrasja e tij u bë me
urdhërin e të ungjit, Egistit, i cili në këtë krim e ka nxitur nënën e
saj, Klitemnestrën me qëllim që pastaj të martohet me të dhe të bëhet
mbret i Mikenës. Nuk e ka ditur as atë që vëllau i saj Oresti, pas
shtatë vjetve i ka dënuar vrasësit e babait të vet dhe, sipas këshillës
së zotit Apollon, ka qenë i detyruar që të shkojë në Tauridë që atje
para trupores së Artemidës ta shpaguaj gjakun e derdhur të nënës së vet.

Oresti
në këtë rrugë u nis i vetëdijshërn për rreziqet që i kanosen në të. As
lundrimi nëpër det të rrezikshëm, as vrazhdësia e mbretit Toant nuk i
dukeshin më të rëndë se brerja e ndërgjegjës me të cilën pas vrasjes së
nënës e kanë ndjekur Erinitë, hyjneshat e hakmarrjes. I përcjellë nga
kushëriri i vet, Piladi, erdhi deri te truporja e shuguruar, por këtu
menjëherë i kapën ushtarët e mbretit Toant. Mirëpo, Ifigjenia, e cila
ka qenë e detyruar që t'i bëjë flijë Artemidës pati mëshirë për ta.
Posa mori vesh se robët e zënë ishin vendasit e saj, e ndëgjoi rrëfimin
e tyre dhe së shpejti mësoi se Oresti është i vëllau i saj, ndërsa
Piladi kushëriri i saj. Me këtë shpëtimi i tyre u vendos. Por edhe
shpëtimi i Ifigjenisë nga Taurida.

Vendimin e vet Ifigjenia e
zbatoi në vepër me mjeshtri. E bindi rnbretin Toant që, para se ta
ofrojë flijimin, truporen e Artemidës dhe të dy të huajt duhet t'i lajë
në ujë të detit. Si roje nderi mbreti ia cakton një aradhë ushtarësh.
Kur Ifigjenia arriti te shkëmbi nën të cilin ishte e spirancuar anija e
Orestit, u urdhëroi ushtarëve që të largohen për arsye se askush nuk ka
guxuar ta shohë ritualin e fshehtë të spastrimit. Posa u larguan
ushtarët, ua heq litarët me të cilët ishin të lidhur vëllau dhe
kushëriri, e merr truporen e Artemidës dhe hyn në anije. Lundërtarët me
tërë fuqinë i lëviznin rremat dhe larguan anijen prej bregut të detit.
Mirëpo, pas një kohe të shkurtër shtërngata e madhe i afron sërish
pranë bregdetit. Megjithatë, me sukses i ikin Toantit. Në tërë ngjarjen
ndërhyri Athena dhe i urdhëroi Toantit që t'i lëshojë Ifigjeninë dhe
përcjellësit e saj.

Kthimi nga Taurida Ifigjenisë nuk i solli
lirinë. Ka qenë e detyruar që të mbesë në shërbim të Artemidës.
Hyjnesha ia ka lejuar që tokën e largët dhe të huaj ta zëvendësojë me
vendlindjen dhe hoqi dorë prej flijimit të njerëzve.

Ifigjenia u
bë priftëreshë në tempullin e posangritur të Artemidës në breg të detit
në qytetin atik Brauron. Aty jetoi pa burrin dhe pa fëmijë gjatë tërë
kohës, deri sa vdekja nuk e çliroi nga fati i saj i kobshëm.

Ifigjenia
është njëra prej personazheve rnë të dalluara të miteve greke, e cila
jetoi deri më sot në skenë: në tragjedinë e Euripidit Ifigjenia në
Tauridë dhe Ifigjenia në Aulidë (përafërsisht nga vitet 415-414 dhe
408-406. para e.s.) në tragjedinë e Rasinit Ifigjenia në Aulidë e vitit
1674., në Ifigjeninë në Tauridë të Gëtes (e vitit 1776) dhe në versione
të ndryshme të mitit për Orestin. Sikurse dramaturgët edhe kompozitorët
i ka tërhequr Ifigjenia. Pas Keiserit (Kajzerit) (viti 1699), Campreut
(Kara preu) viti 1704), Domenico Scarlattit (Domeniko Skarlati) e vitit
1713), Porporeit (viti 1835), K.H. Graunit (1748), Jommellit (1751),
Traettetit (1758) dhe të tjerëve mitin për Ifigjeninë e ka komponuar
edhe Kristof Vilibald Gluk Ifigjenia në Aulidë e vitit 1772 dhe
Ifigjenia në Tauridë 1779. Më në fund këtë mit e ka komponuar Rikard
Shtrausi sipas libretos të Hugo von Hoffmansthalit (Hugo fon
Hofmanshtalit).

Ngjarjet nga miti mbi Ifigjeninë janë ruajtur në
piktura të vazave (më e bukura me emrin e Ifigjenisë gjendet në Muzeun
Popullor në Palermo), ndërsa të kohës romake në piktura të shumta
murale dhe relieve. Prej pikturave murale më të nojhurat janë veçmas
dy: Flijimi i Ifigjenisë nga e ashtuquajtura shtëpi e poetit tragjik në
Pompejë (e kohës rreth vitit 65. të e.s., sot gjendet në Muzeun
Kombëtar në Napoli), dhe Ifigjenia në Tauridë nga shtëpia e Gaj
Cecilit, përafërsisht e vitit 45. e.s. (poashtu nga Pompejet dhe sot
gjendet në Napoli). Prej relieveve veçmas i njohur është Ifigjenia,
Oresti dhe Piladi në Tauridë (përafërsisht nga shek. II para e.s.).

Prej
veprave të pikturave të kohës së re meritojnë të përmenden veçmas
Ifigjenia e Anselm Feurbachut (Anzelm Fojerbahut) e vitit 1862 dhe sot
gjendet në Muzeun e Darmstadtit dhe Flijimi i Ifigjenisë i Giovani
Francesco (Gjovani Françesko) Romanellit (e kohës rreth vitit 1660, sot
gjendet në Muzeun Metropolitan në Nju-Jork.

Në lokalitetin antik
Vravron, Brauroni antik, gjenden gërmadhat e tempullit të Artemidës.
Pranë tyre vizitorëve(turistëve) u tregohet ''Varreza e Ifigjenisë''.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi