Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi Dashurie te shkruara nga une... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi Dashurie te shkruara nga une... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi Dashurie te shkruara nga une...

+5
Tonii
Selda
Єямєℓiиdå
Aristogata
Poeti Dhimbjes
9 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 19 Mar 2010 - 2:42

Përshëndetje të gjithëve dhe shpresoj që në këtë momente të jeni mirë në ç'do aspekt të jetës...

Sikurse ju'a tregon edhe vetë titulli i temës, poezitë që do të lexoni në vijim, janë poezi të miat personale që i'a kam kushtuar dashurisë...

Nuk po zgjatem më shumë, për shpjegimin e përmbajtjes së tyre, pasi do e kuptoni vetë gjatë leximit...

Me respekt për të gjithë ju:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 19 Mar 2010 - 2:43

Saimir Murati - LOTËT!...


Dy pika loti më rrodhën nga sytë,

e mbi letrën që po shkruaja ranë!
Thellë më tronditën në shpirtë,
e shpejtë nga letra u thanë!

Mbi fjalën ku qe shkruar '' Të dua'',
pikat e lotit tim ranë!
U tretën mbi bojën e shkruar,
ku një shenjë të vogël lanë!

Pra me bojë edhe me lotë,
t'i shkruajta ty këto fjalë!
Nga këtu larg ku s'të shoh dot,
e ku të kujtoj me shumë mall!

U bënë kohë që jam larguar,
e në zemër vazhdoj të të mbajë!
Ndoshta edhe ndjehesh e lënduar,
por të lutem më beso se unë s'kam faj!

Kur letrën t'i ta marrësh,
të lutem lexoje në vetmi!
Ndërsa lotët që do të derdhësh,
mos të t'i shohë njeri!...

Londër: Mars.2004
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 19 Mar 2010 - 2:45

Saimir Murati - VETMIA...

Ngrihem herët në mëngjes,
me shpresën se ty të kam pranë.
Zgjas dorën trupin të ta prek,
por krevati është bosh mënjanë!

Dora ime ngrin në ajër,
kur shoh se nuk je ti!
Sytë e tu më kujtohen,
dhe buzët e ëmbla si qershi.

Filloj e përfytyroj,
me mall tërë trupin tënd.
Në ç'do cep të dhomës kërkoj,
por s'të gjej në asnjë kënd!

Vetmia akoma më shtohet,
kur ty nuk të takoj!
Ty ndoshta s'të besohet,
se prapë të dashuroj.

Dal herët nga shtëpia,
marr rrugën s'di se për ku!
Më shoqëron vetëm vetmia,
sikurse e shoqëroj atë unë!

Në shtëpi kthehem vonë,
që ta largoj pak vetminë!
Qaj kur kujtoj takimin tonë,
ashtu edhe dashurinë...

Shkurt - 2002
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 20 Mar 2010 - 2:16

Saimir Murati - Ndoshta...




Ndoshta një ditë, në të ardhmen,
ti përsëri, do të kthehesh.
Por gjallë, mua të mjerin,

s’besoj se do të më gjesh.

Mbi varrin, ku unë prehem,
me keqardhje, do të lotosh!
Dhe ikjen tënde, prej meje,
përjetë, do ta mallkosh!

Ndoshta, shumë e përmalluar,
portretin tim, do t’a kujtosh!
Kur mbi pllakë, të gdhendur,
emrin tim, do të lexosh!

Si kurrë, ndonjëherë,
do të ndjehesh, fajtore!
Për zemrën time të mjerë,
që ti vetë e copëtove!

Ndoshta, për të parën herë,
mua falje, do të më kërkosh.
Por përgjigjen time, nën dhe,
s’do mundesh, t’a dëgjosh!

Do të të fal, apo jo,
as vetë, nuk e di mirë.
Pasi atëherë, shpirti im,
do të jetë, plotësishtë i shkrirë!

Ndoshta, do të mbjellësh lule,
mbi dheun e varrit tim.
Me qëllim qe ato të çelin,
si kujtim, për dashurinë.

Por lulet, do të vyshken,
dhe pa gjethe, do të ngelin!
Edhe me gjak, po t’i ujitësh,
ato kurrë, nuk do të çelin!

Ndoshta natën, do të më presësh,
në ëndërrën tënde, të trokas!
Por edhe në qoftë se vij,
asnjë fjalë, nuk do të flas!

Me hijen e vdekjes, do të vij,
dhe sytë mbi ty, do t’i zgurdulloj!
Frikë në zemër, do të të shtij,
derisa ty, të të tmerroj!

Ndaj, po deshe të jetosh,
në heshtje e pa shqetësime.
Bën mirë që të harrosh,
mua dhe dashurinë time.

Ndoshta, vetëm atëherë,
e qetë, do të jetosh.
Dhe shpirtin tim, nën dhe,
ndoshta, nuk do t’a trazosh!!!...

Londer, Gusht - 2004
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Aristogata Sat 20 Mar 2010 - 2:18

brava brava brava brava brava shum shum poezi te bukura komplimente :o :o


Edituar për herë të fundit nga Aristogata në Wed 19 May 2010 - 8:16, edituar 1 herë gjithsej
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 20 Mar 2010 - 2:19

Faleminderit per komentin dhe fjalet e tua te embla, Aristogata.

Te uroj fat dhe mbaresi ne jete.

Sinqerishte:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 6 Feb 2011 - 11:26

Tema kalon tek kategoria e dashurise!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 27 Mar 2011 - 4:34

Tema perseri rikthehet tek kategoria e dashurise!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 9:40

Faleminderit Ermelinda per rikthimin e kesaj teme ne kete kategori, ku edhe e pata hapur fillimisht...

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Selda Sun 27 Mar 2011 - 9:42

urime sajmir per shkrimet e tua vertet me nji senc te bukur dhe me mall

Selda
Selda
Selda
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 6587
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 9:44

Selda shkruajti:urime sajmir per shkrimet e tua vertet me nji senc te bukur dhe me mall

Selda

Te faleminderit shume Selda per komplimentin e bukur qe me bere
dhe per me shume te jam mirenjohes per kohen qe ven ne dispozicion
per te lexuar te miat vargje.

Sinqerisht me rrespekt:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 9:48

FUNDI I DETIT...

Dikur në këtë bregdet,
vija gjithmonë me ty.
Por sot për fat të keq,
kam ardhur në vetmi!

Erdha se më përvëloi malli,
vetmia shpirtin m'a treti!
Mendova se do të të gjeja,
mbi valët e këtij deti!

Mbi këto valë ku dikur,
notoje me shumë dëshirë.
Në këtë ujë që s'të kurseu,
por të thithi pa mëshirë!

Të mori të shtrenjtën jetë,
e ç'do gjë që i përkiste asaj!
Të dërgoi në fundin e tij të errtë,
atje, ku përgjithmonë do të të mbajë!

Gjithmonë fundi i detit,
ka qenë mister për ty!
Por tani besoj se e ke zbuluar,
se ç'farë fshihej aty!

Tani që qiell ke detin,
e tokë fundin e tij të zi!
Kujtomë edhe mua të shkretin,
që më ke lënë me lot në sy!!!...

©️ Saimir Murati... Tetor - 2003
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 9:49

KTHEHU...

Sjell ndër mendjen time,
kënaqësinë e ditëve tona.
Kështu do ta nisja kujtimin për ty,
për ato ditë që ishim të lumtur të dy.

Thonë se dashuria është det,
e ç'do njeri duhet të notojë në të!
Pasi pa notuar në atë det,
nuk e kupton jetën në realitet!

Unë notova në atë det,
ndaj e di ç'është vuajtja!
E di ç'është dashuria,
dhe sa vuan njeriu nga tradhëtia!

Gjethja kur këputet nga dega,
bie në tokë e harruar!
Ti copëtove shpirtin tim,
që në ty qe dashuruar!

Të kaluarën e lëmë pas,
se të ardhmen e kemi përpara.
Kthehu, kthehu e dashura ime,
ende sa nuk është shume vonë...


© Saimir Murati... Gusht - 2003
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 9:51

LAMTUMIRË!...

Kur aq shumë të desha,
ti mua më tradhëtove!
Pa i marrë parasyshë vuajtjet,
jetën mua ma shkatërrove!

Isha i sigurtë në përqafimin tënd,
moj zemër ftohtë dhe e pabesë!
Besoja në fjalët e tua gënjeshtare,
e në zemrën tënde mëkatare!

Ti ishe ajo që desha më së shumti në jetë,
atë kohë ishe jeta ime vetë!
Ndërsa tani je ajo që ma shkatërrove jetën,
e që kurrë nuk ma the të vërtetën!

Dikur isha i lumtur me ty,
ndërsa tani jam i penduar!
Nga dashuria që me ty pata,
e nga fjalët e tua të kota!

Por tani nuk jam i vetem,
pranë vetes kam një qiri.
Që tretet ngadalë në heshtje,
ashtu sikurse zemra ime për ty!

E pyes; përse kemi të njëjtin fat,
që të tretemi për të tjerët?!
Në një kohë, kur ata nuk na duan,
dhe vetëm na bëjnë që të vuajmë!

Por ai nuk më përgjigjet,
vazhdon të tretet në qetësi!
Atëherë nuk i bëj më pyetje,
dhe e lë të digjet me lumturi.

I drejtohem vetes time,
e pyes; përse loton?!
Përse akoma mendon për vajzën,
e cila ty të tradhëtoi?!

T'i plotësova të gjitha dëshirat,
asgjë nuk të mungoi!
Por kurrë nuk e vlerësove,
zemrën që të dashuroi!

Të desha më shumë se jetën time,
por ti m'a shpërbleve me tradhëti!
Duke më lënë të mjerë,
e të vetëm me lot në sy!

Pikat e qiriut më duken,
se u bashkohn lotëve të mi!
Që nuk kanë aspak të reshtur,
që prej dites kur u largove ti!

Me tjetrin kur të shoh, më duket,
sikur shembet qielli e më bie mbi kokë!
Ndërsa unë si i pashpirtë,
përplasem pa ndjenja në tokë!

Ti ecën duke qeshur,
e unë kur të shikoj vuaj!
Harrove që më pate dhënë besën,
e tani shkonë më një të huaj!

Pra edhe mua më duhet,
tani ty të harroj!
Lamtumirë moj shpirtëkatile,
lamtumirë sot e përgjithmonë!...

©️ Saimir Murati... Gusht - 2003
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Tonii Sun 27 Mar 2011 - 9:58

brava brava brava :fishkelleje: cun flori qe ja trazoka ndonjeher vargun ndokush qe mesa duket nuk vleka as sa nje copez llamarine
Saimir je flori nr 1
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 10:00

Tonii shkruajti: Poezi Dashurie te shkruara nga une... 94251 Poezi Dashurie te shkruara nga une... 94251 Poezi Dashurie te shkruara nga une... 94251 Poezi Dashurie te shkruara nga une... 91126 cun flori qe ja trazoka ndonjeher vargun ndokush qe mesa duket nuk vleka as sa nje copez llamarine
Saimir je flori nr 1

Tonii, te jam vertet shume mirnjohes per c'do fjale qe me thua dhe
per c'do kompliment qe me ben, ne lidhje me vargjet e poezive te mia.
Te falenderoj per kohen qe harxhon duke i lexuar keto vargje dhe
njekohesisht te uroj c'do te mire ne jete i nderuar.

Sinqerisht me rrespekt:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Selda Sun 27 Mar 2011 - 10:02

Sajmir vllau nuk munem me shkrujt fjale te medha kyt moment por me nji fjale te thjeshte deshta me te thane kam kja tu i lexu
Selda
Selda
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 6587
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/03/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 10:04

Selda shkruajti:Sajmir vllau nuk munem me shkrujt fjale te medha kyt moment por me nji fjale te thjeshte deshta me te thane kam kja tu i lexu

Te faleminerit e nderuar, por gjithsesi mua me behet me shume qejfi qe i lexon keto vargje.

Rrespekte nga une.
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 10:38

Asaj...

Asaj t'mi thoni qe vdiqa duke u perveluar nga malli.
Me lote ne sy qe etjen e buzeve s'ma shuajten dot.
Mes enderash e kujtimesh te shumta per se gjalli.
Qe edhe atje ne varr, s'do mundem ti harroj dot.

Asaj t'mi thoni qe vdiqa duke e pritur gjer ne vdekje.
Se edhe fjala e fundit qe peshperita, ishte i saji emer.
Mos te mbaj zi per mua, sepse une andej do t'a pres.
Ashtu sikurse edhe e prita derisa me ndaloi kjo zemer.

© Saimir Murati... Mars - 2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 27 Mar 2011 - 10:42

Saimiri shkruajti:Faleminderit Ermelinda per rikthimin e kesaj teme ne kete kategori, ku edhe e pata hapur fillimisht...

Sinqerisht:
Saimiri...

Ska gje Saimir...NJE te kemi edhe eshte kenaqesi te lexosh vargje mbreslenese si keto.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 10:48

Vargjet që për ty kam thur...

Ashtu sikurse asnjëher nuk më dëgjove dikur.
E kam të qartë, se s’do të me dëgjosh as sot.
Por nëse një dit do t’i lexosh vargjet që të kam thur.
Jam i sigurt që do të qash e do të derdhësh lote...

© Saimir Murati... Nëntor.2010
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 10:48

Nuk do të derdh më lote për ty…

As edhe një pikë loti, s’do të derdh më për ty.
Se nuk kam mëkatuar, nuk kam bërë asnjë faj.
E nëse është mëkat që me shpirt të dashurova..
Atëherë loti i mallkimit, syrin le të m’a mbuloj.

© Saimir Murati... Nëntor.2010
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Tonii Sun 27 Mar 2011 - 10:49

Saimiri shkruajti:Asaj...

Asaj t'mi thoni qe vdiqa duke u perveluar nga malli.
Me lote ne sy qe etjen e buzeve s'ma shuajten dot.
Mes enderash e kujtimesh te shumta per se gjalli.
Qe edhe atje ne varr, s'do mundem ti harroj dot.

Asaj t'mi thoni qe vdiqa duke e pritur gjer ne vdekje.
Se edhe fjala e fundit qe peshperita, ishte i saji emer.
Mos te mbaj zi per mua, sepse une andej do t'a pres.
Ashtu sikurse edhe e prita derisa me ndaloi kjo zemer.

© Saimir Murati... Mars - 2011


po me pelqeka shum kto vargje, Saimir mendoj se ne te ardhmen duhet ti botosh ne nje permbledhje libri kto poezit
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 10:53

I nderuar Tonii;
Me behet shume qejfi qe te pelqejn vargjet e mia,
dhe kjo eshte dicka qe me nxit e me jep akoma me
shume kurajo te thur sa me shume vargje, kur shoh
qe pelqehen nga dikush.
Sikurse e kam thene edhe diku tjeter ketu ne forum,
vargjet qe lexoni nga une ketu, jane vetem nje pjese
e vogel e bagazhit tim poetik, te cilat i publikoj here
pas here neper faqe interneti, sikurse edhe ne kete
forum, pasi nje pjese te madhe te vargjeve te mia,
ende nuk i kam publikuar asgjekundi, me shpresen dhe
deshiren e madhe qe nje dite ne te ardhem, nese do
te jete e mundur, t'i botoj ne nje perbledhje...

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 10:58

S. Murati - SHPIRTI S'TË FAL!...

Po të them fjalën e fundit,
ndaj degjojë mirë!
Ti mua më tradhëtove,
e unë po të them lamumirë!

Nuk jam më ai që isha,
por një tjetër do të jem!
Ëndërrat që për ty i kisha,
sot e tutje s'do t'i kem!

Zemrën ma helmove,
dhe ike me një tjetër!
Fjalën që më dhe e harrove,
dhe përbuze dashurinë e vjetër!

Ike shpejt prej meje,
s'më the as lamtumirë!
Kokën pas më nuk e ktheve,
paske qenë e pamëshirë!

Mendove se do të më vrisje,
me dashurinë tënde të egër!
Kur drita në sy më shndriste,
ti mendove se isha i verbër!

Ndoshta ndjehesh e lumtur,
kur pranë vetes ke një tjetër!
Por gjithmonë do të jesh e humbur,
pa dashurinë e vjetër!

Kur të mbetesh e vetmuar,
shpirtin tim mos e kërko!
Tashmë ai ty të ka harruar,
e për një tjetër po mendonë!

Shpejt do të pendohesh,
e do ta kuptosh që ke gabuar!
Me ç'do kusht do të mundohesh,
ta kthesh pas kohën e shkuar!

Por koha është diçka,
që vetëm përpara shkon!
Kurrë më pas nuk kthehet,
dhe plagët veç t'i shton!

Edhe përse s'të kam më ty,
akoma vazhdoj të jetoj!
Dashurinë që më rrëmbeve ti,
dikush tjetër e zëvendësoi!

Koha shpejt do të kalojë,
e ty do të ta sjellë shpërblimin!
Si tradhëtare në dashuri,
do ta vuash ti dënimin!

Do të vijë edhe dita,
që ti do të lotoshë!
Nga sytë kur të të shuhet drita,
mua falje do të më kërkoshë!

Por kurrë s'ka për të të dhuruar,
falje ty ky shpirti im!
Ai përjetë të ka mallkuar,
sepse ti i vodhe dashurinë!

Pa pushim do të derdhësh lotë,
e s'do të gjesh aspak qetësi!
Sa herë që do të kujtosh,
mua dhe të timen dashuri!!!...

©️ Saimir Murati... Nëndor - 2003
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga WebMaster Sun 27 Mar 2011 - 11:00

Pershendetje Saimiri si gjithmone me len pa fjale sepse poezite e tuaja te len pa fjale shume me pelqejne sepse gjithmone ju jep nje domethenje qe eshte e pa pare me verte rrespektet e mia qe i sjell ne kete forum .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 11:04

K@L@F shkruajti:Pershendetje Saimiri si gjithmone me len pa fjale sepse poezite e tuaja te len pa fjale shume me pelqejne sepse gjithmone ju jep nje domethenje qe eshte e pa pare me verte rrespektet e mia qe i sjell ne kete forum .

Pershendetje edhe ty e nderuara Klea.
Pike se pari me behet shume qejfi qe i pelqen vargjet e mia dhe i lexon
vertet me kujdes, dhe per kete te falenderoj nga zemra si mik.
Gjithashtu me duhet te theksoj se postimi i ketyre poezive ne kete forum
eshte knaqsia ime, pasi here pas here kam mundesin qe te lexoj edhe
komplimentet e bukura qe me bejne antaret e forumit, por pse jo edhe
sugjerimet po ashtu...

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Vizitor Sun 27 Mar 2011 - 11:27

urime SAJMIR per keto vargje ..
por nje verejtje kam une miqesore e shikoj qe i ke shkruar qe nga 2002 deri ne 2010 ..akoma se ke harruar ate qe ke pas ne zemer ..sot jemi 2011 .d.m.th ke 9 vjet ..akoma ske vendos me bere poezi optimiste vlla brava brava gjithsesi jane te bukura por jane shume prekese ooooooo
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 11:35

Tironci shkruajti:urime SAJMIR per keto vargje ..
por nje verejtje kam une miqesore e shikoj qe i ke shkruar qe nga 2002 deri ne 2010 ..akoma se ke harruar ate qe ke pas ne zemer ..sot jemi 2011 .d.m.th ke 9 vjet ..akoma ske vendos me bere poezi optimiste vlla Poezi Dashurie te shkruara nga une... 94251 Poezi Dashurie te shkruara nga une... 94251 gjithsesi jane te bukura por jane shume prekese Poezi Dashurie te shkruara nga une... 546510


Pershendetje mik dhe te falenderoj thelle nga zemra per verejtjen qe m'a shpreh miqsisht.
Eshte e vertete ajo c'ka thua ti i nderuar qe i kam shkruar keto poezi qe nga viti 2002
por keto jane vargje qe jane hedhur njeher ne leter, dhe sado qe vitet kane kaluar dhe
c'do gje tashme ka mbetur thjesht ne kujtime edhe per se te hidhura, nuk do te thote
qe te mos i publikoj me keto vargje.
C'do varg ka ate vleren dhe peshen e vet ne brendesin e tij, ndaj i ruaj dhe do te vazhdoj
t'i ruaj gjithmone keto vargje.
Pajtohem serish me ty, per faktin e te shkruarit edhe me optimizem, dhe nuk eshte se nuk
kam shkruar, por sikurse e thashe edhe pak me lart, jane ende poezi dhe vargje qe nuk i kam
publikuar asgjekundi, per arsye se kam deshir qe mbase ndonje dite ne te ardhmen edhe t'i
botoj, nese do te mundem kuptohet...

Edhe njehere, te faleminderit shume i nderuar dhe te jam mirnjohes per fjalet e tua.

Sinqerisht me rrespekt:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Vizitor Sun 27 Mar 2011 - 11:42

te kuptoj shume mire vlla. do kisha deshire te shikoja vargje nga vitet ne vazhdim .. deri ne ditet e sotme ..e di qe vargjet dalin me shume kur njeriu humb dicka. ose kur eshte i dashururar ..pergezime nga une brava brava brava :429293: :429293:
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 27 Mar 2011 - 12:06

Me behet vertet qejfi mik, qe me kupton.
Te uroj cdo te mire ne jete dhe kudo.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 28 Mar 2011 - 0:55

Saimir Murati - Me dhemb zemra...

Me dhemb zemra kur te shoh me sy,
e s'arrij dot trupin tend me dor t'a prek.
Me dhemb zemra, kur te therras me ze,
e ti s'me degjon, sikur une te jem i vdek.

Me dhemb zemra, me dhemb shum e mjera.
Por me kot dhemb, se ti kurre s'do t'a kuptosh.
Me dhemb zemra dhe kurre s'do qetesohet.
Sepse edhe ajo e di, qe kurre s'do t'a pranosh.

© Saimiri... Dhejtor - 2010
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 28 Mar 2011 - 0:57

Saimir Murati - TË HUMBA...

Nis të dal nga këto mendime,
por më duket e pamundur!
Mirë e kupton kjo zemra ime,
që tani ty të kam humbur!

Të humba ty pa dashur,
e tani nuk di ku të të kërkoj!
Edhe përse me zemër të plasur,
akoma për ty vazhdoj të mendoj.

© Saimiri... Maj - 2004
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 18 Apr 2011 - 0:22

Mbylli sytë...

Mbylli sytë.
Lotin fshihe.
Atë mos t'a shohë njeri.
Mos e ler të pikojë në tokë.
Se bashkë me pluhurin, bëhet balëe.
Ruaje, sikurse dritën e syrit.
Sepse është më i pastër se kristali.
Mbylli sytë.
Sa herë që zemra.
Të të digjet flakë, nga malli.
Mbylli sytë.
Supozoje veten sikurse je në ëndërr.
Me mendimin se kjo ëndërr.
Për kundër, do të të dali...

© Saimiri... Prill - 2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 20 Apr 2011 - 4:04

Harro…

Harro, mos i derdh me lotet, mbi kujtime.
Harro, te pakten aq sa ka harruar, zemra ime.
Harro, gjithshka qe dikur sebashku perjetuam.
Harro, zere sikur se, kurre ne jete nuk u takuam.
Harro, mos u bej robereshe e diteve qe s’kan kthim.
Harro, pasi edhe harresa e ka nje cmin, nje shperblim.

© Saimiri… Prill – 2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 20 Apr 2011 - 4:05

Shko…

Shko, për ku të jesh nisur.
Mos e ndal aspak hapin.
Vetëm nxito, mos u vono.
Shko, se koha nuk eshte taksi.
S’eshte nen dispozicionin tend.
Ajo iken dhe s’te prete.
Shko, jeto ne ate menyre.
Ku dhe me ate qe deshe.
Sikurse e kerkove vete.

© Saimiri… Prill – 2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Daku Wed 20 Apr 2011 - 4:19

Zemer te kam une ty perjete
Orteku im qe me pushton
I ngrohte shikimi yt i zjarrte
Cunam qe vjen larg me con
Arratisem endrave me ty
Ishujt jane streheza jone
Mengjeseve mbluar me gjethe palmash
Embel me puth ,butesisht me zgjon



Kushtuar shpirtit tim :|
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 2 May 2011 - 0:58

Ku je sonte...

Ku je sonte?!
A s'më thua vallë o shpirt!
Ku je tretur?
Ku je futur?
Që nuk ti dalloj dot sytë.

Ku je sonte?
Që mua të vetëm më ke harruar.
Në krahët e kujt, po prehesh?
Nga puthjet e kujt, po ndizesh?
Nga prania e kujt, je duke u argëtuar.

Ku pra, ku je sonte?!
Ti, qënie mëkatare që shpirtrat, helmon!
Ti, errsirë e dendur që kurrë, nuk ndriçon!
Ti, vajzë e pashpirt që veç, më torturon!

© Saimiri... Prill - 2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga jona_shk Mon 2 May 2011 - 1:34

Te dua zemer po deshe vertetoje.
Behu mjek dhe zemren time operoje.
Gjaku do te mblidhet ne duart tua.
Dhe pas do te formohet fjala TE DUA


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Tue 3 May 2011 - 4:23, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Radhitje e vargut ne strofe.)
jona_shk
jona_shk
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : shkoder/belgjik
Postime Postime : 158
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/03/2011
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : kercimi, muzieka

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga jona_shk Mon 2 May 2011 - 1:36

Pse me krijove Perendi qe te vuaj un per dashuri
Pse me lindi nena ime qe te jem ne shum kujtime,
Oh kjo jete sa e shkret un pa ty duhet me ndejt.

Rruget jan te gjata
Netet jane pa fund
Qendroj larg teje e ste gjej askund,
Eja ti pran meje mos me le ne vetmi
Lejoma te puthi njeher dhe t’a largoj ket merzi.
jona_shk
jona_shk
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : shkoder/belgjik
Postime Postime : 158
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/03/2011
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : kercimi, muzieka

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi Dashurie te shkruara nga une... Empty Re: Poezi Dashurie te shkruara nga une...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi