Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zhgarravina...dedikuar vetes! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Zhgarravina...dedikuar vetes! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhgarravina...dedikuar vetes!

+5
Yll Qielli
Aяtємιѕα
Єямєℓiиdå
Ajo goca
Poeti Dhimbjes
9 posters

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Wed 20 Oct 2010 - 12:54

Me dhimbsesh,e thyer e vetmuar
nje stol i parkut te vjeter...
I zhveshur nga ngjyrat
i derrmuar nga te ftohtit dhe shirat.
Nje perberje e turbullt...
nje mase e qullet qe vetem loton,
nje gur i rende qe vetem godet
nje fjale e thene qe vetem vret...
Me dhimbsesh...

Zhgarravina...dedikuar vetes! Images?q=tbn:ANd9GcRdnegUPYZtXvyyCYlaGp_w-vfp5cgE38fUZLjSrapVWQh8QnI&t=1&usg=__NjXMLLGcrRzaSIa3iPoGFeF4jM0=
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Wed 20 Oct 2010 - 12:54

Une nuk iki..nuk fshihem siç mendojne ata..
thjeshte mbyllem ne dhome..ne guacken time..
Nuk eshte se nuk i dua o nuk besoj tek ata,
por kam nevoje te rri vetem..te degjoj vetveten..

Ajo dhome eshte gusha..flluska ime..
sa lote, mendime..e ndjenja
do te mbesin brenda atyre mureve..pergjithmone!..
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Wed 20 Oct 2010 - 12:56

Do ti trazoj yjet ...
me nje dore te nxituar....
nervoze...si ne faj
Do ti trazoj yjet...
pluhuri i tyre te bjere mbi toke..
te ndricoje mendjet tona
te erreta ashtu si jane..
Do ti shpupuris yjet...
si borzilokun ne mengjes...
po kam frike se...
nuk na mjafton!

Zhgarravina...dedikuar vetes! Images?q=tbn:ANd9GcSSd0VO-XtnXTeSzMzchVRYCpR7JeHd3AJVr33H02RGWmK6Veo&t=1&usg=__zQlpwIpaNNIflzpKJok--lmInIk=
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Wed 20 Oct 2010 - 12:57

Koha perfundimisht triumfon, sado lufte t'i hapesh. Fillimisht zbehet shija, pastaj aroma, ndjesia e prekjes, zeri, kujtimet vizuale rikthehen me shume si flash dhe ato te fundit, kujtimet qe i perfshijne te gjitha shqisat clirohen nga emocionet dhe behen thjesht ngjarje, fragmente te se kaluares, pa arritur te shkaktojne shkendija....
Ndoshta e vetmja gje qe shkaktojne jane, adoptimi i shprehjeve te tipit : "ehhhhh c'ti besh, keshtu e ka jeta.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Wed 20 Oct 2010 - 12:58

Eshte pjese e jetes, e di...
Disa dyer mbyllen ne momentin me te bukur,
e ca te tjera hapen kur jemi gati te heqim dore...
Vitet kalojne...por
problemi gjithmone eshte i njejti..
Te gjejme forcen per te mos shikuar mbrapa...
per te lene pas dyerve ate qe duhet ...
Te gjejme forcen...te kapercejme
pragun e asaj...

Zhgarravina...dedikuar vetes! Images?q=tbn:ANd9GcTAew-AxfwbzLYco2bMZF1eLEyZaMUeiWUUjE70JwH74iXIKFw&t=1&usg=__jz54qp-4LRRMRTBgWYXfSZgs6ig=
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Wed 20 Oct 2010 - 12:59

Ja ku jam serisht une...mendimet e mia pafund, hidherimet dhe menyra ime e te llogjikuarit. Une ngjis edhe zbrese shkallet e shpirtit, duke kaluar nga njera gjendje emocionale ne tjetren. Eci mes labirinteve te ngaterruar te llogjikes, dhe aty qaj, qesh, flas, hesht...luftoj per te mbijetuar.Kujtoj caste, gjest, momente qe for...mojne ditet e mija. Grimca te dites qe shendrrohen ne magjike nga zeri e bute i nje engjelli qe s'te le te ndihesh vetem, nga shikimi i saj qe te ben te ndihesh e rendesisheme....qe te kujton se mbase nuk ekziston me per asnjeri, po per ate je aty! Sa do i "vogel" te jesh si njeri, sa do i brishte apo i pasigurt te jesh...nuk je i padukshem!
Zhgarravina...dedikuar vetes! Images?q=tbn:ANd9GcSD17QfH3hEBmfMRyQ_7n_p4nfTcdQWKiPuNkUJfDukQwG3pko&t=1&usg=__1PwgIEkIOBVOzRENm-aNlujvSbY=
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Wed 20 Oct 2010 - 13:01

E dua naten sepse gjithmone me sjell paqe.
Paqe...ne shpirt...per nje ballafaqim mes
nates dhe mendimive, mes te panjohures
dhe te njohures, mes realitetit
dhe endrrave, mes teje dhe meje.
Gjithcka merr jete aty ne boten time, larg
cdo te keqeje, larg urrejtjes, genjeshtrave,
mashtrimit, egoizmit, smires, inatit, llafeve,
thjeshte larg gjerave qe nuk kane vlere.
Jam e tille me beso...ashtu jam
...si nje kristal delikate e brishte.
E nderkohe qe ti mendon e me gjykon..
une vazhdoj te ndertoj mure per keshtjellen time
ta mbroj sepse eshte thesari im..
vetem nje hajdut i mirfillte e posedon
kete fuqi...nje nga kto njerezit e thjeshte,
si une...qe per arsyet e njejta rrethohen gjithashtu.
Mos mendo se jetoj mes muresh...ne hije. Kjo
eshte thjeshte trillim. Mos me merr per arrogante.
Une s'dua te me shpetosh nga toka sepse jam pjese
e saj. Dua vetem te di nese ti ndjen. E nqs po,
ateher vetem buzeqesh sepse gezimi yt e zgjon
shpirtin tim si dielli mengjesin. Mos thuaj PO por
vetem me merr e vallzo me mua duke me puthur
ne faqe. Vallezo me mua mes reve naten...
ne pranine e pafundesise se yjeve, qe jane deshirat
e heshtura te asaj melodie qe kercejme me endje.
Dua te thith ajrin tend, te dehem me te,
te digjem ne zjarrin tend e te njollos lekuren me
djersen tende. Kemi nevoje per njeri-tjetrin.
Nqs pasqyrohesh tek une atehere mos hesht.
Jane vetem tinguj qe mendja ime po luante sonte
e jane vetem nje veshtrim qe ti hodhe pertej
murit tim. Sapo te dale dielli un prap do vej masken
sepse akoma skam kriju imunitet nga ligesite. Jeta
neser vazhdon me ritmin e saj dhe mua do me
duhet te pres deri sa dielli te lodhet e hena te
me sjelle tinguj te tjere...
Po le nje dere hapur paksa qe ti...
te veshtrosh nga larg se cfare behet ne shpirtin
tim...e nqs te bind nje fjale, nqs e ndjen ate fjale,
ateher je gati per te shembur murin tim....!

Zhgarravina...dedikuar vetes! Images?q=tbn:ANd9GcSt84YfBM2f3l0TRPgv_quA_hpeykx-9HwGItzGeuzO0bXERSE&t=1&usg=__Vr9thrcAR8ehhE0yAbW705JSePI=
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 21 Oct 2010 - 4:04

brava brava brava brava brava

Komplimente e mia Arjana per keto thurje te lira dhe kaq te bukura, me domethenien qe permbejne ne brendesi te tyre.

Suksese te metejshme ne vijim.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Wed 3 Nov 2010 - 3:42

Flm i nderuar Saimiri...

Ajo c'ka dua,
...eshte nje shikim i thelle
qe arrin deri ne fund te shpirtit..
e ta pyes se çfare sheh aty...

Ajo c'ka dua,
...eshte nje buzeqeshje e sinqerte,
...te rizgjoje kete diell..
qe fle pas maleve te hipokrizise..

Ajo c'ka dua,
...eshte nje perqafim i ngrohte,
qe dalengadale zbret ne zemer..
e shkrin akullin e mureve te saj...

Ate c'ka dua..
...e qendisa ne qiellin e kristalte,
por yjet rane si pika loti..
nga pesha qe mbanin ato fjale..

Zhgarravina...dedikuar vetes! Images?q=tbn:ANd9GcTDB2ODKWgI0WLP2Ymsn2tSSyel_tGBaEXCn6yDCtpNv-zE5eM&t=1&usg=__jxOQsSdzISN4cP_NfJTDWVnKJcE=
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Wed 3 Nov 2010 - 3:45

Urrej veten ... qe lashe ndjenjen te merrte perpjete, qe lashe dhimbjen te me pushtoj ...
Urrej veten .. qe jam ndryshe nga ty, qe kam nje zemer dhe qe te mendoj
Urrej veten ... qe jeta me denoi te jem e pafat ... kete semundje qe po me torturon... por semundja me e madhe je ti ....
Urrej veten ... qe nuk me dhe mundesine te me njihje, te me perqafoje, te me flisje ....pastaj te me gjykoje ...
Urrej veten .... qe tregoj dobesine time ... zemren e dobet, qe te futi ty ne kthetrat e saj, duke te dhene mundesine te ndihesh ngrohte ne te mes kesaj shtrengate te madhe qe jeten e mbyt ....
Urrej veten ..
. qe njerzit me gjykojne pa me njohur, pa ditur kush jam, pa ditur cfare ndjej, cfare mendoj, cfare deshiroj ....
E urrej veten ... atehere gezohu tani qe arrite te me lesh te vetme ne kete shtrengate te madhe te jetes time !!!!!

Urrej veten... sepse nuk mundem te urrej dot ty ... sepse kjo jam une !!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Wed 3 Nov 2010 - 3:46

Ju ndodh ndonjehere te zgjoheni ne mengjes me buzeqeshje ne shpirt?!
E ajo buzeqeshje ju shoqeron gjithe diten, ndiheni plot energji..plot dashuri..
Ju duket sikur keni brenda nje diell gati te shpertheje e çdo buzeqeshje,
cdo shikim...cdo fjale eshte e mbeshtjellur me rrezet e arta te atij dielli....
Atehere ju keshilloj te mos hedhni tutje as edhe Cast te kesaj dite,
..t'i buzeqeshni cdo fytyre te trishte qe do te shikoni,
...te perqafoni cdo njeri qe keni perzemer,
...te shperndani perreth jush cdo rreze qe keni brenda.
Sepse sa here te jeni ju ai qe keni nevoje per nje buzeqeshje,
nje perqafim, nje fjale te ngrohte ose thjesht nje rreze te vogel
ata njerez, nuk do te hezitojne te bejne te njejten gje per ju!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Ajo goca Wed 3 Nov 2010 - 4:03

brava shume bukur ana bravo
Ajo goca
Ajo goca
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : albania
Postime Postime : 6699
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/06/2010
Mosha Mosha : 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Fri 5 Nov 2010 - 4:30

Tani je
nje petal qe shkeputet nga trendafili,
nje pershperitje e lehte ne ere,
nje floke i kristalte debore,
nje dallge e zemeruar ne det,
nje rreze e arte dielli,
e ylli i fundit i mengjesit..

Tani je...
ne tingujt e nje kenge te harruar,
ne enderrat e nje nate te pafund,
ne pikat e shiut qe rrjedhin si lote,
ne buzeqeshjen e pafajshme te nje femije,
e ne krahet e nje perqafimi te ngrohte..

Tani je vec nje kujtim i larget
qe dalengadale tretet...

Zhgarravina...dedikuar vetes! Images?q=tbn:ANd9GcTzwain8Qart6YLRdH1PJ5KpYhUy5eNLX3QASwxE8BnxvLC1c0&t=1&usg=__Jvxnx7GebCt6DN2jsA1egib3BBk=
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Thu 18 Nov 2010 - 14:37

Ai ka te drejte....
"nga mosdashja per te lenduar
te tjeret po shkaterrojme veten.
Dhe kjo per cfare? Per c'arsye?
Per ke? Per asgje.....Per asnje arsye.
Per askend qe ka rendesi me shume se ne....
E megjithese i dime te gjitha keto
perseri ndalojmehapim , marrim fryme,
dhe mbledhim grusht doren
qe kerkon te trokase ne nje porte....
kycim gojen me penjte e heshtjes
perpara deshires per te folur te verteten,
per te shprehur ndjenjen qe na djeg perbrenda....
kycim shpirtin, mbyllim cdo shteg qe na shpie
drejte asaj qe duam me te vertete"....
pfffff jete dreqi!
Zhgarravina...dedikuar vetes! Images?q=tbn:ANd9GcSK2clAGGJKTgn8_UtS41ooRSWsClTxB-L14zl35pu5QYvtQdqM
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Vizitor Thu 18 Nov 2010 - 14:39

Zogu i plagosur

Edhe pse me shume palge
Edhe pse me krahe te thyer
S'e ndal fluturimin

Lart e me lart shkon
Qiejve te dashurise
Vule te pashlyeshme
I ve historise

Cicerimat i shndrron ne kenge
Qe dashuri mbjellin
Ne shpirtin tim
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 18 Nov 2010 - 14:56

Shume, shume te bukura dhe te ndjeshme vargjet e mesiperme.
Ashtu si gjithmone edhe keto i paske thurur mjaft lirshem dhe rrjedhshem per tu lexuar.
Komplimetet e mia per keto thurje.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 19 Nov 2010 - 6:10

Fjale, fjale, dhe akoma fjale..jane ato qe prekin, qe vrasin, largojne, ngushellojne. Japin force dhe kurajo, jane ato qe te gezojne, lumturojne, ndihmojne. Ka raste qe jane te teperta, shumica pa vlere, dhe te pamenduara ose instiktive pavarsisht nga sinqeriteti.Ne gjendje te vecanta, ato bien ne heshtje, dhe mendimet i zevendesojn.
Heshtja ime sot, tregon sa afer teje jam me shpirt dhe zemer..edhe pse kaq larg me trup.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 2 Dec 2010 - 9:47

Shpesh here dua ta perqafoj qiellin kur e shoh kaq te trishtuar..ndoshta sepse kur i ngjaj surratit te tij..nje perqafim i yti cdo dite kete vit shume me ka munguar.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Sat 22 Oct 2011 - 3:37

Me lodhi te qenet e lodhur
u lodha te dua ate qe e duan te tjeret
Jeta ime substance e mbingopur
....dua te ndryshoj "look"

------------------------------------------------------

Nje nate me kish vdekur gjumi
dhe une u dashurova me dike
kur kuptova se ndjenjat e tij kishin lindur te vdekura
u dashurova me vetmine
vetem ajo ish e lire per mua ate nate
...vazhdon te me qendroje besnike


Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 23 Oct 2011 - 11:37

Besoj në ndershmëri, sepse i bën ndjenjat më të pastra, më të vërteta !
Besoj në lumturi, sepse ajo na bën të gjallë dhe të aftë të dhurojmë në mënyrë spontane pa pretenduar...
Besoj në respekt, sepse nuk kemi lindur për të gjykuar apo dënuar, por për të zbuluar vlerat e mëdha që të tjerët shpalosin para nesh...
Besoj në heshtje, sepse na ndihmon të kapërcejmë keqkuptimet e fjalëve, të reflektojmë, të kuptojmë, të dëgjojmë më qartë. Qetësia na ndihmon të kuptojmë më mirë se të dëgjuarit me veshë...
Besoj në dashuri , në pafundësinë e saj , na mbush zemrat plot gëzim dhe na jep guxim të përballemi me jetën...
Besoj në Lirinë e vetvetes, sepse na bën të veçantë, realë, dhe të lirë...
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 23 Oct 2011 - 11:39

Komplimente dhe urime Anna per keto vargje te bukura, te rrjedhura kaq lirshem dhe qe kane nje pasqyrim vertet te madh shpirteror.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 23 Oct 2011 - 12:08

Thnx Saimiri nga ju...

E c'ti bëj une yjet kur me mungon ti?
c'ti bej fjalet qe mendjen me mundojne?
Syte qe nga lotet me lagen...
c'ti bej...kur ti dot nuk i shikon?

Pulsin tim...nuk je te ndjesh,
zemren time te degjosh
Valle ne enderr mos me sheh?
Mos dhe ty, valle te mungoj?

Gjumin une ta prisha mbase?
dhe vetmia te derrmon...
Udhetar i jetes time time...Ti
rrugen tende po kerkon?

Une hena jote jam, dhe ti qielli i zi...
e c'ti bej une yjet kur me mungon ti?


Zhgarravina...dedikuar vetes! 196465_10150193411815120_652520119_8850418_48422_n
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 23 Oct 2011 - 12:10

Teper e goditur kjo poezia e fundit dhe vertet prekese.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Yll Qielli Sun 23 Oct 2011 - 22:54

Mbyll syt
keshtu nuk shof erresiren
qe mbyt zerin tim
qe nga frika
e hidherimi
do te bertas:
mar kurajo
shkel friken time
dhe fitoj hidherimin
ngrej koken lart
dhe kercej avash avash
ne ritmet e muzikes
frika nuk me frikeson me
hap syt
dhe
prap me merren mend
nga erresira:
disa dhimbje
jan kaq te medhaja
sa syt e mi
nuk mund te rrjedhin lot
po zemra ime
qetesohet
dhe pushon te gjakderdh
jam ketu kaq vetem
nuk ndjej as veten time me
ndjej vecse nje deshir
te mos kisha egzistuar kurr!!
te isha e humbur
ne mes te enderrave te mia
pergjithmon!!

Zhgarravina...dedikuar vetes! 3779539f520
Yll Qielli
Yll Qielli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 3964
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga WebMaster Sun 23 Oct 2011 - 23:47

Atehere kur jeta kerkon nga ty po nuk ke c'fare i jep...
Atehere kur te gjith te kthejn shpinen ....e ti ngelesh vete...
Atehere mbaje koken lart ...dije ...se ke c'fare jep...
Atehere thuaj gjithe botes ......TUNG ,.....se ja dal vete.. celebrate005
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 28 Oct 2011 - 10:46

Une jam endrra ne sirtar, une jam fluturimi qe gjithnje ke deshiruar...
Jam mendimi qe te ben te vuash. Une jam guri qe bie, veshtrimi i larget, jam zjarri, akulli, uji qe rrjedh, jam lufte, paqe dhe dhimbje...
Jam mendafsh dhe gjemba trendafili, oaz dhe shkretetire. Une jam zemer, shpirt dhe tru. Jam fjale dhe heshtje, rruge, lum dhe mal.
Jam poezi dhe dhimbje, mekatare dhe shenjtore. Jam perendimi dhe fundi. Une jam ajo qe ty te le pa gjume...
Une jam femer!
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Yll Qielli Fri 28 Oct 2011 - 11:06

Kur nje dite papritur ndodhesha
ne udhe kryq
Ti me drejtove drejt qiellit
Por pa e ditur si
Ishte ky qiell une te degjova
Dhe u drejtova drejt tij duke
U shenderruar ne nje yll
Por qe ketij ylli u shujt drita
Shume shpejt
Yll Qielli
Yll Qielli
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 3964
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/02/2011
Mosha Mosha : 39

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 30 Oct 2011 - 13:33

Nuk e di se sa gjat do te jetoj ne ket jet
por dicka di te them me sinqeritet
qe me ke hapur ne zemer nje plag
qe ilacin gjer me sot akoma sja kam gjet
jan plag qe sa her i prek ne mendimet e mija
. . .dhimbje ne shpirt me dhurojn jan plag te renda
se te dashurova ne te vertet
ty te kisha me lart se cdo gje ne ket jet. .
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sun 30 Oct 2011 - 13:37

Mbahu fort...

Mbahu fort.
I them vetvehtes shpesh herë.
Se pas ç’do dimri.
Lulzon një Pranverë.
Pas ç’do mbrëmjeje.
Zbardh një agim.
Pas ç’do trishtimi.
Lind një gëzim.
Mbahu fort, si lisi mbi shkëmb.
Të keqes, mos i lësho pe.
Të mirës gëzoju, aq sa e ke
Jetës, mos i mbaj mëri.
Se rregullat dhe fatin e saj.
Nuk i ndryshon dot, asnjeri.

© S. Murati... Prill – 2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Sun 30 Oct 2011 - 14:06

Kam frike
nga mendimet e mia
qe udhetimin nisin
nga truri ne zemer.
Nese ne nje çast
shfaq dobesi
me ndjeni, jam njeri.
Te kunderten dua,
por me kot s'jam robot.

Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 11 Nov 2011 - 14:15

Bravo.
Ja arrite qellimit...
Perseri arrite ta prishje sistemin e vetmise time te qete...

Per nje moment mendova te kujdesesha vete per zhdukjen tende nga jeta ime. Por jo. . . Tani qe e mendoj mire, nuk eshte kjo zgjedhja e duhur. . .

Eshte me mire qe ti te jesh pjese e saj, deri sa te 'vritesh' aq shume nga fjalet e mia sa te vendosesh te ikesh vete!

Qendro, shif se si jetoj une.
Shif per se largu se si ato cfare te dhurova ty, do ti marri dikush tjeter.
Shif se si dikush do ndjehet i lumtur qe me gjeti, aty ku ti me le. . .
Shif per se largu pa pasur mundesine te me prekesh. . .

Ne fund te fundit, ti e zgjodhe vete vendin e spektatorit. Edhe pse kishe nje super mundesi per te qene protagonisti e perjetshem. . .

Me lejo qe ne fund te te uroj fat, mbaresi ne rrugen tende.

Uroj te gjesh dike qe, si qellim primar te kete faktin qe te te beje te ndjehesh mire, dhe si qellim perfundimtar, te kete faktin per te qene ne shtratin tend.

Uroj qe te mos kesh ftohte kete dimer. . . Dhe te mos njohesh me "mosmirnjohese" si Une ne Jeten tende... !!!
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 11 Nov 2011 - 14:40

Oh si nuk kam pak force,
te behem ere e te te pushtoj trupin
ket' mall qe dhemb ta shkri

oh si nuk behem ere e forte ,
te fryj per tek ti
keto lote dhimbjesh, t'i kthej ne lote gezimi
kete mall...ta shkri

Oh sa s'po me dalin krahe
nga mendimet drejt teje
mezi pres te gdhihet.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Fri 11 Nov 2011 - 14:50

Ngushellome nese mundesh sonte
dashurome po munde ndonjehere
kerkome nese humb neper labirinthet e kesaj bote
vec mos me lere te dua,e te me duan te tjere....

Ngushellome kur mall per ty te ndjej
dashurome pa frike nga dashuria
kerkome nese neper terr kam humbur keq
te lutem,mos me lere te me gllaberoje vetmia....!
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 12 Nov 2011 - 0:38

Heshta...

Heshta.
...sepse mendova se eshte me mire keshtu.
Heshta jo pa qellim.
...sepse e njoh shume mire veten time.
Heshta.
...sepse m'u duk e arsyeshme kjo heshtje.
Heshta.
...sepse po te nisja t'a nxirrja kete mllef.
Nuk do te kisha mundesi per te heshtur me kurre.

Heshta.
...pasi ndjeva nevojen te ballafaqohesha me veten.
Heshta.
...pasi jam nga ata qe e di se kur duhet heshtur.
Heshta.
...pasi mundohem te ruaj gjithnje gjakftohtesin.
Heshta, madje jo pa qellim.
...pasi heshtja me mundesoi sadopak qetesin.
Qetesin, per te cilen shpirti pati aq shume nevoje.


© S. Murati... Janar - 2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 41
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 21 Dec 2011 - 14:46

Nje Dite....

Qielli u vrenjte....
Pasqyre e shpirtit.
Shiu filloi. . . .e& loti. . .
Shiu bie. . . .loti s'ndal. . .
Loti qe qan e shiu se le vet.
Ai i bashkohet. . . .e shpirtin e vret.
Ata behen bashke e shpirti rendohet.
Zeri meket. . . .ngasherohet.
C'ben o dhimbje pse pushton?!
Une jam e dobet. . . .ky shpirt s'te mban dot.
Zemren e more. . .
Pak shpirt ka mbet.
Te lutem lere ate pak qe une te jetoj vet.
Ndal o ti shi. . . .
Dhe ti qiell i ngrysyr hapu.
Mjaft me,se me jo nuk duroj.
Mjaft me,shpirtin qeteso.
Bota jo s'u ndal.
Se ka nate por ka edhe dite.
Ka shi por edhe diell.
Sfido. . . .
Sfido naten me ndricimin e yjeve.
Sfido shiun me ngjyrat e ylberit.
Sfido. . . . Ti mundesh. . . .
Mos u struk. . . .
Por Guxo. . . .
Sfido. . .
Fito. . .
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Tonii Thu 22 Dec 2011 - 12:25

shume zhgarravina te bukura po lexoj brava brava brava brava :coolthumb:
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 24 Jan 2012 - 13:39

Leter..dedikuar ..?!

Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi;kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume.
Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull,eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre.
Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siç dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me.
Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse , perse nuk te thashe sa shume qe te doja?
Sot je shume larg meje,deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty,pa then asnje fjale me goje dhe te thosha gjithçka me zemer.
Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume i rendesishem per mua dhe qe te adhuroj.
E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper.
Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter.
Kam nevoje te qaj , te shfryj,sepse nqse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon,trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj.
Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj.
Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu ,te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, te thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur.
Nqse e lexon kete leter , do ta shohesh se çdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty(mgjse e di qe nuk ke per ta lexuar kurre).
Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja .
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Shkembi Tue 24 Jan 2012 - 14:36

pjes marre nga ditari i ????????????

Shkembi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 9500
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/10/2011
Mosha Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Tue 24 Jan 2012 - 14:42

Nga thellesia e brendshme qe ndjen per shpirtin luftarak!!

Bota rrotullohet !!
Cdo lumturi qe te eshte mohuar do te kthehet..Cdo lot qe ke derdhur do te numerohet ...Cdo enderr e harruar do te realizohet...Ata qe te lenduan do te pendohen ...Ata qe te braktisen , cdo dit me endrren per tu kthyer do te zgjohen ..Padrejtesit qe tu ben do te gjykohen
.....Genjeshtrat qe te than do te zbulohen.Dashuria e dhene nje dite do te kthehet.....Buzeqeshja jote do te adhurohet .Dikur bota ndali per ty por nje dite do te rrotullohet
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Aяtємιѕα Mon 13 Feb 2012 - 13:32

Ne, banoret e 'shekullit XXI';
E hodhen poshte ndjenjen. Luajten me te si me nje top futbolli ne nje fushe me gure. E gervishten, e copetuan! Madje i vune etiketen e 'dobesise'.

Humbi romanticiteti. U quajt 'i pavlere'. U zhduken nga harta letrat e dashurise, u mbyt zeri i poezive te vjetra!
Njerezimi reshti se ndjekuri melodine e baladave te ndjera dhe filloi te vrapoje i terbuar pas ritmit te muzikes se cmendur.
U banalizua ndjenja e dashurise. Duart, tashme kaq pak 'rezistente', lodhen duke shkruar nje mesazh te vetem pa pike e pa presje, e sidomos, pa ndjenje!

Tanime dashurite nuk jetohen, por 'numerohen'!

Por ne jemi banoret e shekullit XXI, apo jo? Ne ecim drejt se rese.
Prandaj, c'rendesi ka sa gure te cmuar po shkelim per te arritur prane te ashtuquajturit 'modernizim'?
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zhgarravina...dedikuar vetes! Empty Re: Zhgarravina...dedikuar vetes!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi