Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Edhe në“Baushtel” edhe në “Vogue” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Edhe në“Baushtel” edhe në “Vogue” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe në“Baushtel” edhe në “Vogue”

2 posters

Shko poshtë

Edhe në“Baushtel” edhe në “Vogue” Empty Edhe në“Baushtel” edhe në “Vogue”

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 9 Nov 2011 - 12:47

Përparim Shala nuk ka bërë karrierë të ëndrrave të tipit “nga pjatalarësi në milioner”. Ai po bën diçka tjetër: krahas punës si ndërtimtar, shef grupi në kantier, ai bën edhe punën e modelit.Përparimi, kosovari i ri nga Koblenzi i Zvicrës, përpos punës së tij në “Baushtell”, ka edhe një punë tjetër që shumë modele dhe djem nga Kosova do ta adhuronin. Ai ka pozuar shpesh për revistën e famshme të modës “Vogue”.“Kur si 15 vjeçar pata vërejtur se shumë femra kthenin kokën pas meje, më pat lindi ideja për t’u bërë model”, thotë Shala. Por, në botën e modës ai ka hyrë para tre vitesh.
“Isha në Waldshut rrugës, kur m’u drejtua një grua e re, visazhiste, dhe më tha se kisha potencial për model”, kujton Shala.

“Ajo ma dha kartëvizitën e një fotografi dhe më sugjeroi të paraqitem te ai”.

Përparimi kishte marrë kontakt me fotografin dhe ka bërë një termin për të bërë fotografi provuese. “Pastaj fotografitë u blenë njëkohësisht për dy revista mode. Ishte një start i fuqishëm”, thotë ai.

Prej tri vitesh djaloshi nga Kosova është nëpër pasarela mode dhe pozon për revista të ndryshme. Ndër pozimet më të suksesshme ishin ato për magazinën e modës “Vogue”.

“Ishte një përjetim i mrekullueshëm”, thotë Shala. “Në një seancë të tillë fotografimesh, modeli trajtohet tepër mirë, në një mënyrë është i lazdruar nga ekipi. Dikush kujdeset për flokët, tjetri për manikyrin e një i tretë për veshjen.”.

Mirëpo, jeta e modelit nuk është patjetër vetëm e bukur.

“Është e mundimshme të pozosh tetë deri nëntë orë pa ndërprerje. Kërkohet kondicion”. Për punën e modelit ai detyrohet të udhëtojë shumë, para së gjithash vikendeve. Dhe kjo nuk është e lehtë për një të ri si Shala, i cili nuk është vetëm model, por edhe përgjegjës grupi në ndërtimtari, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”.

Në moshën 15 vjeçare, Përparimi ka filluar kualifikimin për murator, të cilin e kishte mbaruar me sukses para katër vitesh. Pastaj ai kishte marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Nacional të Muratorëve. Kishte fituar në disa nivele më të ulëta dhe ishte kualifikuar. Por, këtu i del barriera: për të marrë pjesë në nivel nacional, atij i mungonte shtetësia zvicerane.

Në fund, shefi përmes kontakteve të tij ia bëri të mundur pjesëmarrjen. “Kam gëzuar përkrahje të fuqishme dhe në kampionat pata mundësinë të tregoja aftësitë e mia”, thotë Përparimi. Kampion megjithatë nuk u bë, por ishte me rëndësi pjesëmarrja.

Ndërkohë, Shala po bën punën e përgjegjësit të grupit në ndërtimtari, punë për të cilën është duke kryer kualifikimin e filluar prej tri vitesh. Por, sikur të mos i mjaftonte kjo punë dhe modelimi, ai angazhohet edhe gjetiu.

“Jam në ekipin e zjarrfikësve të Koblenzit, riparoj automobila dhe së bashku me familjen ndërtoj shtëpi, të cilat pastaj i japim me qira”. Siç po shihet, dita e Përparimit duket t`i ketë së paku 48 orë.

“Natyrisht, ka stres, por janë të gjitha punë që i bëj me dëshirë”, thotë ai. Pastaj të gjitha këto shkojnë me moton e tij: “Kur kam një synim, e realizoj”. Synimi i tij i radhës është të marrë shtetësinë e Zvicrës. (Albinfo.ch)
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Edhe në“Baushtel” edhe në “Vogue” Empty Re: Edhe në“Baushtel” edhe në “Vogue”

Mesazh nga Anakonda Wed 14 Mar 2012 - 18:07

paska talent djali.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi