Berisha: Rama kërkon rikthimin e regjimit të ndërprerjes së dritave
3 posters
Faqja 1 e 1
Berisha: Rama kërkon rikthimin e regjimit të ndërprerjes së dritave
Tiranë, 27 shkurt 2012, NOA Update – Kryeministri Sali Berisha ripërsëriti sot se gjendja energjetike në vend mbetet mjaft e vështirë duke siguruar se importi i energjisë do të vijojë me çdo çmim, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Duke folur në pjesën e parë të mbledhjes së grupit kuvendor të demokratëve, shefi i qeverisë theksoi se kaskadat e lumenjve janë në nivelet më të ulta historike.
“Përsëri gjendja energjetike mbetet tejet e vështirë. Kaskadat janë në nivelet më të ulta historike. Vazhdon importi i energjisë dhe mbetet në fuqi vendimi ynë se do ta blejmë energjinë me çdo kosto”, siguroi kryeministri.
Ai garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka që qytetarëve shqiptarë të mos u ndërpritet energjia, e cila është jetike për funksionimin normal të vendit.
“Theksoj se energjia është jetike për funksionimin normal të një vendi dhe edhe njëherë e lidhur me një seri funksionesh në familje, në shoqëri, biznes e kudo. Ne do bëjmë gjithçka që ajo kurrë të mos mungojë”, u shpreh Berisha.
Ai risolli në vëmendje se mazhoranca që drejton nuk do të lejojë që në kushtet kritike të kaskadave të rikthehet regjimi i shkuar i ndërprerjes së energjisë në të gjithë vendin, me pretendimin asokohe të mazhorancës socialiste, se nuk mbante rrjeti.
Ai shënjestroi kreun e opozitës Edi Rama dhe akuzat e tij për kolaps energjetik duke nënvizuar se qëllimi i tij është rikthimi i regjimit të ndërprerjes së dritave dhe ujit për qytetarët.
“Këta zotërinj që i dinë qytetet pesë apo gjashtë orë pa drita, dhe vetë nuk rrinë asnjë orë aty, nuk kanë dhembshurinë për paratë e buxhetit që janë të taksapaguesve. Këta kanë hallin se duan me çdo kusht të rikthehet koha e tyre e regjimit të ndërprerjes së energjisë.
Do t’u rikujtoj atyre që mund të kenë harruar, një seancë në PE në vitin 2002. Një gazetar i shquar që ishte bërë deputet deklaroi asokohe se Këta s’kanë as energji, as ujë për t’u larë, ç’na duhet ne me ta. Ai nuk ishte kundër shqiptarëve, unë e njoh...”, solli në vëmendje kryeministri duke shtuar se pa ujë e pa drita nën pretekstin se nuk mbajnë linjat nuk mund të jetohet.
Gjatë mbledhjes së grupit të deputetëve demokratë shefi i mazhorancës nënvizoi situata e emergjencës në vend për shkak të dëborës është reduktuar ndjeshëm.
“Por dua të theksoj se janë përsëri një numër jo i vogël fshatrash të izoluara për shkak se dëbora në këto zona arrin në tre apo më shumë metra dhe se vijojnë të jenë nën rrezikun e orteqeve. Në mënyrë konstante po vijojnë lidhjet me shtabet e rretheve dhe qarqeve dhe në përputhje me kërkesat e krerëve të komunave, komunitetet po ndihmohen me ushqime e medikamente. Në këtë proces që tashmë është i përqendruar në rrugët komunale vetë komunitetet kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme”, tha kryeministri.
Ai nënvizoi se “De facto gjendja e emergjencës ka rënë në shumicën e territorit, por ajo do të mbahet deri sa të ulet më tej numri i fshatrave të izoluar dhe mandej do të kalojë në kompetencë të pushteteve vendore”.
Kryeministri Berisha falenderoi për punën e madhe të bërë nga shtabet e emergjencës dhe Komitet ndërministror i urgjencës që po e ndjek situatën, si dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha institucionet ndërkombëtare si KE, BB dhe shoqatat e tjera që ndihmuan në kapërcimin e situatës së vështirë nga dëbora, që pushtoi gjysmën e vendit në dy javët e para të muajit shkurt.
mit/noa.al

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Berisha: Rama kërkon rikthimin e regjimit të ndërprerjes së dritave
Ket pune kan keta te dy,vetem qe te nxjerrin vendin nga kriza bejn dalavere ne parlament.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Berisha: Rama kërkon rikthimin e regjimit të ndërprerjes së dritave
Sali berisha ,do mbahet mend ne historine e SHQIPERISE si tradhetari me i madh qe ka nxjerre KOMBI SHQIPTARE
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Similar topics
» Berisha: Rama merre Muhon bëje deputet se në KQZ nuk do shkelë më!
» Rama: Berisha, po fundos ekonominë
» Berisha: Rama ti adresohet Prokurorisë
» Berisha dhe Rama refuzuan shtrëngimin e duarve
» Berisha: Rama sms gazetarëve për operacionin tim, vetë dështoi me flokët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi