Kura për strukturën e flokëve
3 posters
Faqja 1 e 1
Kura për strukturën e flokëve
]color=green]Kura për strukturën e flokëve[/color]
Me kalimin e moshës, flokëve nuk iu ndryshon vetëm ngjyra. Bëhen më të hollë, humbasin butësinë dhe elasticitetin, prandaj lind nevoja të kurohen. Ja disa kura sipas problemeve që shfaqen.
24 Shk
Me kalimin e moshës, flokëve nuk iu ndryshon vetëm ngjyra. Bëhen më të hollë, humbasin butësinë dhe elasticitetin, prandaj lind nevoja të kurohen. Ja disa kura sipas problemeve që shfaqen
Hollohen sepse u mungojnë hormonet
Pas të dyzetave, para menopauzës, trupi prodhon më pak estrogjen, hormonin që ka një efekt pozitiv mbi ciklin jetësor të flokëve. Kur zvogëlohet sasia e estrogjenit, rritet niveli i një enzime që është përgjegjëse për rrallimin e sasisë së fijeve të flokëve, si edhe për rënien e tyre. Ende nuk është zbuluar ndonjë metodë e përshtatshme për të kompensuar rënien fizike të flokëve. Atëherë janë shumë të nevojshëm flakonët riforcues, që janë me përbërje amineksili. Ky është një përbërës mjaft aktiv, që përmirëson ndjeshëm fiksimin e rrënjës së flokut në skalpin e kokës. Gjithashtu, duhen përdorur ushqyes, si: metiotina, cistina dhe tirozina, enzima të cilat e luftojnë veprimin e enzimës “armike”. Madje, këto substanca ndihmojnë sidomos që të mos dobësohen fibrat e flokëve.
Nëse rënia është në përmasa të mëdha, që bën të duken të zbrazëta pjesë të ndryshme të kokës, atëherë është e nevojshme të kërkohet ndihma e një dermatologu, si dhe të ndiqen kura më të specializuara.
Zhvillohen pore kur humbet keratina
Problemi i rënies së flokëve është i njëjtë me atë të plakjes së lëkurës. Me kalimin e kohës, reduktohen substancat e organizmit, që shërbejnë si izolues për qelizat epidermike. Si rezultat, poret e tyre bëhen më të dukshme. Në rastin e flokut, ajo që reduktohet është sasia e keratinës dhe kolagjenit. Shtresat që i veshin këto qeliza epidermike humbasin kompaktësinë. Për këtë arsye, qelizat epidermike janë të pambrojtura nga veprimi i agjentëve të jashtëm dhe i rrezeve ultravjollcë. Për të mbrojtur flokët është e nevojshme që shampot normale të zëvendësohen me produkte të pasura me filtra UV dhe një herë në dy javë duhet të përdoret një maskë me vajra, sigurisht me bazë bimore. Meqë në këtë fazë poret e flokëve janë më të hapura, nuk do jetë aspak e vështirë që ta absorbojnë më mirë vajin, duke shtuar në këtë mënyrë hidratimin dhe kompaktësinë e tyre.
Humbasin shkëlqimin kur nuk reflektojnë mirë dritën
Guanina që i mbështjell flokët përbëhet nga shumë shkallëzime të mbivendosura. Kur niveli i ujit në brendësi të indeve fibrorë nuk është i mjaftueshëm, atëherë drita që bie mbi to nuk reflektohet mirë. Për të shpëtuar flokët pa shkëlqim nuk mjafton vetëm të ndryshohet lyerja apo t’i nënshtrohesh goditjeve me rreze diellore. Duhen zgjedhur produkte që përmbajnë vitamina apo edhe aminoacide, që forcojnë rrënjën e flokëve. Ndërsa, për të ruajtur shkëlqimin e flokëve, duhen zgjedhur produkte me bazë silikoni.
Bëhen shpejt pis, sepse thithin smogun
Kur poret e flokëve janë të mëdha, ato rëndohen, sepse smogu dhe pisllëku, në vend që të largohen, penetrojnë deri në rrënjë. Në këtë rast është e domosdoshme të përdoret një shampo delikate, e cila përbëhet nga sasi minimale agjentësh përgjegjës për prodhimin e shkumës. Kështu, do të jetë e mundur që t’i lani çdo ditë flokët tuaj. Sugjerohen shampot, formulat e të cilave janë të pasuruara me alga të kuqe, pasi ato pastrojnë në brendësi.
Këputen shpejt kur përmbajnë pak ujë
Merrni një fije floku që ju ka rënë në jastëk apo dhe në këmishë dhe shikoni me kujdes nëse ajo është me nyjë. Nëse jo, atëherë fija e flokut është këputur. Edhe në këtë rast, shkaku është mungesa e dehidratimit. Flokët jo vetëm që dobësohen, por duken më të ashpër dhe të pakrehur. Gjëja e parë që duhet bërë është përdorimi i një shampoje zbutëse, që përmban vitaminën B5.
Një herë në javë duhet bërë një masazh i flokëve të lagura me vajra me përmbajtje misri ose ulliri, që duhet mbajtur për rreth 15 minuta. Kjo lloj maske shërben për t’u rikthyer flokëve butësinë dhe elasticitetin.
Nuk e mbajnë gjatë krehjen, sepse janë të elektrizuar
është normale nëse, pas të pesëdhjetave, edhe flokët të bëhen më të pabindur. Struktura e tyre kimike ka ndryshuar. Për këtë arsye, shpesh, flokët janë të elektrizuar dhe të shpupurisur. Ka vetëm një mënyrë që t’i bindim flokët rebelë: ato duhet të krihen gjatë tharjes; kështu do të fiksohen më mirë. Do të ishte e këshillueshme që të përdoret edhe llaku në momentin kur kriheni. Gjithashtu, këshillohet që një herë në muaj t’i kërkonit parukieres tuaj t’ju bëjë një maskë me kolagjen, sepse kjo substancë i rikthen elasticitetin flokut. Nëse doni të dilni, por flokët nuk i keni të larë, atëherë përfitoni nga një banjë në vaskë. Mbështillini flokët me bigudi gjigande, futuni në vaskë dhe relaksohuni. Do të jenë avujt e ngrohtë ata që do të kujdesen për të fiksuar krehjen.
Këshillë
Nëse dëshiron të kesh flokë të dredhur dhe të bukur, kërkojini parukierit tuaj t’ju bëjë një krehje të çrregullt dhe asimetrike. Për lyerjen do ishte e këshillueshme të përdornit një ngjyrë të theksuar dhe me shumë shkëlqim. Evitoni lyerjet me ngjyra të zbehta, pasi reduktojnë shumë volumin e krehjes suaj./telegrafi/

kasperi- Legjendë
- Vendbanimi : Prishtine
Postime : 19666
Gjinia :
Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi : trokitja ne dritare
Re: Kura për strukturën e flokëve
Aq shume i shqetesuar je per floket,por lyaji me mire.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Kura për strukturën e flokëve
per personat qe duan te ruajn flokun nga thinjat
te perdorin vajin e yllirit te jet vaj 100% origjinal te lyejn koken me te te ferkojne lekuren e kokes ne rrenjt e flokut me mollzat e gishtrinjeve duke i ber mazazh te leht, vaji i yllirt gjithashtu lufton dhe zbokthin pa qen nevoja e kimikateve, floket e lyer me vaj ylliri kane shkelqim dhe i rezistojne gjat thinjave
maska me vaj ylliri duhet lene rretrh 1 ore ne flok e me pas lajeni flokun me shampon qe e perdorni rregullisht

Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Similar topics
» Ngjyra ideale e flokëve zgjidhet nga nuanca e tenit dhe dukja e flokëve
» NDRYSHIMET NË STRUKTURËN FETARE TË POPULLIT SHQIPTAR. PËRHAPJA E FESË ISLAME
» Kura kundër lodhjes së trurit
» Kura më e mirë kundër celulitit
» Alzheimer, kura brenda vitit 2025

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi