BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË ZGJIDHJA E VETME E DREJTË
Faqja 1 e 1

Mbi çështjen kombëtare shqiptare-
Kisha vënë re se një historian i huaj, në bisedat e herëpashershme me mua, nuk i përdorte për shqiptarët termat albanitet dhe albanizëm ashtu siç bën me grekët, ta zëmë, për nocionet helenicitet e helenizëm. Kjo më shtyu ta pyesja një ditë, por të merrja një përgjigje të padëshiruar.
Atij i kishte rënë në vesh se disa intelektualë kanë zënë të pretendojnë se, në Shqipëri dhe në Kosovë janë formuar dy realitete kombëtare të ndryshme dhe se shqiptarët e Kosovës, për nga identiteti, na qenkan tashmë "kosovari", "shiptari", me theks në rrokjen e parë të fjalëve. Po, ata janë ngritur dhe kanë shpallur se nuk janë "albanci", shqiptarë, por "shiptari". Çka është më tepër, disa syresh kanë zënë të shkruajnë në dialektin gegërisht.
Nëse kjo është e vërtetë, ata u kanë mbajtur ison teoricienëve shovinistë serbë si Gjorgjeviç, Tomiç, Cvijiç e sa e sa të tjerë, që kanë punuar sistematikisht për formimin e opinionit, në Kosovë e në botën mbarë, se shqiptarët e Kosovës na paskëshin qenë sllavë, që qenkan "arnautizuar" apo shqiptarizuar gjatë sundimit të përbashkët turk.
Këto që thuhen në Evropë për ata intelektualë shqiptarë nga Kosova ndoshta janë të ekzagjeruara, por marrin karakter politik, antikombëtar. Prandaj duhet të kihen parasysh, sepse njoftime të këtilla marrin dhenë. Ndoshta në përhapjen e një lajmi të këtillë ka gisht serbi, ashtu siç nuk mund të përjashtohet mundësia të jetë i implikuar greku në incidentin e para pak ditëve në Himarë. Ata janë mësuar të hedhin gurin dhe të fshehin dorën. Atyre u intereson të formojnë për shqiptarët dhe Shqipërinë një imazh të rremë dhe të përçudshëm në botë.
Një komb tjetër shqiptar nuk mund të krijohet për disa dhjetëvjetësha. Në kuptimin juridik të fjalës, komb quhet një entitet abstrakt, kolektiv dhe i padukshëm, që ndryshon nga individët përbërës dhe ushtron sovranitet të plotë mbi ta.
Populli shqiptar përbën një komb të këtillë. Shqiptarët përbëjnë komb etnik, të lindur dhe të formuar në një realitet historik të mëparshëm. I gjithë ky komb ka origjinë të përbashkët ilire, shumë të largët në kohë. Shqiptarët nuk i kanë zgjedhur prindërit dhe gjyshërit e stërgjyshërit e tyre mes individëve të tjerë, ashtu si nuk i zgjedhin tani fëmijët dhe nipërit e stërnipërit e tyre mes fëmijëve të tjerë.
Kombi etnik shqiptar përmban dhe trashëgimi etnike dhe formim kombëtar historik. Ndryshe nga disa kombe të tjerë të Evropës, i gjithë kombi shqiptar bazohet në nocionin e etnisë, që mbështetet në një nocion tjetër, të pandashëm: gjuha e përbashkët shqipe. De Rada, Jani Vreto, Pjetër Zarishi, Thimi Mitko etj., pararoja e paraardhësve tanë, para formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kanë kuptuar rëndësinë e përhapjes së dijes dhe kulturës në gjuhën e përbashkët, për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Ata kanë hedhur themelet e kulturës së përbashkët kombëtare për orientimin e popullit shqiptar drejt Rilindjes Kombëtare. Ata kanë kapërcyer me sukses ndryshimet gjuhësore me karakter dialektor, si dhe variantet e shkrimit. Kultura e popullit shqiptar është emancipuar si kulturë kombëtare që në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me këtë kulturë kombëtare, shqiptarët kanë bërë botërisht vetëpohimin e tyre kombëtar. Ndërkohë çështja e kulturës ka depërtuar në sferën politike. Përmes kësaj të fundit, patriotët shqiptarë kanë zgjidhur problemet e identitetit kombëtar dhe u janë kundërvënë propagandave të huaja antishqiptare.
Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare shqiptare, formimi i identitetit kombëtar dhe lëvizja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nuk janë as ndër të parat, as ndër të fundmet në Evropë.
Kombi etnik shqiptar nuk ka pluralizëm të brendshëm si Franca, e cila u imponon konformitet individëve, që e formojnë. Prandaj dikotomia - ndarja e kombit shqiptar në dy a tre kombe të ndryshëm - është e pamundur në masën, që nuk mund të ndahen në dy a tri pjesë origjina ilire e shqiptarëve, gjuha e përbashkët shqipe, formimi kulturor etnik i kombit shqiptar, identiteti kombëtar shqiptar.
Çdo komb implikon një territor dhe simbolik dhe fizik, ku të mund të jetojë e gjithë bashkësia e individëve, që e përbëjnë. Pra, Shqipëria, atdheu i shqiptarëve, duhet të përfshijë gjithë hapësirën gjeografike shqiptare, pa asnjë ndërprerje.
(Doktor në Histori i Universitetit të Franche-Comté-së)
Nga Dr.Arsim SPAHIU

Edituar për herë të fundit nga Gjeto Gjetani në Thu 21 Apr 2011 - 2:56, edituar 2 herë gjithsej
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË ZGJIDHJA E VETME E DREJTË
KOSOVA ME PAVARËSI-
APO NJË MASHTRIM I RI…?
”Më mirë është të ndodhin padrejtësi
se sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë.”
- Goethe (Gëte)
Me 17 Shkurt 2008, në Prishtinë, tani më të gjithë e dinë, se Kosova e shpalli pavarësinë…
Pavarësinë e shpallën shqiptarët, por, në të vërtetë, këtë pavarësi e projektuan ndërkombtarët…
E projektuan ndërkombtarët jo për hatër të shqiptarëve, por për hirë të ”qytetarëve”…
Kjo pavarësi është më e drejtë të quhet “Ahtisaari”…
Kjo pavarësi ose kjo “Ahtisaari” nga dallkaukët tonë, pa iu bërë vonë, është pranuar, miratuar, fare pa e kundërshtuar…
Aristofani i kishte shumë inat dallkaukët. Një ditë, njëri nga këta iu ngjit pas dhe ia bënte qejfin duke i miratuar çdo fjalë.
Si e dëgjoi një kohë të gjatë, Aristofani i tha më në fund:
Të lutem shumë, kundërshtom së paku një herë, që të kem përshtypjen se jam vetë i dytë…!
Shqiptarëve të Kosovës, kjo pavarësi, kjo “ahtisaari” iu është imponuar, tani përpara iu është shtruar, e zbukuruar, e maskuar, vetëm për t’i mashtruar…
E vërteta është se kjo pavarësi është Pavarësi e Mbikqyrur, që çështjen shqiptare s’ka për ta zgjidhur, por edhe me më shumë nyje ka për ta lidhur...
Kosova, me këtë pavarësi, vërtetë u bë shtet, por jo shtet i shqiptarëve, por shtet i “qytetarëve”, i të gjithë ”kosovarëve”…
Kosova si shtet i “kosovarëve”, për fillim, është shumë mirë që po pranohet ndërkombtarisht, por më vonë ka me na dalë dardhë me bisht… Pse?
Sepse, në sytë e ndërkombëtarëve, Kosova nuk njihet si shtet i shqiptarëve…
Shqiptarët, që janë mbi 90%, shumicë, do të shndërrohen në pakicë, kurse të tjerët që janë nën 10%, pakicë, do të shdërrohen në shumicë…! Pse?
Sepse pakicat kanë të drejta të garantuara, janë tej mase të privilegjuara, me shumicën shqiptare ata po bëjnë hajgare, sepse janë lazdruar prej bashkësisë ndërkombëtare…
Pavarësia e Kosovës është Pavarësi e Mbikqyrur, e cila këmbë e duar ka me na lidhur, gojën me dry ka me na mbyllur…
Goja na lejohet me u hapë vetëm për ndonjë deklaratë të thatë…
Deklaratë të thatë, që s’ka manfat, deklaratë me rekomandime, me porosi, siç ishte Deklarata për Pavarësi…
Deklarata e Pavarësisë
Në Deklaratën e Pavarësisë, ndër të tjera, siç e dëgjuam, siç e lexuam, shkruan:
1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit
të Kosovës.
2. Ne e shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike…
3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisaarit dhe mirëpresim kornizën që ai propozon…
Në paragrafin e 12, të fundit, shkruan:
12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përfshirë këtu veçanërisht obligimet e saj
nga Plani i Ahtisaarit…
Mjafton, për atë që mendon, se Deklarata e Pavarësisë është një Deklaratë e Varësisë, sepse ajo përqëndrohet në detyrimet, në obligimet e Kosovës dhe aspak në lirinë, pavarësinë e saj…
Deklarata e Pavarësisë ka edhe tetë pika, paragrafe të tjera, më të forta se guri, të cilat do t’na mbështesin për muri…
Muri do të rritet me Kushtetuten e Republikës së Kosovës që po na përgatitet…
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Kushtetutë e smutë…
Muri do të forcohet kur Kushtetuta të aprovohet…
Muri do të lartësohet kur Plani i Ahtisaarit fillon të zbatohet, kur Kosova fillon zyrtarisht, ligjërisht të coptohet, të sakatohet, të tjetërsohet…
Në Projekt-Kushtetutën e Republikës së Kosovës,
e cila kanë 16 Kapituj dhe 160 nene, në Kapitullin I, Dispozitat Themelore, Neni 1. (Përkufizimi i Shtetit) shkruan:
1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
Ky neni 1., i Kaptitullit të parë, sa i bukur duket për shqiptarë, kështu siç shkruan në letër, por e vërteta është diçka tjetër…
Kosova nuk është e pavarur, sepse është e varur…
Kosova nuk është sovrane, haj medet, sepse, s’ka sovranitet…
Kosova nuk është shtet demokratik, as unik…
Kosova nuk është shtet i pandashëm, sepse ndarja veç u ba, por dallkaukët, kanë sy, por s’dojnë me pa…
Në nenin 2., shkruan:
Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj…
Cilët janë shtetasit e saj?
Kjo nuk tregohet, por nënkuptohet, janë “kosovarët”, pra, kurrsesi shqiptarët…
Karakterit të “kosovarëve” “shumëetnik” - Kushtetuta e Republikës së Kosovës me simbole i qëndron besnik…
Në nenin 6., (Simbolet), shkruan:
Flamuri, stema dhe hymni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumëetnik të saj.
Kështu pra, qysh tani, Republika e Kosovës me “karakterit e saj shumëetnik” është në rrezik… Pse?
Sepse, me “karakterin shumëetnik” Kosova po tjetërsohet, me Atdheun, Nanën Shqipni, po “armiqësohet”…
Pse?
Sepse në Kushtetutë shkruan: (Përkufizimi i Shtetit)
Neni 3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjesë të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë e as të pranoj të bashkohet me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Më në fund, po e themë shkurtë, trup, urtë e butë: kjo kushtetutë është e smutë… Pse?
Sepse është: anti-njerëzore, anti-shqiptare, anti-fetare, anti-kombëtare…
Si interpretohet kjo?
Në Kapitullin XIII, Dispozitat Përfundimtare, shkruan:
Neni 143. (Interpretimi)
1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të interpretohet në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007. Në rast kontradikte midis dispozitave të kësaj Kushtetute dhe dispozitave të Marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë.
Pra, Plani i Carit, Shën Ahtisaarit, do të mbizotëroj…
Do të mbizotërojë, do të thotë: Ne mbesim me gishta n’gojë…!
Me gjithë këtë, që mbesim me gishta n’gojë, Republika e Kosovës , kundër vetvetes, duhet të veprojë, të punojë… Pse?
Sepse, në nenin vijues, që është nen obligues, detyrues, shkruan:
“Republika e Kosovës merr përsipër të gjitha detyrimet në Propozimin Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007 dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura për implimentimin e tyre.”
Deri në implimentimin e të gjitha detyrimeve të Planit të Ahtisaarit, Kosova e Pavarur do të jetë e Varur…
Kjo Pavarësi e Varur ose Mbikqyrur ka me na ndrydhur…
Kur Plani i Ahtisaarit të zbatohet në tërësi, atëherë kjo që tani po quhet Pavarësi – e që në të vërtetë është koloni, “Ahtisaari”, një mashtrim i ri, atëherë edhe të përgjumurit do të shohim me kthjelltësi se:
Kosova nga Sërbia u shkëputë, por edhe Sërbia në Kosovë u futë…
Kosova jonë e dashur, Kosova jonë e shkretë edhe sa kohë ka me hjekë…!? Pse?
Sepse me Planin e Carit, Shën Ahtisaarit, Kosova edhe me qenë shtet i ndërtuar, i zhvilluar, i lulëzuar, ky Plan ka për ta shkatërruar, varfëruar, shkretëruar…Pse?
Sepse ne po jetojmë jashtë vetes. Kur nis të jetosh jashtë vetes, thoshte Hemingueji, atëherë gjithçka është e rrezikshme.
Dhe krejt në fund, siç thoshte Gëte:
”Më mirë është të ndodhin padrejtësi
se sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë.”
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË ZGJIDHJA E VETME E DREJTË
RIBASHKIMI I SHQIPËRISË ETNIKE-HISTORIKE NUK ËSHTË MIT AS UTOPI, POR REALITET I PAMOHUESHËM HISTORIKO-POLITIK DHE KOMBËTAR, QË MERITON TË PËRFILLET SIPAS SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE, SIPAS SË DREJTËS KOMBËTARE SHQIPTARE.
Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI
Për t’i evituar mëdyshjet dhe dilemat e politikës së sotme shqiptare dhe, me theks të posaçëm për t’i hudhur poshtë si të pabaza tezat e gabuara dhe të falsfikuara të historiografisë kuazishkencore dhe të politikës pushtuese serbomadhe antishqiptare,si dhe rezervat dhe prirjen e diplomacisë evro-ndërkombëtare se ribashkimi i Shqipërisë Etnike nuk është mit, as utopi, por realitet i pamohueshëm historiko-politik dhe kombëtar, është e domosdoshme që pikësëpari të pasqyrojmë këtë konkluzion aksiomatik shkencor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë: ”Ndër popujt e Evropës, copëtimin territorial më të madh e kanë pësuar shqiptarët. Sot trojet e tyre ndodhen të pjesëtuara midis pesë shteteve të Gadishullit Ballkanik, nga të cilat vetëm gjysma bën pjesë në shtetin e tyre kombëtar. Jashtë kufijve të Shqipërisë, pjesa më e madhe e trojeve etnike shqiptare vuan nën zgjedhën serbe. Midis tyre bën pjesë edhe Krahina e Kosovës, ku shqiptarët përfaqësojnë rreth 90% të popullsisë prej më tepër se dy milionë banorë. Viset e tjera shqiptare ndodhen në shtetet e Maqedonisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë”(Platformë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 1998, f.3). Edhe pse ky realitet ua verbon sytë shkaktarëve dhe aleatëve të tyre si në kuptimin e politikës së brendshme, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare, ky kursesi nuk mund të cilësohet si nocion abstrakt, as si utopi e as si mit, sepse argumentet e pakundërshtueshme historike, politike, juridike dhe kombëtare provojnë qenësinë shekullore të identitetit të Shqipërisë Etnike në Gadishullin Ballkanik.
Për më tepër, realitetin e ekzistencës shekullore të Shqipërisë Etnike, edhe sot në fillimshekullin XXI, e kanë të qartë edhe politika, edhe shkenca e vendeve fqnije kolonialiste (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia), si dhe diplomacia e fuqive të mëdha evropiane, mirëpo, për hir të inetresave të tyre kolonialiste dhe neokolonialiste në kurriz të shqiptarëve dhe të territorit të tyre etnik, zhvillojnë teza të tjera të paqëndrueshme, që nuk kanë të bëjnë fare me thelbin e nocionit Shqipëri Etnike, por me nocionin e trilluar abstrakt të ashtuquajtur “Shqipëria e madhe”. Kjo sajesë politko-propagadistike është e zhveshur nga çdo element i realizmit dhe i objektivitetit shkencor të historisë së deritashme të Shqipërisë Etnike. Në fakt, parulla demgagjike “Shqipëria e madhe”, është MIT i “arkitektëve” nacionalshovinistë të Serbisë së madhe, që nga “Naçertania” (1844) e Ilia Garashaninit e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe të Artit të Serbisë (1986), që fshehurazi dhe haptazi ka për qëllim sofistikimin dhe mohimin e konceptit të Shqipërisë Etnike si në kuptimin historik e territorial, ashtu edhe në atë gjeopolitik dhe kombëtar.
Si rrjedhim i manipulimit të politikës, të propagandës dhe të Kishës Ortodokse Serbe me armën e tyre të rrezikshme “Shqipëria e madhe” në disfavor të Shqipërisë Etnike, edhe politika dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha të Evropës, që nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913)..., e edhe sot (dekada e parë e shekullit XXI, viti 2005), shërbehen me këtë tezë famëkeqe antishqiptare, që nuk ka të bëjë me realitetin, as me identitetin historiko-politik dhe kombëtar të nocionit Shqipëria Etnike, por me mitin e trilluar të termit Serbia e Madhe. Pikërisht, kjo simetri e tezës serbo-evropiane “Shqipëria e madhe”, edhe sot është një nga pengesat kryesore, që shqiptarët e trojeve të Shqipërisë Etnike, të fillojnë ndonjë dialog të mirëfilltë politik të drejtpërdrejtë me kolonizatorët aktualë serbo-sllavë, sepse ata në forma të ndryshme, dhe duke mos zgjedhur mjete dhe aleatë e aleanca, me këmbëngulje e mbrojnë mitin e tyre “Shqipëria e madhe”, kurse shqiptarët me të drejtë e kundërshtojnë këtë tezë inekzistente, antihistorike, antishkencore, amorale dhe antishqiptare me antitezën shkencore, të ligjshme dhe natyrore Shqipëria Etnike. Prandaj, derisa kuazishkenca, politika, diplomacia dhe praktika e Serbisë së Madhe dhe e aleatëve të saj kolonialistë siç janë Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, si dhe mbështetësit e tyre të qarqeve të caktuara të Evropës dhe të Rusisë, të mos heqin dorë nga ndërrimi dhe aplikimi i tezës “Shqipëria e madhe”, që sheshit edhe sot favorizon mbrojtjen me çdo kusht të politikës sunduese kolonialiste dhe imperilaiste të Unionit të SMZ-së, të Maqedonisë dhe të Greqisë mbi territoret e copëtuara dhe të aneksuara të Shqipërisë Etnike, faktori shqiptar do të ballafaqohet edhe më tej me rreziqe të paparashikuara të vandalëve kolonialistë serbomëdhenj, të cilët, duke konsumuar në mënyrë vandaliste-mitologjike tezën e tyre “Shqipëria e madhe”, po orvaten që t’i shmangen ballafaqimit të fakteve dhe argumenteve historike, politike, diplomatike, juridike shkencore, që justifikojnë konceptin real dhe objektiv të shkolonizimit dhe të ribashkimit të Shqipërisë Etnike.
Se çfarë domethënie ka teza antishqiptare “Shqipëria e madhe”, si pjellë direkte dhe indirekte e pushtuesve kolonialistë serbosllavë, këtë e kemi prekur pothuajse në tërë brendinë e këtij libri. Mirëpo, në vija grosso modo, po ritheksojmë se kjo do të thotë : “Zgjerimin dhe gllabërimin e territoreve fqinje serbosllave nga ana e shqiptarëve në favor të Shqipërisë Etnike”(!) Këtë të pavërtetë, e përgënjeshtron mbi çdo bazë historia e derisotme e Shqipërisë Etnike, e cila përfundimisht që nga viti 1913 e deri më sot ndodhet e copëtuar dhe e aneksuar në dysh nga ana shteteve fqinje serbosllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia). Pra, e vërteta është nën anën shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, të copëtuar dhe të kolonizuar nga konglomerati i theksuar sllav. Prandaj, duke mbajtur parasysh mohimin e të drejtës historike dhe të vetëvendosjes së Shqipërisë Etnike në dobi të serbëve, të malazezëve, të maqedonëve dhe të grekëve, është utopi dhe miopi të parashikohet (si në shkallë të politikës së brendshme, ashtu edhe të politikës ndërkombëtare), se shqiptarët e kolonizuar dhe të copëtuar nëpër eksklavat serbosllave, do të pranojnë ndonjë kompromis politik për hir të “mbijetesës” së sundimit të mëtejmë kolonialist serbosllav në dëm të njohjes së drejtës historike të çlirimit antikolonial dhe të ribashkimit të Shqipërisë Etnike.
Pse, dhe deri kur nën izolimin e hekurt kolonial serbosllav?
Pa marrë parasysh agjendet dhe projektet e ndryshme të nomeklaturës së Bashkimit Evropian (BE) dhe të rendit të ri ndërkombëtar me përmbajtje integruese dhe globaliste, që nënkupton njësimin e vlerave ekonomike, politike, demokratike kulturore dhe kombëtare në llogarinë e fuqisë së kapitalit, të tregut të lirë neoliberal, të interesave të përbashkëta të partnerizimit strategjik të Evropës dhe të Perëndimit në tërësi, shkenca, politika, as diplomacia shqiptare nuk duhet të kapitullojnë para kësaj “formule” të evro-globalizimit, por duhet të veprojnë si një mekanizëm unik politiko-kombëtar,diplomatik dhe ushtarak, që të thyejnë bllokadën shekullore të izolimit të hekurt kolonial serbosllav mbi Shqipërinë Etnike, në vend se “alternativën shpëtimtare” të ribashkimit të Shqipërisë Etnike, ta kërkojnë në filozofinë e politikës dhe të diplomacisë së izolimit, të dëgjueshmërisë, të diktatit, të trysnisë, të kërcënimit,të ultimatumit të projektuesve të integralizmit dhe të globalizmit në përmasa evro-ndërkombëtare. Sa do le të na akuzojnë në mënyrë të njëanshme dhe pa të drejtë titullarët e kolonializmit dhe të imperializmit serbomadh, se ne po luftojmë për një “Shqipëri të madhe” (tezë kjo, pjellë e mitologjisë dhe e fanatazisë së Serbisë së Madhe, sepse kjo para botës është forma më oportune dhe më e pranueshme politike dhe diplomatike, që e justifikon dhe e mbron konceptin Serbia e Madhe), ne nuk do të duhej të “abstenonim” në asnjë mënyrë nga realizimi i kërkesës së drejtës së vetëvendosjes dhe i së drejtës historike të ribashkimi të Shqipërisë Etnike. Gjithashtu, kërkesën tonë për riaktualizimin dhe për mbrojtjen legjitime të interesit kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, askush nuk ka të drejtë morale, ligjore, as politike ta quajë, as ta kualifikojë si kërkesë megalomane të “Shqipërisë së madhe”, sepse kjo është tezë spekuluese serbomadhe, që nuk ka asnjë veçori të përbashkët me nocionin e “Shqipërisë Etnike”. Më thjesht, Shqipëria Etnike, siç e di tërë Evropa dhe tërë bota, është e ndarë në dy pjesë (dhuratë nga Evropa Perëndimore dhe Lindore) nga Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia. Domethënë, në kuptimin territorial dhe të popullsisë indigjene shqiptare, Shqipëria Etnike është tëkurrur për 50% si shkak dhe pasojë e ndërhyrjes së politikës gjenocidale dhe kolonialiste të përgjakshme serbosllave, që nga viti famëkeq i 1912-1913-së, statusi i së cilës ka ngelur i pandryshuar edhe në ditët e sotme të reformave integruese transnacionale evroperëndimore ndërkombëtare.
Me gjithë komplekstitetin e statusit kolonial të Shqipërisë Etnike, të copëtuar në katër shtete të ndryshme sllave (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia), si dhe me aversionin historik të Fuqive të Mëdha të Evropës ndaj pavarësisë dhe ribashkimit të saj në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar në Ballkan, shkenca dhe politika shqiptare e kanë për detyrë që ta riaktualizojnë dhe, në mënyrë të pashmangshme ta vënë në “rend dite” çështjen e pazgjidhur shqiptare, ashtu siç parashikon edhe Plataforma politike kombëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë: “ në mënyrë të shkallëzuar në përputhje me rrethanat e sotme ndërkombëtare dhe me proceset politike që po e udhëheqin Ballkanin drejt integrimit në Bashkësinë Evropiane”.(Platforma, po aty,f.4). Natyrisht se , duhet të merren në konsideratë rrethanat dhe realitet e reja (të krijuara pas vitit 1989, me rastin e përfundimit të luftës së ftohtë ndërmejt dy superfuqive botërore: SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, si rezultat i shmebjes së sistemit bipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare në sfondin e marrëdhënieve ndërkombëtare), si dhe të Evropës së integruar, por duke e respektuar me konsekuencë interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar si një nga faktorët më relevantë të koherencës së politikës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. Ndryshe, sërish do të vihen në pikëpyetje interesat vitale kombëtare dhe shtetërore, si dhe mbrojtja e territoreve indigjene të Shqipërisë Etnike. Së këndejmi (për hir të ruajtjes së integrales së ekuilibrit ballkanik dhe të paqes evro-perëndimor), do të sakrifikohej strategjia e reciprocitetit të interesave prioritare dhe paqja pozitive e diplomacisë dhe e politikës së jashtme të Shqipërisë Etnike në relacionet e bashkëpunimit me faktorët dhe me institucionet relevante të bashkësisë ndërkombëtare dhe, në vend të tyre sërish do vinte në shprehje teoria dhe praktika negative e stabilitetit të hegjemonizimit serbosllav, që pa dyshim do të stimulonte paqen negative në marrëdhëniet ndërshtetërore të Shqipërisë Etnike dhe të fqnijve të saj kolonialistë në Ballkan

Koco Danaj Shqiptarët të kërkojnë hapjen e Kutisë së Shqipërisë Natyrale
-Z.Danaj prej gati një jave opozita është ngujuar në një grevë urie me argumentin për të hapur kutitë e votimit. Cili është komenti juaj për këtë veprim është zgjidhja e duhur?
Unë e respektoj grevën e urisë së grevistëve. Nga kushdo, ajo duhet respektuar. Por nuk kam të njëjtin qëndrim ndaj politikanëve që drejtojnë këtë grevë dhe kërkesave të tyre. Ata thonë se po të hapen kutitë do triumfojë demokracia, liria, bollëku etj etj. Por nuk kanë të drejtë. Kjo është demagogji, manipulim. Asgjë nuk do ndryshojë edhe po të bëhet rotacioni i pushtetit. Prandaj vijme ne menyre te natyrshme ne nevojen e nje analize me te plote, te thelle dhe gjithanshme. Pse nuk do te ndryshoje? Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor midis otomanizmit dhe neootomanizmit. Ka vetëm ndryshim kostumesh. Mentaliteti i sotëm i shtresës së politikanëve shqiptarë është neootomanizmi. Shqiperia aktuale nuk eshte shtet demokratik, por Vilajet Neootoman. Rezistenca e tyre për të ruajtur këtë statukuo të kombit shqiptar dëshmon qartë për çka thashë. Lufta politike në Vilajetin e Tiranës ne thelb bëhet kush do jetë Valiu i radhës. Kështu bëhet edhe Lufta politike në Prishtine, edhe në Tetovë.
Por njerëzit kerkojne liri dhe te drejta demokratike. Demokracia fillon tek e drejta e qytetarëve të tij për të vetvendosur në fillim për fatin e tyre si komb. Të tjerat vijnë pas kësaj. Vilajetet nuk garantojnë demokraci, kushdo qoftë në pushtet. Thelbi i tyre është ose totalitarizmi si në të kaluarën ose autoritarizmi siç po ndodh përgjatë këtyre 20 vjetëve. Prandaj do të thoshja se ata që vërtetë duan demokraci si shqiptarë, duhet të kërkojnë: Të hapet Kutia e Shqipërisë Natyrale.
-Hapja e kutisë së Shqipërisë natyrale, mendoni se gjen mbështetje kjo ide në Shqipëri?
Jam i bindur për këtë. Sondazhi i fundit i Gallup-it nxorri se 70 perqind e shqiptareve duan Shqiperi Natyrale. Imagjinoni për një cast sikur greva e urisë të kishte si objekt të saj Hapjen e Kutisë së Shqipërisë Natyrale. Bulevardi dëshmorët e Kombit përgjatë gjithë gjatësisë së tij do të ishte shumë, shume i vogël për të mbajtur masën qindramijëshe të shqiptarëve. Brukseli, Uashingtoni, Moska, Londra do të zbarkonin në Tiranë. Ndërsa sot, lufta bëhet kush të rrëmbejë ndonjë deklaratë diplomati në favor të partisë së tij. E në këto kushte, diplomatët e huaj shndërrohen në zotër të një vendi që nuk u përket atyre, në arrogantë kur nuk u pëlqen atyre. E mbani mend besoj, arrogancën e Fyles me drejtuesin e opozitës. E mbani mend besoj arrogancën e EULEX në zyrat e qeverisë së Kosovës.
Duhet që Maqedonia të ndërrojë formën momentale të shtetit duke e kthyer atë në baza federale. Marrëveshja e Ohrit, e cila ende e mbanë Maqedoninë në këmbë tashmë është e vdekur, me këtë në esence është shuar edhe bashkjetesa mes maqedonasve dhe shqiptarëve, hapi i pare është Federalizimi dhe hapi i dytë bashkimi me Shqipërinë. Ka dy lloje të dhembjeve, njëra është dhembja për të vërtetën tjetra dhembja për mashtrimin, unë jam për llojin e parë sepse dhembja për të vërtetën është shumë më e lehtë se dhimbja për mashtrimin. Ndërkaq është e e pakta mungesë njohjeje tu kshillosh shqiptarëve të durojnë, apo të mbështeten tek Marrëveshja e Ohrit ose që ajo është jetike për shqiptarët. Duke dëgjuar këto këshilla që vijnë nga Tirana zyrtare, natyrshëm lind pyetja: A mund të mbështetesh tek i vdekuri për të ardhmen tënde? A mund të jetë jetike për të gjallët, ajo që nuk ka jetë vetë?
-Ka ardhur koha që Shqipëria dhe shqiptarët të bashkohen?
Projekti real për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në shtetin pa emer, është bashkimi me Shqipërinë. Në qoftëse duan të jetojnë si qytetarë europianë, në qoftëse duan të kenë simbole kombëtare, në qoftëse duan të mbeten shqiptarë. Varianti i parë drejt bashkimit me Shqipërinë është ajo që quhet federalizmi i Maqedonise. Kush e ka studiuar mirë strategjine e Nikola Gruevskit nuk mund të mos e kuptojë se ai punon të ndajë Maqedoninë. Por këtë ndarje do që ta realizojë duke ju marrë sa më shumë troje shqiptarëve. Mjerisht, një pjesë politikanësh shqiptarë po i shkojnë pas avazit dhe po e ndimojnë atë. Cilat janë arsyet reale akoma nuk dihet, por dihet se janë shndrruar në ndihmës të tij, të paktën për përfitime personale.
Idea e Shqipërisë Natyrale pengon integrimin ne BE?
Integrimi europiane dhe NATO nuk e pengojnë, përkundrazi e kërkojnë Shqipërinë natyrale e ndihmojnë krijimin e saj. Pa mendoni gjendjen e sotme të kombit shqiptar. Është një neootomanizëm i kulluar. Në vend të vilajeteve të dikurshme të perandorisë turke, sot kemi mentalitetin e vilajetit. Vilajeti i Tiranës, i Prishtinës, i Tetovës, (sepse politkikanët shqiptarë e braktisën Shkupin), kemi kazanë e Preshevës, të Ulqinit etj. Si mund të integrohesh në BE me mentalitet pashallarësh. Vetëm se ke ndërruar kostumin dhe fjalorin politik? BE është bashkim kombësh, jo bashkim vilajetesh. Atëherë, bashkimi i shqiptarëve është europeizëm, gjendja e sotme e tyre është neootomanizëm. Berisha, Topi, Rama, Hashim Thaçi, Ahmeti, Menduh Thaçi, Haradinaj, Sejdiu etj etj shumë shpejt do tju duhet të zgjedhin midis europeizmit dhe neootomanizmit.
Si mendoni se mund të arrihet realizmi i idesë për Shqipërinë Natyrale kur dihet se kjo ide ndër vite është shoqëruar me përplasje dhe gjakderdhje?
Shqiptarët kanë derdhur aq shumë gjak saqë do të mund ti bënin jo një po pesë Shqipëri. Prandaj nuk ka më nevojë për gjak. Deri dje flitej "të vdesim në këmbë" sot duhet të themi "të jetojmë në këmbë". Në vend të armëve duhet dialog demokratik. Unë jam i sigurtë se bashkëjetesa është e pashmangshme por nuk pajtohem fare me disa të cilët e përdorin bashkëjetesën për të mbuluar dhunën etnike ndaj shqiptareve
Sipas jush kemi të bëjmë me një drejtësi të vonuar të shqiptarëve?
Rajoni I Ballkanit duhet të ballafaqohet me të kaluarën që të mos përsërite ana e errët e saj. Të ballafaqohet me të drejtën e saj dhe jo me manipulimet e saja të mëdha. Ballkani nuk është më Delja e Zezë e Europës, ashtu si edhe shqiptaret nuk jane delja e Zeze e Ballkanit. Këtë regjion e kanë futur në ngatërresa të mëdha Marrëveshja e Londrës e vitit 1913 dhe Marrëveshja e Versajës e vitit 1919. Me këtë është krijuar një regjion artificial me shtete artificiale. Restaurimi tashmë ka filluar, patjetër duhet një Marrëveshje e re e Londrës, me pjesmarrje edhe të SHBA-ve, Marrëveshje e cila do ti hapë rrugë Shqipërisë Natyrale. E drejtë është që të ndodhë në njëqindvjetorin e Marrëveshjes së pare, 1913. Prandaj më duhet të them se fjala është për drejtësinë e vonuar. Për një jetë ndryshe për një bashkëjetesë ndryshe, për një mirëqënie dhe prosperitet, duhet që ndaj shqiptareve, "drejtësia e vonuar" të mos jetë "drejtësi e cunguar". Shqiptaret per njëmijë e një arsye kanë pranuar me forcën e të madhit apo me pafatësinë e politikanëve të tyre tua marrin trojet dhe sot ndodhen para këtij absurdi unikal që në gjithë kufiri e tyre tokësor kufizohen me veten e tyre. Tashme është koha që ata ti rimarrin ato. Trojet as nuk shiten, as rrëmbehen por as nuk jepen me qira.
-Shtet fqinjë do ta pranojnë idenë e Shqipërisë Natyrale kur dihet se akademikët e tyre kanë shkruar me mijëra faqe kundër shqiptarëve?
Deri më tani në Beograd, Podgorice dhe Shkup janë botuar mbi 135 analiza, shkrime, komente apo lajme mbi Platformën e Shqipërisë Natyrale nga televizionet dhe gazetat me në zë. Ka pasur edhe reagime nga qeveria serbe me anë të ministrit Bogdanovic.
Kjo jehonë ka një arsye madhore. Cila është ajo: Platforma e shqipërisë Natyrale përmban bashkimin e shqiptarëve në një shtet të vetëm. Si domosdoshmëri për paqe, progres dhe mirëqënie rajonale. Përmban dialogun dhe debatin për arritjen e këtij qëllimi. Duke përjashtuar luftën. Përmban të drejtën historike dhe reale të shqiptarëve për tu bashkuar. Pra është një ofertë moderne për paqe. Ata fqinjë që nuk e pranojnë këtë ofertë, do të thotë se nuk e duan paqen por luftën, do të thotë se i duan shqiptarët vetëm si mercenarë, si objekte për ti satanizuar sa herë janë vetë në krizë dhe jo si ndërtimtarët kryesore të paqes rajonale. Platforma njeh gjeopoilitikën rajonale. Shikoni çfare ndodh. Bashkësia ndërkombëtare ka riparuar gati tërësisht gabimet e Konferencës së Versajës. E tani ka mbetur pa riparuar gabimi i Konferencës së Londrës që ndau në 5 pjesë kombin shqiptar. Çështja shqiptare deri tani është zgjidhur pjesërisht, koha është të zgjidhet tërësisht. Prandaj Platforma përmban domosdoshmërinë e një Konference Londër-2 por këtë hërë me pjesmarrjen e aleatit kryesor te shqiptarëve që janë SHBA.
-Thatë që akademiket e vendeve fqinje kanë shkruar me mijëra faqe për historinë e tyre edhe pa pasur fakte e argumenta. Po akademikët tanë kanë bërë të njëtën punë?
Në vitin 1998, akademia e shkencave e Shqipërisë hartoi një Platformë për bashkimin e trojeve shqiptare. Kanë kaluar 12 vjet që nga ajo kohë. Kjo Platformë tashmë fle e mbuluar nga pluhuri i harreses në sirtaret e akademisë. Askush nuk guxon ta nxjerrë nga sirtari, asnjë akademik. Atëherë përse me duhet mua si qytetar shqiptar Akademia e shkencave, kur ajo ka frikë ti dalë për zot kombit nga i cili ka dalë? Perse më duhet mua ti respektoj akademikët, kur ata nuk respektojnë kombin e tyre dhe të drejtën e tij për të qenë si të tjerët? Thjesht se duhet edhe një institucion i tillë? Sot Shqipëria ka nevojë për një Akademi shkencash që ti dalë për zot Platformës që ajo vetë hartoi para 12 vjetësh. Dhe jo një akademi kozmoplite që ka frikë të përballojë thelbin e kombit të cilit i përket.
Prandaj, po rikthehem edhe njehere: Ka vetem nje rruge; Te hapet Kutia e Shqiperise natyrale per te zevendesuar Vilajetin Otoman qe kemi sot. Te hapet Kutia e Shqiperise Natyrale qe te mos kete nevoje per hapje kutish votimi apo greva urie. Kombi Shqiptar eshte me i madh se populli Opozitar.
Intervistoi Eva Gjura

Bashkimi, i shqiptarëve në një shtet, është i pandalshëm.
________________________________________
Politkologu Koço Danaj komentoi dje performancën e politikës dhe diplomacisë shqiptare pas anëtarësimit në NATO, procesin integrues, rolin e opozitës, vizitën e Metë në Serbi, të ardhmen e Maqedonisë, domosdoshmërinë e bashkimit te shqiptareve në një shtet.Duke ju referuar çështjes së vizave, Danaj theksoi se BE është një klub i krishterë, që merr vendime fetare dhe kjo sipas tij u vërtetua vitin e kaluar, kur Shqipëria u penalizua si vend me popullsi përkatësisht myslimane.
Danaj shprehu bindje se vendimi për vizat është më shumë politik dhe nuk ka të bëjë aq sa flitet me plotësimin e kritereve teknike. Sipas tij shkaku i mos liberalizimit të vizave është fetar dhe politikanët tanë për interesa të pushtetit nuk kanë pasur asnjëherë guximin t’ua thonë të vërtetën shqiptarëve në sy.
Danaj u ndal edhe tek qëndrimi i opozitës pas zgjedhjeve të qershorit, ku ndër të tjera theksoi se opozita është marrë vetëm me kutitë për një vit rresh, pra me pushtetin e saj, duke lënë mënjanë problemet që shqetësojnë vërtetë shqiptarët. Politologu Danaj komentoi edhe vizitën e Metës në Serbi. Ai pohoi se Ministri i Jashtëm Shqiptar duhet ta shtonte në diskutim me palën serbe shkeljen që serbët i kanë bërë marrëveshjes ndërkombëtare të Konculit për Luginën e Preshevës, ku parashikohej respektimi i simboleve kombëtarëve për shqiptarët. Danaj ka folur edhe për Platformën e Shqipërisë natyrale, domosdoshmërinë e saj dhe arsyen e jehonës në median serbo malazeze.
Z. Danaj, Shqipëri sapo ka festuar një vjetorin e anëtarësimit në aleancën e sigurisë më ta madhe në botë, NATO. Si ka evoluar diplomacia shqiptare gjatë kësaj periudhe?
Duhet ta pohojmë të gjithë se anëtarësimi në NATO ishte një fitore e madhe e kombit shqiptar, e popullit shqiptarë dhe e politikës shqiptare në tërësi. Pra, kemi të bëjmë ndër ato të pakta raste, kur opozita dhe maxhoranca gjejnë një gjuhë të përbashkët, gjejnë një konsensus për një ngjarje madhore. Dhe, pikërisht, duhej që festimi i një vjetorit të pranimit në NANO, përsëri shqiptarët t’i gjente bashkë. Pra, duhej që për një çast të lihej mënjanë ajo që quhet politikë e ditës dhe ajo që quhet politikë e pushtetit për hir të politikës së kombit, gjë që nuk ndodhi, sepse u festua në të dy krahët veç e veç. Mazhoranca festoi më vete, opozita festoi më vete.
Ndaj, më duhet të them se ka ardhur momenti që ngjarje të mëdha kombëtare të mos jenë më pronë politikanësh, apo grupe politikanësh, apo partish politike, por të jenë vetëm pronë dhe atribut i të gjithë popullit, e një kombi të tërë, pasi ka ardhur koha që në ngjarje të tilla politika e pushtetit duhet të heshtë dhe vendin e saj duhet ta zërë politika kombëtare. Ngjarje të tilla janë evenimente madhore në historinë e një kombi. Imagjinoni që pranimi në NATO ndodhi 15 ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Pra, nëse duhet të flitej për kushte, situata ishte e atillë për të thënë jo, por pranimi në NATO ishte një vendim politik, për kontributin që dha kombi shqiptarë gjatë tërë kësaj periudhe dhe meqë ishte një vendim politik nuk hodhën në tavolinë kushte nëse keni plotësuar apo kriteret, por u hodh në tavolinë jetësimi i një kërkesa, i një vendimi politik, se shqiptarë dhe Shqipëria e meriton të jetë anëtare e NATO-s, për atë kontribut shumë të madh që ka dhënë për stabilitetin dhe paqen në rajon.
- Ç’mendim keni për punë e diplomacisë shqiptare në tërësi për të promovuar në qarqet ndërkombëtare ecurinë e reformave dhe plotësimin e kushteve për marrjen e vizave?
Ne nuk mund ta mohojmë se Shqipëria është një vend i vogël. Nuk mund ta mohojmë se ky vend i vogël, ky shtet i vogël, kufizohet mbi 80 % të kufirit të tij me veten e tij. Ne nuk mund ta mohojmë që Shqipëria ka ende probleme që kanë të bëjnë me mirëqenien, me konsolidimin e reformave demokratike, apo më shumë me konsolidimin e mentaliteti demokratik, jo thjeshtë në gjirin e shoqërisë, por në mjaft raste në gjirin e asaj që quhet shtresë politikanësh. Dhe, në këtë aspekt ndodh që në mjaft raste politika apo diplomacia i nënshtrohet një lloj fatalizmi, meqë jam i vogël nuk kam nevojë të flas sepse nuk më dëgjon kush, në një kohë që harrohet se në sistemet demokratike dëgjohet si i vogli ashtu edhe i madhi. Për shembull, Gjermania është kontributorja më e madhe në Bashkimin Evropian, por ka vetëm një ministër në Komisionin Evropian. Qipro është vendi më i vogël i BE, por gjithsesi ajo ka prapë një ministër dhe fjala e komisionerit qipriot është e njëjtë dhe e barabartë më atë të komisinerit Gjerman. Të drejtën e vetos, siç e ka Gjermania, ashtu e ka edhe Qipro. Pra njohja e mekanizimit e veprimit të BE, duhet ta çojë diplomacinë shqiptare në eliminimin e këtij lloji ballkanizmi dhe në përpunimin e atyre ideve që kanë të bëjnë në radhë të parë me dinjitetin e Shqipërisë. Domethënë, më shumë se kushdo, luftën, përpjekjen, për dinjitetin e kombit shqiptar duhet ta kryejë diplomacia shqiptare kudo që ajo vepron. Jo thjeshtë si qendër institucionale në Tiranë, por në të gjitha ato vende të botës ku ekzistojnë ambasadat e Shqipërisë. E dyta, duhet që kjo diplomaci të përpunojë ato teza dhe ato ide, të cilat shqetësojnë sot Shqipërinë në veçanti dhe popullin shqiptar në përgjithësi. Pra, sot popullin shqiptarë në veçanti e shqetëson çështje e liberalizimit të vizave. Atëherë, është detyra numër një e diplomacisë shqiptare, jo vetëm për të bërë deklaratat propagandistike se ne e meritojmë liberalizimin e vizave, jo vetëm për të thënë – takuam atë apo këtë diplomat të Brukseli – por për të thënë edhe të vërtetën.
- Cila është e vërteta z. Danaj?
E verteta në këtë rast ka të bëjë jo me këto deklarata, e vërteta ka të bëjë që Bashkimi Evropian lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave ndaj Shqipërisë, mbajti një qëndrim të gabuar, mbajti një qëndrim me ngjyrime fetare dhe etnike. Më lejoni t’ju them që ish-komisioneri për zgjerim i KiE, Oli Ren, në fjalën e tij që mbajti në Parlamentin Evropian lidhur me plotësimin e kushteve nga Serbia dhe Mali i Zi për liberalizimin e vizave, u shpreh që Serbia nuk i ka plotësuar shumicën kushteve, Mali i Zi nuk i ka plotësuar shumicën e kushteve, por duhet ta marrim këtë vendim politik. Unë shtroj pyetjen, pse s’u tha edhe për Shqipërinë që nuk i ka plotësuar kushtet, por duhet përsëri ta marrim këtë vendim politik, por u la jashtë për një arsye që fatkeqësisht diplomacia shqiptare nuk thotë. U la jashtë për arsye fetare. Por, një nga nga eurodeputetët u shpreh hapur: T’ua liberalizojmë vizita që me 19 dhjetorë vëllezërve tanë në Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni, që ata t’i gëzojnë dhe t’i shijojnë krishtlindjet evropiane. Këtu del qartë shkaku i mos liberalizimit të vizave. Fatkeqësisht politika shqiptare, për interesin e pushtetit nuk e thotë këtë, por flet për kushte, flet për kritere, flet për arsye teknike, të cilat ekzistojnë, por në qoftë se do të mbetemi tek ato, nëse vendimi do të varet tek ato, të jemi të sigurt që asnjëherë nuk do të ketë vendim pozitiv. Vendimi në radhë të parë është politik.
- Z. Danaj, pas zgjedhjeve të 28 qershorit opozita shqiptare ka mbajtur një qëndrim radikal ndaj institucioneve dhe maxhorancës. Sa e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve kjo sjellje agresive?
Unë gjykoj dhe analiza na çon në konkluzionin se më shumë sesa imazhin e Shqipërisë, opozita ka dëmtuar imazhin e vet, pasi për afro një vit opozita ka luajtur në boshllëk, për afro një vit opozita nuk ka hedhur asnjë ide. Opozita ka kërkuar vetëm të hapen kutitë. “Të hapen kutitë” nuk është ide, është luftë për pushtet. Pra për afro një vit nuk u hodh asnjë ide. Cili është qëndrimi i të majtës shqiptare për mirëqenien e kombit? Cili është kontributi i të majtës shqiptare lidhur me reformat që duhet të kryejë Shqipëria për të plotësuar atë bllok reformash që ka kryer çdo vend i BE?
Duke thënë këtë, kam parasysh që, të gjithë këtë periudhë opozita më shumë ka dëmtuar veten e saj, ka dëmtuar imazhin e saj, sepse më shumë ka bërë luftë deklaratash politike të shkruara e të lexuara dhe asnjë gjë tjetër, e cila mund të përgatisë vetë këtë opozitë, që nesër kur të vijë në pushtet të dijë të qeverisi vendin. Të qeverisësh vendin nuk do të thotë të mbetesh rob, nuk do të thotë që të mendosh vetëm për pushtetin tënd. Të qeverisësh në vend, do të thotë që të mendosh sesi do të zhvillohet ky vend, sesi do të zhvillohen zona të veçanta, e që t’i bësh këto objekt i një diskutimi të gjerë. Për shembull, opozita ka një fondacion “Qemal Stafa”. A dini gjë ju që ky fondacion është mbledhur një herë për të diskutuar ato probleme që shqetësojnë qytetarët shqiptarë? Jo. Pra, për ta përfunduar dua të them që nuk është dëmtuar imazhi i Shqipërisë. Në luftën për pushtet nuk dëmtohet imazhi i një vendi, dëmtohet imazhi i atyre politikanëve, të cilët harrojnë Shqipërinë për hir të interesit për pushtet.
- Z. Danaj, ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha është nisur dy ditë më parë drejt Brukselit për të prezantuar plotësimin e kushteve për heqjen e vizave, çfarë impakti do të ketë kjo vizitë në vendimin e samitit të 2 qershorit?
Këtë po e lidh me atë çka thashë më lart, me arsyen e mos marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën qysh vitin e kaluar. Shpreh bindjen se BE do të marrë vendimin për liberalizimin e vizave, pasi nuk do ta përsërisë më gabimin e vitit të kaluar. Prandaj, kjo vizitë e ministrit të Brendshëm, i cili do te ketë një seancë dëgjimore, të jeni të sigurt që do të dalë me sukses sepse vendimi që është marrë nuk kthehet. Pra, vendimi është politik. Brukseli është i detyruar t’i liberalizojë vizat, për ndryshe duhet të pranojë se është një klub i krishterë. Dhe këtë nocion “Klub i Krishterë”, nuk jam unë i pari që e them, shumë politikën dhe analistë përpara meje e kanë thënë. Pra, Brukseli nuk duhet të sillet si klub i krishterë ndaj shqiptarëve, të cilët janë me shumicë të përkatësisë myslimane.
- Disa javë më parë, kryediplomati shqiptar Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në Beograd, vizitë e cilat u komentuar shumë në dy aspekte – një palë e cilësuan si kundër interesave të Kosovës, ndërsa pala tjetër e konsideroi të suksesshme dhe hap drejt rivendosjes së marrëdhënieve me Serbinë. Ju çfarë mendoni për këtë vizitë?
Çdo vizitë e çdo politikani shqiptarë, kudo që bëhet apriori është e rëndësishme, për më tepër vizita ministrit të Jashtëm Shqiptarë në një vend me të cilin Shqipëria ka pasur dhe vazhdon të ketë probleme të mprehta. Pra, problemi nuk është i tillë. Ministri i Jashtëm mund të shkojë kudo dhe duhet të shkojë kudo për hir të interesave të kombit shqiptarë, për hir të interesave të vendin që përfaqëson. Dhe në këtë aspekt, çdo vizitë duhet konsideruar si pozitive. Por, thelbi i problemi nuk qëndron nëse duhet të shkonte apo nuk duhen të shkonte, siç janë shprehur disa që nuk duhet të shkonte, duhet të shkonte edhe në Sarajeve, edhe në Podgoricë, edhe në Zagreb, nuk ka rëndësi kjo, pasi kjo është detyra.
- Atëherë ku qëndron problemi i vizitës z. Danaj?
Ajo që është e rëndësishme dhe që meriton analizë është se çfarë mesazhesh përcjell vizita, cila është problematika, e këtu, përveç anëve pozitive unë kam rezervat e mira. Cilat janë këto rezerve? Po marr të parën. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë e ka për detyrë të dijë që në vitin 2001 është nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare për Luginën e Preshevës, e firmosur nga ish-përfaqësuesi special i NATO-s, Piter Fiejt dhe nga ish-komandanti i përgjithshëm i UÇKMB, Shefqet Myslimi. Ajo quhet Marrëveshja e Komculit. Kjo marrëveshje ndërkombëtare, e cila më vonë iu dërgua edhe autoriteteve serbe ka një sërë klauzolash. Unë e kam lexuar, studiuar dhe ballafaquar, ku del se kjo marrëveshje në 80 % të saj jo vetëm që nuk është zbatuar, por është injoruar. Atëherë ky ishte problemi i parë që duhej të trajtohej me homologun e tij serb dhe me presidentin e Serbisë. Problemi i dytë ka të bëjë që ministri i Jashtëm i Shqipërisë shkoi në Luginën e Preshevës dhe kjo ishte një gjë shumë pozitive. Por kush jeton në Luginën e Preshevës? Jeton një pjesë e popullit shqiptarë? Po. Kjo pakicë shqiptare një nga simbolet kombëtare ka flamurin shqiptar. Si ka mundësi që nuk u lejua të përdorej asnjë flamur shqiptar! Pritej Ministrit i Jashtëm i Shqipërisë për herë të parë pas 50 vitesh. Ç’të keqe kishte të përdorej flamuri shqiptar? Kush ka frikë nga flamuri shqiptar? Pra përgjegjësia bie te qeveria serbe, e cila ka injoruar marrëveshjen, duke mos lejuar shqiptarët e Preshevës të përdorin simbolet e tyre. Pikërisht kjo qeveris serbe duhet të bënte gjestin fisnik duke thënë: po përdoreni shqiptarë flamurin tuaj sepse ju vjen ministri shqiptar, i kombit tuaj. Dhe të mos thuhet se bëhet në Beograd që shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të gjejnë një flamur tjetër.
Çfarë flamuri të gjejnë?
Të shpikin një flamur tjetër si ai i Kosovës? Unë do të t’i thosha homologut serb po të isha se nga Lugina e Preshevës në vitin 2001 kanë ikur 30 mijë shqiptarë të cilët sot janë në Kosovë. Çfarë bëhet për rikthimin e tyre? Sot Metvegja dikur shqiptare është serbe. Tani kanë mbetur vetëm 7 % shqiptarë. Pra, do të thosha se demokraci dhe marrëdhënie e fqinjësisë së mirë nuk do të thotë spastrim etnik i krahinave ku jetojnë pakicat. Pra, unë e kam fjalën në këtë aspekt, ne duhet të takohemi me këdo, por duhet t’i paraqesim shqetësimet tona kujtdo dhe jo për hir të asaj që të mos na quajnë nacionalistë të harrojmë problemet reale, duke dalë më sloganin e fqinjësisë së mirë. Fqinjësi e mirë do të thotë secili me dinjitet në shtëpinë e vet. Në qoftë se nuk jeton secili me dinjitet nuk ka fqinjësi të mirë, përkundrazi ka racizëm.
-Z. Danaj, tashmë është hedhur ideja e Shqipërisë natyrale. A mendoni se ka ardhur koha që shqiptarët të kërkojnë Shqipërinë natyrale, pra të bashkohen si shtet?
Koha më shumë sesa është ajo po ikën, sepse kjo është thelbi i saj, ajo ik, nuk qëndron. Dhe nuk mund të qëndrojë të presë shqiptarët se kur do të zgjohen nga gjumi. Prandaj bashkimi i shqiptarëve në një shtet, të cilin unë e quaj Shqipëri natyrale, sot është një realitet, sot është një domosdoshmëri, sot është një kërkesë e cila duhet të realizohet sa më parë për disa arsye. Arsyeja e parë ka të bëjë më vetë Shqipërinë. Pra, shqiptarët nuk mund të jenë më kaq artificial në ndërtimin e shtetit të tyre. Nuk ka artificialitet më të madh në botë për një komb sesa ai të kufizohet në 80 % të kufirit me veten e tij, që fillon nga Hani i Hotit, vazhdon në Qafën e Prushit, Vazhdon në Qafën e Morinës, vazhdon në Qafën e Thanës etj. Atëherë duke qenë ky artificialitet, ky absurd kaq i madh, shqiptarët duhet të kërkojnë që edhe ata të jenë si kombet e tjerë, që t’u lejohet e drejta të bashkohen. Me këtë nuk kam parasysh që shqiptarët të vazhdojnë luftën, nuk kam parasysh që shqiptarët të derdhin gjak. Shqiptarët, për gjatë një shekulli me radhë kanë derdhur aq shumë gjak sa të bëjnë pesë Shqipëri. Tani nuk ka më nevojë. Nëse deri dje shqiptarët thoshin të vdesim në këmbë, sot duhet të thonë të jetojmë në këmbë. Të jetosh në këmbë do të thotë të kesh dinjitet nacional dhe shqiptarët duhet ta bëjnë këtë. Pra, po i rikthehem pyetjes suaj, koha po ikën dhe prandaj shtohet urgjentisht bashkimi i shqiptarëve në një shtet. Sot më shumë se kurrë kjo mund të realizohet.
- Pse mund të realizohet?
Janë disa arsye. E para, ne të gjithë pranojmë se sot jetojnë në një rajon demokratik, pra pranojmë se ka demokraci. Atëherë, demokraci do të thotë të mos ketë tabu, Vetëm në sistemet totalitare nuk të lejohej të flisje për çdo gjë. Në sistemet demokratike të lejohet dhe e ke për detyrë të flasësh. Sot, për shembull po bëhet gjithë kjo zhurmë e madhe, madje angazhohet edhe diplomatë të fuqive të mëdha për të drejtat e homoseksualëve. Kjo bëhet në kuadër të demokracisë dhe nuk ka asgjë të keqe. Po kur ka angazhim kaq të madh për homoseksualizmin, pse të mos këtë një angazhim shumë herë më të madh për bashkimin etnik të shqiptarëve? Kujt i prish punë kjo? Përkundrazi kjo kërkon përkushtim në radhë të parë, e dyta kërkon që të jesh politikan dhe të mos mendosh vetëm derisa sa të kesh pushtetin, por të jesh politikan dhe të mendosh për kombin sa të kesh jetën. Pra, në radhë të parë të jesh shqiptarë me mendësi progresiste, e jo europeist me origjinë shqiptare. Problemi i dytë. Të gjithë qeveritë shqiptare, të gjithë politikanët shqiptarë, kanë festuar 28 nëntorin e vitit 1912 si ditën e shpalljes së pavarësisë. Po ç’është 28 nëntori?
28 nëntori është shpallja e pavarësisë së Shqipërisë natyrale dhe jo e kësaj Shqipërie artificiale. Kjo e fundit u vendos më 29 korrik të vitit 1913 nga Konferenca e Londrës. Të gjithë politikën shqiptarë që nga Ismali Qemali, Ahmet Zogu, Mit’hat Frashëri, Enver Hoxha etj., kanë festuar 28 nëntorin, pra në heshtje nuk e kanë pranuar vendimin e Konferencës së Londrës, në heshtje kanë pranuar Shqipërinë natyrale. Së treti. Tashmë bashkësia ndërkombëtare është duke i riparuar gabimet e së kaluarës. Është riparuar gati 80 % Konferenca e Versajës, e cila mbas shpërbërjes së perandorisë Austro-Hungareze, krijoi mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene. Po ju jep një shembull. Mali i Zi deri në vitin 1919 ishte shtet i pavarur, Konferenca e Versajës ia mohoi pavarësinë sepse e futi brenda mbretërisë, ashtu siç bëri me Bosnjën. Ndërkohë sot kemi pavarësinë për të gjithë këto shtete. Pra u rregulluan gabimet e Konferencës së Versajës, ku tashmë ka mbetet ende pa u rregulluar gabimet e Konferencës së Londrës. Prandaj, unë kam hedhur idenë që sot ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare Londër 2, natyrisht me pjesëmarrjen e aleatit më të afërt të shqiptarëve, SHBA. Pa u rregulluar me Londrën 2, nuk do të ketë as progres dhe as paqe për vendet e Ballkanit. Shqiptarët nuk po e hedhin për herë të parë këtë tezë ka një shekull që e kanë kërkuar bashkimin. Shqiptarët janë vrarë për këtë ide, për bashkimin e trojeve shqiptare. Tani problemi shtrohet që duke përfituar nga fakti se jemi në një sistem demokratik ky problem duhet të zgjidhet. Ky problem nuk ka të bëjë vetëm më shqiptarët, por edhe me vetë rajonin e Ballkanit.
- A e ndalon Kushtetuta jonë bashkimin e trojeve shqiptare?
Ne e pranojmë në Kushtetutën e Shqipërisë të drejtën legjitime të shqiptarëve për t’u bashkuar. Kjo Kushtetutë u miratua edhe nga Komisioni i Venecias. Pse nuk e hoqi Komisioni këtë pikë? Po t’u thoshte, të jesh i sigurt që partitë tonë do të ndryshonin Kushtetutën siç e kanë ndryshuar herë të tjera brenda natës. Pra e la dhe shqiptarët u pranuan në NATO. Po të jenë ndërkombëtarët kundër bashkimit të shqiptarëve, ekspertët e NATO-s para se të merrnin vendimin e pranimit, e kanë studiuar Kushtetutën e Shqipërisë më mirë sesa vetë ne dhe e kanë parë në Kushtetutë të drejtën legjitime për t’u bashkuar. Dhe nuk thanë asnjë gjë. Atëherë, është një detyrimi Kushtetues e drejta për t’u bashkuar. Duke qenë një detyrim i tillë, mos angazhimi për bashkim është shkelja më e rëndë që i bëhet Kushtetutës. Dhe kjo ka të bëjë me të gjithë politikët shqiptarë, të cilët propagandojnë Shqipëria Evropiane dhe jo Shqipëri Natyrale. Shqipëria Evropiane është në thelb Shqipëri otomane. Në thelb sot kemi mbeturina të perandorisë otomane, ku kishim vilajet, pavarësisht kostumit modern dhe deklaratave moderne. Shqipëria natyrale është Shqipëria Evropiane. BE nuk mund të pranoje mbeturina otomanizmi, pa u bashkuar trojet shqiptare. Nuk pranon vilajet me kostum modern. Prandaj them se koha po ikën dhe ne duhet me çdo kusht të bashkojmë trojet e copëtuara nga Konferenca e Londrës.
- Pas rikthimit të idesë nga ana juaj për Shqipërinë Natyrale, deri më tani në mediat elektronike dhe të shkruara serbe janë botuar mbi 100 artikuj, natyrisht kundër kësaj ideje. Si e shpjegoni këtë superndjeshmëri për një kohë kaq të shkurtër?
Shumica e mediave serbe dhe malazeze njëkohësisht e kanë shprehur këtë mospajtim. Ndjeshmëria ka të bëjë me diçka tjetër, sepse në platformën që i është dhënë publikut, e cila është botuar në serbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht, ka disa elementë që politikës serbe i kane hequr armen kryesore nga dora për të atakuar dhe për të etiketuar shqiptarët si destabilizues. Në platformë nuk bëhet fjalë për dhunë as për armë, platforma ka një devizë – domosdoshmëri e Shqipërisë natyrale me dialog me këdo, edhe me serb, me grek etj. Dialog për gjithçka. Ejani të ulemi në tavolinë. Nëse ju keni argumente më shumë, ne tërhiqemi. Nëse ne kemi më shumë argumente, pra nëse nuk kemi me vete vetëm të drejtën historike, por edhe realitetin aktual, atëherë ne tërhiqemi. Ato hedhin tezën e rrezikut te prishjes së monumente serbe që ndodhen në trojet shqiptare. Kjo tezë nuk ekziston, është një tezë që nuk ngjit dhe e vjetruar, Pse? Ku kanë qenë këto monumente para 100 vjetësh? A kanë në qene ne mes të shqiptarëve? Po. Pse nuk i prekën atëherë? Përkundrazi i mirëmbajtën. Murgjit manastireve serbe aty kanë qenë dhe janë. E dyta, diplomacia serbe ka nevojë të njohë më mirë historinë. Nën logjikën e diplomacisë serbe duhet të themi se Bregdeti i Izmirit në Turqi është tokë greke, sepse në këtë gji para shumë shekujsh lindi ajo shkollë e madhe filozofësh që quhet shkolla e Miletit, e drejtuar nga tre filozofët e shquar grek. Por. Turqia, ende sot e mban si një monument të lartë kulture atë vend ku kanë jetuar dukur ato tre filozofë të shuar. Po marr Sicilinë. Në Sicili, ne Krotone, ka jetuar Pitagora, Portagora, Anaksagora Ksenofani. Po të ecim me logjikën e diplomacisë serbe duhet që Greqia të çojë trupat ushtarake në Sicili. Pra dalëngadalë logjika nacionaliste serbe po çmontohet ne saje te argumenteve qe sjellin shqiptaret. Kështu do te ndodhe edhe me Shqipërinë natyrale. Ata kane frike nga dialogu, nga Tavolina, prandaj patën edhe atë ndjeshmëri qe thate ju.
- Para vizitës së Presidentit Topi në Maqedoni, kryetari i PDSH, Mendu Thaçi, hodhi idenë e federalizimit të Maqedonisë. Po ashtu, Arbër Xhaferri, një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit ka hequr firmën që hodhi në vitin 2001. Cila është e ardhmja e Maqedonisë?
Po jo vetëm nga detajet që përmendët ju me të drejtë në pyetjen tuaj, por edhe nga një takim të zhvilluar para disa ditësh me ekspertë dhe juristë të njohur shqiptarë, u hodh dhe u argumentua domosdoshmëria e federalizimit të Maqedonisë, për një arsye madhore. Maqedonia nuk mund të jetojë dot këtu siç është, pasi kemi një nacionalizëm gjithnjë e më agresiv të partive maqedonase, siç kemi një përulje të partive shqiptare. Pra, nuk kemi në Maqedoni opozitë etnike shqiptare, kemi vetëm opozitë politike. Atje problemi etnik është ende i pazgjidhur opozita etnike është domosdoshmëri. Shqiptarët në Maqedoni marrin pjesë formalisht në Parlament. Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001 e shpëtoi Maqedoninë. Po mos ta kishin shpëtuar shqiptarët, sot Maqedonia do të ishte më dysh. Sot Qafa e Thanës nuk do të ishte pikë kufitare, por do të ishte thjeshtë një nocion brenda një territori. Shqiptarët asokohe dëgjuan ndërkombëtarët, por edhe besuan se pala maqedonase ishte ulur me këmbë në tokë. Tani Marrëveshja e Ohrit ka vdekur, nuk ekziston më. Por, politikanët shqiptarë kanë frikë të thonë të vërtetën, sepse po të thonë të vërtetën duhet të japin dorëheqjen. Presidenti i Shqipërisë ndodhet për një vizitë në Maqedoni, por nuk e di a ja kanë thënë se shqiptarët e atjeshëm nuk lejohen ta përdorin flamurin e tyre. Në vitin 2004 u miratua një ligji në Parlamentin Maqedonas për përdorimin e flamurit nga grupi etnik shqiptarë, por në marrëveshje të fshehtë një grup deputetësh nacionalistë e çuan këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese. Dhe Kushtetuesja Maqedonase në 2007 mori vendim për mospërdorimin e flamurit shqiptarë. Sot flamuri përdoret pa leje, që do të thotë që mund të ndodhë çdo gjë.
Federalizimi i Maqedonisë është i pashmangshëm. Ashtu siç është i pashmangshme me vone bashkimi me Shqipërinë.

NJË BASHKIM QË KAHERË KA NISUR TË BËHET!
________________________________________
(Syri se sheh syrin, mat anë hundës, zemra e sheh zemrën, mat anë malit) Jakov Xoxa
Gjëja më banale e një lajthimi të madh politik i cili si konformizëm po tentohet të instalohet në bindjet e njerëzve tanë, është kinse ne shqiptarët si popull të shkapërderdhur në disa shtete të kësaj hapësire, synimin tonë për bashkimin e vërtetë kombëtarë, do ta realizojmë tek në Evropën e Bashkuar
Në mbrojtje të këtij botëkuptimi aspak realist, shumë politikanë tanë që aktualisht janë në pushtet ose opozitë, sociolog, politolog dhe publicist, gjatë ligjërimeve të tyre (me gojë apo shkrim), përmes citimit në to të tezave të ndryshme kinse të argumentuara shkencore, kotë ngarendin të gjejnë mbështetje teorike sa më të kapshme në këtë drejtim.
Në fakt, eksperiencat e gjertanishme praktike kanë dëshmuar se të gjitha ato teori ekzistuese thuaja shkencore mbi kombet, popujt, shtetet... shumë pak kanë mund të inkorporohen në realitetet specifike të popujve dhe regjioneve të ndryshme.
Shikuar nga aspekti material, një pjesë e këtyre nihilistëve teorik “modernist”, pa dashur të dinë se edhe vetë ndërtimi kualitativ i normave të së drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare, paraprakisht, iniciohet, formohet dhe mbështeten mbi bazat e ekzistimit të një vullneti të fuqishëm politik të shumicës, mohimin e mundësisë së realizimit të këtij bashkimi, e mbështesin në disa interpretime të së drejtës ndërkombëtare dhe asaj kushtetuese vendore. Vërtet, kushtetuta aktuale e Republikës së Kosovës, konkretisht: neni 1, pika 3, në mënyrë decidive e ndalon një bashkim të tillë të Kosovës me ndonjë shtet fqinjë, e veçanërisht me Shqipërinë, nga ana tjetër, ajo si një akt i kompletuar r shtet-formuesi thelbësor juridik, në kuadrin e dispozitave të veta rregullative gjithëpërfshirëse, parasheh edhe mundësinë e ndryshimit dhe plotësimit të saj. Nga ana tjetër, Kushtetuta aktuale e Shqipërisë, në preambulën kushtetuese, në mes tjera thotë: “Ne populli i Shqipërisë...me aspirata shekullore të popullit shqiptar për identitet dhe bashkim kombëtar...”
Më tej, këta ithtarë që përhapin idenë e mundësi së bashkimit të shqiptarëve vetëm në Evropën e Bashkuar (BE), mbështeten edhe në parimin politik ekzistues ndërkombëtar të mos ndryshimit të kufijve ekzistues të shteteve?! Por, a nuk u thye disa herë ky princip i “rreptë”: si me ish -Bashkimin Sovjetik, bashkimit të dy gjermanive?
Shpartallimi i ish - RSF të Jugosllavisë
Pas viteve ’90-ta, një gjë e ngjashme ndodhi edhe me republikat e ish Jugosllavisë. Kufijtë ndërkombëtarisht të njohur të RSFJ-së u ndërruan. Për republikat që u ndanë me dhunë nga kjo bashkësi federative, mu nga kjo bashkësi ndërkombëtare atyre ju njoh e drejta që të jenë të pavarura dhe sovrane. Kjo ishte më se e kuptueshme, sepse, pikërisht kishim të bënim me territore dhe popuj specifik unik dhe që kanë një histori dhe kulturë të mëvetësishme kompakte, andaj, këto republikat separata në fjalë, edhe në mënyrë të natyrshme i plotësonin kushtet të pavarësimit të tyre si shtete në vete.
Fatkeqësisht, nga këto procese të copëtimit të ish Jugosllavisë dhe formimit të shteteve të reja Ballkanike, Kosova mbeti kafshatë e fundit. Ajo edhe disa vite iu nënshtrua dhunës së brendshme shtetërore të Serbisë, gjersa më në fund bashkësia ndërkombëtare nuk intervenoj ushtarakisht dhe nuk e shpalli këtë pjesë të trazuar të Ballkanit si zonë e mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara.
Kështu, ne, nga një viktimë e Serbisë shoviniste antishqiptare, me UNMIK-un si një formë e mbikëqyrjes ndërkombëtare të instaluar përkohësisht në Kosovë, u inkurajuam për një perspektivë të ndritshme gjithëpërfshirëse do të na pret e ardhmja nga ky “universitet i madh i demokracisë, dijes dhe kulturës së mirëfilltë perëndimore” të cilin tanimë veç e kishim në shtëpinë tonë.
Pas tetë vjet të eksperimenteve të dështuara në dëm të popullit tonë, më në fund hapet “Kutia e pandorës”, dhe merret sinjali i inicimit të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Por, që në fillim ky proces ishte vënë në kahe të gabuar. Sepse në nisje, nuk u murr parasysh fakti se Kosova nga kolonizatori i saj i mëparshëm Serbia, u shkëput me luftë e jo me marrëveshje, prandaj, edhe zgjidhja e statusit përfundimtar të saj duhet të jetë një çështje që do të rregullohet në mes të fituesit të kësaj lufte, në këtë rast bashkësisë ndërkombëtare, dhe popullit të atij territori, i cili me vullnetin e vetë e ka legalizuar këtë ndihmë vëllazërore të intervenimit ushtarak. E jo, sikur po praktikohet tani: shtyhen të bisedojnë kosovarët me ish-kolonizatorin e tyre, për fatin e një territori të cilin ajo gjithnjë e ka pasur padrejtësisht në okupim dhe më në fund e ka humbur me luftë.
Sado që punët ia filluan mbrapsht, ne u deshtë që edhe në këtë klimë të krijuar haptazi ta shprehim synimin tonë shekullor historik të opsionit për bashkim kombëtar, e, që, njëkohësisht do të ishte edhe si kërkesë për një revidim të padrejtësisë historike që na është bërë si popull. Por, në vend se ta bëjmë këtë, ne u kapëm si “popi pas kryqit” me pavarësinë e Kosovës si zgjidhje përfundimtare dhe më të pranueshme të statusit të saj.
Kërkesa e jonë e dikurshëm “Kosova Republikë”, aspak nuk ka qenë si kërkesë e një zgjidhje përfundimtare, por, atëbotë, ishte si një formë më e kapshme politike e shkëputjes tonë administrative nga tutela e Serbisë.
Çuditërisht, ky togfjalësh shabllon na mbeti si shprehi!
Andaj, me pretekst, gjoja si një shprehje e vullnet të popullit të saj, realizimi i tashëm i pavarësisë së Kosovës, është vetëm një konformizëm që buron nga një ëndërr rugoviane, tashti e përqafuar edhe nga ana e politikanëve aktual në pushtet, për krijim të një pashallëku apo çifligu personal të sundimit, e kamufluar me pretekstin e principit të “rreptë”ndërkombëtar të mos-ndryshimit të kufijve ekzistues, apo edhe të bashkimit të shqiptarëve tek në Evropën e Bashkuar
Realiteti historik si bazë e një vizionaritetit analitik politik
Të jesh një vizionar i suksesshëm teorik ndaj realiteteve konkrete shoqërore-politike, aspak nuk do të thotë se në konstatimet e tua të nxjerra si përfundime meritore, kryesisht duhet t’i mbështetesh në disponimin ekzistues politik ditor kombëtar dhe ndërkombëtar, por patjetër rezultatin përfundimtar ndaj fenomenit konkret shoqëror, duhet ta nxjerrësh nga pasojë e të gjitha veprimeve të gjertanishme që tek priten të ndodhin në të ardhmen. Natyrisht, gjatë këtij tentimi “parathënës”, patjetër si argumente, duhet të shërbehemi edhe me të kaluarën historike si eksperiencë
Ti kthehemi tani temës tonë konkrete, duke e vështruar atë edhe nga kjo prizëm. Historikisht, tentime të organizuar për bashkimin e kombit të ndarë në shumë copëza administrative feudesh, në një tërësi kompakte unike të veprimit, tek shqiptarët ka ekzistuar kaherë dhe ajo si vullnet i natyrshëm kolektiv është shprehur edhe në forma të ndryshme të organizimit të tyre politik. Shikuar nga distanca kohore, fillet e para të kësaj cytjeje pozitive na shfaqen qysh në epokën e Skënderbeut dhe Lidhjes së Prizrenit. Kuvendi i Lezhës ( 2.3.1444) dhe Lidhja e Prizrenit (10.6.1878), do mbeten si dy ngjarje të ndryshme të përpjekjeve serioze të shqiptarëve për tu bashkuar si komb.
Realisht, Shqipëria e sotme në kufijtë e saj ekzistuese, është produkt i Konferencës së Londrës (1913), sepse Kuvendi i Vlorës (28 Nëntor 1912), atëbotë, nuk e shpalli pavarësinë e Shqipërisë së sotme, por të Shqipërisë Natyrale. Në këtë drejtim, është shumë me rëndësi të cekem si dëshmi një dokument të quajtur si Memorandum, i cili mbanë datën, 2.1.1913, dhe e njëjta, nga ana e Qeverisë së përkohshme të asaj kohe, iu është dërguar Konferencës së Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Lodër. Në të, në mes tjerash, thuhet: “Është një fakt historikisht i pranuar se populli shqiptar përbën grupin etnik më kompakt, më homogjen dhe më të rëndësishëm të Gadishullit Ballkanik. Prejardhja dhe gjuha e tij, zakonet dhe karakteri i tij e dallojnë plotësisht nga racat që janë fqinje me të...”
Pas Kuvendit të Vlorës, më 1912, si dëshmi historike të vullnetit kolektiv të shqiptarëve për Bashkim Kombëtar, i kemi dokumentet e Konferencës së Bujanit (31.12.1943), në bazë të cilave, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë. Nga disa pika të aktit të shkruar të konkluzioneve të kësaj Konference, në mes tjerash, thuhet: “Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, si gjithmonë, dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë...Kjo e drejtë garantohet nga LNÇ e Jugosllavisë, Shqipërisë dhe nga aleatët e mëdhenj antifashist, ashtu siç është premtuar nga karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit”
Një dëshmi tjetër e fuqishme historike e këtij vullneti për Bashkim Kombëtar, veçanërisht të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe të Luginës së Preshevës në trungun amë, gjatë luftërave të fundit në hapësirat e ish Jugosllavisë, vuloset në betimin e ushtarit të UÇK-së, në të cilën ky bashkim si synim konsiderohet si thelbi i luftës së tyre.
Si përfundim...
Edhe pse Kosova i festoi 3 vite të një pavarësie artificialisht të imponuar “ahtisariane” nga bashkësia ndërkombëtare, këtë fazë kompromisi të dhembshëm, shqiptarët shumicë, thellësisht po e konsideron si një fazë tranzicion e cila shumë shpejtë do t’i shpie drejt realizimit të qëllimit të tyre përfundimtar - Bashkimit Kombëtar
Nëse ende ka nga ata “empiristë” të papërmirësueshëm politikanë, pseudo-shkencëtarë, analistë dhe qytetarë të thjeshtë që dyshojnë në këtë konstatim, atëherë e kanë shumë lehtë ta provojnë këtë edhe në praktikë: LE TA ORGANIZOJNË REFERENDUMIN GJITHËPOPULLOR dhe të gjitha dilemat tona një herë e përgjithmonë do të eliminohen.
Me vonesë të qëllimshme strategjike, apo nga lajthimi i stërzgjatur, Bashkësia ndërkombëtare, dita ditës po vëren se çelësi i vërtetë i zgjidhjes së këtij lëmshi të koklavitur ballkanik, qëndron pikërisht tek përmbushja e atij synimi shekullor të të shqiptarëve për bashkimit kombëtar (edhe para hyrjes në Bashkësinë Evropiane).
Në favor të këtij konstatimi, qëndrimin aktual pasiv të bashkësisë ndërkombëtare rreth mos-funksionalizimit si duhet të shtetit të Bosnjës, lojës me emrin dhe mospranimin e Maqedonisë në NATO, si dhe disa deklarata kontroverse rreth Kosovës dhe mundësisë që ajo edhe pas shpalljes të jetë një shtet jofunksional, unë nuk i shoh si veprime të rastësishme.
Bosnja dhe Maqedonia janë ish Republika të RSFJ-së, të cilat, pa marrë parasysh faktin se ato në thelb kanë qenë “fantom” republika artificiale, u pranuan dhe u njohën shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare si shtete të pavarura Mbase, ky gabim i nxituar politik, tashti atyre po ju kthehet si nevojë e aplikimit edhe të planeve tjera “konspirative” rezerve në këtë drejtim...?!!
Në këtë vizionaritet timin të guximshëm parathënës politik, për një lajthim të mundshëm si shkas, vetëm ia kam frikëm rezultatit të bisedimeve të fundit të Kosovës me Serbinë ...?!!
Adnan Abrashi
Gjeto Gjetani- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Dukagjin
Postime : 1969
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha : 55
Hobi : leximi
Similar topics
» A besoni se mund të ndodhë bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm?
» DOKUMENTAR, GREQIA SHTET I SHQIPTAREVE
» Fule: Zgjidhja e “emrit”, eshte momenti i duhur
» Për trashje ka faj bakteri - zgjidhja është ndryshimi i ushqimit
» Relic: Ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi