Parandalimi Është Më I Mirë Se Kurimi
2 posters
Faqja 1 e 1
Parandalimi Është Më I Mirë Se Kurimi
Përpara martesës bashkëshortët duhet të dinë disa çështje të rëndësishme, të cilat duhen respektuar më korrektësi në mënyrë që të parandalohen problemet në familjen islame. Prej këtyre përmendim:
Zgjedhjen e përshtatshme
Lind si detyrë për burrin që të sigurohet për sjelljen e femrës e cila në një të ardhme të shpejtë do të jetë gruaja e tij, nëna e fëmijëve të tij dhe njeriu të cilit do t’i hapet për çdo gjë të fshehtë. Dhe le ta ketë të qartë muslimani se lënia pas dore e interesimit për atë që do të fejohet, do t’i sjellë atij nesër, pasi të martohet, probleme nga më të ndyshmet.
Prej virtyteve më të mira që duhet të kërkojë muslimani prej asaj që do të bëhet shoqja e jetës së tij, është devotshmëria dhe sjellja e mirë. Për këtë profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: ”Martohesh me një grua për katër gjëra: Për fenë, pasurinë, farefisninë (familjen) dhe bukurinë e saj. Zgjidhe atë me fe dhe do të gjesh lumturinë.”
Imam Neueuiu thotë: “Kuptimi i saktë i këtij hadithi është se profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na ka treguar se çfarë gjërash kërkon njeriu zakonisht nga gruaja me të cilën do të fejohet dhe që janë: feja pasuria, farefisnia dhe bukuria. Në fund të kësaj liste njerëzit vendosin fenë. Ndaj dhe profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) na thotë se më primare është feja dhe këshillon për zgjedhjen e një gruaje fetare (besimtare)”.
Këto virtyte që u kërkoheshin grave u kërkohen edhe burrave, kështu që edhe femra duhet të sigurohet për sjelljen dhe devotshmërinë e tij (burrit) ndaj Allahut i Madhëruar.
Allahu i Madhëruar thotë: ”Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm dhe të ndershme…” (Nur, 32.)
Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Nëse vjen, t’ju kërkojë për martesë, ai person të cilin e pëlqeni nga ana fetare dhe morale, martojeni, e nëse nuk e bëni një gjë të tillë ka për të ndodhur fitne dhe shkatërrim i madh mbi tokë.”
Si detyrë lind që të pyesim edhe dijetarët apo ato njerëz që njihen për urtësinë dhe mençurinë e tyre, përpara se të japim fjalën për fejesë (martesë). Kështu ka vepruar edhe Fatime bint Kejs nga e cila transmetohet të ketë thënë: “Vajta tek profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i thashë: Ebul Xhehmi dhe Muauija më kanë kërkuar për grua. Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Muauija është fukara dhe s’ka pasuri, kurse Ebul Xhehmi nuk e lëshon shkopin nga dora.” Nga kjo kuptojmë se profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i ka treguar asaj se çfarë cilësish ka secili prej tyre dhe i shpjegoi se i pari ishte i varfër, kurse i dyti “rrahës grash” (i keqtrajtonte ato).
Shikimi
Sa e sa familje janë prishur në muajt e parë të jetës së saj dhe kjo për shkak se bashkëshortët nuk gjejnë prehjen shpirtërore tek njëri-tjetri. E kjo mosgjetje e prehjes shpirtërore vjen ngaqë të dy të rinjtë nuk e kanë parë njëri-tjetrin përpara se të lidhen me martesë. Për këtë profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i thotë Mugires (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili kishte kërkuar dorën e një femre: ” Shikoje atë (gruan), sepse kështu do të bashkëjetoni më gjatë në mirëkuptim dhe dashuri.” Më pas Mugira (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) tha: ” E pashë atë, e më pas u martova, por nuk mund të krahasoj asnjë grua tjetër me të.”
Ndaj edhe ti shikoje atë që kërkon si bashkëshorte dhe pyete veten mirë më pas: A e do atë, apo mund ta duash në të ardhmen?! Por kujdes se mos mashtron vetveten dhe mos ki turp që të flasësh hapur me të afërmit e tu!!!
Kushtet duhen të zbatohen ndaj mos prano veç atyre që mund t’i përmbahesh
Shumë prej problemeve që lindin në familje pas martese janë shkak i mosmbajtjes së premtimeve që burri i ka bërë gruas para martesës .Kjo sepse tashmë i gjithë ai pasion dhe e gjithë ajo dashuri që ishte para martesës, është zbehur , dhe burri ndjen të vështirë të verë në jetë të gjitha ato premtimne që ka bërë.Por muslimanët i mbajnë premtimet e dhëna e sidomos ndaj shoqes së jetës , ndaj ki kujdes dhe mos merr përsipër gjëra që nuk mund t’i bësh.
Shkëputur nga “Familje pa probleme“

Re: Parandalimi Është Më I Mirë Se Kurimi
Qenka nje teme shume interesante.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» A është e mundur që, pa patur aspak dyshim, të dallojmë se ç'është e mirë apo e keqe?!
» Nuk e di çfarë do? Kjo është gjë e mirë…
» A eshte mire qe pyesim..?
» Është mirë të mendosh, por jo tepër!
» Pas ndarjes, pse është e mirë vetmia?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi