ZRrE-ja vlerëson se nuk ka bazë për shtrenjtim të rrymës
Faqja 1 e 1
ZRrE-ja vlerëson se nuk ka bazë për shtrenjtim të rrymës
Prishtinë, 27 shkurt – Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë një dush të ftohtë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e cila ka propozuar që tarifat e reja për konsumatorin fundor të mos ndryshojnë, shkruan sot Koha Ditore. Në përmbledhjen e propozimeve të ZRrE-së thuhet se të hyrat e lejuara të nevojshme për funksionimin normal të KEK-ut dhe të Operatorit të Sistemit Transmisionit dhe të Tregut të Kosovës (KOSTT) janë gjithsej 156,2 milion euro, ku janë të përfshira edhe 18,1 milionë euro të lejuara për KOSTT-in. Ky nivel i të hyrave, sipas ZRrE-së, mund të mbulohet me një tarifë mesatare prej 5,58 centë/kWh që është përafërsisht e barabartë me mesataren e tarifave ekzistuese. “Prandaj, ZRrE-ja propozon që tarifat e tanishme për konsumatorët fundorë të mos ndryshohen dhe si të tilla të aplikohen edhe për këtë periudhë të shqyrtimit tarifor”, thuhet në Raportin konsultativ, i cili është përgatitur nga ZRrE-ja me qëllim të pranimit të komenteve eventuale nga
palët e interesit.
ZRrE-ja në raportin e vet ka thënë se aplikacionet finale të KEK-ut dhe KOSTT-it, ashtu siç janë pranuar, “përmbajnë një numër gabimesh në llogaritje apo të dhëna hyrëse të pasakta”. Kjo ka bërë që përllogaritja e të hyrave të planifikuara për KEK-un të ndryshojnë për disa milionë euro. Në aplikacionin final të KEK-ut, thuhet se të hyrat e kësaj korporate do të ishin në vlerë prej 181 milionë e 262 mijë euro. “Pas analizimit të aplikacioneve, ZRRE-ja ka konstatuar se të hyrat e kërkuara për vitin 2010 janë 177,6 milionë euro... Me këtë kërkesë për të hyra nevoja për ngritjen e tarifave të tanishme do të ishte për 13,6%”, thuhet në raportin e ZRrE-së.
Pas shqyrtimit të detajuar të secilës kategori të kostove, ZRrE-ja ka konstatuar se disa nga kostot e kërkuara nuk janë të arsyeshme apo paraqesin ndryshim joproporcional me nivelin e lejuar dhe të realizuar të kostove të së njëjtës kategori në vitin paraprak.
Pas këtij konstatmi ZRrE-ja ka bërë ndërhyrjet veta, si dhe propozimet e saj për kostot e lejuara për vitin 2010. ZRrE-ja në raportin e vetë ka bërë Korrigjimin e Bazës së Rregulluar të Aseteve (RAB) dhe Bazës së Rregulluar të Aseteve të financuara komercialisht (RABf) të KEK-ut dhe të KOSTT-it. “Efekti neto i këtij korrigjimi ka qenë që të hyrat e lejuara të vitit 2010 të zvogëlohen për 4,6 milionë euro për KEK-un dhe për 0,05 milionë euro për KOSTT-in”, thuhet në këtë raport.
Mos pajtime në mes të ZRrE-së dhe KEK-ut ka pasur edhe në rastin e llogaritjeve të humbjeve në distribucion. Kërkesa e KEK-ut për humbjet e lejuara teknike për vitin 2010 është 17,5% e energjisë që hyn në distribucion. Mirëpo, ZRrE-ja ka konstatuar se me investimet kapitale që janë bërë në rrjetin e distribucionit duhet të reflektohen me zbritjen e humbjeve. “Duke pasur parasysh këtë, ZRrE-ja propozon që edhe në vitin 2010 niveli i humbjeve të lejuara teknike të jetë 17,1%. ZRrE-ja parasheh që kjo do të ndikojë në zvogëlimin e shkëmbimit të importit dhe për këtë arsye nuk do të ketë ndikim në koston e blerjes së energjisë”, thuhet në këtë raport.
KEK-u ka kërkuar shumën prej 61,1 milionë euro për blerjen e energjisë nga importi. Vëllimi i energjisë i supozuar për kalkulimin e kësaj vlere është 859.9 GWh që paraqet çmim mesatar prej 71.1 €/MWh. Por, ZRrE-ja ka llogaritur që çmimi mesatar i blerjes së energjisë nga importi në vitin 2010 të lejohet në nivelin 69.5 €/MWh.
“Çmimi i propozuar i ZRrE-së për importin e energjisë zvogëlon kërkesën për të hyrat e lejuara të KEK-ut për 1.1 milion euro”.
ZRrE-ja gjithashtu ka zbritur edhe çmimin sa i përket importimit të energjisë në rastet emergjente. Kjo zbritje ka zvogëluar kërkesën e KEK-ut për 4,2 milionë euro në gjithsej 10,2 milionë euro të lejuara. Edhe llogaritja e mesatares së ponderuar të kostos së kapitalit nga ana e ZRrE-së për këtë shqyrtim tarifor të zvogëlohet nga 13,8% sa është aktualisht në 13,1%. “Kjo ndikon në zvogëlimin e të hyrave të lejuara prej 1,2 milionë euro për KEK-un dhe për rreth 0,06 milionë euro për KOSTT-in”.
Ndërsa, reduktimi i jetëgjatësisë së aseteve të minierave nga niveli aktual prej 35
vjetësh në 25 vjet, ka bërë që të hyrat e lejuara të KEK-ut për vitin 2010 të rriten me vlerën prej 1.69 milion euro. Kërkesa e KEK-ut, që t’i lejohen 3,2 milionë euro për borxhe të cilat nuk ka qenë në gjendje të inkasojë është refuzuar nga ana e ZRrE-së. “Qëndrimi i ZRrE-së mbi mospranimin e përfshirjes së borxheve të këqija zvogëlon nivelin e të hyrave të kërkuara nga KEK-u për 3,2 milionë euro”.
ZRrE-ja shumën e subvencioneve prej 50 milionë euro ia ka zbritur nga të hyrat e lejuara që mbulohen nga tarifat e konsumatorëve të rregulluar.
Në këtë dokument të publikuar paraqiten qëndrimet dhe propozimet e ZRrE-së lidhur me aplikacionet e të licencuarve (KEK dhe KOSTT), mirëpo siç thuhet në këtë raport “nuk duhet të konsiderohen si vendime përfundimtare të ZRrE-së”. Pas këtij publikimi që është bërë, të premten, e deri më 5 mars, ZRrE-ja është e hapur për pranimin e komenteve, për tarifat e reja, nga palët e interesuara, para se kjo e fundit të marrë vendimin final më 15 mars. Aplikimi i tarifave të reja të energjisë elektrike do të filloj së aplikuari nga data 1 prill.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Thaci vlerëson mesazhin e Ban ki Moon
» AKR-ja vlerëson jo të drejtë deklarimin e Limajt
» Gjykata kushtetuese, PS vlerëson konsultimet e presidentit
» Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë
» Collina vlerëson lart Cuneyt Cakirin
» AKR-ja vlerëson jo të drejtë deklarimin e Limajt
» Gjykata kushtetuese, PS vlerëson konsultimet e presidentit
» Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë
» Collina vlerëson lart Cuneyt Cakirin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi