Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 5 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 5 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta e Kosovës/Preambula

2 posters

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 5 Empty Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Alberti Sat 24 Jul 2010 - 22:24

First topic message reminder :

Ne, Populli i Kosovës,
Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë,
demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë
qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të
qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit
qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para
ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i
prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në
stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie
të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje;
Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së
shteteve paqedashëse në Botë; Me synimin që shteti i Kosovës të
përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne,
miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Alberti Sat 24 Jul 2010 - 22:44

Neni 161 [Transicioni i Institucioneve]
Me përjashtim të rastet kur Kushtetuta përcakton një transicion tjetër,
të gjitha kompetencat, përgjegjësitë dhe detyrimet e institucioneve të
përcaktuara me këtë Kushtetutë, do t’u kalojnë menjëherë atyre
institucioneve në ditën e hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute.
Kohëzgjatja e mandatit të secilit institucion para hyrjes në fuqi të
kësaj Kushtetute, do të mbetet e paprekur dhe e pandryshuar deri në
skadimin e rregullt, ose deri në zgjedhjet e reja.
Deri ne zgjedhjet e para parlamentare pas hyrjes në fuqi të kësaj
Kushtetute, Kryesia e Kuvendit mbetet me kompetencat e parapara në
mandatin e saj ekzistues. Pas seancës konstituive të Kuvendit të parë
pas hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, Kryesia e Kuvendit
ristrukturohet në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.
Dispozitat e nenit 70.3.(3) nuk do të aplikohen deri në seancën
konstituive të Kuvendit pas zgjedhjeve të para parlamentare pas hyrjes
në fuqi të kësaj Kushtetute.
Deri në formimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, funksionet dhe
përgjegjësitë e tij do të i kryejë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Alberti Sat 24 Jul 2010 - 22:44

Neni 162 [Hyrja në Fuqi]
Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyn në fuqi më 15 qershor 2008.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 4:16

IRIB- Katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qeveria e
Kosovës në mënyrë zyrtare po administron Kosovës si një shtet të pavarur
me një kushtetutë të re. Në këtë mënyrë roli i OKB në Kosovë i
dorëzohet misionit të BE dhe zgjerohet misioni i forcave të natës i
quajtur KFOR. Megjithatë forcat e KFOR-it më parë kanë patur vetëm
përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë në Kosovë, ndërsa në bazë të një
marrëveshjeve mes vendeve anëtare të NATO-s pas hyrjes në fuqi të
kushtetutës së re të Kosovës, përgjegjësia e krijimi të strukturave
ushtarake dhe të sigurimit të Kosovës do të jetë kompetencë e forcave të
NATO-s. Në këtë kuadër trupat mbrojtëse të Kosovës do të kthehen në
forcat e sigurimit të Kosovës dhe do të trajnohen nga forcat e NATO-s.
Megjithatë Kosova një rrugë të gjatë për të bërë për të funksionuar si
një shtet i pavarur dhe sovran. Qeveria e Kosovës në fushën e sigurimit
dhe të politikës së jashtme nuk ka asnjë pavarësi veprimi ndërkohë që
qeveria e Serbisë dhe e Rusisë e kundërshtojnë rreptësisht pavarësinë e
Kosovës. edhe BE nuk dëshiron që përderisa Beogradi të mos ketë njohur
pavarësinë e Kosovës nuk dëshiron ti japë qeverisë shqiptare në Kosovë
kompetenca të plotë për administrim. Si rrjedhim megjithëse rezoluta
1244 e KS të OKB është shkelur nga vendet perëndimore që njohën
pavarësinë e Kosovës, BE vazhdon ta konsiderojë këtë rezolutë si një
bazë për bisedimet me Serbinë dhe Rusinë për miratimin e një rezolute të
re për Kosovën. Dorëzimi i kompetencave të OKB tek BE bëhet në
koordinim të plotë me sekretarin e përgjithshëm të OKB z Ban Ki Moon në
mënyrë që misioni i EULEX në Kosovë të përputhet me ligjet
ndërkombëtare. Tashmë Serbia dhe Maqedonia si dy vende fqinje të Kosovës
janë ndikuar shumë nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe ndodhet në
kushte të rënda destabiliteti. Ruajtja e stabilitetit në rajonin e
Ballkanit e bën të nevojshëm kontrollimin e plotë të vendimeve të
shqiptarëve etnikë të Kosovës nga BE për një periudhë të pacaktuar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Anakonda Fri 22 Jun 2012 - 4:17


Kushtetuta









Kushtetuta
është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet
e tjera juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë. Kushtetuta
është një sistem për qeverisje, shpesh e koduar në formën e një
dokumenti, e cila vë bazat e rregullave dhe principeve themelore të një
republike autonome. Kushtetuta përcakton principet themelore politike,
strukturën, procedurat, fuqinë dhe përgjegjësitë e qeverisë. Pushteti
qeverisës në Republikën e Kosovës buron nga Kushtetuta. Mënyra e punës
dhe procedurat e vendimmarrjes në Qeveri rregullohen me ligj dhe me
rregullore.

Republika e Kosovës respekton të drejtën ndërkombëtare. Secili person
dhe organ në Republikën e Kosovës u nënshtrohet dispozitave të
Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së
kushtetutshmërisë dhe bën interpretimin përfundimtar të
Kushtetutës.Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i
takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet
përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në
pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.

Rendi kushtetues i Republikës së Kosovës bazohet në parimet e lirisë,
paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të
njeriut dhe sundimit të ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronës,
mbrojtjes e mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së
pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.

Historia e Kushtetutës së Republikës së Kosovës

Drafti i Kushtetutës së re të Republikës së Kosovës u përgatit dhe u
publikua në Prill të vitit 2008. Shumë nga nenet e draftit të
Kushtetutës së re u bazuan dhe rrjedhuan nga plani i Ahtisaarit, kështu
që kushtetuta u garantonte të drejta të veçanta grupeve të minoriteteve
dhe siguronte një mjedis më të sigurte për të gjithë qytetarët e
Republikës së Kosovës.

17 Shkurt, 2008 - Kosova u shpall shtet sovran, i pavarur më 17 Shkurt të 2008, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Deklarata e Pavarësisë ishte një Akt i Kuvendit të Kosovës
si Institucion i Përkohshëm i Vetë-Qeverisjes, i pranuar unanimisht nga
të gjithë anëtarët prezentë të kuvendit, 109 anëtarë. Deklarata e
Pavarësisë u lexua nga Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaqi
2 Prill, 2008 - Komisioni Kushtetues miraton
tekstin e Projekt–Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Po në këtë ditë
Projekt – Kushtetuta e Republikës së Kosovës Certifikohet.

8 Prill, 2008 - Kushtetuta e Republikës së Kosovës
nënshkruhet nga Presidenti I Republikës së Kosovës në Bibliotekën
Kombëtare të Kosovës, Prishtinë, Kosovë.

9 Prill, 2008 - Draft- Kushtetuta e Republikës së Kosovës u ratifikua në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
15 Prill, 2008 - Kushtetuta e Republikës së Kosovës u fuqizua plotësisht si akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës.

Para nënshkrimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës Kosova
qeverisej në kuadër të Kushtetutës së Përkohshme , bazuar në Rezolutën
1244 e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Kjo rezolutë më
vonë u ratifikua në vitin 2001, gjë e cila fuqizoi Institucionet e
Përkohshme të Vetë-Qeverisjes, duke i lënë autoritetin final një
Përfaqësuesi Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të
Bashkuara.

Preambula e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
"Ne, Populli i Kosovës,


  1. Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i
    lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë
    qytetarëve të vet
  2. Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë,
    i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare
    dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit
  3. Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social
  4. Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e
    rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe
    të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje
  5. Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë
  6. Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike

Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosoves"
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kushtetuta e Kosovës/Preambula  - Faqe 5 Empty Re: Kushtetuta e Kosovës/Preambula

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 5 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi