Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Microsoft thekson se HTML5 është e ardhmja e webit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Microsoft thekson se HTML5 është e ardhmja e webit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Microsoft thekson se HTML5 është e ardhmja e webit

Shko poshtë

Microsoft thekson se HTML5 është e ardhmja e webit Empty Microsoft thekson se HTML5 është e ardhmja e webit

Mesazh nga Alberti Tue 4 May 2010 - 8:31

Microsoft thekson se HTML5 është e ardhmja e webit Dean_Hachamovitch_138956086


Një zëdhënës i Microsoft i ka vënë benzinë zjarrit të ndezur mes Apple dhe Adobe, duke thënë se HTML5 është e “ardhmja” e webit.

Sipas menaxherit gjeneral të IE, Dean Hachamovitch, HTML5 do të jetë një lojtar “shumë i rëndësishëm” në avancimin e dizajneve të pasura, interaktive dhe ueb aplikacioneve.

“Specifikimi HTML5 përshkruan përkrahjen e videos pa specifikuar një format të caktuar. Ne mendojmë H.264 si një format të shkëlqyer. Në përkrahjen e saj për HTML5, IE9 do të përkrahë vetëm lëshimin e videos në format H.264” shpjegoi ai.

“H.264 është një standard industrial, me përkrahje të gjerë dhe të fuqishme të harduerit. Për shkak të këtij standardizimi, ju mundeni që me lehtësi të incizoni në kamerën e zakonshme të xhepit, ta vendosni videon në ueb dhe ta lëshoni në një ueb shfletues të çfarëdo sistemi operativ apo pajisjeje me përkrahje për H.264 (do të thotë një PC me Windows 7). Për të gjitha këto arsye, ne po fokusohemi në përkrahjen tonë të HTML5 për video në H.264”.

Megjithatë, Hachamovitch pajtohet se shumica e videove të tanishme janë “detyrimisht” të bazuara në Flash.

“Ende, gjersa videot mund të jenë të ofruara në formate tjera, lehtësia e qasjes së videos duke përdorur vetëm një shfletues në një faqe të caktuar pa Flash është një sfidë për konsumatorët tipik”.

“Flash ka disa probleme, në veçanti me besueshmërinë, sigurinë dhe performancën. Por pavarësisht këtyre problemeve, Flash mbetet një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të një eksperience të mirë për konsumatorin në webin e sotëm”.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi