Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të Vërtetat e Fshehura

+5
dajti modh
Yll Qielli
exploreri
pexha
Alberti
9 posters

Faqja 8 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 7, 8, 9, 10, 11  Next

Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Mistere, por te verteta !

Mesazh nga Alberti Sun 12 Sep 2010 - 5:47

First topic message reminder :

Marr nga: ExplorerUnivers
Autori: Exploreri & estilen

Misteri i fshatit me 440 binjake

Një ekip mjekësh indianë janë duke u përpjekur për të zgjidhur misterin e fshatit Kodinhi, në Kerala të Indisë, ku ka 440 binjakë të lindur nga dy mijë familje.

Ekspertët e udhëhequr nga dr.Krishnan Sribiju kanë udhëtuar për në fshatin e largët tropikal, por pa gjetur për momentin shpjegimin e bumit të binjakëve, të paktën gjashtë herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Vetëm në 2008, në këtë fshat janë lindur 15 çifte binjakësh.
Gjatë pesë viteve të fundit, janë lindur 60 çifte binjakësh, një shifër që rritet nga viti në vit.

Për më tepër, konsiderohet se ka njëmospërputhje në mes të regjistrimit të lindjeve dhe numrit aktual,gje qe con ne idene se numri i binjakeve mund te jete ende me i larte nga ai i raportuari.

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Fshati_i_binjakeve


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Fri 27 May 2011 - 8:47, edituar 3 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:52

18. Jo “krijimit” në shkolla (2005)

Gjykatësi federal, Jones ndalon një shkollë amerikane të mësojë se një mendje inteligjente ka krijuar dhe projektuar jetën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:52

19. Zbulohet masa e neutrinit (1998)

Kërkues japonezë dhe amerikanë tregojnë se neutrini, një pjesëz elementare me rënie të radioaktivitetit, përmban një masë, duke ofruar elementë të rinj për një teori të materies së universit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:52

20. Ndryshime dramatike klimatike (1982-85)

Gjeologë dhe paleoklimatologë zbulojnë se gjatë 600 milionë vitet e fundit, janë verifikuar ndryshime edhe më shumë dramatike në temperaturë, me pasoja të thella në shirat e disa zonave të planetit. Një teori tjetër thotë se modifikime të ngjashme mund të jenë provokuar nga aktivitete njerëzore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:52

21. Shpërtimi i neuroshkencave (1990-deri më sot)

“Dekada e trurit”, e filluar në vitet ’90, nuk ka përfunduar në vitin 2000, por vazhdon me përparime progresive në eksplorimin e sistemit nervor qendror, falë mjeteve hetuese gjithnjë e më të sofistikuara.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:52

22. Teletransporti (1998)

Kërkuesit austriakë të universitetit të Vjenës, arritën të transferojnë në një distancë të largët një foton, e cila është një pjesëz e dritës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:52

23. Biologjia Evolutive e Zhvillimit “Evo Devo” (1999)

Lind një degë e re e biologjisë: “Evo-Devo”, shkurtimi i “Biologjia Evolutive e Zhvillimit”, që studion raportet mes zhvillimit embrional dhe evolucionin të specieve. Nga njëra anë, strukturat e jetës riformohen me çdo lindje të re organizmi me besnikëri të lartë, por disa mutacione kanë modifikuar këto plane të zhvillimit trupor, duke prekur thellësisht disa përparime të rëndësishme të evolucionit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:52

24. Mosha e epokës së astronomisë diellore (1996)

Fillon aktiviteti i “International Solar and Heliospheric Observatory (SOHO)”. Satelitët vëzhgojnë yllin tonë, duke hapur erën e sizmologjisë diellore dhe parashikimeve të kohës hapësinore.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:52

25. Zbulimi i “Hobbit” (2004)

Një skuadër shkencëtarësh indonezianë dhe australianë i habit paleontologët, duke pohuar se kanë zbuluar mbetjet e të ashtuquajturit “Homo floresiensis”, një njeri i vogël primitiv i 18 mijë viteve më parë, me trurin e reduktuar, por i aftë të përdorë mjetet për të gjuajtur. Edhe sot, zbulimi mbetet më i diskutuari.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:53

ërteta të jetës !

Hajdutë që hyjnë në bankë duke menduar se janë të padukshëm, piktorë që përdorin si penel organin e tyre . . . Të gjitha këto nuk janë fantazi, por janë histori të vërteta që shpesh zënë vendin e nderit në kronikat televizive si ndodhi të pazakonta. Personalisht kam përmbledhur të gjitha këto ndodhi të çuditshme në këtë libër.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:53

Kënaqësia e Ellit...

Londër.Pjesa më e madhe e sëmundjeve shkaktojnë dhimbje. Por ky rast bën përjashtim për 28-vjeçaren londineze, Ellie Allen, e cila ka një sëmundje që ka të bëjë me të ndjerit kënaqësi. Quhet "sindroma e eksitimit seksual të vazhdueshëm"(në anglisht e njohur si PSAS). Sindroma e saj konsiston në një sekuencë shumë të gjatë orgazmash. Për t‘u pasur zili? Në fakt jo dhe aq shumë: gjatë 250 orgazmave që kalon në ditë(një çdo 6 minuta) Ellie mund të kalojë kënaqësi teksa ecën në rrugë, në autobus apo kur është në makinë. Një sëmundje shumë e sikletshme, sepse për fat të keq për PSAS-in nuk ka asnjë shërim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:53

E sapolindura peng

Jeruzalem.Nuk paguan llogarinë në spital, si përfundim nuk i japin vajzën. Ngjarja ka ndodhur në një spital në Jerusalem, ku një nënë arabo-izraelite kishte lindur tre fëmijë në lindje të parakohshme. Në kohën kur i kërkuan paratë, nëna e re nuk ishte në gjendje që të paguante 2,150 dollarët që i kërkoi spitali. Si kundërpërgjigje, spitali i mbajti një nga tre binjaket, e cila shërbeu si garanci për pagesën e faturës në të ardhmen. Aktualisht, ministri i Drejtësisë izraelite duhet të vendosë nëse gjykimi i bërë nga spitali ka qenë i drejtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:53

Hajduti i pakapshëm

Teheran.Mendonte se ishte bërë i padukshëm. Me këtë ide ka tentuar të vjedhë një bankë. Hajduti qesharak u bllokua dhe iu dorëzua policisë. Në gjyq ishte akoma i surprizuar që ishte zbuluar, ai tregoi që për t‘u bërë i padukshëm i kishte paguar një "magjistari" 625 euro.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:53

Mashkulli me dy organe gjenitale

Nju Delhi.Biznesmeni indian 24-vjeçar duke dëshiruar një jetë seksuale normale me gruan e tij të ardhshme, kërkoi që t‘i hiqej një nga organet e tij. Rasti i tij është shumë i rrallë dhe quhet diphallus, një deformim i organit gjenital jo shumë i përhapur(në të gjithë botën numërohen 100 raste). Zakonisht, një nga dy organet nuk është tërësisht i zhvilluar dhe nuk funksionon ashtu siç duhet, por për të riun indian nuk ishte kështu: atij i funksiononin të dy organet normalisht.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:53

Nga i arratisur në polic

Vietnam.Ishte arratisur nga burgu në 1986 teksa vuante dënimin për shkak të vjedhjes që kishte kryer. Arratisja e tij përfundoi pas 20 vjetësh në mënyrë të çuditshme: hajduti, i cili mbante emër tjetër u bë shef policie i zonës në të cilën jetonte.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:53

"Robin Hudi" i benzinës

St. Luis.Nofka e tij ishte "Robin Hudi" i pompave të benzinës: një 23-vjeçar i diplomuar për kontabilitet, riprogramonte makinat automatike duke u lejuar shoferëve të merrnin benzinë falas në St. Luis(Misuri). I riu u kap nga një telekamera.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:53

Një penel seksi

Sidnei.Teknika e tij piktoreske ndoshta është më origjinalja në historinë e artit: artisti australian 54-vjeçar, Tim Patch, përdor organin e tij gjenital në vend të penelit. Me stilin e tij të veçantë ai u bë i famshëm në të gjithë Australinë. Fansa dhe klientë të tij kanë qenë edhe shumë politikanë të njohur australianë, ndër ta ka qenë edhe Kryeministri John Howard dhe drejtuesi i Partisë Laburiste, Kim Beazley. Ideja e të pikturuarit me ndihmën e organit gjenital lindi para disa vitesh fare rastësisht gjatë një feste me miqtë. Sot, veprat e tij qëndrojnë të ekspozuara në Sexpo të Sidneit, panairi më i rëndësishëm i seksit australian. Kostoja e një pikture? Nga 150 euro dhe lart...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:53

Prindër të hutuar

Florida.Fillimisht i organizuan festën e ditëlindjes dhe më pas e harruan në fast-food. Ka ndodhur në Boca Raton në Florida dhe protagonist i kësaj ngjarjeje është një djalosh 6-vjeçar, Michael Emmanuel. Prindërit, të cilët u ndanë në drejtime të ndryshme, e gjetën ditën tjetër falë telefonatës të bërë nga punëtorët e fast food-it ku ishte organizuar festa. Arsyeja e harrimit? Një keqkuptim: babai kujtonte se fëmija ishte me të ëmën dhe e ëma mendonte të njëjtën gjë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:54

Prindër të hutuar

Florida.Fillimisht i organizuan festën e ditëlindjes dhe më pas e harruan në fast-food. Ka ndodhur në Boca Raton në Florida dhe protagonist i kësaj ngjarjeje është një djalosh 6-vjeçar, Michael Emmanuel. Prindërit, të cilët u ndanë në drejtime të ndryshme, e gjetën ditën tjetër falë telefonatës të bërë nga punëtorët e fast food-it ku ishte organizuar festa. Arsyeja e harrimit? Një keqkuptim: babai kujtonte se fëmija ishte me të ëmën dhe e ëma mendonte të njëjtën gjë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:54

Topless për të qenë të sigurt

Danimarkë.Autoritetet daneze, pakësimin e shpejtësinë rrugore ua besuan femrave seksi. Do thoni ju, në ç‘mënyrë? Fare kollaj. Duke u dhënë bukurosheve nga një tabelë e cila tregonte shpejtësinë e lejuar. Ato e mbanin këtë pankartë në dorë teksa ekspozonin pjesën e tyre të bustit pa asgjë në trup. Gjetja funksionoi: shoferët tani i japin më mirë dhe më ngadalë makinës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:54

Një gjobë në ditë

Bolzano.Rekord gjobash për një student nga Tiroli i Jugut, i cili ndiqte Universitetin e Innsbruckut (Austri): nga shtatori i vitit 2006 deri në qershor të 2006-ës, ai ka mbledhur 300 gjoba(1 ose 2 në ditë). Arsyeja? Parkonte makinën e tij në pjesët e rezervuara të universitetit dhe shtynte tabelat. Por rekordi i vërtetë është se djaloshi nuk ka paguar asnjë nga këto gjoba. Duke qenë se nuk e kanë kapur asnjëherë në flagrancë dhe se makina është me targa italiane, ai nuk ka ndërmend që t‘i paguajë ndonjëherë këto gjoba. Rasti është përsëritur dhe protagonistë kanë qenë sërish 2 studentë nga Tiroli i Jugut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:54

Hoteli që të "peshon"

Berlin.Punonjësi i një hoteli në Berlin është akuzuar për diskriminim ndaj obezëve: pagesën e caktonte në sajë të peshës së klientëve të dhomës. Klientëve para se të hynin në hotel, u kërkohej që të hipnin në një peshore. Çdo kilogramë e peshës së tyre korrespondonte me 50 cent. Atyre që kundërshtonin, çmimi u bëhej i plotë. Pas protestave të shumta që vinin nëpërmjet letrave, i erdhi një denoncim për diskriminim ndaj obezëve. Punonjësi gjerman u mbrojt duke thënë se gjetja e tij ishte një farë reklame, e cila shërbente për të rritur konkurrencën me hotelet fqinje. Ideja e tij, ndër të tjera, shërbente për t‘u dobësuar, sepse me anë të këtij sistemi, një nga klientët e tij besnikë, kishte humbur fiks 35 kilogramë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:54

Katërkëmbëshi në timon, rrezik i vazhdueshëm

Hohhot."Giudë qensh", vetëm kështu mund të cilësohet eksperienca që përjetoi një vajzë kineze nga Hohhot në Momgoli. Vajza ia besoi timonin e makinës së saj, qenit besnik. Eksperienca e çuditshme përfundoi shpejt, sepse në kthesën e rrugës, makinës ia ndërpreu rrugën një makinë që vinte në sensin e kundërt. Policisë ajo i shpjegoi se qeni i saj e shikonte me kujdes të madh teksa ajo i jepte makinës. E vërteta u zbulua menjëherë: ajo i jepte gaz dhe mbante frenat, ndërsa qeni i saj mbante thjesht timonin...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:54

Gjarpri "turist"

Nurenberg.Nga Filipine në Gjermani rrezikoi të ngordhte fillimisht në avion dhe me pas në lavatriçe: kjo i ka ndodhur një gjarpri, i cili është futur rastësisht në valixhen e një gjermaneje, e cila kishte shkuar për pushime në Filipine. Pas kthimit të saj nga pushimet, gruaja shikon të dalë nga lavatriçja e saj një gjarpër që qëndronte i mbledhur te rrobat e saj të lara. Reptili kishte qëndruar për ditë të tëra në valixhe ku ishin rrobat e palara, më pas u mbijetoi 20 orëve udhëtimi me avion dhe një lavazhi me lavatriçe rreth 40 gradë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:54

Njeriu që jetonte mes mijëra minjsh

Petaluma.Nga apartamenti i tij në Petaluma të Kalifornisë gjithmonë dilte një aromë e pakëndshme. Pas ankesave të bëra nga fqinjët e tij, 67-vjeçarit, Roger Dier iu gjetën mijëra minj. Prej kohësh, këta të fundit ishin miqtë e tij më të mirë. Minjtë bashkëjetonin edhe me shtatë mace. Në të njëjtën dhomë të qelbur, zoti Dier kishte vendosur krevatin e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:55

Gjoksi si airbag

Sofje.Jo vetëm se duket bukur, por ndonjëherë gjoksi i bërë mund të shërbejë për të të shpëtuar kokën. 24 vjeçarja Elena Marinova ka shpëtuar nga një aksident i tmerrshëm falë protezës së saj "ekstra large"(shumë të madhe). Vajza e re, kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale para pak kohësh për të rritur masën e gjoksit të saj. Nuk e kishte imagjinuar ndonjëherë se ai operacion do t‘i kishte shpëtuar kokën. Kanë qenë protezat e saj "gjigante", të cilat i kanë mbrojtur organet e saj. Silikoni në gjoksin e saj shërbeu si airbag.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:55

Tridhjetë vdekjet më të çuditshme në historinë e njerëzimit !

Edhe pse askush nuk do të flasë për vdekjen, ajo është e pashmangshme. Nëse dëgjoni psikologët, ata do t'ju sugjeronin të flisnit sa më shumë për të, në mënyrë që të largonit çdo lloj fobie të krijuar më kot.

Të tjerët e trajtojnë vdekjen nga një këndvështrim tjetër, duke bërë shaka me të. E vërteta është se kur ajo vjen, ne nuk do të jemi të vetëdijshëm për të, kështu që nuk ka arsye pse të trembemi nga diçka për të cilën nuk mund të bëjmë asgjë.

Përgjegjësia jonë është të tregohemi të kujdesshëm dhe të bëjmë pjesën tonë. Dhe një herë kam përzgjedhur 30 vdekjet më të çuditshme në histori. Me siguri ju keni dëgjuar për raste të shumta edhe më qesharake dhe të pakujdesshme, por këto janë disi më të veçanta.

Ndoshta pasi t'i keni lexuar do të mendoni ndryshe për jetën. Me siguri do të qeshni dhe vdekja nuk do t'ju duket më dhe aq e frikshme, por qesharake. Atëherë do ta vlerësoni edhe më shumë jetën duke treguar kujdes, që të mos merrni shembullin e personazheve të përmendur këtu. Poeti kinez Li Po donte të përqafonte pasqyrimin e hënës në lumë.

Askush prej njerëzve të arsyeshëm nuk do ta provonte, por natyrisht që ai ishte i dehur. E dinit se legjenda e Rusit Rasputin është se kanë tentuar ta vrasin në shumë raste, dhe gati në të gjitha prej tyre ka mbijetuar?

Avokatët që përpiqen t'ia demonstrojnë situatën e vrasjes jurisë, duhet të tregojnë kujdes me armët, pasi Clement Vallandigham përdori një armë të mbushur, ndërsa shfajësonte të pandehurin e tij.

Në disa prej tyre pakujdesia ka ndodhur nga vetë viktimat, si në rastin e goditjes së kasafortë me këmbë apo hedhjes nga kulla "Eiffel" me pallto-parashutë, por në raste të tjera njerëzit kanë vdekur edhe nga ironi të fatit. Për shembull, Bobby Leach ka rrëshqitur në një lëkurë portokalli.

Me siguri ju tregoheni të kujdesshëm kur shihni një lëkurë bananeje në rrugë, që këtej e tutje tregoni kujdes edhe nga lëkura e portokallit.

1. Li Po
Vdekje duke përqafuar reflektimin e hënës

Poeti kinez Po (701-746) konsiderohet si një nga dy poetët më të mëdhenj të letërsisë kineze. Ishte i njohur edhe për dashurinë që ndjente ndaj alkoolit dhe poemat më të mira i ka shkruar ndërsa ishte i dehur. Një natë Li Po ra nga varka dhe u mbyt në lumin Yangtze, ndërsa përpiqej të përqafonte reflektimin e hënës në lumë.

2. Hans Steininger
Vdekje nga mjekra e gjatë

Austriaku Hans Steininger ishte i famshëm se kishte mjekrën më të gjatë në botë, gati 1.4 metra e gjatë. Më vonë u bë edhe më i famshëm se vdiq për shkak të saj. Një ditë në vitin 1527 ra zjarri në qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekrën. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

3. Tycho Brahe
Vdekje se nuk shkon në banjë

Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga një infeksion në veshka për shkak se nuk shkoi në banjë gjatë një banketi në vitin 1601. Atëherë ishte turp të ngriheshe nga tavolina dhe të shkoje në banjë. Ai mbante një këllëf të artë për hundën për shkak se e kishte humbur të tijën në duel.

4. Jean-Baptiste Lully
Vdekje nga shkopi i dirigjentit

Ndërsa drejtonte himnin “Te Deum” për mbretin francez Louis XIV në 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i përqendruar në ruajtjen e ritmit duke përplasur një shkop në dysheme (kështu bëhej para se të përdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me të gishtin e madh. Më vonë plaga u bë gangrenë dhe ai refuzoi ta presë.

5. Mbreti Adolf Frederik
Vdekje nga të ngrënit e tepërt

Mbreti Adolf Frederick i Suedisë ishte shumë i dhënë ndaj të ngrënit dhe më vonë vdiq për këtë arsye. “Mbreti që e hëngri veten për vdekje” vdiq në vitin 1771 në moshën 61-vjeçare nga një problem në tretje, pasi hëngri një vakt të bollshëm me karkaleca, kaviar, sardele të tymosura, shampanjë dhe 14 ëmbëlsira.

6. Clement Vallandigham
Vdekje nga demonstrimi për jurinë

Pas Luftës Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u bë avokat i suksesshëm që rrallë herë humbte. Në vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, që akuzohej se kishte qëlluar Tom Myers gjatë një grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndërsa nxirrte pistoletën. Për ta bindur jurinë, ai e demonstroi teorinë, por harroi se arma ishte e mbushur.

7. Allan Pinkerton
Vdekje nga kafshimi i gjuhës

Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshëm për hapjen e agjencisë detektive “Pinkerton” dhe për krijimin e teknikave investigative, si vëzhgimin e të dyshuarit dhe kryerjes së punës nën maskim. Ai vetë vdiq nga një infeksion në gjuhë, gjë që iu krijua për shkak se e kafshoi kur u pengua në një trotuar.

8. Jack Daniel
Vdekje nga shkelja e gishtit të madh

I famshmi Jack Daniel vendosi të shkojë herët në distileri një mëngjes në vitin 1911. Donte të hapte kasafortën e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Në zemërim e sipër, Daniel goditi kasafortën me këmbë dhe lëndoi gishtin, i cili më vonë iu infektua. Ky lëndim i solli dhe vdekjen. Morali i historisë? Mos shkoni në punë herët.

9. Bobby Leach
Vdekje nga lëkura e portokallit

Bobby Leach nuk kishte frikë nga vdekja. Në vitin 1911, ai ishte personi i dytë në botë që kaloi poshtë Ujëvarës së Niagarës mbi një fuçi. Guximtari organizoi edhe shfaqje të tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij është ironike. Ndërsa shëtiste në Zelandën e Re, Leach rrëshqiti në një lëkurë portokalli.

10. Franz Reichelt
Vdekje nga mos-hapja e palltos parashutë

Në vitin 1911, rrobaqepësi francez Franz Reichelt vendosi ta provojë shpikjen e tij, një kombinim i parashutës dhe palltos, duke u hedhur nga kulla “Eiffel”. Autoriteteve u tha se do të përdorte një kukull, por në momentin e fundit vendosi ta provojë vetë. Askush nuk u habit për vdekjen e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:55

11. Grigori Rasputin
Vdekje nga helmimi, goditja me armë, rrahja dhe mbytja njëkohësisht

Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) në fillim u helmua me aq helm sa mund të vriteshin 10 burra, por nuk pësoi gjë. Më vonë vrasësit e goditën me një revolver në shpinë. Rasputin ra, por e mori veten. Atëherë e goditën edhe tri herë të tjera, por Rasputin prapë jetoi. Më pas e rrahën dhe për siguri e hodhën në lumin e akullt Neva.

12. Ray Chapman
Vdekje nga bejsbolli

Ray Chapman nga Kleveland është njeriu i vetëm që është vrarë nga një top bejsbolli. Në atë kohë, lojtarët e bejsbollit e bënin pis një top para se ta hidhnin që ai që e qëllonte të mos e shihte. Në 6 gusht 1920, gjatë një loje kundër “New York Yankees”, Carl Mays, i hodhi një top të tillë Chapman, që i ra në kokë.

13. Isadora Duncan
Vdekje nga shalli

“Mamaja e kërcimit modern”, Isadora Duncan, vdiq në vitin 1927 për shkak të shallit të firmosur që e vishte gjithmonë. Gazeta “New York Times” shkruan në 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtësi kur shalli me mëndafsh të fortë u rrotullua tek rrota e makinës. Ajo uli kokën dhe u përplas me një shkëmb”.

14. Homer dhe Langley Collyer
Vdekje nga plehrat

Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues të fiksuar. Dy vëllezërit kishin frikë t’i hidhnin gjërat dhe mblidhnin me fanatizëm gazeta dhe plehra të tjera në shtëpi. Ata madje vunë dhe çarqe në korridore që të mbroheshin nga hajdutët. Njëri prej tyre ishte zvarritur poshtë gazetave për të kaluar dhe ishte zënë në çarkun e ngritur vetë. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.

15. Jerome Irving Rodale
Vdekje gjatë një bisede në një shfaqje

Jerome Irving Rodale ishte një ithtar i ngrënies së shëndetshme. Ai ishte përkrahës i ushqimeve organike dhe themeloi revistën “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do të bëhej 100 vjeç, nëse nuk shtypej nga ndonjë taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga një infarkt ndërsa intervistohej nga Dick Cavett në 1971.

16. Christine Chubbuck
Vdekje nga vetëvrasje drejtpërsëdrejti në televizor

Christine Chubbuck ishte reporterja e parë dhe e vetme që kreu vetëvrasje gjatë një transmetimi drejtpërsëdrejti në televizor. Në 15 qershor 1974, tetë minuta në transmetim, reporterja që vuante nga depresioni tha: “Do të ruaj politikën e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet më të fundit”. Më pas nxori pistoletën dhe e goditi veten në kokë.

17. Elvis Presley
Vdekje në banjë

Ekzistojnë raste të ndryshme të vdekjeve në banjë, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) është më e famshmja. Mbreti i rokut është gjetur i shtrirë në banjën e shtëpisë së madhe pasi kishte vjellë në WC. Doktorët thanë se kishte pësuar një infarkt nga shtimi në peshë dhe marrja e ilaçeve të tepërta.

18. Robert Williams
Vdekje nga roboti

Robert Williams është njeriu i parë që është vrarë nga një robot. Më 25 janar 1979 ngjitet në një dollap të depos tek “Ford Motor’s Flat Rock” për të marrë një pjesë për robotin që s’po funksiononte. Çuditërisht në ato momente roboti aktivizohet dhe e përplas krahun në kokën e William duke e vrarë atë në çast.

19. Vic Morrow
Helika e helikopterit i pret kokën

Aktori Vic Morrow ndërroi jetë gjatë xhirimeve të filmit “Twilight Zone: The Movie”, kur një helikopter doli jashtë kontrollit për shkak të shpërthimeve të efekteve speciale dhe i preu kokën me helikë. Dhe dy fëmijë të tjerë aktorë vdiqën në vendngjarje në atë kohë.

20. David Grundman
Vdekje nga kaktusi

Në vitin 1982, 27 vjeçari David Grundman dhe një shoku i tij i dhomës vendosën të bëjnë qitje duke përdorur si shënjestër lulen e shkretëtirës. Kaktusi i parë, i cili ishte i një madhësie të vogël u bë copash menjëherë. Por kur Grundman provoi të qëllonte me armë një kaktus të madh, një pjesë e tij i ra përsipër duke e vrarë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:55

21. Tennesee Williams
Vdekje nga tapa e shishes

Dramaturgu Tennesee Williams, i njohur si një nga më të mëdhenjtë në historinë e Amerikës, gjithashtu njihet dhe për dashurinë e tij për pijen. Dhe pikërisht nga ajo i erdhi dhe vdekja jo e zakonshme. Ai ishte në dhomën e tij të hotelit në vitin 1983 pasi i ngeci në fyt tapa e shishes.

22. Jerome Moody
Mbytje ironike në pishinë

Në vitin 1985 rojtarët e jetës, siç quhen ata që shpëtojnë njerëzit që rrezikojnë të mbyten në det, në Nju Orlins, vendosën të festojnë sezonin e parë pa asnjë mbytje. Kur mbaroi festa, një i ftuar 31-vjeçar, Jerome Moody u gjet i vdekur në fund të pishinës së zyrave të rojtarëve të bregut.

23. Dick Shawn
Vdekje në skenë

Komediani i njohur Dick Shawn u nda nga jeta në vitin 1987, vdiq nga një atak në zemër në skenë ndërsa po bënte humor. Ai po tallej me politikanët duke përmendur klishetë e fushatave elektorale si për shembull “Unë nuk do ta lë pas dore punën”. Më pas ai u shtri në tokë dhe njerëzit menduan se ishte pjesë e shfaqjes.

24. Mal Kirk
Vdes nga goditje barku

Mundësi britanik Mal “King Kong” Kirk vdiq nga një goditje barku e Shirley “Big Daddy” Cratbree. Në gusht 1987, në momentet finale të ndeshjes, Crabtree kreu lëvizjen dalluese të tij (duke u hedhur poshtë e lartë dhe duke përplasur barkun tek kundërshtari) Kirk,pësoi një infarkt në zemër dhe vdiq.

25. Lori Rae Keevil-mathews
Vdekje nga çadrat gjigande

Në vitin 1991 artistët Christo dhe Jeanne-Claude krijuan një instilacion ambientalist prej mijëra çadrash gjigante të verdha dhe blu në Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj më vonë Lori Rae Keevil-Mathews, një 33-vjeçare, shkoi të shihte instilacionin kur era e fortë e shkuli një nga çadrat e cila e shtyu gruan të përplasej pas një guri.

26. Yooket Paen
Vdekje e dyfishtë

Në vitin 1991, një grua tajlandeze 57-vjeçare, Yooket Paen, ishte duke ecur në fermën e saj kur aksidentalisht i rrëshqiti këmba në një bajgë lope. Kur u rrëzua ajo u mbajt pa dashje në një tel korrenti të zhveshur dhe vdiq. Gjatë funeralit, motra e të ndjerës po u tregonte fqinjëve vendin ku kishte rënë në korrent Yooket, kur dhe ajo vetë rrëshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.

27. Betty Stobbs
Vdekje nga delja

Në vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjeçare nga Anglia, mori një deng me barë të thatë që e ngarkoi në pjesën e pasme të motorit për të ushqyer tufën e deleve. Mesa duket, delet ishin shumë të uritura. Rreth 40 prej tyre iu vërsulen barit duke e shtyrë atë të binte nga një shkëmb i lartë. Stobbs i mbijetoi rënies, por vdiq kur motori ra pas saj poshtë dhe pikërisht mbi të.

28. Brian Wells
Vdekje nga varësja

Më 28 gusht 2003, shpërndarësi i picave Brian Wells u përpoq të grabiste një bankë me një armë artizanale në formë kallami. Kur e kapi policia ai tha se atë e kishin detyruar ta bënte një gjë të tillë dhe se në qafë kishte një varëse bombë. Bomba plasi përpara se policia të mund ta çaktivizonte atë.

29. Steve Irwin
Vdekje nga peshku

Në vitin 2006, eksperti i jetës së egër dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo siç quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur një thumb i një peshku iu ngul në zemër, ndërsa ai po filmonte dokumentaritn “Krijesat më të rrezikshme të Oqeanit”.

30. Mariesa Weber
Vdekje nga rafti i librave

Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar për humbjen e saj rreth dy javë përpara se ta gjenin në dhomën e gjumit të saj, vënë përfund nga rafti i librave. “Unë kam fjetur në të njëjtën shtëpi me të prej 11 ditësh dhe ku s’e kam kërkuar, dhe e gjej këtu në dhomën e gjumit të vdekur”, tha më pas nëna e saj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:55

Njëzetmijë mistere nën det !

Balena dhe orka, krijesa që zakonisht janë paqësore me njerëzit, sulmojnë pa asnjë arsye shumë varka dhe anije. Kandila deti dhe gaforre helmuese mbipopullojnë tokën. Krimba të panjohur gërryejnë bazën e skarpateve kontinentale, duke provokuar tsuname katastrofikë.

"Regjia" e këtij shkatërrimi, që nga deti shtrihet drejt tokës dhe njerëzve, duke përfshirë gjithçka, "orkestrohet" nga disa organizma detare shumë inteligjente njëqelizore, të cilat për miliona vjet kanë jetuar në humnera pa dhënë shënja jete, por që kanë "vendosur" të rebelohen nga revolucionet njerëzore.

E bukura e librit që titullohet "Dita e pestë", shkruar nga gjermani Frank Schatzing (libri më i shitur për vitin 2005), është sepse linte dyshime se ku përfundonte realiteti i studimeve shkencore e ku fillonte fantazia.

Këtë fakt e saktësonte vetë autori në fund të librit të tij, ku organizmat njëqelizore janë fryt i fantazisë, por shënimet mbi gjeologjinë detare, gazrat hidrikë dhe zhvendosjet nënujore përfaqësojnë rezultatet e arritura nga kërkimet në laboratorët më të avancuar të botës.

E njëjta gjë vlen edhe për përshkrimet e programeve stërvitore të delfinëve, tingujve sonorë, mikrofonave ujorë, sistemeve satelitore, batiskafëve dhe robotëve nënujorë.

Schatzing ka qenë shumë i lidhur me kërkimet oqeanografike, për romanin e tij, ku kishte arritur të përdorte vetëm një pjesë të vogël.

Për këtë arsye, ashtu siç e shpjegon edhe ai vetë, ka dashur të kthehet sërish mbi këtë temë me një libër të ri, "Bota e ujit", i cili nuk është thjesht një roman, por një sagë e mrekullueshme shkencore popullore mbi origjinën e jetës detare dhe lidhjes sonë me këtë "botë ujore", e cila mbulon rreth 7% të të gjithë planetit.

Gjithçka filloi 13 miliardë e 700 mijë vjet më parë, kur hapësira-kohë dhe lënda, pa asnjë arsye, u zgjeruan në mënyrë të papritur nga asgjëja.

Tre miliardë vjet kaluan pa ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme, vetëm se hapësira dhe koha vazhdojnë të zmadhohen, ndërsa universi ftohet. Lënda fillon të rrokulliset në formën e një topi në një strukturë shumë të qëndrueshme, oksigjeni dhe hidrogjeni bashkohen me njëri-tjetrin, duke formuar në këtë mënyrë ujin.

Kalojnë edhe 9 miliardë vjet të tjerë. Formohen yjet, galaktikat, rruga e qumështit, planetët dhe Toka.

Dhe mbi Tokë, një oqean i tërë, i nxehtë e pa jetë, i mbushur nga një shi shumë i rrëmbyeshëm. Është pikërisht kjo panoramë ku ndërtohet edhe vepra "Miss Evolucioni": "Ka shumë ide gjeniale" shkruan ndër të tjera Schatzing, "është si të gjitha gratë e tjera, që marrin me vete gjithnjë valixhe elegante".

Valixhja në të vërtetë ngjan me një çantë të rehatshme, e cila është e mbushur me shumë informacione gjenetike, është qeliza mbi të cilën do të ushtrohen truket e evolucionit.
Në fillim, të gjitha lojërat zhvillohen në det.

Edhe sot e kësaj dite, në oqeane zgjidhen çështjet kyçe për mbijetesën e qenies sonë, nga ndryshimet klimaterike tek tsunamet shkatërrues.

Por ka një fakt që vazhdon të na habisë.Ne njohim më mirë Marsin se atë që ndodhet nën sipërfaqen e ujit. Sipas studimeve të vazhdueshme, rreth 95% e oqeaneve vazhdon të jetë e pa eksploruar. E gjithë pjesa nënujore e eksploruar nga robotët nënujorë apo njerëzit është 5 kilometër katrorë dhe zbulimet e kujtojnë këtë fakt vazhdimisht.

Hidratet e metanit, një përzierje mes gazit dhe akujve ujorë, që në librin "Dita e pestë" fillonin të gërryheshin nga krimba të çuditshëm deri sa shkatërronin skarpatin kontinental në bregdetin skandinav, janë parë nga shkencëtarët si një potencial i burimit të energjisë. Kjo ka ndodhur vitet e fundit, pasi më parë nuk dihej sesa të pasur kanë qenë.

Problemi është se shpesh herë ato gjenden në thellësi aq të mëdha, sa e bëjnë të pamundur shfrytëzimin nga ana ekonomike. Ndërkohë pak muaj më parë, në brigjet lindore të Kanadasë, shkencëtarët kanë zbuluar hidrate metani në një thellësi të arritshme.

Dhe ndoshta, ashtu siç ndodhte edhe në librin e Schatzing, priten çështje shokuese: pasi janë nxjerrë nga thellësitë e detit, ku gjenden nën presion dhe temperaturë të ulët, hidratet fillojnë të degradohen, duke lëshuar metanin. Një plasje e metanit në atmosferë, një gaz i fortë serrë, do të ishte katastrofik për klimën e planetit. Ka shumë të ngjarë që në të kaluarën të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Është menduar gjatë edhe mbi dallgët anormale, se ndoshta ato janë vetëm fryt i fantazisë detare. Në të vërtetë, ashtu siç tregon edhe Schatzing, në det formohen dallgë të larta 30 metra, madje shumë shpesh edhe më të mëdha nga ç‘mund të mendohen: të paktën 2 herë në ditë, sipas të dhënave të radarit satelitor "Envisat".

Nuk është e vështirë të bësh zbulime në det. Sa herë që nën dete apo oqeane zhyten robotë dhe telekamera, gjithçka është ndryshe dhe duket një botë e mrekullueshme. Deri në mes të viteve ‘60 mendohej se humnerat ishin një kënetë vdekjeprurëse.

Por kjo nuk ishte aspak e vërtetë. Ekspeditat me nëndetëse, mes tyre edhe ato të të famshmit Alvin, kanë treguar që bota nënujore është plot jetë. Sot presupozohet se rreth 30% e biomasës absolute të planetit tonë jeton në thellësinë e detit në disa kilometra thellësi.

Brenda vitit 2010 "Census of marine life" (regjistrimi i përgjithshëm i jetës detare), program i cili ka filluar që në vitin 2000, duhet të regjistrojë organizmat detarë, ose më saktë të hartojë një listë të specieve të cilat jetojnë nën ujë.

Pak javë më parë, ndodhi një tjetër ngjarje dramatike e radhës. Thellësitë e Antarktidës, të cilat janë quajtur humnera monotone të pabanuara, janë mbushur plot me specie të ndryshme. Më shumë se 700, janë ato të zbuluara në tri ekspedita në bordin e anijes së kërkimit gjerman "Polarstern".

Bota nënujore, e cila është më shumë se 6 mijë metra e thellë, e që Schatzing e përcakton si "bodrumin e krijimit", është ende mbretëria e misterit. Në vitin 1960 eksploruesi Xhakues Pikard, dhe gjenerali i marinës amerikane Don Ualsh, u zhytën nën ujë me batiskafin "Trieste" në Gropën e Marianeve.

Përveç mrekullisë pa kufij, ata zbuluan poshtë edhe një peshk të ngjashëm me një shtojzë deti. Pas pak kohësh, këtë itinerar do ta përshkojë edhe kompania "Hrov", me një robot nënujor të telekomanduar dhe kushedi se çfarë "fati" i ka rezervuar e çfarë do të shohë.

Inxhinierët po studiojnë mjete dhe robotë të rinj për të eksploruar këto humnera. Xhakues Rouzher, një arkitekt francez i cili frymëzohet nga Zhyl Vern dhe që ka projektuar mjete nënujore për Nasan, ka ndërtuar prototipin e "Sea Orbiter" (Orbitës së Detit).

Mes një katedrale dhe një anije kozmike, mund të zhytesh ose të lundrosh mbi oqeane, duke lëvizur nga korrentet oqeanike. Është një arritje shumë e madhe për të eksploruar planetin e panjohur që gjendet nën "lëkurën" e detit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:55

A ka ekzistuar përbindëshi i LOCH NESS ?

Përbindëshi Loch Ness është një kafshë e panjohur,ashtu si dhe nuk dihet se kujt specie i përket,por mendohet se ka jetuar në liqenin e madh të Loch Ness në Skoci.

Përbindëshi Loch Ness është një nga kafshët më të studiuara nga kriptozoologët.Besimi dhe interesi i popullit te ajo kafshë u shtua në vitin 1937.

Ekzistenca e tij më tepër është anekdotiale,me materiale fotografike,lexime etj.Nuk ka pasur asnjëherë një evedencë fizike (mbetje skeleti,kapje etj) të zbuluar si në 2008. Njerëzit e vendit,e më pas njerëz nga e gjithë Bota e kanë quajtur në mënyrë afektive kafshën me emrin Nessie deri më 1950.

Origjina

Termi “Përbindësh” ishte reportuar më 2 maj 1933 nga Alex Campbell,sherifi i zonës (Loch Ness) dhe një gazetar me reporteren e korrierit Inverness.

Më 4 gusht 1933 korrieri publikoi si lajm të plotë çështjen e pohuar nga një burrë Londinez, George Spicer,ku disa javë më parë duke ecur me varkë mbi liqen ai dhe gruaja e tij panë një dragua,apo një kafshë prehistorike të cilën ai se kishte parë ndonjëherë në jetën e tij.
Disa muaj më vonë erdhi një letër nga një student veterinerie,ku raportohej e njejta gjë.

Këto histori u bënë kombëtare dhe ndërkombëtare ku flitej për një peshk përbindësh i Loch Nessit.
Më 6 dhjetor 1933 fotografia e parë (e bërë nga Hugh Gray) u publikua dhe krijesa u njoh zyrtarisht nga shteti Skocez dhe iu dha urdhër policisë të marrë masa nga ndonjë sulm i mundëshëm i tij.

Letra të tjera filluan të vinin në korier në rrugë anonime që vërtetonin sinjalizime mbi shikime dhe tregime të njerëzve.

Më 1934 u publikua një libër nga R.T Gould,një nga të parët që jepte investigimet e para të bëra nga vetë autori dhe të dhëna të tij para 1933.

Investigime të mëtëjshmë nga agjentë të tjerë,mblodhën materiale që i përkisnin dekadave të mëparshme si dhe sinjalizime që datonin në shekullin e VI-të pas krishtit deri në ditët e sotme,që treguan për ekzistencën e një kafshe të panjohur dhe të paidentifikuar që jetonte në Loch Ness.

Histori mbi sinjalizimet e Reportuara.

Saint Columbia (565). Një ndër të dhënat e para mbi këtë kafshë është gjetur në jetën e Shën Columbias nga Adamnan,e shkruajtur rreth shekullit të VI-të. Atje përshkruhet se si në 565, Columba shpëtoi jetën e një Picti (emër i një njeriu antik i Britanisë së Madhe) i cili u sulmua nga përbindëshi.

Adamnan e përshkruajti në këtë mënyrë ngjarjen: Ai ngriti dorën e shenjtë dhe me një fëtyrë të terrorizuar tha thëniet e zotit duke formuar kryqin në ajër dhe i dha urdhër përbindëshit duke i thënë :- Shko sa më larg të jetë e mundur pa e prekur burrin.

Kafsha e dëgjëoi zërin e të shenjtit e i tmerruar u largua duke bërë që njeriu ti afrohet barkës e të shpëtojë duke lavdëruar zotin.

Kjo nuk tregon me fakte atë që ndodhi ndërmjet Shën Columbas dhe përbindëshit të Loch Ness sepse lidhur me Shën Columbas ka dhe shumë tregime të tjera të mbinatyrshme që nuk japin të dhëna për ditët e sotme.

Mbi të shenjtin nuk ka të dhëna të tjera rreth sulmeve të këtij përbindëshi.
Të gjitha ç’ka shkruhej mbi këtë përbindësh lidhej me mrekullitë e shënjtorit dhe emri Loch Ness ka të bëjë me vendin ku ka jetuar shënjtori afër këtij liqeni.

1871. Një tjetër sinjalizim është ai i tetorit 1871 nga D.Mackenzie i cili kishte përshkruar se kishte parë diçka që levizte ngadalë e më pas me shpejtësi të madhe e shtyrëse, që kish ndaluar në vende të ndryshme.

Mbas 1871 nuk pati më paralajmërime dhe mendohet se ka qënë një shpifje.

1933. Pavarësisht sinjalizimeve të ekzistencës së kësaj kafshe para shek XVI, më 22 korrik 1933 kemi sinjalizimin më të afërt nga një çift anglez.

George Spicer dhe gruaja e tij e kishin parë këtë kafshë të jashtëzakonshme të prejë rrugën para makinës së tyre.Ata e përshkruajtën krijesën me një trup shumë të madh ( 2m gjërësi dhe 8m gjatësi).

Kishte qafë të ngushtë e të hollë si hunda e elefantit dhe e gjatë mund të ishte afërsisht 3.0-3.7m dhe gjithashtu kishte shumë vija të valëzuara. Ato nuk panë gjymtyrë për shkak të errësirës ku portreti i kafshës nuk shihej mire.

Ai kaloi rrugën nga liqeni 200 m larg duke lënë vetëm një gjurmë rrënjësh të thyera në sipërfaqe.
Në gusht të 1933 një motoçiklist i quajtur Arthur Grant pohoi se ka qënë afër krijesës ndërkohë që po bënte “Abriachan” në verilindje të liqenit rreth orës 1 të mesnatës.

Ai pa një kokë të vogël mbi një qafë të gjatë,krijesa e pa dhe kaloi rrugën drejt liqenit.
Grant e ndoqi atë por nuk arriti ta shihte nga afër,por ndoqi vetëm gjurmët e lëna prej saj. Megjithatë disa besojnë se kjo mund të ishte një shaka e Grant.

Një sinjalizim tjetër i 1933-it është ai i një shërbëtoreje të quajtur Margaret Munro. Ajo pohoi se e ka parë krijesën prej 20 minutash rreth orës 6:30 të mëngjesit të 5 qershorit, ku e ka parë rreth 200m nga bregu. Ajo e përshkruajti se kish lëkurë si të elefantit,me qafë të gjatë, kokë të vogël dhe dy gjymtyrë si ato të një delfini.

Tregimet e saj mbarojnë kur krijesa zhytet në uje.

Sinjalizime sparodike vazhduan deri më 1963 me një filmim jo shumë të mirë të kafshës e marrë nga një largësi e madhe.

1943. Në maj të 1943 C.B Farrel i Royal Observe Corps merrej me çështjen e Nessit.Ai ishte 230m larg që të mund ta dallonte me sy krijesën që ishte sipas tij e gjatë 6-9m dhe me një qafë 1.2-1.5m jashtë ujit.

1950. Në dhjetor të 1950 është konstatuar një zhurmë e çuditshme e marrë nga një anije peshkatare Rival 3.Gjithashtu u dëgjua dhe një zë i largët nga një krijesë 146m larg varkës.Varka ka humbur kontaktet për një gjysmë milje por më pas u rikthye përsëri.

Shumë rrëfime dhe teori janë dhënë për përbindëshin e Loch Ness por akoma deri më sot nuk është vërtetuar asnjëra prej tyre.Filmimet dhe fotografitë janë shumë të hershme dhë të padalluara mirë,por liqeni i Loch Ness pas krijimit kaq të bukur të kësaj historie ka marrë një famë të jashtëzakonshme në mbarë Botën.

Por pyetja vazhdon e mbetet: A ka ekzistuar përbindëshi i Loch Ness ? Pas shumë vitesh vjen përgjigja:JO.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:56

Kurrë mos thuaj “ABRAKADABRA” !

Duke thënë këtë fjalë,thonë specialistët në fushën e shkencave të kultit,ju pa dashur ,mund ti hapni derën forcave të ferrit dhe të ndodheni nën pushtetin e demonëve të frikshëm të cilët mund të prishin në mënyrë të pakthyeshme jetën tuaj.

Ndryshe nga mendimi i përhapur gjërësisht,”Abrakadabra” nuk është një fjalë pa të keq që nënkupton gjëpura pa vlerë. ”Kjo fjalë është një mallkim i lashtë magjik, me anën e të cilit thërriteshin forcat e fuqishme të botës së përtejme”- thotë eksperti anglez në fushën e studimeve paranormale Roger Nedfield.

Në gojën e një okulisti me përvojë,kjo fjalë mund të jetë një mjet drejtimi mjeshtëror të këtyre forcave për të kryer punë të mira dhe të liga. Kurse për njeriun e panjohur me të fshehurat e ezoterikës dhe që e thotë këtë fjalë ashtu kot,pa e menduar gjatë, ajo mund të ndjellë një ogur të keq.

Prejardhja e saktë e fjalës “Abrakadabra” nuk dihet.Ajo përmëndet për herë të parë në shkrim në poemat e autorit latin të shekullit II, Kuint Sever Saminok, megjithëse linguistët thonë se ajo është shumë më e vjetër.

Kjo fjalë është gjysëm polindromë,që do të thotë se lexohet njëlloj si nga e majta në të djathtë, ashtu dhe nga e djathta në të majtë. Kuptimi i saj ështtë...pafundësia.

Mjekët në Romën e lashtë e përdornin këtë fjalë për të kuruar ethet dhe dhimbjen e dhëmbëve. Në një pergamenë në formë trekëndëshi fillimisht shkruan të gjithë fjalën e plotë, pastaj në çdo rradhë hiqnin nga një gërmë nga fundi, derisa mbetej gërma “a”.

Pergamenin më pas e mbanin si hajmali.

Kaluan shekuj: Njerëzit e harruan përdorimin me vend të kësaj fjale.Madje ndodhte që njerëzit ta përdornin atë për t’u tallur,teksa rezultatet qëllonin të ishin tragjike.

Po ju përmend disa prej tyre:
Në vitin 1975 në Angli,daja i një vogëlusheje 7 vjeçare po i tregonte të mbesës ditën e lindjes, disa numra shpejtësie. Ai nxorri nga kapelja e vet një lepur, tha fjalën e ndaluar dhe ... papritur u zhduk në ajër. Ai u shfaq sërish vetëm pas 4 vitesh, larg shtëpisë, në një kontë tjetër me emrin Devonshire.

Flokët e burrit 36 vjeçar ishin bërë borë të bardha dhe vazhdimisht mërmëristë dicka për “botën e demonëve”.

Në vitin 1981 Pronari i një firme në Demojna shteti i Ajoua në ShBA, i cili tregtonte materiale hidrosanitare,rastësisht nxorri si padashur nga goja këtë fjalë enigmatike,tek lëvdonte juristin e vet i cili i bënte bisht me ustallëk pagesave të tatimeve dhe fjala e mallkuar solli një sulm të tillë të demonëve mbi fabrikë sa ajo u boshatis e tëra dhe si përfundim pronarit iu desh ta mbyllte.

Në vitin 1998,në Australi një djalë 5 vjeçar po luante me një lodër fëmijësh që quhej “thesi magjik” të cilin ia kishin dhuruar për Krishtlindje. Djalit se si i doli pa dashur nga goja fjala “Abrakadabra” dhe papritur shtëpia u mbush me krijesa të mëdha dhe të frikshme, të cilat e rrëmbyen nënën e tij dhe u zhdukën së bashku një herë e përgjithmonë.

Mendohet se të ligën e ndjell jo vetëm shprehja e kësaj fjale por dhe ndërthurja e saj me faktorë të tjerë magjikë. Nëse ju e thoni rastësisht fjalën “Abrakadabra” njëherësh ,me katër njerëz të tjerë të qytetit tuaj, duke formuar kështu një pentagram, prisni fatkeqësi të mëdha.

Unë nuk e njoh mekanizmin e veprimit të mallkimeve të lashta prandaj ju këshilloj të mos e thoni dhe të mos e shkruani kurrë këtë fjalë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:56

Qyteti i misterit !

Bridgend, qyteti me 40 mijë banorë, nuk ndryshon shumë nga vendet e tjera të Uellsit. Pak diell, shumë shi, duket sikur koha nuk kalon kurrë. Emri i tij nuk përmendej edhe aq deri ditën e tmerrshme të 27 janarit 2007.

Që nga ajo kohë, kur në këtë qytet vdiq djali i parë, emri Bridgend simbolizon një të keqe të madhe, madje dikush e pagëzoi me emrin "Death Town", qyteti i të vdekurve.

Në 18 muaj, 22 djem e vajza, me moshë përkatësisht nga 15 deri në 27 vjeç, kanë vdekur njëri pas tjetrit të varur me një litar të zi, çështje kjo e prekur vetëm nga mediat dhe jo nga familjarët e viktimave.

Sipas hetimeve të bëra, autoritetet vendase kanë zbuluar se shumë prej viktimave njiheshin me njëritjetrin. Ata kishin në kontakt përmes internetit, si Bebo apo Facebook. Ndaj, në momentin e parë,shumë persona, përfshi edhe policinë, besuan se pas gjithë kësaj fshihet diçka.

"Thuhet se të gjithë ata që kanë vdekur kishin lënë takim me njëritjetrin. Të gjithë së bashku kishin bërë një pakt sekret përmes internetit", ndoshta në kërkim të një masakre të famshme.

Por kur u bënë krahasimet, njerëzit filluan t'u drejtoheshin gazetave, pasi mund të ishte sajuar gjithçka dhe të kishin krijuar një fenomen emulacioni.Ngjarja shokuese, titulluar "vrasjet e Bridgend", është publikuar edhe në internet.

Sot, autoritetet vendase dhe familjet e viktimave kërkojnë që të mos flitet më për këtë histori. "Nuk fshihet asgjë pas kësaj. Na lini të qetë në dhimbjen dhe komunitetin tonë".

Numri i djemve dhe vajzave që kanë vdekur është aq i madh, saqë edhe gazetat nuk dinë më ta përcaktojnë.Disa thonë 21, disa të tjerë 22. Shifrat janë falsifikuar nga rindërtimi i fenomenit.

Për shembull,shumë njerëz nuk e kanë llogaritur djaloshin Anthony Martin, 19 vjeç, i vetmi që nuk ishte as shok e as i afërm me viktimat e tjera. Anthony vdiq duke u vetëvarur në dhomën e tij të gjumit, në prill të 2007-ës.

Totali mund të nxirret duke llogaritur gjithë banorët e komunës.Një tjetër viktimë që i është shtuar listës së gjatë është edhe Carwyn Jones, baristi 28-vjeçar, i cili jetonte në Bettws. 28-vjeçarin e gjetën të varur në një pemë, të hënën e kaluar. E njëjta gjë i kishte ndodhur edhe shokut të tij, Neil Owen, 26 vjeç, i cili kishte pasur të njëjtin fund para pak ditësh.

Djemtë ishin rritur së bashku në të njëjtën lagje me Sean Rees, 19 vjeç i cili vdiq tetë javë më parë. Për çështjen në fjalë u ngrit edhe një komision, i cili u përpoq të vërtetonte nëse mediat kishin abuzuar, por përfundimi ishte negativ, madje shokues.

Kërkohej patjetër të mësohej se duke ndjekur një lajm që nuk ekzistonte, mos ndoshta ishte krijuar një fenomen, që deri në fund të shekullit XIX është njohur si "Efect Werther", duke iu referuar romanit të Gëtes, që është shoqëruar me një numër shumë të madh vetëvrasjesh të të rinjve në Evropë.

Më 1844-ën, Amariah Brigham,themeluesi i rivistës "American Journal of Insanity", shkruante:"Që vetëvrasjet po e rrisin numrin e viktimave çdo ditë, kjo është evidente.

Si masë parandalimi, u sugjerojmë mediave të mos i publikojnë detajet e këtyre ndodhive.
Është vërtetuar edhe shkencërisht, që shpesh vetëvrasja kryhet edhe për efekt imitimi. Një paragraf i shkurtër në gazetë mund t'ua sugjerojë gjestin në fjalë miliona personave".

Duket se gjithë gazetarëve që u ka rastisur të kalojnë nga ato anë u bëhet e njëjta pyetje: Ç'kërkoni ende këtu? Dihet se në qytetet e vogla njerëzit e njohin njëri-tjetrin. Të paktën pjesa më e madhe e të rinjve frekuenton internetin.

Përqindja e vrasjeve të të rinjve të Uellsit është shumë më e lartë se mesatarja e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa në Bridgend, një komunë e vogël, që si gjithë të tjerat e përjetoi mbylljen e minierave në vitet '80 si një dramë kolektive, numri vdekjeve është edhe më i lartë se mesatarja e Uellsit : 43 në 100 mijë çdo vit.

Gjithsesi, përgjigjja e kësaj tragjedie është e frikshme. Ja ç'pëshpërit një 17-vjeçare, e cila nuk duket shumë e trazuar nga fjalët e saj: "Sipas meje, të gjithë djemtë e vajzat që kanë vrarë veten, kanë bërë mirë, sepse në këtë vend nuk ke çfarë të bësh". Ç’ngjet vallë në këtë vënd ???

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:56

Supernova – Sekretet e Galaktikës sonë !

Prej kohësh astronomët bëjnë pyetjen se pse disa yje e përfundojnë ekzistencën e tyre me një shpërthim supernove? Këto shpërthime janë një nga fenomenet astrofizike më komplekse që njihen deri më sot,gjë e cila e bën të vështirë përshkrimin me një model të thjeshtë.

Pak nga pak shkencëtarët i kanë perfeksionuar modelet e tyre teorike dhe kohët e fundit kanë arritur të simulojnë shpërthimet e dy llojeve supernovash.

Çelësi ishte të koordinoje të tria dimensionet e hapësirës me një detaj të mjaftueshëm për të përshkruar dinamikën e flukseve me një shpejtësi të madhe. U zbulua se shpërthimet, të cilat mund të jenë tepër asimetrike, shkaktojnë një ripërzierje të fuqishme të materies së prodhuar, duke llogaritur këtu edhe elementet e reja kimike të sintetizuara përgjatë këtij fenomeni.

Përveç tyre,shpërthimi gjeneron një yll neutronesh,të cilit i shkaktohet një kundërgoditje aq e dhunshme, saqë mund ta hedhë përtej hapësirës me një shpejtësi të madhe.

A ekzistojnë supernovat me formë josferike?

Në kërkime të ndryshme janë marrë në konsideratë spektrat relativë të hapave të fundit në shpërthimet e 18 supernovave dhe kështu është mundur të përcaktohet se si asimetria është një karakteristikë mbi të gjitha e supernovave të privuara nga hidrogjeni dhe më shumë në veçanti e atyre të cilat shfaqin fenomenet “brust” të rrezeve gama. Një gjeometri asimetrike është një “firmë” për disa lloje supernovash.

Sipas modeleve aktuale të evolucionit yjor, yjet e dendura, pra ato me një masë më të madhe se 8-10 masash diellore, e përfundojnë ekzistencën e tyre kur karburanti nuklear në rajonet më tëbrendshme ka mbaruar plotësisht dhe në këtë mënyrë presioni nuk mund më të kundërbalancojë shtytjen e gravitetit.Bërthama e tyre shkatërrohet duke i lënë vend një ylli neutronesh, ose një vrime të zezë.

Energjia gravitacionale e shkatërrimit prodhon një shpërthim, i cili përhap në hapësirë atë çfarë ka mbetur nga ylli, një fenomen ky që konsiderohet, të paktën deri më tani, si një supernovë.

Të ashtuquajturat supernova, me shkatërrim të bërthamës klasifikohen në bazë të sasisë së hidrogjenit që ndodhet në momentin e shpërthimit: yjet që prodhojnë supernova në një spektër të pasur me hidrogjen klasifikohen si supernova të tipit II. Kështu me radhë ekzistojnë yje të cilat humbasin pjesën më të madhe të sasisë së hidrogjenit.

Këto përbëjnë disa kategori: supernovat e tipit IIb (të pasura me helium, por akoma tregojnë shenja hidrogjeni), ato të tipit Ib (të pasura me helium, por të privuara nga hidrogjeni) dhe në fund ato të tipit Ic (nuk përmbajnëas helium e as hidrogjen).

Një problem i rëndësishëm, por akoma i pazgjidhur, i përket mënyrës në të cilën energjia gravitacionale e kolapsit konvertohet në shtresën e jashtme gjatë shpërthimit të supernovës: në disa raste të kohëve të fundit mendohet se ndoshta bëhet fjalë për shpërthime jo sferike.

Të arrish të përcaktosh gjeometrinë e shpërthimit dhe mbi të gjitha kur duhet të përcaktosh edhe tipin e supernovës është diçka e vështirë, por gjithsesi duhet të përcaktohet medoemos nëse gjeometria është e përbashkët me të gjitha “CC-SNe”, apo varet kundrejt tipologjisë së tyre.

Supernova më e re e galaktikës sonë.Kërkuesit e Universitetit të Karolinës së Veriut kanë zbuluar supernovën më të re në moshë në të gjithë galaktikën tonë. Me një moshë jo më shumë se 140 vjeçe dhe rreth 200 vjet më e re se supernova që pretendohej se ishte më e reja përpara zbulimit të kësaj të fundit.

Merita e zbulimit, që mund të hapë një rrugë më të mirë në studimin e shpërthimeve yjore, i përket Stephen Reinolds,një astrofizikan, i cili ka drejtuar një grup studiuesish në studimet e një hipoteze kërkimore, që aludonte se një objekt yjor i njohur me siglën G1.9+0.3 mund të jetë ajo çfarë ka mbetur nga një supernovë e re.

Duke ekzaminuar imazhet e objektit të marra në vitin 2007, falë “Chandra X-Ray Observatory” i NASA-s dhe duke i krahasuar me ato relative të të njëjtit objekt të marra në vitin 1985, falë “National Radio Astronomy Observatory”, u bë e mundur jo vetëm të konfirmohet hipoteza rreth natyrës së objektit, por edhe të verifikohej se si dimensionet e saj janë rritur rreth 16 për qind në këto 22 vitet e fundit, gjë e cila sugjeron se shpërthimi fillestar ka ndodhur vetëm 140 vjet më parë.

Supernovat janë fryt i shpërthimeve yjore, të cilat mendohet se vënë në lëvizje “ciklet e jetës” në galaktika. Një shpërthim i një supernove, në fakt,shpërndan në hapësirë metale të rënda,rreze kozmike dhe pjesëza me një energji të lartë, duke kontribuuar në krijimin e yjeve të reja.

Drita e këtyre objekteve mund t’u fshihet kollaj teleskopëve modernë të astronomëve nga sasia e madhe e pluhurit dhe gazrave ndëryjorë.

Teleskopët me rreze X, gjithsesi janë në gjendje të tregojnë valët radio dhe radioaktivitetin me energji të lartë të çliruar nga supernovat, duke lejuar të vëzhgohen edhe shpërthimet më të fshehura. Sipas Reinolds, supernova G1.9+0.3 është ajo më e fshehura nga të gjitha supernovat e tjera të galaktikës sonë.

Nëse nuk do të ishte për të gjithë këtë materie ndëryjore, e cila ndërvepron mes nesh dhe objekteve yjore, supernova do të ishte vëzhguar si një yll i ri në rrjetin yjor të Shigjetarit që në vitet ndërmjet 1870 dhe 1900.

Sigurisht që kemi të bëjmë me mbetje shumë më të hershme dhe duhet kohë e punë për të vëzhguar ndryshimet më të vogla. Supernova më e shndritshme. Me një dritë të paktën njëqind herë më të madhe se një supernovë e zakonshme, ajo e vëzhguar vitin e kaluar, SN2006gy, ka vënë në provë modelin aktual të formimit të këtyre ngjarjeve kozmike spektakolare.

Tashmë Stan Sozlei, astrofizikan në Universitetin e Kalifornisë në Santa Kruz, ka zhvilluar një ide, e cila mund të shpjegojë formimin e asaj që deri më tani është supernova më e fuqishme.

Siç edhe shpjegon në artikullin e publikuar kohët e fundit në revistën “Nature”, do të bëhej fjalë për një yll tepër të dendur, i cili do të shkaktonte jo një, por shumë shpërthime të mëdha.

“Thjesht mendojmë për një supernovë si në vdekjen e një ylli, por në këtë rast vetë ylli mund të shpërthejë rreth dyzet herë”, shpjegon Uozlei.

Shpërthimi i parë do të shpërbënte shtresat e jashtme të yllit, duke prodhuar një fluks radioaktiviteti të shndritshëm, jo më të madh se ajo e një supernove me përmasa mesatare.

Por, një shpërthim i dytë do të shkatërronte një shtresë më të thellë se ajo sipërfaqësore e yllit, e cila, duke u përplasur me shtresën sipërfaqësore, do të përhapej me një shpejtësi më të madhe, duke prodhuar një dritë akoma më të fortë.

Dy shtresat janë përplasur me njëra-tjetrën në një distancë e cila lejon konvertimin në dritë të të gjithë energjisë kinetike, duke e bërë fenomenin njëqind herë më të shndritshëm se një supernovë e zakonshme.

Në fakt,një supernovë normalisht konverton në dritë vetëm një për qind të energjisë
kinetike, e cila shpërndahet shumë shpejt, duke bërë që drita të mos humbasë shpejt.

Ky mekanizëm kërkon një yll tepër të dendur, nga 90 deri në 130 herë më shumë se masa e Diellit. Kur një yll i afrohet vërtet fundit të jetës së tij, temperatura e bërthamës ngrihet aq shumë, saqë një pjesë e energjisë konvertohet në kopje elektronesh.

Ky rezultat është një fenomen i quajtur “jostabilitet çifti”, në të cilin konvertimi i radioaktivitetit energjetik në kopje elektronesh përcakton një rënie të presionit të radioaktivitetit. Kur bërthama tkurret,stabiliteti përkeqësohet, derisa ylli bie në kolaps, duke djegur lëndët e tij në mënyrë të dhunshme e duke krijuar shpërthime të njëpasnjëshme.

Në fund, ylli shpërbëhet me një presion të lartë, por jo në masën sa të vetëshkatërrohet totalisht.Në rastin e yjeve, prej 90 deri në 130 herë më të dendur se masa diellore, fenomene të tilla janë të zakonshme. Në galaktikën tonë, yjet e dendura janë shumë të rralla, por mendohet se miliona vite më parë ato kanë qenë mjaft të shpeshta.

Falë informacioneve të mbledhura nga një seri teleskopësh në Tokë, një grup kërkimor i vëzhguesit hapësinor me rreze X “Suzaku” i Agjencisë Hapësinore Japoneze (JAXA) dhe asaj të NASA-s, kanë hedhur dritë mbi disa nga objektet më energjike të galaktikës sonë, të ashtuquajturit “gjeneratorë të energjisë komike”, në gjendje të përshpejtojnë pjesëza elementare deri në shpejtësinë e dritës. Studimi i këtyre objekteve është një nga sfi dat më të forta të astrofizikës aktuale.

Këto objekte misterioze janë zbuluar vetëm disa vite më parë nga një rrjet i përbërë prej katër teleskopësh evropianë të vendosur në Namibia,i njohur me emrin “High Energy Stereoscopic System (HESS). Falë këtyre teleskopëve janë zbuluar gjithashtu rreze gama tepër energjike, të cilat vijnë nga hapësira të largëta.

Rrezet gama thithen nga gazra që ndodhen në shtresën më të lartë të atmosferës tokësore.Kur ndërveprojnë me molekulat që ndodhen në atë shtresë,formojnë pjesëza subatomike,të cilat prodhojnë radioaktivitetin karakteristik “Chernekov”.

Gjithashtu, është e mundur vetëm prej këtyre teleskopëve të përcaktohet jo vetëm ky radioaksion blu, por edhe drejtimi i tij, dendësia e sigurisht vendndodhja e burimit. Edhe pse ky kërkim kishte një sukses të plotë, imazhet e HESS nuk ishin mjaft të qarta, në mënyrë që të përcaktonin me saktësi vendin ku përshpejtoheshin pjesëzat dhe as mekanizmin e atij lloji përshpejtimi.

Për të arritur një gjë të tillë janë vënë në punë instrumente të vëzhguesit “Suzaku”.

Ideja fi llestare ishte se cilido objekt në gjendje të prodhojë radioaksion gama me një energji të lartë, mund të prodhojë edhe rreze X dhe “Suzaku” është veçanërisht i ndjeshëm ndaj rrezeve X me energji tepër të lartë.

Kur teleskopët e “Suzakut” u drejtuan drejtë burimit HESS J1837-069, u zbulua se si spektrii tij X ishte mjaft i ngjashëm me spektre plerionesh analogë, të pushtuar nga gazi i magnetizuar dhe me një temperaturë të lartë,që i kanë origjinat kur era e një pulsari ndërvepron me atë çfarë mbetet nga një supernovë që ka shperthyer.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:56

A vdiq me të vërtetë Elvis Presley ?

Elvis Aaron Presley (8 janar 1935-16 gusht 1977).Ndonjëherë shkruhej Aaron, ishte këngëtar, muzikant dhe aktor amerikan.Ai është një ikonë e kulturës. Shumica e cilësonin si mbreti i Rock and Rollit ose thjesht “Mbreti”. Presley e filloi karrierën e tij me një performancë të Rockbillyt me një përzierje të County dhe RnB.

Përzierja e muzikës black and white e bëri atë shumë të famshëm dhe polemizues. Gjë që i bëri performancat e tij të pandaluara në skena e televizione.Ai bëri këngë Rock and Roll si : “Hand Dod” dhe “Failhouse Rock” ku më pas realizoi stilin e tij.

Presley kishte një zë të shumëanshëm dhe një sukses të pazakonshëm që konpensonte zhanret e tij,përfshirë këtu zhanrin fetar, bluz, baladat dhe popin. Nga të dhënat ai është i vetmi performues që ka stimuluar 4 lloj muzikash të famshme.

Më 1960 Presley bëri pjesën më të madhe të 33 filmave të tij si dhe pjesën më të madhe të përmbledhjeve jo të mira muzikore. Më 1968 ai iu kthye muzikës live në ekranet e televizorit si dhe performancave në ShBA sidomos në Las Vegas. Gjatë gjithë karrierës së tij ai i bëri njerëzit që ta adhuronin, mori qortime televizive dhe shiti shumë disqe.

Ai ishte një ndër shitësit më të mëdha të disqeve dhe artisti më me influencë në historinë e muzikës. Problemet shëndetësore, fatkeqësisht në moshë të re, shumë turne muzikore, recetat mjekësore të pafund bënë që ai të vdesi në moshën 42 vjeçare.

Por a vdiq me të vërtetë mbreti i Rock and Rollit ? Rënia! Keqësimi i Presleyt vazhdoi. Një gazetar deklaroi: Elvis Presley u bë një karikaturë groteske e performancave energjitike të tij, ai ishte i aftë ta shtynte shumë veten e tij në koncerte të pakta.

Në Aleksandri të Luizianës këngëtari ndenji në skenë më pak se një orë dhe ishte shumë e vështirë ta kuptoje atë. Në Boton Rouge, Presley nuk arriti që të dilte në skenë fare. Ai ishte i paaftë të çohej nga krevati i hotelit, si pasojë turnetë pasardhës u anulluan.

Lidhur me Guralnick fansat u zhgënjyen shumë pasi gjithçka dukej sikur ndiqte Elvisin,bota e të cilit kufizohej vetëm në dhomën dhe librin e tij.

Në Knoxville të Tennessee në 20 maj, nuk kishte shumë pretendime për tu dukur...ideja ishte ta mbaje Elvisin në skenë për aq sa ai të performonte. Pas kësaj Elvisi përpiqej shumë kur jepte spektakle.

Pavarësisht problemeve të dukshme të tij,spektaklet në Ohaio,Nebraska dhe Rapid City qenë të shumta, si dhe regjistrimet e një albumi dhe një speciale në CBS-TV. Në Rapid City ai ishte aq nervoz në skenë sa fliste me shumë vështirësi,si dukej shumë i vuajtur dhe e dinte që në këtë gjëndje ai nuk mund të bënte asnjë lëvizje.

Shkaku i kësaj ishte se Presley rrinte shumë kohë i mbyllur në dhomën e tij duke kujtuar gjëra që ai preferonte,si: skeçet e Monty Python, Obsession, Një paranojë rreth njerëzve, Ngjarje të së ardhmes të cilat kujtonin Smithin e Haward Hughes.

Graceland-vendi ku qëndroi për herë të fundit Elvis Presley.

U publikua një libër ku jepej për herë të parë në detaje marrja e drogës nga Presley. I shkruajtur nga tre pjestarë të mafjes së Memfis, libri ishte një hakmarrje e tyre duke qënë se ishin pushuar nga ai dhe një pretekst për ta kthyer Presleyn në realitet.

Nxjerrja e këtij libri e shkatërroi Elvisin. Në libër kishin folur shokët më të ngushtë të tij, të cilët kishin dhënë informacione mjaft serioze rreth jetës së tij. Ai u tradhëtua nga ata. Performanca e fundit e Elvisit ishte në Indianapolis në skenën e Market Square më 26 korrik 1977.

Një turne tjetër pritej të bëhej më 11 gusht të 1977,por një ditë më parë ai u gjet i vdekur mbi dyshemen e banjos nga e fejuara e tij Ginger Alden në Graceland. Lidhur me investigimet mjekësore, Presley ishte tërhequr zvarrë për disa sekonda para se të vdiste.

Ai zyrtarisht u quajt i vdekur në orën 3:30 në spitalin Baptist Memorial. Në varrimin e tij morën pjesë me mijëra fansa,shtypi dhe yjet e televizionit. Shumë prej tyre shpresonin ta shihnin arkivolin e hapur në Graceland. Ata që mbajtën zi ishin Ann-Margaret (e afërt e Presleyt) dhe ish gruaja.

Presidenti Amerikan i asaj kohe Jimmy Carter dha një deklaratë për shtyp.Ai u varros afër së ëmës në varrezat e Forest Hill në Memphis.

Për herë të parë mendohet se Elvisi ka marrë drogë kur ka qënë ushtar,për të ndenjur zgjuar (anfetamina) dhe këto pilula mendohet se ja ka dhënë Dj.Dewey Philips nga Memphis.

Në librin “Elvisi dhe unë” i shkruar nga gruaja e tij Prishila në 1962 thuhet se ai merrte placidyls në doza të mëdha për të mposhtur pagjumësinë dhe më vonë merrte Dexedrine për të kuruar pasojat e pilulave të para.

Më vonë ajo kuptoi se kishte probleme në jetën e Elvisit me drogat që ai merrte.Psikoloku i tij Dr.George C.Nichopoulos ka thënë:- Elvisi “ra” për shkak se merrte pilula dhe ishte bërë si ata majmunët që nuk rrinë dot pa marrë diçka nga rruga.

Ai mendonte se për sa kohë do të kishte ilaçe dhe drogë do të kishte diçka për çdo njeri.Lidhur me Guralnick: Përdorimi i drogës ishte implikuar rëndë ku u dha mundësia e një shoku anafilaktik i sjellë nga pilulat e kodeinës, nga të cilat dukej se ai kishte alergji.

Në dy raportet që u bënë muaj më vonë u tha me bindje se shkaku primar i vdekjes së Elvisit ishte polifarmacia dhe në tjetrin u zbulua injektimi i drogave në organizmin e Elvisit, me dozë të madhe. Doktorët e ekzaminimeve u morën seriozisht në pyetje.

Doctori i ekzaminimeve Jerry Francisco kish dhënë shkakun e vdekjes ndërkohë që autopsia po bëhej dhe para njohjes së rezultateve toksologjike.Dr.Francisco konstatoi se aritmia kardiake kishte qënë shkaku i vdekjes,gjëndje që shihej kur personi ishte ende gjallë.

Shumë doktorë ishin lajkëtuar dhe kishin marrë dhurata nga Elvisi për ti dhënë pilulat e ndaluara të cilat rezultuan të dëmshme për të. Këngëtari harxhoi vetëm për një vit 1 milion dollarë për drogë dhe doktorë.

Dr.Nichopaulos në 8 muajtë e parë të 1977 i kish dhënë me receta më shumë se 10.000 doza sedative,anfitaminë e narkotikë,të gjitha në emër të Elvisit. Më 20 janar të 1980 u gjet drogë afër tij,por u vendos që nuk ishte etike sepse ai kish pohuar se ishte përpjekur t’ia largonte drogën. Liçenca e tij u pezullua.

Në qershor të 95-s u vërtetua kjo gjë pasi ai i kishte recetuar drogë dhe pacientëve të tjerë. Më 94 autopsia e Elvisit u rihap. Dr Joseph Davis deklaroi:- Asnjë nga këto të dhëna nuk jep vdekjen nga droga, çdo gjë orientohet tek vetvrasja, një akt violent. Megjithëse ka një dyshim të vogël se një përdorim i gjatë droge shkaktoi vdekjen e parakohshme të tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:56

Misteri i vdekjes së Marilyn Monroe !

Marilyn Monroe u gjend e vdekur në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj në Californi nga shërbëtorja e saj Eunice Murray më 5 gusht 1962.

Ajo ishte vetëm 36 vjeçe. Vdekja e saj si zakonisht u deklarua si mbytje me helm nga doktori Thomas Noguchi i departamentit të Los Angelos Country dhe u shënua si vetvrasje për shkak të mungesës së fakteve, por në të vërtëtë nuk u klasifikua si e tillë.

Sipas agjentit Jack Clemmons i zyrës policore të LAPD i cili qe i pari që erdhi në vend ngjarje besonte se ajo qe vrarë.

Funerali

Trupi i Marylin Monroe u varros në një arkivol që në atë kohë quhej “kuti kadillaku”, një kuti “Masterpiece” me argjend të vulosur hermetikisht dhe i lyer me ngjyrë shampanje dhe atllas. Arkivoli u bë nga kompania Belmond në Columbus,Ohio.

Para ceremonisë së varrimit,gjysmën e pjesës së sipërme të arkivolit e kishin lënë të hapur,që ato që e mbanin të mund ti hidhnin një shikim të fundit Marylin Monroes.Whitney Snyder ishte marrë me rregullimin e fytyrës së saj, një premtim që ai i kishte bërë Monroes nëse ajo do të vdiste para tij.

E veshur me fustanin e saj të preferuar jeshil të Emilio Pucci ajo mbante një buqetë me trëndafila rozë.Ceremonia u mbajt në Westwood Memorial Park Chapel në Hollywood dhe vetëm 25 njerëz mund të merrnin pjesë.

Aty ishin: mësuesi i saj i aktrimit Lee Strasberg dhe Judy Garland që luajti në fund të ceremonisë këngën “Over the rainbaw”. Ajo u varros në varrezat e Corridor of Memories në West Village Memorial Park të Californisë në një dhomë nëntokësore.

Investigimet e fundit rreth Monroes

Lidhur me minibiografinë e bërë nga Rachael Bell ku thuhet se ajo mund të ketë vdekur nga marrja e një doze të madhe sedativësh, që Monroe i merrte të recetuara nga doktori i saj Ralph Greenson për të fjetur gjumë, si dhe për shkak të realizimit të projektit të tij për ti dhënë pacientëve një lloj ilaci (Nembutal) me përbërje acidi (sedativ+drogë) për të fjetur gjumë.

Në biografinë,Donald Spato më 2001 punoi mbi teorinë se doktor Greenson nuk ishte në dijeni se kolegu i tij doktor Hyman Engelberg i kish recetuar Monroes një ditë më parë këtë lloj ilaçi, kështu që aktorja e kish pirë gjatë gjithë ditës këtë ilaç me doza të mëdha ku sëbashku me klorhidritin që iu dha asaj mund të ketë bërë një reaksion fatal. Bell shkruante rreth një versioni të vdekjes.

Doktor Greenson kish punuar me doktor Engelbergun për ta mbushur Monroen me këtë sedativ që i pirë me klorhidrit e vinte atë në gjumë. Milton Rudi pohoi se Greenson tha diçka të rëndësishme natën kur vdiq Monroe :- Dreqi ta hajë. Nuk e kisha idenë për këtë ; pasi ai ia kish recetuar ilacet Monroes. Bell doli në konkluzionin se vdekja e Monroes ishte një gabim tragjik mjekësor.

Deklaratat e John W.Minner

Më 5 gusht 2005 gazeta Los Angelos Times publikoi një të dhënë të prokurorit John W.Minner i cili kishte qënë prezent në autopsi. Ai pohoi se ajo nuk ishte vetvrarë dhe jepte prova audioie ç’ka i kish thënë Greenson atij rreth kësaj çështjeje.

Investigimet 48 orëshe të CBS

Në prill të 2006 Cbs 48 orë prezantoi një reportazh rreth investigimeve të vdekjes së Monroes nga biografia e gazetarit Anthony Summers.

Nëpërmjet Summerit,48 orë arriti të kishte akses mbi regjistrimet audio të bëra nga investigatorët, ku jepej si shkak i vdekjes, vrasja. Investigime këto të bëra në 82 nga detektivi Anthony i departamentit të Los Angelos.

Lidhur me të dhënat e Summerit, Monroe kishte marëdhënie dhe merrte pjesë në evente të ndryshme, si në shtëpinë e bardhë,në plazhin e santa monicas, në Californi tek aktori Peter Lawford, gjithashtu me presidentin amerikan John F.Kennedy dhe me gjeneralin Robert Kennedy.

48 orë reportoi mbi disa të dhëna të FBI se kishte një lidhje dashurie midis saj dhe presidentit. Megjithatë të pakonfirmuara. Lidhur me dokumentacionin e FBI Monroe konsiderohej e rrezikuar.

Në Mars të 62 ajo shkoi në Meksikë për pushime. Pas kësaj u hap një çështje për të nga FBI.
Sipas Summer, si kundër imazhit të saj si bjonde moskokëçarëse, Monroe ishte e pasionuar nga politika si dhe kish biseduar me presidentin Kennedy 3 muaj para se të vdiste rreth testeve atomike,para krizës Kubane.

Duke u mbështetur tek programet televizive, Lawford u tha policëve se ai kish folur në telefon me të, para se ajo të vdiste,sipas tij ajo dukej jokoshiente dhe e stresuar duke i thënë: “Thuaj lamtumirë Jackut”,”Thuaj lamtumirë vetes tënde”. Thuhej se telefonatat e saj të fundit ishin fshirë,gjë që ndjellte dyshime.

Mike Carroll asistent i detektivit Anthony i cili ndoqi investigimet në 82 tha se nuk gjeti ndonjë fakt të një krimi zyrtar dhe pohoi se vetvrasja ishte i vetmi shkak i vdekjes.Ai shtoi se shishet ishin aty,ajo nuk ishte koshiente.Ajo kishte një histori overdoze mbrapa.Në fakt Monroe jo vetëm që kishte një histori overdoze,por gjithashtu qe rikthyer disa herë nga vdekja.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:56

E vërteta mbi vdekjen e Adolf Hitlerit !

Të gjithë pranuan faktin se Adolf Hitler u vetvra të hënën e 30 prillit 1945 duke u vetgoditur e helmuar me Cianid.

Këto dy metoda të vetvrasjes dhe rrethana të tjera bënë që të dyshohej e të flitej se Adolf Hitleri mund të ketë mbijetuar në fund të Luftës së dytë Botërore nëpërmjet spekulimeve rreth tij.

KGB/FSB Ruse konfirmoi pranimin e gjërë të versionit të shkruar nga Hugh Trevor-Roper në librin e tij “The last days of Hitler” (Ditët e fundit të Hitlerit) publikuar më 1947. Arkivat Ruse sidoqoftë nxorrën në dritë ç’ka mund ti ketë ndodhur viktimës së tij.

Vetvrasje

Hitleri u vendos në rezidencën e Fuhrerbunker më 16 janar 1945 ku dhe kryesoi në shpërbërjen e shpejtë të Rajhut të tretë,ndërkohë që aleatët përparonin nga të dyja anët, si atë lindore dhe atë perëndimore. Jo më herët se prilli forcat sovjetike u futën në Berlin duke përparuar drejt qëndrës së qytetit ku dhe lokalizuan dhe Kancelarinë.

Më 22 prill Hitleri pësoi atë që historianët më pas e quajtën krizë nervore,ndërkohë që po zhvillonte një nga konferencat ushtarake të tij duke e ditur se disfata ishte e pashmangshme dhe Gjermania po humbte luftën. Ai shprehu qëllimin për tu vetvrarë dhe më vonë i kërkoi doktorit Werner Haase ti rekomandonte një metodë të sigurtë vetvrasjeje. Haase i sugjeroi një kombinim midis një doze cianidi dhe një gjuajtje pistolete në kokë.

Hitleri arriti që të merrte disa kapsula cianidi nëpërmjet SS.

Ndërkohë më 28 prill Hitler mësoi se Heinrich Himmler kish qëllime negocimi në rrugë të pavarur për të bërë traktat paqeje.Hitleri i besoi vërtetësisë së këtij traktati dhe filloi të shfaqë shenja paranoje. Kështu ai nuk kishte më besim në ato kapsula.

Për të verifikuar potencialin e tyre ai urdhëroi doktor Haasen ti provonte ato tek qeni i tij Blondi,i cili ngordhi duke treguar rezultatin.

Në mesnatën e 20 prillit Hitleri u martua me Eva Brawn me një ceremoni të vogël civile.

Antony Beevor tregon se pas një gostie modeste me gruan e tij Hitleri thirri sekretaren Trandl Junge në një dhomë tjetër ku shprehu dëshirën e fundit si dhe nënshkroi testamentin. Ai e firmosi këtë dokument në orën 4:00 e u tërhoq në shtrat (disa besonin se ai e firmosi testamentin direkt pas martesës, por shumica bësojnë në versionin e parë).

Hitleri dhe Brawn jetuan bashkë si burrë e grua në bunker më pak se 400 orë. Vonë, në mëngjesin e 30 prillit kur sovjetikët ishin vendosur vetëm 500 metra larg bunkerit,Hitleri pati një takim me gjeneralin Helmuth Weidling, komandant i mbrojtjes i cili informoi Hitlerin se garnizoni i Berlinit mund të thyhej atë natë.

Në këto rrethana Weidling i kërkoi Hitlerit një kërkesë që të tërhiqej,një kërkesë kjo që kish rezultuar e pasuksesshme kohë më parë.Hitleri nuk i ktheu përgjigje në ato momente,kështu që Weidling u kthye në lagjen e tij në Bendlerblack kur rreth orës 13:00 ai mori lejen e Hitlerit për armëpushim.

Hitleri bashkë me dy sekretaret dhe shefin e tij personal hëngrën drekë me bazë spaghetti,më pas ai dhe Eva i dhanë lamtumirën pjestarëve të Fuhrerbunker, shokëve të punës, përfshirë këtu familjen Goebbels, Barman, sekretarëve si dhe disa oficerëve të ushtrisë.Rreth orës 14:30 Adolfi dhe Eva shkuan në zyrën personale të tij.

Më vonë u raportua se u dëgjuan disa të shtëna rreth orës 15:30 (djali i vogël i Goebbels kish deklaruar se ai dëgjoi një zhurmë që ngjante me atë të një bombe ose “Adircthit” - gjuajtje me një të shtënë).

Pas disa minutash shërbëtori Heiz Linge bashkë me Barman hapën derën e studios.Më pas Linge vuri re një erë në formën e cianidit.Bashkëshortët qëndronin të ulur në një divan të vogël.

Eva ndodhej në të majtë kurse Hitleri në të djathtë. Hitleri dukej qartë se i kish gjuajtur vetes në të djathtë të kokës me një pistoletë të tipit Walther PPK 7.65mm e cila qëndronte në këmbët e tij.

Nga koka e Adolfit rridhte gjak prej të cilit ishte krijuar një pellg i madh në të djathtë të divanit si dhe në dysheme.Eva nuk kishte asnjë shenjë gjuajtjeje,kështuqë Linge dyshoi se ajo kishte helmuar veten.

Disa dëshmitarë treguan se trupat e tyre u nxorrën në sipërfaqe nëpërmjet disa tuneleve sekrete të bunkerit dhe në kopshtin pranë Kancelarisë ata u lyen me benzinë dhe u dogjën nga Linge dhe pjestarë të tjerë të personelit të SS. Më vonë Linge dhe rojet e SS vunë re se trupat e tyre nuk u dogjën plotësisht si pasojë e predhave sovjetike që po qëllonin mbi bunker.

Dhe pse ato u përpoqën që ti kremonin trupat e tyre nuk arritën plotësisht. Më vonë ajo që mbeti nga to u mbulua nga një shpërthim i madh bombe mbas orës 18:00.

Braktisja e hirit në lumin Elba

Më 1969 një gazetar sovjetik,Lev Bezinsky,arriti të publikojë një reportazh mbi autopsinë e trupave, por për shkak të një mosinformimi të mirë historianët e quajtën të mosbesueshëm. Megjithatë në 1993 KGB/FSB regjistruan të dhënat e autopsisë. Duke u mbështetur mbi këtë historianët arritën në konsesus rreth ç’ka ndodhi me trupat e Hitlerit dhe Braunit.

Trupat e ushtrisë së kuqe sulmuan kancelarinë afërsisht rreth orës 23:00,rreth 7 orë e 30 minuta pas vdekjes së Hitlerit. Më 2 maj mbetjet e Hitlerit, Evës dhe qenve të tyre u gjetën në një rrënojë gërmadhash nga Ivan Churakov,pjestar i korpusit të 19 Rifle ose ndryshe SMERSH.

Pas autopsisë (e cila nuk lejohej që të publikohej nga Stalini) tregoi se të dy gjuajtjet kishin dëmtuar kafkën dhe copëza xhami u gjetën në nofullën e Hitlerit.Mbetjet e tij u varrosën.

Me to u mor SMERSH,ku dhe ndryshoi lokalitetin,nga Berlini në Madersburg (bashkë me mbetjet e ministrit Joseph Goebbels të gruas dhe gjashtë fëmijëve të tij), mbetje të cilat u groposën poshtë një sektori të shtruar në një oborr të rrethuar me ndërtesa, vend i cili u mbajt rreptësisht sekret. Nga 1970 SMERSH iu dorëzua në kohë qeverisë së Gjermanisë Lindore.

Nga frika e mundshme se vendi i varrit të Hitlerit mund të kthehej në një lëvizje Neo-Naziste.Drejtori i KGB Yuti Andropov autorizoi një operacion special për të shkatërruar mbetjet e Hitlerit.

Më 4 prill 1970 një skuadër e KGB sovjetike (e cila kish dhënë detaje mbi varrimin) në rrugë sekrete nxorrën mbetjet dhe i dogjën ato deri në copën e fundit para se të braktisnin hirin e tij në lumin Elba.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:57

Një teori spektakolare mbi krijimin e Adamit dhe Evës !!!

Njeriu skllav

Sumerët e ditur dhe Akadët, trashëgimtarët e tyre na kanë lënë pllaka prej balte plot informacione për perënditë. Një teks i tillë i njohur si Atra Hasis, përshkruan si bazë të krijimit të njeriut, kur vetë perënditë filluan të merren me nxjerrjen e mineraleve nga toka.

Mirëpo kur perënditë njerëzore e panë që kjo punë ishte e lodhshme,kërkonte mund dhe sakrifica dhe kushtet ishin shumë të vështira,këto perëndi-njerëz, ngitën krye kundër udhëheqësit të tyre:perëndisë Enlil.Atëhere u mblodh këshilli i perëndive në të cilën perëndia Enki dha zgjidhjen:

Meqënëse është e pranishme perëndesha e gjenezës (lindjes), lëreni të krijojë një punëtor primitiv, le të sjellë ai zgjidhjen, le të marrë ai përsipër mundin dhe vuajtjet e perëndive !

Paragrafet e tjera të Atra Hasis përshkruajnë atë që tek lexuesi i sotëm do të dukej si një proçes klonimi, sipas të cilit perëndesha Nin-ti (Zonja e jetës) bëri 14 copë prej balte dhe fekondoi 12 “Perëndesha të lindjes”.

Tek skllevërit e parë përfshiheshin 7 meshkuj dhe 7 femra që quheshin LuLu. Kjo sipas ithtarëve ishte një ndërhyrje midis homo Erektus dhe perëndisë. Sipas kësaj teorie kjo ndodhi para 200.000 vjetësh dhe justifikoi shfaqen e befasishme të homosapiensit me një madhështi të pa justifikueshmë të trurit.

Adami dhe Eva

Sipas dhiatës së vjetër Adami jetoi 930 vjet por kjo moshë kaq e madhe në dukje nuk është asgjë para disa mijëvjevarëve të jetuar nga mbretërit Sumerë që dalin nga gërmimet arkeologjike.

Këto periudha kaq të gjata dikur dukeshin të pabesueshme, por janë mjaft shkencore sipas supozimit se njeriu u krijua si një kopje e ngjashme e perëndive.Koha mesatare e jetës sot është një rezultat i pashmangshëm i një shkallëzimi riprodhues dhe të mutacioneve që pasuan ngjarjen e Edenit. Tani le të kthehemi në pyetjen kritike që ka lidhje me faktin se, përse perëndia Enki riprogramoi rracën njerëzore?

Motivi i Enkit nuk duket të ketë ndonjë problem përveç nënshtrimit të krenarisë së trashëgimisë njerëzore sepse dhurata e njohjes së seksualitetit të tij ishte thjesht një lojë, një artificë e mundshme kundër vëllait të tij Enlil. Pas invadimit në kampet e skllevërve mund të supozojmë pa frikë se Enki ishte shumë i zemëruar me vëllanë e tij dhe priste rastin më të përshtatshëm për hakmarrje.

Si u shfaq Enki, perëndia-gjarpër në kopshtin e Edenit ? Përgjigja e saktë për ithtarët e ndërhyrjes është invadimi i Enlilit në Afrikë përfundoi me kapjen e një sasie të vogël skllevërish. Pa teknologjinë e klonimit edhe femrat që u krijuan për të vepruar si zëvendësuese nënash, Enlili ishte i paaftë që të shtonte fuqinë e tij puntore. Pra ishte e pashmangshme që kishte nevojën e Enkit për organizimin e një qëndre mjekësore apo laboratori gjenetik.

Çfarë ndodhi më pas ? Skenari më i mundshëm është se Enki pruri dy LuLu femra në Edenin lindor dhe pranoi ti tregonte Enlilit proçeset e klonimit. Le të supozojmë se u transplantua një embrion femëror dhe një mashkullor tek të dy femrat të cilat ishin modifikuar gjenetikisht nga Enki.

Lindja e Adamit dhe e Evës do të dukej e rregulltë dhe do të kishin kaluar ditët e moshës fëminore pranë një laboratori gjenetik.Pastaj një ditë genet e gjinisë ngritën krye dhe adoleshentët u ndërgjegjësuan se ishin nudo.

Kur Enlili i pa duke u fshehur instiktivisht, u ndërgjegjësua për foshnjën seksuale. Të tjerat janë histori biblike, gjarpëri u anutemua nga Perëndia dhe të pafajshmit Adami dhe Eva u internuan nga kopshti. Shkenca e sotme gjenetike revolucionoi mënyrën me të cilën kuptojmë Biblën e Gjenezes dhe tekste të tjera të lashta.

Ndërhyrja e supozuar nga të ashtuquajturit Perëndi,duket se mbrohet nga një skenar logjik shkencor që përfshin dy Eden të ndryshëm dhe dy krijime të dallueshëm. Është interesant fakti se shkruajtësit e Biblës kishin informacione të cilat u shfrytëzuan direkt nga ata që mbështetnin teorinë e Ndërhyrjes.

Kështu që nga njëra anë ithtarët e Darvinit vazhduan të kërkojnë “hallkat e humbura” të zhvillimit të njerëzimit, ndërsa nga ana tjetër pasuesit e teorisë së Ndërhyrjes me një studim të veçantë kërkojnë “perënditë e humbur”të njerëzimit.

E ardhmja do të tregojë se kush ka të drejtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:57

Misteri i “Trekëndëshit të Bermudeve” !

Termi trekëndësh ka lindur nga forma që ka hapësira ku ndodhin fenomene të pashpjegueshme.

Në një linjë të drejtë nga Miami (Florida) në Porto Rico dhe përsëri një tjetër linjë nga Porto Rico në ishujt Bermude, linjë që më pas rikthehet nga Bermudet në Miami, të treja me një gjatësi prej 1.000 Miljesh, secila formon atë që është quajtur prej shumë vitesh Trekëndëshi i Bermudeve.

I ashtuquajturi trekëndësh,është bërë objekt i një sërë shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve të mistershme si dhe disa anomalive që është pothuajse e pamundur të shpjegohen shkencërisht apo brënda koncepteve tona për fizikën, kiminë dhe vetë kohën apo materien në të.

Rasti zyrtar që e shndërroi trekëndëshin në një nga fenomenet më të mistershme dhe të frikshme të globit është ai i vitit 1945 me të famshmen Skuadriljen e 19.

Në datën 5 dhjetor të vitit 1945, 5 bombardues të rëndë të tipit Avenger rreth mesditës nisën nga baza ushtarake e Fort Lauderdale Florida për një fluturim stërvitor. Koha paraqitej mëse e përshtatshme për një fluturim të tillë dhe ekuipazhi përveç një piloti të ri ishte me eksperiencë të mjaftueshme duke patur secili të paktën 400 orë fluturimi.

Mbas pothuajse 2 orësh nga nisja e tyre, u kap një mesazh që mendohet se ka qënë midis komandantit të skuadriljes dhe njërit prej pilotëve i cili i thoshte që kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk funksiononin ndërsa edhe vetë komunikimi midis tyre kishte ndërhyrje të forta në frekuencë.

Mesazhe të shkëputura u kapen nga kulla e kontrollit ne Fort Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa drejtues anijesh të vogla private të ndodhura në afërsi. Nga përmbajtja e tyre kuptohet që të gjithë kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga një lloj ndërhyrje e forte magnetike dhe vizibiliteti ishte pothuajse zero. Më pas sinjalet u ndërprenë dhe vetëm heshtje.

Nga Fort Lauderdale u ngrit një avion kërkimi dhe fill mbas tij një tjetër në një distancë kohore të shkurtër. Kur avioni i parë ju afrua trekëndëshit dhe ai zhduk në një re te bardhë (nga e cila nuk doli më kurrë) në kullën e kontrollit u kap një mesazh që thoshte Mos hajde mbas meje, o zot kjo nuk është tokësore....

Mbas këtij mesazhi avioni i dytë i kërkimit u kthye ndërsa i pari u zhduk si të tjerët për të mos u gjetur më kurrë. Çdo përpjekje për të gjetur ndonjë gjurmë nga skuadrilja e avionëve rezultoi e kotë por fakti më tronditës për kërkuesit ishte ai që nuk u gjet asnjë gjurmë e vetme vaji motorash,gjë që ndodh rendom në raste rrëzimesh në det, ose ndonjë nga objektet e vetë avionëve,ndonjë xhaketë shpëtimi ose gjera të tjera të kësaj natyre. Çdo gjë dukej sikur ishte përpirë nga uji.

Arsyeja pse u zgjata me këtë "aksident" ka të bëjë me faktin se që prej asaj dite fama e trekëndëshit mori përpjestime të mëdha dhe njohu një lloj zyrtarizimi, ndonëse nga organizma të caktuara të qeverisë amerikane, ku fenomeni kishte disa kohë që po studiohej.

Që prej asaj dite numri i raporteve për zhdukje anijesh dhe aeroplanësh si dhe varkash të vogla apo anijesh të mëdha është rritur ndjeshem. Nisur dhe nga kurajo e njerëzve për të folur dhe më në fund thyerja e heshtjes prej disa nga dëshmitarët që kanë përjetuar situata të ndryshme brënda trekëndëshit. Lista e zhdukjeve fatkeqësisht është pasuruar ndjeshëm.

Studiues të ndryshëm të të gjitha fushave, fizikantë, kimistë, oqeanologë, gjeologë, arkeologë etj,i kanë kushtuar jetën dhe pasionin e tyre studimit të këtij fenomeni, ku dhe sot e kësaj dite ndonëse kanë dalë shumë teori për atë që mund të ndodhi në trekëndësh, asnjëra prej tyre nuk mund të quhet e provuar tërësisht.

Një prej tyre nga më prestigjiozet Carls Berlitz i cili është autor i shumë librave për këtë fenomen (njëri prej tyre i përkthyer edhe në shqip “Pa Lënë Gjurmë”) ka mbledhur informacionin më të madh që ekziston për trekëndëshin duke e koordinuar punën e tij dhe me të famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo Stanton Friedman dhe Allen Hynek si dhe me studiues të tjerë të fushave të materies dhe fenomeneve natyrale.

Në një pamje të përgjithshme për atë që ndodh në trekëndësh ata kanë dalë me një teori që deri tani është nga më të qëndrueshmet. Ana më pozitive e këtij studiuesi, në ndryshim me shumë të tjerë është që ai merr në konsideratë çdo lloj teorie të paraqitur nga shkenctarë të ndryshëm, madje i përfshin ato në referimet e tij në të gjithë auditorët e botës.

Me pak fjale gjëja më e zakonshme që vërehet në Trekëndësh nga anijet dhe sidomos nga avionët është ndryshimi i papritur i kohës.

Nga një pamje e qartë dhe një qiell blu, papritur çdo gjë shndërrohet në një mjegull të dendur në një të ashtuquajtur White Out që nga pilotët shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin në kuptimin e orientimit, pra mjegulla është kaq e dendur sa nuk arrin të shquash ku mbaron ajri dhe fillon uji.

Kësaj i shtohet edhe mosfunksionimi i plotë i instrumentave magnetikë si rezultat i ndërhyrjeve shumë të forta që shmangin çdo lloj orientimi si dhe humbja pothuajse e plotë e komunikimit si rezultat i daljes jashtë përdorimit të aparaturave.

Një gjë tjetër që dëshmohet random,është dalja papritur e disa reve në forme konike dhe në momentin kur pilotet janë futur brenda tyre, është dëshmuar që për disa çaste kanë provuar një lloj ndjesie sikur kanë humbur gravitetin.

Nga disa pilotë të forcave ajrore amerikane gjatë një stërvitje në kohen e krizës së raketave ose siç njihet nga të gjithë si konflikti kuban, është dëshmuar që janë "kapur" nga një re e tillë dhe ajo që kanë përjetuar është sa e mrekullueshme aq dhe misterioze dhe e frikshme.

Në momentin që grupi i avionëve futet në re, humbasin komunikimin me kullën e kontrollit, instrumentat fillojnë të keqfunksionojnë dhe ajo që i shtangu më shumë ishte humbja e gravitetit si dhe pamja që kishin para syve. Në momentin që u futën në re e cila nga larg dukej e një permase të vogël, qielli ishte i pastër dhe shumë i qartë.

Ndërsa në momentin që futen brenda resë ajo nuk kishte të mbaruar dhe çuditërisht ndryshonte formë duke u rrotulluar brënda vetes me shpejtësi. Nga të gjithë pilotët pamja e brendëshme e resë përshkruhet si në ngjyrën e aluminit dhe që zgjatohej në formën e tunelit.

Në fund të tunelit shikohej tokë, po një pamje shumë e veçantë për pilotët që e njihnin mirë atë zonë të bregdetit. Në momentin që skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon funksionimin por ajo që ishte më shokuesja ishte se të gjithë avionët kishin përshkuar një distancë prej më shumë se 1.500 miljesh në një hark kohor prej 15 minutash.

Gjë e pamundur për teknologjinë tonë,pa harruar që edhe sasia e karburantit të harxhuar ishte ajo që zakonisht përdoret për një fluturim rreth 100 milje. Për të mos harruar që grupi i pilotëve e pa veten e tyre shumë shumë larg destinacionit dhe për këtë arsye ata nuk mund të njihnin bregdetin që panë gjatë kohës që ishin brenda resë.

Natyrisht kjo dëshmi është e atyre “fatlumëve” që i kanë përjetuar gjëra të tilla brënda Trekëndëshit dhe kanë dalë gjallë prej tij,por shumë të tjerë janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Të kthehemi tek Berlitz dhe tek teoritë e tij. Ai mbështet fort teorinë që në zonën e trekëndëshit ka një shmangie të fortë magnetike që krijon një lloj deformimi kohor si dhe dimensional (sipas koncepteve tona për dimensionin dhe njohuritë që kemi për ekzistencën e vetëm 3 prej tyre).

Një lloj force e pashpjegueshme ndodhet brënda trekëndëshit, forcë e cila shpesh herë shpërthen duke thithur anije, aeroplanë dhe njerëz për të mos i kthyer më kurrë. Nëse këta fatkeq në një mënyre ose tjetrën përfundojnë në një dimension tjetër apo në një botë më të mirë, atëhere le ti urojmë që të kthehen një ditë dhe të na tregojnë për ato që kanë parë.

Është marrë shumë në konsideratë edhe teoria e ekzistencës në trekëndësh të një lloj StarGate, ose një lloj porte për të kontaktuar botë të tjera. Nga të gjithë njihet teoria e famshme e “kontiniumit” hapësirë-kohe, por brënda trekëndëshit kjo duket sikur nuk para përfillet.

Me pak fjalë disa nga ligjet e fizikës që ne njohim aty, nuk përfillen. Shumë anije kanë humbje në kohe, disa prej tyre përshkojnë distanca që nuk i justifikon as koha e shpenzuar, as karburanti dhe as teknologjia tokësore.

Shumë prej tyre dëshmojnë për një betejë të vërtetë magnetike brënda Trekëndëshit të Bermudeve që shoqerohet me shpërthime të forta elektrike, erën e squfurit që është e zakonshme gjatë shpërthimit të rrufeve,si dhe praninë e mjeteve të panjohura nga teknologjia jonë UFO dhe UFSO (Unidentifield Flying Sea Object).

Për një stuhi të tillë magnetike ka dëshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit në një nga udhëtimet e tij brënda trekëndëshit,ku gjatë një stuhie magnetike ai humbi 6 nga anijet e tij të ngarkuara me ar dhe me sende të tjera të vyera.

Shumë herë janë dëshmuar pamje të ufove në këtë zonë sidomos gjatë stuhive të tilla magnetike po ashtu dhe pamje të ufove që zhyten me shpejtësi te paimagjinueshme nën sipërfaqen e oqeanit pa bërë pikën më të vogël të zhurmës dhe pa lënë asnjë gjurmë në ujë.

Një fenomen i tillë është parë më shumë në Detin e Sargaseve, pjesa verilindore e trekëndëshit.Aty ku dhe aktiviteti magnetik është më i madh. Disa studiues e lidhin veprimtarinë e madhe magnetike në këtë zonë si rezultat i efektit që krijohet nga sistemi i propulsionit që perdoret nga UFO dhe duke qenë se pamja e tyre brënda trekëndëshit dëshmohet pothuajse nga të gjithë, kjo teori mbështetet si nga më të fortat për fenomenin.

Shmangiet e pashpjegueshme në kohë, në distanca dhe ç’rregullimi tërësor i të gjitha aparaturave është gjithmonë i pranishëm.

Disa studiues mbështesin teorinë e ekzistencës së Atlantidës në zonën e trekëndëshit. Të gjithë kemi dëgjuar për kontinentin e humbur,por edhe kjo teori është e lidhur me një aktivitet jashtëtokësor,pasi mendohet që nëse kontinenti i fundosur është brënda trekëndëshit atëhere ai në një mënyrë ose tjetrën ka lidhje me një teknologji të panjohur nga shkenca jonë dhe që s’mund të shpjegohet tjetër veçse me një prani aliene.

Të shkruash për Trekëndëshin e Bermudes natyrisht do duheshin mijëra faqe për të thënë çdo gjë që dihet apo supozohet. Ajo që ka më shumë rëndësi është se çdo gjë deri më sot nuk mund të provohet shkencërisht. Fenomenet që ndodhin,akoma nuk mund të kuptohen nga shkenca jonë dhe sidomos nga botëkuptimi jonë për dimensionet dhe përkuljet e kohës.

Teoria e fundit që po mbeshtetet nga një grup shumë brilant shkencëtarësh është ekzistenca e tuneleve në hapësirë që mundësojnë shkurtimin e distancave midis planetëve, sistemeve diellore dhe vetë galaksive.

Trekëndëshi,me fenomenet që ndodhin është një provë për këtë teori.Bashkë me teorinë tjetër për ekzistencën e një dimensioni të katërt të cilin ne akoma nuk mund ta emërtojmë,sepse koncepti jonë është vetëm 3 dimensional. Pra lartësi, gjërësi dhe gjatësi. Çdo gjë tjetër jashtë këtij trinomi akoma nuk perceptohet nga të gjithë sepse është jashtë botëkuptimit tonë për ambjentin që na rrethon.

Siç e thashë më sipër qeveria amerikane (e shquar për fshehje informacioni apo për tendencë keqinformimi) e ka anashkaluar të paktën zyrtarisht atë që ndodh në trekëndësh,por nga ana tjetër ka filluar prej shumë kohësh të studiojë fenomenin, majde shumë më perpara seç mund të mendohet.

Rasti më tipik është ai i te ashtuquajturës: Eksperimenti i Filadelfias,i bërë në vitin 1943. Nëpërmjet krijimit të një rryme të fortë magnetike u arrit transportimi brënda çasteve i një shkatërruesi të marinës amerikane nga Philadelphia, Pennsylvania, në Norfolk, Virginia.

Anija USS Eldridge me një ekuipash prej disa dhjetra vetash u teletransportua brënda disa çasteve në një distancë që do ti duheshin orë të tëra navigimi. Fatkeqësisht eksperimenti pati pasoja shumë të rënda për ekuipazhin të cilët gjatë teletransportimit u kthyen në një gjëndje transparente dhe të tmerruar shikonin gjymtyrët dhe pjesët e tjera të trupit të bëheshin të padukshme.

Shumë prej tyre patën probleme mendore, disa vdiqën nga shkaqe të panjohura dhe disa u mbyllën nëpër institucione speciale dhe kur dolën prej andej, askush nuk dëshironte më të fliste për atë që kishte ndodhur. Çdo gjë u mbulua nga heshtja e konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka ndërprerë këtë eksperiment.

Në të njëjtën formë dhe në të njëjtën zonë, vetëm se në anën tjetër të globit tokësor ekziston një tjetër trekëndësh në detin e Japonisë që quhet Trekëndëshi i Djallit.

Çdo gjë këtu ndodh në të njëjtën mënyre si në trekëndëshin e Bermudeve dhe fenomeni duhet të jetë i njëjtë përfshi zhdukjet dhe anomalitë e tjera. Mbas një studimi të detajuar rezultoi se që të dy trekëndëshat përputhen plotësisht,vetem se në anë të kundërta të globit.

Më poshtë do keni mundësinë të lexoni listën e anijeve dhe avionëve të zhdukur në këtë Trekëndësh:

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:57

1 - Super Contellaton - u zhduk në 30 tetor 1945. Ishte një avion i flotës amerikane. U zhduk me 42 persona në veri të trekëndëshit.

2 - Martin Mariner - u zhduk në 5 dhjetor 1945. Ishte një hidroavion bombardues PBM i armatës amerikane me 13 persona në bord.U zhdukën të gjithë pas 20 minutash udhëtim.

3 - C-54 - u zhduk në 1947. Ishte avion ushtarak i ushtirsë amerikane .U zhduk me të gjithë njerëzit në të,180 km nga ishujt Bermude.

4 - Tudor IV - u zhduk në 29 janar të 1948.Ishte një avion tregtar katërmotorësh Star Tiger. U zhduk me 31 pasagjerë dhe tre personel,600 km në veri të ishujve Bermude.

5 - DC-3 - U zhduk në 28 dhjetor 1948. Ishte një avion privat në një udhëtim tregtar që u zhduk me 32 pasagjerë dhe ekipin e tij në një pikë të papërcaktuar midis San Juan (Puerto Rico) dhe Miami.

6 - Tjetër Tudor IV - u zhduk në 17 janar 1949. Ishte një avion tregtar i quajtur Star Ariel (binjak i Star Tiger). U zhduk midis ishujve Bermude dhe Jamaica, 600 km nga Bermudet.

7 - Globemaster - u zhduk në mars 1950.Ishte një avion tregtar amerikan që fluturonte për në Irlandë.

8 - York - u zhduk në 2 shkurt 1952. ishte një avion tregtar britanik dhe fluturonte për Jamaica.U zhduk me 33 pasagjerë në bord në veri të trekëndëshit.

9 - Martin P-5M - u zhduk në 9 nëntor 1956. Ishte një avion amfib nga patrullat e marinës amerikane. U zhduk me 10 veta në ekuipazh shumë afër Bermudeve.

10 - Chase YC-122 - u zhduk në 11 janar 1957.Ishte një avion tregtar me 4 pasagjerë. U zhduk mes Palm Beach dhe Gran Bahama.

11 - KB-50 - u zhduk në 8 janar 1962.Ishte një avion tank i Forcave Ajrore Amerikane. U zhduk duke kryqëzuar trekëndëshin nga Virgina për në Azore.

12 - Stratotankers KC-135 - u zhduk në 28 gusht 1963.Ishin 2 avionë katërmotorësh totalisht të rinj të Forcave Ajrore Amerikane.Shkonin në një mision sekret nga Bazen Homestead, në Florida, në një bazë tjetër sekrete në Atlantic, por nuk arritën kurrë, u zhdukën 480 km në verilindje të ishujve Bermude.

13 - Cargomaster C-132 - u zhduk në 22 dhjetor 1963 duke shkruar për në Azore.

14 - Flyng Boxcar C-119 - u zhduk në 5 qershor të 1965.Ishte një avion tregtar me 10 pasagjerë në bord.U zhduk në juglindje të ishujve Bahamas.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Alberti Wed 15 Sep 2010 - 6:57

Nostradamus - “Parashikues apo Sharlatan” ?

Nostadamusi ka qënë një profet i të fshehtës, që ka jetuar nga 1503-1566. Michel de Nostredame lindi në qytezën e St.Remy në Francë, në një familje hebrenjsh e cila më pas u kthye në katolike.

Edhe pse shumë publikime afirmojnë që ai ka ndjekur universitetin e Montpelies për mjekësi në 1529, Peter Lemesuer në librin e tij të nderuar “Nostradamusi i panjohur” jep dokumenta të shkruara me dorë,që edhe pse Nostradamusi ka dashur të regjistrohet në Universitetin e Montpelies në 1529, Guillaume Ronadelet, përgjegjësi i sekretarisë ia refuzoi kërkesën për regjistrim sepse cilësohej si një sharlatan. Nuk ka asnjë gjurmë të rifutjes së tij në këtë universitet.

Pas këtij refuzimi për t’u regjistruar ai filloi të udhëtonte nëpër Evropë si farmacist në kërkim të njohjeve mjeksore. Kur “bisha”goditi Aix en Provence në 1546 mjekët e vendit ia mbathën nga frika.Mjeku i shquar i Toulouse, Augier Ferrier i diplomuar në Montpelier i tha kolegëve të tij: Shkoni me nxitim,qëndroni larg dhe ejani më pas.

Sipas Lemsurier: Përderisa i vetmi mjek i shquar dhe i besueshëm që mund të rrinte dhe të luftonte murtajën ishte akoma i impenjuar në Marsejë dhe nuk mund të vinte ose nuk donte të vinte,e vetmja gjë për të bërë ishte të dërgonte asistentin e tij.

Në qershor të 1546 qyteti Aix mori me pagesë Michel de Nostredame për të luftuar “bishën”! Nostradamusi përgatiti barëra me trëndafil për të ndaluar “bishën”. Në vazhdim ai pranoi se disa nga metodat e tij nuk funksiononin dhe se ato barërat me trëndafil ishin thjesht mjekime të përkohëshme. Gruaja dhe fëmijët e tij vdiqën tragjikisht nga murtaja.

Profeti Salomon na thotë se: “Gjithçka që ka ndodhur do të ndodhë sërish,gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën do të ndodhë dhe në të ardhmen.Nuk ka asgjë të re nën diell.

Nostradamusi për shkak të origjinës së tij si hebre i njihte padyshim profecitë e “testamentit antik”. Njerëzit ishin të gatshëm të paguanin për të njohur të ardhmen, sidomos se si do të jetë moti vitin e ardhshëm, nja 2-3 dyzina kalendarësh publikoheshin çdo vit në Evropë dhe shumica e tyre bazoheshin tek Bibla...

Nostradamusi e nis profecinë duke publikuar kalendarin e tij të parë.

40 vjet pas publikimit të kalendarit të parë të Nostradamusit,sekretari i tij besnik Chavigny qe i paaftë të konfirmonte realizimin e një profecie specifike. Ai dha justifikimin e rradhës: në të vërtetë ai fliste për një vit tjetër.

Nostradamusi publikoi dy kalendarë shumë të ndryshëm (si horoskopi i së njëjtës ditë në dy gazeta të ndryshme). Ai arriti të reciklonte disa profeci në publikimet e tij.

Vetëm profetët e vërtetë të zotit,që merrnin nga vetë zoti vizione për të ardhmen janë të pagabueshëm.

Në dritë të këtij kritieri absolut,profecitë e Nostradamusit janë parandjenja.

Nostradamusi i bënte profecitë e tij mbi astrologjinë dhe ka pranuar se është këshilluar me karta planetare që janë shkruajtur me bindjen se trupat qiellorë influenconin ngjarjet njerëzore,gjë që konsiston një pamaturi,paaftësi sipas analistëve të astrologjisë.

Si pasojë veprat e Nostradamusit ndjejnë studime më personale dhe meqënëse janë themeluar në bazë të astrologjisë,këto janë me origjinë të fshehur.Nostradamusi ishte i implikuar në studime dhe në fshehtësi.

Studimi bazohet mbi supozime pa arsye dhe ngjarje të ngjashme të historisë njerëzore,që mund të ripërsëriten në të ardhmen,100 vjet më vonë,kur e njëjta vendosje planetare të ripërsëritet.

Një ngjarje e ngjashme si pushtimi i Spanjës dhe gjiri mesdhetar të Evropës nga Anibali,do të ndodhë sërish sipas Nostradamusit, në të ardhmen kur i njëjti sistem planetar do të shfaqet.

Gjithçka që Nostradamusi duhet të bënte ishte të shikonte pozicionin e planetëve në momentin kur ka shumë evenimente historike të ndodhura dhe më pas të këshillonte një libër kartash planetare të publikuara më parë,si: “Le tavole Alfonsine” të Jean de Churs i gjetshëm pas shekullit të XIV.

”De Magnis Comunctibus” të cilin ai e citonte shpesh dhe me ndihmën e tavolinave planetare,të përcaktonte datën gjatë së cilës do të ndodhnin ngjarje të ngjashme sërish.

Por zakonisht Nostradamusi mjaftohej të përcaktonte pozicionet planetare dhe ia linte lexuesit të përcaktonte datën (të ngjarjeve që do të rindodhnin) , më pas këto situata krijonin pozicione për të cilat përcaktimi i tavolinës së planetëve të brendëshme ishte më i vështirë.

Nuk ishte nevoja për fuqi të jashtëzakonshme në profeci.”Astronomicum Caesarum”erdhi me një bashkësi përpunues kartash në formë disku për ta bërë punën e të ashtuquajturve astrologë,më të thjeshtë.

Imagjinojmë shpesh Nostradamusin me një kapele në formë koni të dekoruar me gjysmëhëna,që vështron natën vonë dhe borën rënëse të një topi kristali.Por nuk është kështu.Astrologët profesionistë të asja kohe e kritikonin për profecinë e tij të dukshmë.Në fakt Nostradamusi nuk ngjante fare me një astrolog.Gati çdo horoskop i bërë prej tij për njerëzit e pasur,sipas Peter Lemesurier,mbante gabime të rëndësishme.

Për këtë arsye Nostradamusi e quante të rëndësishme faktin se që në fillim klientët e tij t’a kishin piketuar kartën e tyre astrologjike tek një astrolog profesionist.

Me të vërtetë vrasim mëndjen se çfarë i shtynte njerëzit që të konsultoheshin tek ai ?

Ndërsa dëshira e njerëzve për të pasur një opinion të dytë pasi janë takuar me doktorin në rast se...Në fakt ndodh se mjeku ka më shumë kopetenca se një mendim i dytë.

Megjithatë Nostradamusi e kishte gjetur formulën e duhur për të projektuar në të ardhmen, ngjarjet e së shkuarës. Nëse ngjarjet përsëriten atëherë mund të ndodhë një tepri profecishë të eventeve historike të ricikluara: kometat, murtajat, tradhëtitë, luftra detare, shfaqe përbindëshash, tërmete, përdhunime, gjarpërinj të ardhur nga Afrika e Veriut etj...

Në një vit ai prodhoi më shumë se 300 profeci.Nostradamusi bëhet në sektorin e profecisë ai që Henry Ford është në sektorin e makinave. Ai publikoi tre kalendarë në 1557 dhe dy të tjerë më 1558. Edhe ngjarje lehtësisht të parashikueshme u quajtën profeci. Për shembull: Në shkurt të 1554 Nostradamusi parashikoi vdekjen e dy papave.Kjo në fakt ndodhi vitin e ardhshëm.

Nëse papat janë të vjetër dhe shëndetligë është e thjeshtë t’ua parashikosh vdekjen. Është si të bësh profeci sot: “Këtë vit do të ketë terror në lindjen e mesme,e cila gjithmonë ka qënë e ndjekur nga parregullsitë si pjesa tjetër e planetit.

Në 1555 Nostradamusi nisi të pranonte që ishte hyjnisht i frymëzuar,duke i bërë profecitë e tij të pagabueshme.

Nostradamusi mbahej duke thënë: “Dieu est sur tout les asters” (Zoti është mbi yjet).
Si pasojë nëse parashikimet e tij nuk realizoheshin ndodhte thjesht sepse zoti kishte ndryshuar mëndje.

Përgjegjësia nëse një profeci nuk realizohej,nuk binte mbi Nostradamusin,kishte një lidhje direkte me zotin,gjë që askush tjetër nuk e kishte “(arrogancën e të gjithë profetëve sharlatanë dhe të disa ungjëjve karizmatikë)”.

Bibla na tregon qartë: “Askush prej jush nuk duhet të djegë vajzën ose djalin në emër të sakrificës.Askush të mos praktikojë parashikimet apo të zbulojë të ardhmen. Askush të mos praktikojë magjinë apo yshtjet. Askush të mos këshillohet me shpirtrat apo magjistarët.

Askush të mos guxojë të ngacmojë të vdekurit.Gjithashtu ai që i bën këto gjëra do të konsiderohet si i dënuar nga zoti”. Kjo thënie i përket padyshim edhe një profeti që shkruan profeci në masë siç ishte Nostradamusi.

Si mund të bëni profeci ?

Në ditët e sotme është shumë e lehtë të bëni profeci.E rëndësishme është thjesht të dini 6 rregullat e profecive.Cilat janë ato? :

1- Mos jini shumë specifikë nëse nuk doni të kundërshtoheni.Jini të paqartë dhe enigmatikë.

2- Shkruani në mënyrë të tillë që t’i bëni lexuesit që të besojnë se ju dini diçka edhe nëse nuk dini asgjë. Bëni aluzion në mënyrë enigmatike të një objekti për të cilin nuk flisni. Kjo do të ndezë më shumë mister dhe do ti bëjë profecitë tuaja më madhështore.

3- Bëni parashikime mbi gjërat që kanë një probabilitet të madh të realizohen: luftra, murtaja, ngjarje të lidhura me motin, intriga politike, vdekjen e personave të rëndësishëm, incidente...gjithçka në mënyrë misterioze.

4- Nëse bëni shumë profeci,sigurisht ndonjëra do të realizohet sipas ligjit të probabilitetit. ”Nëse ju hidhni shumë baltë në mur, një pjesë do të ngjisë”. Në parashikimin e 1554, Nostradamusi dha 149 profeci të reja. Në vazhdim dha më shumë se 300 në vit.

5- Për të qënë të besueshëm shkruani disa profeci “ex-post facto” (fakte të pakryera). Me kohën besimtarët do të harrojnë që ju nuk po profetizonit, por thjesht po tregonit ngjarje. Injorantët nuk do t’a bëjnë dallimin.

6- Riciklojini profecitë që nuk janë realizuar. Historia ka tendencë të përsëritet dhe ju mund të jeni me fat.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të Vërtetat e Fshehura - Faqe 8 Empty Re: Të Vërtetat e Fshehura

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 8 e 11 Previous  1, 2, 3 ... 7, 8, 9, 10, 11  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi