Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dietat, Receta & Këshilla

5 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:37

First topic message reminder :

1.Dietat me mollë

Frazeologjia angleze e përshkruan këtë frut kështu: “Një mollë në ditë, i
thotë mjekut ik”, që do të thotë se efektet e saj janë të shumta dhe
mjaft kurative. Në bazë të një studimi që ka bërë studioja e njohur e
dietave “San Xhorxh” në Londër, vihet re se mes 50 personave të cilët
kanë mbajtur dietë me fruta, ata që kanë përdorur mollën si dietë kanë
mundur të humbasin disa kilogramë brenda dhjetë ditëve, pa dëmtuar
organizmin. Studiuesit tregojnë se në shumicën e rasteve aplikimi i
dietave bëhet shkak për prishjen e regjimit të shëndetit tonë, duke
pasur efekte negative mbi shëndetin. Ndërkohë që me mollën nuk ndodh
kështu. Me të gjitha vlerat ushqyese që ka fruti i mollës, ai arrin që
të mbajë trupin në nivel normal, si dhe duke eliminuar dhjamërat e
tepërta. Flavonoidi, arrin të futë në aksion fibrat e trupit tonë, pa
dëmtuar organizmin, ndërkohë që aksioni do të ndihmohet nga vitamina C, e
cila bën të mundur djegien e të gjitha lëndëve të dëmshme që gjenden në
trup dhe shkaktojnë mbipeshën, siç është kolesteroli dhe disa oksidantë
të tjerë, të cilët bëhen shkak për plakjen e parakohshme. Në 100 gramë
mollë do të gjejmë 40 kalori, 10 gramë sheqerna, potas, ndërkohë që ajo
përmban njëkohësisht vitaminat B dhe C, acidin nitrik dhe acidin malik.
Vitamina B1, e cila gjendet me shumicë te molla, të ndihmon të heqësh
lodhjen, nervozizmim si dhe mungesën e oreksit, ndërsa vitamina B2 i
mbron muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat, ndërsa acidi
nitrik dhe ai malik bëjnë të mundur shkrirjen e ushqimeve të rënda në
stomak, në mënyrë që të mos e lodhin atë, ndërsa vitamina C shërben për
të dezinfektuar të gjithë organizmin dhe veçanërisht aparatin e të
ushqyerit si dhe arrin të djegë të gjitha mikrobet e ndryshme që gjenden
përgjatë saj.

Si ta fillojmë?

Në darkë sugjerohet që të shkojmë për të fjetur duke pirë fillimisht një
gotë me lëng molle. Kujdes nëse lëngu që pini është qind për qind lëng
molle, në mënyrë që edhe dieta të arrihet plotësisht. Ndërkohë që në
mëngjes e nisim ditën sërish me një lëng molle të freskët. Rreth orës
njëmbëdhjetë fillojmë dhe qërojmë një kokërr mollë, pasi ta presim në
feta e vendosim në një pjatë dhe më pas derdhim mbi të pak lëng limoni.
Efekti i kurativ është shumë i madh, ndërkohë që arrin të mbajë në
nivele të pranueshme edhe lëkurën e fytyrës. Gjatë paradites sugjerohet
ngrënia e gjysmës së kokrrës së mollës, ndërkohë që orari tjetër i
fillimit të dietës është ai i pasdites, rreth orës katër ose pesë. Duhet
të kemi parasysh që limiti midis periudhës së parë dhe asaj të dytë, të
mos jetë më shumë se pese orë. Pra nëse kemi ngrënë gjysmën e mollës në
orën 11, gjysmën tjetër duhet ta hamë pas pesë orësh, pra në orën katër
të pasdites. Ndërkohë që në mbrëmje nëse dëshironi, mund të jeni
tolerantë, duke ngrënë një darkë të lehtë, por mos harroni se nëse do të
hamë ushqime gjatë dietës, efektet do t’i shihni me vonesë. Ndërkohë që
mos harroni këshillën që ju kemi dhënë në fillim para se të shkoni për
të fjetur; sërish një gotë me lëng molle, në mënyrë që të kompletoni
dietën e ditës suaj. Nëse vazhdoni kështu për dhjetë ditë, atëherë do të
shihni se do të humbisni pothuajse një kilogram në ditë dhe në rast se
nuk i qëndroni asaj besnik, atëherë sërish do të shihni se do të keni
humbur disa nga kilet tuaja të tepërta. Ndërkohë që brenda dietës së
sugjeruar, ju sugjerojmë që ta kompletoni atë me anë të një maske.
Pasdite për të gjitha ata persona që e shohin se po i shtohen rudhat e
fytyrës, mund të përdorin një maskë, e cila përbëhet nga feta të holla
molle si dhe një gotë qumësht. E mbajmë atë për 45 minuta dhe më pas e
pastrojmë me ujë të ftohtë, në mënyrë që të aroma e mollës të mbetet për
një kohë të gjatë në epidermën e lëkurës, duke shërbyer si një tonik
perfekt i saj.

Mollët që mund të na hyjnë në punë

Mos harroni se në treg gjenden shumë lloje mollësh. Mendoni se 7 mijë
varietete kultivohen në të gjithë botën, të gjitha me aroma, ngjyra dhe
madhësi të ndryshme, që do të thotë se efektet nuk janë njësoj. Ndër më
të zakonshmet dhe që ka më shumë efekt, janë mollët renete, limonelat
dhe të famshmet Granny Smith. E para ka efekt vërtet të madh, nëse do të
përdoret në dietën e sugjeruar. Origjina e mollës si frut, vjen nga
vendet e Azisë Qendrore dhe asaj Perëndimore, i cili kultivohet prej
shekujsh në të gjithë botën. Mollët më të mira për dietën tonë janë ato
me ngjyrë të gjelbër, kjo për faktin se ato përmbajnë shumë sodë dhe
menjëherë sapo hyjnë në organizëm hyjnë në veprim të menjëhershëm me
acidet e tjera të trupit. Kujdes, mos i vendosni mollët në një vend me
frutat ose perimet me gjelle, pasi ajo prodhon një gaz natyral që është
etileni, së bashku me bananet dhe pjeprin, që mund të prishë edhe
ushqimet e tjera që gjenden aty. Mollët janë shumë të pasura me fibra
dhe ndihmojnë për të mbajtur në nivelin bazë kolesterolin si dhe
parandalojnë kancerin. Me anë të një molle në ditë, ne sigurojmë 20 për
qind të fibrave të nevojshme në një ditë, po kaq kalori dhe yndyrna, me
përjashtim të kolesterolit. Në rast se nuk doni t’i hiqni mollës
lëkurën, pastrojeni atë me lëng limoni, portokalli ose ananasi, në
mënyrë që efekti i dietës së sugjeruar të jetë sa më i plotë dhe i
efektshëm.

Efektet e mollës

Në 100 gramë mollë do të gjejmë :
40 kalori
10 gramë sheqerna
Potas
Vitamina B dhe C,
Acidin nitrik dhe acidin malik.

Efektet e mollës-Vitamina B1, largon lodhjen, nervozizmin si dhe mungesën e oreksit
-Vitamina B2, forcon muskujt e gojës, riforcon flokët dhe shmang rudhat
-Acidi nitrik dhe ai malik shkrijnë ushqimet e rënda në stomak
-Vitamina C, dezinfekton organizmin dhe aparatin e të ushqyerit.

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Diet-apple1


Edituar për herë të fundit nga BeLti në Tue 8 Jan 2013 - 11:54, edituar 1 herë gjithsej

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:46

Zakonet e këqija të të ngrënit

Hapat e gabuar që na bëjmë të shëndoshemi, duke besuar se na dobësojnë.Thuhet që është mirë që mëngjesin tuaj ta nisni duke u djersitur, gjë që do të thotë se është mirë që në mëngjes, gjëja e parë që të bëni të jetë fizkultura.

Kjo pasi ashtu ju mund të digjni sa më shumë kalori. Nuk është e vërtetë! Të paktën kështu pohon DEIL HAF, një dietolog i shquar në Amerikë. Për të nuk ka asnjë ndryshim, se në çfarë ore të ditës ju i bëni ushtrimet tuaja, e kjo nuk është se nuk ka rëndësi për dietologun, por nuk ka rëndësi për metabolizmin.

Bëjini ushtrimet tuaja atëherë kur ato të jenë më të leverdisshme për ju, qoftë kjo në mëngjes, në drekë apo në darke. E rëndësishme është që ju t i bëni ato, pasi peshën mund ta humbisni në çdo moment të ditës.

Vitamina B12 dhe të pavërtetat rreth saj

Ka disa gra që mendojnë se vitamina B12 do t i ndihmojë që të tresin sa më shpejt atë që kanë ngrënë apo që kanë akumuluar. Ato mendojnë se kjo vitaminë do t i ndihmojë ato që të hanë sa të duan e më pas ta tresin atë që hëngrën e kështu të jenë të dobëta e të ngopura, por faktet tregojnë se nuk rezulton kështu.
"Vitamina B është shumë e rëndësishme për trupin. Ajo nuk jua shpejton metabolizmin", pohon një nga profesorët e një universiteti në Amerikë, Xhef Hampl.

Nuk duhet ngrënë pas orës 6

Studimet kanë treguar se në të vërtetë nuk ekziston asnjë lidhje mes orës në të cilën hani dhe shtimit në peshë. Më shumë shanse keni të shëndosheni kur hani më shumë nga sa duhet gjatë ditës, sesa kur hani në darkë. Kështu pohon dietologu amerikan Hampl."Organizmi juaj,-shton ai,-e humb aftësinë tretëse pas orës 6".

Vetëm disa kokrra bajame në ditë

Bajamet kanë përmbajtje shumë të pasur kundër rrudhave. Ato jo vetëm që përmbajnë shumë vitaminë E që sic e dini është një nga përbërësit kryesorë të kremave kundër rrudhave,por gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha acidesh të cilat mbajnë lëkurën elastike. Gjthashtu,ato përmbajnë edhe selenin,që siç e dini është një antioksidant shumë i dobishëm. Në fakt kjo nuk do të thotë se ju duhet ta teproni me ngrënien e këtyre frutave të thata. Ato vërtet përmbajnë shumë përbërës tëdobishëm për bukurinë tuaj,por gjithashtu janë dhe shumë të pasur me kalori. Mjaftojnë vetëm disa kokrra!!

Sekreti i metabolizmit

Mënyrat për të përshpejtuar metabolizmin, që çojnë në djegien e energjive

Ndjeheni të plogësht dhe pa energji? Ju duket se po mundoheni vërtet shumë, nuk keni lënë gjë pa bërë e përsëri nuk po humbisni peshë? Atëherë kjo do të thotë që diçka nuk shkon me metabolizmin tuaj, pasi është shumë i ngadaltë. Megjithatë, kjo nuk do të thote aspak, që ju duhet t i lini në mes përpjekjet tuaja për të rënë nga pesha, ju faremirë mund ta përshpejtoni metabolizmin tuaj, të filloni të digjni sa më shumë dhjamra e të harxhoni energji pa qenë nevoja për gjëra të tjera shtesë. Metabolizmi juaj thjesht shndërron ushqimin që ju merrni në energji. Ky është një proces biologjik nëpërmjet të cilit trupi ynë djeg kaloritë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:47

Keshilla dhe ushqime

1- Konsumoni fruta dhe perime

Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe
perime. Veçanërisht portokallet. Shpeshherë konsumimi i drithërave,
brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me
karbohidrate. Prandaj këshillohet të konsumohem frutat dhe perimet të
paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarrotën, ato janë
antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri,
pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakarrotën, ndërsa
portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.

2- Merrni sa më shumë selen

Minerali i selenit është një ndihmës i mirë në luftën kundër kancerit,
obezitetit dhe mbipeshës. Personat të cilët kanë të ulët nivelin e
selenit në gjak apo antioksidantëve të tjerë, kanë një bel më të trashë
se ata persona që kanë një nivel më të lartë seleniumi. Seleniumi
gjendet te shumë ushqime, por është e vështirë të dihet nëse konsumohen
55 mcg e rekomanduara në ditë. Kështu seleni gjendet të drithërat,
djathi dhe arrat.

3- Shtoni ushqimet e pasura me proteina

Të hani një ushqim sa më të pasur me proteina ju jep shumë energji. Por
konsumimi i tepruar mund të sjellë dhe mungesë kalciumi. Është e
nevojshme që 25 për qind e kalorive të merret nga proteinat. Nëse ju
konsumoni 2000 kalori në ditë, 500 prej tyre duhet të jenë proteina.
Produkte të nevojshme janë qumështi, kosi, peshku, mishi etj.


4- Pini një gotë verë në ditë


Një gotë verë në darkë është shumë e shëndetshme, po ashtu nuk lejon të
kini një bark të fryrë. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se
një gotë verë në ditë ndihmon gratë për të pasur një mes të hollë dhe
një trup perfekt.

5- Konsumoni yndyrnat e duhura


Disa studime kanë treguar se për të pasur një trup sa më elegant duhet
të konsumohen yndyrna të pangopura të gjendura te vaji i ullirit,
Omega-3 i gjendur te peshku në forma vajore, yndyrnat Omega-6 që gjenden
te vaji i misrit, te vezët etj. Produktet të
cilat janë të pasura me yndyrna të shndërruara dhe duhet të eliminohen plotësisht janë patatet e skuqura, dhjamërat etj.


Roli i vitaminave dhe kripërave minerale në dietë


Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin që të ruajë një formë
sa më të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat
dhe kripërat minerale që janë shumë të nevojshme për organizmin. Edhe
pse duhen në sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Ato veprojnë
së bashku. Kripërat minerale ndihmojnë në strukturat kockore, krijimin e
një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet
muskulore. Materiale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi,
hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A,E, D, K
mund të magazinohen, ndërsa vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë
rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat
minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre. Mjaft vitamina përmbajnë
dhe lëkurat e frutave.


Si duhet t’i “kombinojmë” ushqimet

Ka disa lloje ushqimesh që duhet të hahen të shoqëruara me të tjera,
sepse kështu bëhen më të dobishme për organizmin tonë. Studimet e bëra
kanë treguar se nëse konsumohen karotat e grira në formë sallate, pa i
hedhur vaj ulliri, pakësohet sasia e kalorive që merr, por humb edhe
marrjen e betakarrotinës që është shumë e dobishme për trupin. Vitamina
A, sikurse vitaminat D, E, K absorbohen nga organizmi vetëm në prani të
yndyrnave. Më përpara konsiderohej e papërshtatshme të bashkoheshin
proteinat me karbohidratet. Sot mendohet se po t’i shtosh llojeve të
ndryshme të brumërave pak fasule, bizele apo thjerrëza plotësohen më
mirë nevojat e trupit për proteina. Por ka dhe ushqime të cilat
këshillohet të mos konsumohen bashkë. Kështu kur djathi hahet bashkë me
mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrët.

Pse uji pengon shëndoshjen

Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo
njeri i rritur duhet të pijë 1 litër e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë
në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji
gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të
vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e
zarzavateve të freskëta, mundësisht të pa gatuara, përdorimi i kufizuar i
karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja
me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve
“të shpejta” e të skuqura, aktiviteti, etj., të cilat ndihmojnë shumë në
rënien e peshës. Për këtë është e nevojshme të dihet se cilat ushqime
janë të dobishme, neutrale dhe cilat janë të dëmshme për një njeri në
bazë të grupit të gjakut që ai njeri ka. Por uji mbetet një nga
komponentët më të rëndësishëm që pengon shëndoshjen.


A janë dietat zgjidhja për t’u dobësuar

Obeziteti dhe mbipesha janë probleme që prekin një numër gjithnjë e më
të madh të njerëzve në ditët e sotme. Janë një sërë faktorësh që
shkaktojnë këtë problem, çrregullimet e ushqimit, jeta sedentare,
probleme të metabolizmit etj. Por mbipesha nuk përbën më vetëm një
problem estetik, por shkakton shumë probleme në lidhje me shëndetin.
Obeziteti dhe depozitimi i masës dhjamore në pjesën e barkut përbëjnë
faktorë rreziku për shumë sëmundje si veshkat, diabeti, sëmundje
kardiovaskulare etj. Korrigjimi i këtyre problemeve për të shmangur
pasojat e tyre në lidhje me shëndetin bëhet vetëm nëpërmjet një dietë të
ekuilibruar, që do të thotë një dietë që duhet të përmbajë të gjithë
ushqimet, por në sasi të caktuara sipas nevojave fiziologjike të
gjithsecilit. Rënie e shëndetshme është rënia graduale 4 deri në 5 kile
në muaj.


Disa këshilla për një dietë të shëndetshme:

1- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t’i konsumosh

2- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin

3- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: mëngjesi, dreka
dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: paradite, pasdite.

4- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar

5- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:47

Dieta që i bën mirë trurit

"Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë". Së fundmi, me këtë shprehje ka rënë dakord neuro-toksikologu Jean-Marie Bourre, i cili këshillon një dietë vetëm për mendjen, për ta mbajtur atë sa më të shëndetshme.


Mjaft më me sakrifica dhe tortura duke mbajtur dieta të forta dhe të tmerrshme. "Shëndeti i bën mirë trurit", thotë neuro-toksikologu Jean-Marie Bourre, autori i "Dieta e re që i bën mirë trurit" (një bestseller), i cili tregon për menytë cilësore që duhen përdorur për shëndetin e trupit dhe mendjes.


Ky studiues i ndritur, i cili në 1983 zbuloi yndyrën "Omega 3", me të cilën ushqehen neuronet, ka bërë një dietë që është kundër asaj torturueses. Dieta e tij është pothuajse një jo-dietë, sipas të cilës mund të shkosh të hash në një restorant, të porosisësh disa pjata si dhe duhet evituar që të peshohesh rregullisht. "Kënaqësia e shijes së mirë është si gjumi dhe sensualiteti, është baza e ekuilibrit tonë psikik", shpjegon shkencëtari. Gjatë një diete ushqimore, truri ynë vihet në kushte "kufizimi konjuktiv", ku mund të humbasësh kujtesën, të kesh dhimbje trupi dhe ethe. Ndër të tjera, shpjegon Bourre, nëse neuronet tona nuk ushqehen, truri do të fillojë ta marrë energjinë nga organe të tjetra si psh., zemra.


Për të bërë që materiali gri të funksionojë, duhet sheqer. "Glukoza është benzina e aktivitetin intelektual", shpjegon shkencëtari. Karbohidratet me sheqerna të lehta, si buka dhe brumërat, janë thelbësore.


Në dietën e tij, neurologu këshillon një panine me proshutë për mëngjes dhe brumëra ose oriz për darkë. Mos merrni karbohidrate në darkë, është një gabim, shkruan Bourre. Teksa ëndërrojmë, konsumi i glukozës në tru rritet 30 për qind. Pa sheqerna "të lehta", gjumi dhe kujtesa përkeqësohen. Të tjera tabu që duhet t‘i përballim: idenë se mishi të bën keq për shëndetin duhet ta harrojmë. Hekuri, i cili është shumë i nevojshëm për të gjithë organizmin, gjendet vetëm në mishin e kuq, ndërsa të gjitha proteinat e tjera që marrim nga kafshët janë shumë të domosdoshme për trurin: për neuronet e tij, transmetuesit dhe marrësit. "Jam i mendimit se është e nevojshme që të konsumohen biftek i kuq, mish i pjekur derri. Hani mish të paktën tri herë në javë", këshillon mjeku.


Një tjetër ushqyes i rëndësishëm për aktivitetin intelektual është peshku dhe kjo nuk është një gjë e paditur. Furnizon yndyrat "e pangopshme", Omega 3,6 dhe 9, të cilat formojnë "materialin gri". "Truri duhet të jetë pjesa më e shëndetshme në trupin tonë. Pa përdorimin e yndyrave, mendja fillon të plaket. Shpeshherë, në bazë të dietave të forta mund të dëmtohet shikimi e dëgjimi dhe mund të kalohet edhe në rënie depresioni". Shumë mjekë këshillojnë frutat e detit: përmbajnë jod dhe vitaminën B12 që ushqejnë neuronet transmetuese dhe ndihmojnë kujtesën.

Së fundmi, Bourre këshillon vezën, e cila rekomandohet çdo ditë (nuk është e vërtetë që shton kolesterolin, është e pasur me obligo-elemente) si dhe djathin, i cili nuk duhet të largohet nga menyja e përditshme. "Dieta e re që i bën mirë trurit" nuk do t‘i gëzojë shumë vegjetarianët. Por Bourre është i bindur për një gjë, se mund të heqin dorë nga sheqernat e rëndë dhe nga yndyrat "e ngopshme" (si psh., gjalpi), por asnjëherë të heqin dorë nga proteinat, të cilat gjenden te mishi i kuq. "Është e pamundur që soja të zëvendësojë mishin". Obeziteti dhe dobësia, sipas mjekut francez, vijnë nga trashëgimia gjenetike.

"Të mbash dietë, do të thotë të shkosh kundër asaj çfarë të ka falur natyra. Duhet të respektohet metabolizmi, të ushqeheni me kënaqësi, pa e tepruar, por të merrni atë që është e nevojshme për shëndetin tuaj. Vetëm atëherë, trupi dhe mendja do të jenë në harmoni me njëra-tjetrën".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:48

Si të humbasim kile nga lëngjet e perimeve?

Këtu kemi një mënyrë të befasishme që ka ndryshuar thellësisht gjithsecilën dietë – normalisht edhe shëndetin tuaj. Kjo arrihet duke marrë një gotë me lëng të pakët të perimeve me sodium për çdo ditë.

Në një studime për adoleshentët të cilët kanë më shumë se 81 kile, e cila gjë shtonë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetikeve, është zbuluar se ata të cilët pinë më pak se një gotë me sodium V8 humbasin më shumë se 2 kile për 12 javë, përderisa ata të cilët i nënshtrohen dietës së ashpër nuk humbasin më shumë se një kile.

“Shumica e pjesëmarrësve në këtë studim është raportuar se janë dehidruar pas pirjes se lëngut të perimeve, e cila gjë mund të konsiderohet arsye e humbjes së peshës”, thotë studiuesi i këtij eksperimenti, profesori, John Foreyt, nga kolegji mjekësor “Baylor” në Houston.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:48

Humbni gjysmë kilogrami në javë pa dietë

Dietologët e njohur botërorë këshillojnë që të zvogëloni shujtat, të shpejtoni metabolizmin, të digjni kaloritë dhe për një kohë të shkurtër të arrini vitalitetin e dëshiruar. Sekreti i humbjes së peshës, shtrihet pikërisht në shpejtimin e metabolizmit, kështu që nëse i përmbaheni së paku dy këshillave, mund të humbni deri gjysmë kilogrami në javë pa kurrfarë diete.

Digjni kaloritë me shujtën e mëngjesit
Është konstatuar se ekziston lidhja mes mëngjesit dhe rritjes së numrit të kalorive që i digjni, thotë Sintia Finli, dietologe në qendrën “Jones Hopkins“ në Lutervill. “Derisa flini, metabolizmi ngadalësohet për dhjetë për qind, çka një mëngjes mund ta anulojë. “Për këtë arsye është koha e fundit që të ndryshoni shprehitë. Hani mëngjes gjatë orës së parë pas zgjimit. Besoni, edhe mëngjesi i vogël ndihmon. Kombinoni proteinat dhe karbohidratet, si psh, një gusht drithëra integrale me gjysmë gote qumësht dhe një banane.

Jepuni pas prodhimeve të qumështit
Prodhimet e qumështit e rrisin masën muskulore, e cila djeg më shumë yndyrë nga organizmi, sqaron doktori Majkëll Zemel, profesor i distikës dhe mjekësisë në Universitetin e Tenesit. Studimet e tij kanë treguar se personat që në ditë kanë ngrënë tre porcione të prodhimeve të qumështit dhe me këtë rast kanë konsumuar 900 mg kalcium, kanë zvogëluar shtresat e dhjamit dhe kanë rritur masën muskulore. Ata që në ditë kanë konsumuar rreth 300 mg kalcium, nuk kanë pasur kurrfarë ndryshimi në shtresat e dhjamit dhe në masën muskulore. Është konstatuar se kalciumi nga ushqimet e tjera nuk shkakton djegien e yndyrave në këtë mënyrë.

Shkatërrojeni yndyrën me yndyrë
Acidet yndyrore Omega-3 e shpejtojnë metabolizmin njëjtë sikurse proteinat. Nëse në menynë tuaj të përditshme e fusni mishin e peshkut, i cili është i pasur me këto acide mund të humbni gjysmë kilogrami në javë, thuhet në një studim të botuar në revistën shkencore “Amercan Journal of Nutriment”. Ekspertët sugjerojnë të hani 40 deri 60 g salmon apo sardele për drekë apo darkë, dy deri tri herë në javë.

Shpejtojeni metabolizmin me proteina
Proteinat stimulojnë mekanizmin për djegien e kalorive në atë mënyrë që prodhojnë hormonin glukagon, i cili trupit i dërgon sinjalin që mos të grumbullojë yndyra të pangopura, por që t’i harxhojë ato, thotë dietologia Xhenifer Vorkman. Ajo sqaron se metabolizmi ynë do të ngadalësohet nëse nuk hamë proteina. Për këtë arsye, për çdo shujtë duhet të hani së paku 40 deri 60 gramë proteina. Burimet e shëndetshme të proteinave janë fasulja, vezët, peshku dhe mishi i shpezëve. Duhet të hani edhe shumë pemë, perime dhe pastë integrale nga drithërat e plota.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:48

Këshilla si të humbni peshë

Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim

Zamra – e domosdoshme
Midis shujtave kryesore, doemos duhet të ketë edhe një shujtë plotësuese – zamra. Nëse rrini një kohë të gjatë pa ngrënë, atëherë shkaktohet rënia e shpejtë e nivelit të sheqerit në gjak. Për ta korrigjuar këtë, organizmi kërkon ushqime të ëmbla. Për ta parandaluar këtë, duhet të hani pak dhe shpesh, çdo 2,5 deri 3 orë. Studimet më të reja kanë treguar se ushqime të shëndetshme për zamër janë pemët, perimet dhe ushqimet që janë të pasura me vajra bimore, si p.sh. arrat dhe bajamet. Pemët e tilla me gëzhojë lirojnë ngadalë yndyrat në qarkullim të gjakut, duke penguar kështu luhatjen e madhe të nivelit të sheqerit në gjak.

Numëroni kaloritë
Mënyra më e lehtë e heqjes së 500 kalorive në ditë nga menyja juaj, është që 250 t’i largoni nga ushqimet, e 250 kalori të tjera duke ushtruar. Është e lehtë që t’i largoni 250 kalori nga ushqimi, mjafton që në vend të djathit me yndyrë, të përdorni atë me pak yndyrë, të mos hani keksë dhe t’i evitoni pijet alkoolike. Me ushtrime lëre më që do t’i digjni 250 kalori, por do t’i forconi edhe muskujt dhe do ta shpejtoni metabolizmin, duke humbur kështu peshë edhe kur jeni duke pushuar. Çdo ditë shëtitni gjysmë ore, por duke ecur shpejt. Dhe, kurrë mos e përdorni liftin – ngjituni shkallëve.

Mos i harroni pijet
Ka shumë njerëz që mendojnë se lëngjet e pemëve janë të shëndetshme, gjë që mund të jetë edhe e vërtetë, por ato përmbajnë kalori shtesë. Nëse nuk mundeni kurrsesi pa lëngje, atëherë tëholloni ato me ujë. Në këtë aspekt nuk duhet të harrojmë të themi se pijet alkoolike janë burim i madh i kalorive, prandaj nëse doni që të humbni në peshë, e edhe të mos e dëmtoni shëndetin tuaj, evitoni plotësisht pijet alkoolike. Pini më mirë ujë mineral.

Ushqimet në restorante – bombë kalorish
Sa më shumë që të jetë e mundur, hani ushqime që i keni përgatitur vetë në shtëpi, meqë ushqimet që i hani jashtë shtëpisë, përpos që janë të shijshme (dhe të shtrenjta), janë të stërmbushura me kalori. Mësoni disa receta të ushqimeve të shëndetshme që përgatiten shpejt dhe befasojeni veten çdo ditë me ushqim tjetër.

Harroni ëmbëlsirat
Nëse edhe përkundër të ushqyerit të shëndetshëm megjithatë ende keni dëshirë për ëmbëlsira, atëherë ndoshta është më së miri që ato të mos i hani aspak. Ekspertët kanë vërejtur se dëshira për të ngrënë ëmbëlsira humbet nëse ato nuk i hani fare. Nëse aspak nuk mundeni pa to, atëherë hani rreth 30 g çokollatë të zezë në ditë, jo më shumë!

Madhësia e shujtave
Pa fije mundi do t’i humbni 2 kile nëse hani përgjysmë më pak sesa përpara. Nëse madhësinë e shujtave e zvogëloni për 15%, mund të largoni deri në 200 kalori. Në fillim do të ndieni uri, por më vonë do të mësoheni. Në ndërkohë hajeni ndonjë pemë.

Hani më shumë proteina
Organizmi absorbon vetëm 70% të kalorive nga proteinat, kurse nga karbohidratet gati 100%. Proteinat ju mbajnë më shumë të ngopur dhe ndikojnë në mbrojtjen e muskujve. Merrni rreth 100 g proteina në ditë, gjë që është e barabartë me një shujtë të vogël mish apo peshk.

Largojeni stresin
Hormoni kortizol, i cili lirohet në gjendje stresi, shkakton shtimin në peshë, sidomos në rritjen e barkut. Me kalimin e kohës organizmi nuk mund të mbrohet nga lirimi i këtij hormoni, prandaj vjen edhe deri te shtimi në peshë. Për këtë shkak duhet që të relaksoheni sa më shumë, p.sh. me ndonjë banjë, duke dëgjuar muzikë, apo, pse jo edhe duke e praktikuar fenë, me çka do të ndiheni mirë edhe në aspektin shpirtëror.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:48

Pesë super-ushqime për zvogëlimin e apetitit

Në botë harxhohen me miliarda dollarë në produkte për humbje në peshë. Por, ekziston edhe një mënyrë më e mirë dhe më e lirë për humbjen e kileve të padëshiruara. Një studim i ri tregon se disa produkte ushqimore, që gjenden në çdo dyqan, mund të na ndihmojnë në këtë drejtim. Bëhet fjalë për ushqime që e përmirësojnë metabolizmin dhe janë një ndihmë në heqjen e kileve të tepërta. Kur herën tjetër të shkoni për të blerë gjësende ushqimore, merreni me vete listën e re të gjësendeve ushqimore.

1. Vezët
Në vend të bukës dhe produkteve nga brumi, në mëngjes është më mirë të hani vezë. Ky ushqim përmban shumë proteina dhe ndihmon që, për një kohë të gjatë, të mos ndiejmë uri. Një studim ka zbuluar se njerëzit me mbipeshë që kishin ngrënë vezë, për 36 orët e ardhshme hanin më pak ushqim, krahasuar me ata që kishin ngrënë ushqime të tjera. Studime të shumta kanë treguar se proteinat e vezëve ndikojnë mirë në nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për ushqime të ëmbla.

2. Bishtajat
Janë të paktë ata njerëz që kanë dëgjuar për kolecistokininën, por ky është njëri nga miqtë më të mirë në luftën kundër kileve të tepërta. Ky hormon tretës e zvogëlon apetitin në mënyrë të natyrshme. Shkencëtarët thonë se bishtajat kanë sasi të madhe të tij. Kjo vërtetohet edhe me studime të ndryshme, me ç’rast është vërejtur se te njerëzit që rregullisht ishin ushqyer me bishtaja, ishte vërejtur rritja e nivelit të këtij hormoni. Ka edhe të dhëna se bishtajat e mbajnë në nivel të dëshiruar sheqerin në gjak, gjë që d.m.th. se për një kohë më të gjatë qëndron ndjenja e ngopjes. Përpos kësaj, bishtajat zvogëlojnë edhe nivelin e kolesterolit në gjak. Përkujdesuni që bishtajat të gjenden rregullisht edhe në menynë tuaj.
3. Dardhat
Kjo pemë është e pasur me fibra, gjë që d.m.th. se është e shëndetshme, por edhe se krijon ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Dardhat përmbajnë edhe pektinë, që e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e apetitit. Kjo vërtetohet edhe nga një studim brazilian, me ç’rast është parë se gratë që kishin ngrënë më shumë dardha, kishin humbur më shumë në peshë.

4. Kanella
Kur nga mesi i ditës dobësoheni dhe ju kap dëshira për ëmbëlsira, merrni bukë integrale të thekur dhe qitni kanellë mbi të. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se sasitë e vogla të kanellës mund ta rregullojnë sasinë e insulinës në gjak, duke e kontrolluar kështu edhe ndjenjën e urisë. Një studim tjetër ka treguar se ¼ e lugës së çajit kanellë mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak, si edhe të kolesterolit. Kanella lejohet në sasi të vogla.

5. Uthulla
Është një produkt i shkëlqyeshëm që ngop. Një studim suedez ka treguar se njerëzit që hanë bukë të njomur në uthull, rrinë të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk kanë nevojë për shujta të shpeshta. Shkaku i këtij veprimi është thartira acetate, e cila ngadalëson kalimin e ushqimit nëpër lukth, duke krijuar ndjenjën e ngopjes. Uthulla është një përbërës mjaft i vjetër ushqimor që ka dobi të shumëfishta.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:48

Produktet që, megjithatë, na bëjnë të humbin peshë

Gjithkush që, të paktën, një herë në jetë, ka qenë në dietë, e di se nuk guxon të hajë bukë, djathë apo vezë. Por, a është e vërtetë kjo?

Buka
Zakonisht mendohet se buka, meqë është karbohidrat, ndikon në shtimin e peshës, gjë që është e vërtetë, por kur bëhet fjalë për bukë nga drithërat integrale, i cili është i kualitetit të lartë dhe përmban fibra, vitamina dhe minerale, në të vërtetë nuk shkakton shtim në peshë, përkundrazi!

Djathi
Djathi është kyç në humbjen e kileve të tepërta, meqë përmban kalcium. Studimet kanë treguar se personat e rritur me mbipeshë, të cilët herë pas here konsumojnë djathë pa yndyrë, nuk shtojnë në peshë, derisa organizmi i tyre e merr kalciumin e nevojshëm. Pra, djathi nuk është gogol dhe nuk duhet frikësuar nga ai.

Deserti
Edhe nëse jeni në dietë, nuk është e thënë se duhet të hiqni dorë nga deserti. Për dallim nga akullorja, akullorja me lëng frutash (sorbetto) nuk përmban yndyra, por ka shije kremoze.

Pemët me gëzhojë
Pemët me gëzhojë përmbajnë sasi të madhe të yndyrës, por bëhet fjalë për yndyra të shëndetshme. Pra, në vend të çipsave apo ushqimeve të tjera të ngjashme grimcuese, më mirë është që të hani bajame, arra apo lajthi.
Vezët
Me vite të tëra është bërë debat rreth asaj se a janë vezët ushqim i shëndetshëm, apo jo. Studimet kanë treguar se vezët janë një shujtë shumë e shëndetshme për mëngjes, meqë përmbajnë proteina të cilat u japin energji të nevojshme për vazhdimin e ditës.

Mishi i kuq
Edhe nëse jeni në dietë, nuk është e thënë që të mos hani fare mish të kuq, meqë një fileto i hollë i mishit të kuq ka po aq sasi të yndyrave të ngopura sikur edhe mishi i pulës.

Kafeina
Kafeina e rrit shtypjen e gjakut dhe përshpejton të rrahurat e zemrës, gjë që mund të jetë e keqe për njerëzit me probleme të zemrës. Por, disa studime kanë treguar se kafeina e përshpejton metabolizmin dhe e zvogëlon apetitin. Por, kjo vlen vetëm nëse e pini kafen pa sheqer, shllag apo ndonjë ëmbëltues tjetër.

Çamçakëzët
Nëse përtypni çamçakëzë me sheqer, atëherë do ta përshpejtoni prishjen e dhëmbëve, por nëse përtypni çamçakëzë pa sheqer, atëherë ka mundësi që kjo t’ju ndihmojë që të humbi në peshë, meqë shkencëtarët kanë konstatuar se çamçakëzët zvogëlojnë apetitin dhe e nxitin metabolizmin.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:48

Ushqimet adekuate për top formë

Nëse vuani nga sindroma premenstruale, keni vështirësi në përqendrim, mos bëni turr që të shkoni te mjeku, por provoni që të mjekoheni me ushqime

Nuk keni energji
Shkaku: ushqimet e varfra me karbohidrate, që haset gjatë dietave për humbjen e peshës.
Zgjidhja: hani sasi të mjaftueshme të karbohidrateve të përbëra si dhe ushqime të pasura me hekur, si p.sh. spinaq.
Ushqimet e preferuara: mish i zier pule me perime, në kombinim me oriz integral; sallata me oriz dhe fasule, drithërat integrale me pemë të freskëta, mish i kuq i freskët.
Vështirësitë me sindromën premenstruale
Shkaku: nuk merrni sasi të mjaftueshme të kalciumit apo magnezit, apo hani tepër sheqer.
Zgjidhja: zvogëlojeni sasinë e sheqerit që e hani. Hani më shumë ushqime të pasura me kalcium, p.sh. qumësht me pak yndyrë, jogurt, etj. Ushqimet e pasura me magnez janë drithërat integrale, bishtajat, bajamet dhe arrat.
Ushqimet e preferuara: djathi, ananasi, bajamet, fasulet, jogurti.

Nuk keni disponim të mirë
Shkaku: nuk merrni sasi të mjaftueshme të thartirave yndyrore omega-3 nga peshqit, apo vitamina B.
Zgjidhja: Hani tri herë në javë peshk; dy lloje të perimeve të gjelbra në ditë si dhe banane.
Ushqimet e preferuara: salmoni, spinaqi, ananasi, thjerrëzat, mishi i pulës, trofta, gjalpi i kikirikëve.

Keni vështirësi
në përqendrim
Shkaku: nuk hani mëngjes, apo nuk merrni sasi të mjaftueshme të antioksiduesve, pemëve dhe perimeve, vitaminës E.
Zgjidhja: në mënyrë që të mos vdisni urie deri në drekë, hani një mëngjes të shëndetshëm, me ushqime që përmbajnë antioksidues, si p.sh. me qershi, rrush të tharë, portokaj, spinaq, etj. Merrni edhe preparate të vitaminës E.
Ushqimet e preferuara: keksët integralë, boronicat, sythat e grurit, mjalti, pureja e patateve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:48

Produkte të qumështit për humbje në peshë

Ushqimi i pasur me produkte të qumështit, mund të ndihmojë në largimin e kilogramëve të tepërt, pohojnë shkencëtarët australianë.
Në një studim, disa nga pjesëmarrësit i janë nënshtruar dietës me pak kalori, ndërsa të tjerët përveç dietës së caktuar, kanë konsumuar më shumë djathtë, jogurt dhe qumësht me më pak yndyrë.

Rezultatet kanë treguar se më lehtë kanë humbur në peshë participantët të cilët veç dietës së zakonshme, kishin përfshirë edhe produktet e qumështit.

Djathi dhe produktet tjera të qumështit janë të pasur me proteina, të cilat ndihmojnë që të ndjehemi të ngirë dhe shpejtojnë metabolizmin, ndërsa shumica e njerëzve gabimisht mendojnë, se për t’u dobësuar duhet të largojnë produktet e qumështit nga ushqimi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:49

Dieta më e mirë- relaksimi

Ekspertët rekomandojnë se në vend të dietave të lodhshme është më mirë që gjatë ditës të gjeni kohë për relaksim.

Një studim dyvjetor, të cilin e ka organizuar ekipi studiues pranë Universitetit të Otegos në Zelandë të Re, ka treguar se joga dhe meditimi ndihmojnë në humbjen e kilogramëve të tepërt në mënyrë shumë më të suksesshme sesa cilado dietë ushqyese dhe llojet e ndryshme të ushtrimeve trupore- shkruan revista Preventive Medicine. Në bazë të të dhënave nga ky studim, ekspertët kanë ardhur në përfundim se zvogëlimi i stresit, në mënyrë automatike zvogëlon nevojën për ushqim kalorik dhe ushqim të ëmbël. Dëshmi për këtë janë femrat të cilat çdo ditë janë relaksuar duke iu nënshtruar nj programi hulumtues që në fund ka rezultuar se nxit disponimin dhe shëndetin te ato. Meqenëse meshkujt shumë më rrallë i kushtojnë rëndësi vijës trupore, atëherë kjo metodë e relaksimit dh humbjes në peshë është më qenësore për femrat te të cilat është vërejtur suksesi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:49

Dieta 3 Ditore

Cfare eshte?

Kjo diete ka qene ne qarkullim qe prej vitit 1985 ne internet dhe kopje
te saj jane bere popullore sepse premton humbje peshte ne menyre te
shpejte, pastrim te brendshem te trupit, ulje te Kolesterolit dhe rritje
te energjise se trupit. Sidoqofte nuk egziston asnje burim shkencor qe
te vertetoje kete “reaksion special te metabolizmit” qe vjen duke hyre
ne kete diete.

Shpesh here eshte quajtur “Dieta e Klinikes se Klivelandit”, dieta 3
ditore eshte nje plan te ngreni i cili duhet ndjekur rreptesisht per 3
dite dhe me past ndiqet nga 4-5 dite se ngreni ushqime normale, para se
te fillosh regjimin 3 ditor serisht.

Optimisteve te Dietes 3 Ditore u premtohen 3kg humbje ne peshe ne 3
dite, megjithese realisht humbja e kesaj peshe mund te jete thjesht
humbje lengjesh dhe jo humbja e dhjamit te trupit i cili eshte
pikesynimi i cdo diete. Kjo diete nuk permend ushtrime fizike per
shoqerimin e saj.

Cfare mund te hash?

Dieta 3 Ditore ka nje plan ushqimi i cili duhet ndjekur ne menyre
precize. Racionet duhen ngrene ne menyre te sakte sipas specifikimit dhe
praktikuesit e kesaj diete paralajmerohen qe te mos hane me shume sec
duhet sepse ne kete menyre dieta mund te deshtoje ne humbjen e 3kg-ve te
premtuar. Gjithashtu praktikuesit e saj nuk duhet te lene pa ngrene
racionet e caktuara edhe ne qofte se skane uri.

Plani ushqimor i Dietes 3 ditore:

Dita e pare

Mengjesi

* nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
* 1/2 grapefruit ose lengun e saj
* 1 cope buke te thekur me 1 luge gjalpe kikirikesh siper

Dreke

* 1/2 filxhan me tuna
* 1 cope buke te thekur
* nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)

Darke

* 85g pule ose ndonje mish tjeter pa dhjame
* 1 filxhan me mashurka
* 1 filxhan me karrota
* 1 molle
* 1 filxhan me akullore vanilje

Dita e dyte

Mengjesi

* nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
* 1 veze
* gjysem banane
* 1 cope buke te thekur

Dreka

* 1 filxhan gjize ose ton
* 8 biskota te kripura (saltine crackers)

Darka

* 2 salcice prej mish lope
* 1 filxhan brokoli ose laker
* 1/2 filxhani karrota
* 1/2 banane
* 1/2 filxhane me akullore vanilje

Dita e trete

Mengjesi

* nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
* 5 biskota te kripura
* 30gr djath te verdhe
* 1 molle

Dreka

* nje filxhan kafe ose caj (pa qumesht) jo me sheqer por me embelsues (sweet n low, equal etj.)
* 1 veze te ziere
* 1 cope buke te thekur

Darka

* 1 filxhan tuna
* 1 filxhan me karrota
* 1 filxhan lulelaker
* 1filxhan pjeper
* 1/2 filxhani me akullore vanilje

Pervec ushqimeve te mesiperme personi qe i ka hyre kesaqj diete strikte,
pi dhe 4 gota une ne dite ose pije tjeter qe nuk ka asnje kalori.

Si funsionon kjo diete?

Nga nje “force magjike” e padeklaruar, kombinimi i ushqimeve te mesiperm
krijon nje reaksion tek metabolizmi i trupit dhe shumefishon tretjen e
dhjamit. Meqenese per kete diete nuk gjendet as liber as autor eshte pak
veshtire te shpjegosh se si ndikon ne “pastrimit e brendshem te trupit”
apo ne “shtimin e energjise” dhe “uljes se kolesterolit”.

Sic kuptohet dhe nga emri, Dieta 3 Ditore zgjat vetem 3 dite , e ndjekur
nga 4-5 dite “ushqimi normal” dhe me pas perseri ne dieten 3 ditore
deri sa te keni arritur pikesynimin tuaj te hubjes se peshes. Qellimi i
kthimit tek ushqimi normal eshte qe te ndalosh ngadalesimin e
metabolizmit ose kthimin e tij ne gjendjen e ruajtjes se dhjamit apo
vdekjes nga uria.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:49

Humbni peshë pa mbajtur dietë

Terapia ujore
Nëse organizmi juaj nuk ka mjaft ujë, metabolizmi është tri deri katër herë më i ngadalshëm. Për këtë shkak, do të ishte mirë që gjatë ditës, të pini nga dy e gjysmë, deri në tri litra ujë. Me pirjen e ujit duhet të filloni në orën tetë të mëngjesit. Gotën e parë të ujit pini në bark të thatë, meqë kjo është mirë për tretje. „Terapia ujore“ mbaron në orën 19:00 apo 20:00. Një herë në javë bëni banjë me ujë të njelmët. Në ujë të ngrohtë (37 ºC) qitni gjysmë kile kripë deti dhe rrini aty për 15 minuta. Në këtë mënyrë do të largoni materiet e dëmshme nga organizmi juaj.

Përdorni çaj për dobësim
Në dyqane dhe barnatore keni një mundësi të madhe zgjedhjeje të çajeve kundër celulitit, si dhe për dobësim, të cilët e lirojnë trupin nga sasia e tepërt e ujit. Merreni njërin nga këta çaje dhe pini 2-3 gota në ditë. Ne ua preferojmë çajin e gjelbër, i cili në mënyrë efikase djeg dhjamërat dhe pengon hyrjen e dhjamit në qeliza.

Ndani karbohidratet
dhe yndyrat
Pastën dhe patatet hani me peshk pa dhjamë dhe me salcë domatesh. Nëse përdorni salcë ajke, evitoni gjellët e pasura me karbohidrate (patatet, orizin, pastën, bukën). Organizmi në fillim harxhon karbohidratet, e gjatë kësaj kohe yndyrat deponohen në qeliza.
Përdorni mëlmesa për çdo ushqim
Mëlmesat, sikur xhenxhefili, hudhra, koriandri dhe kanella kanë ndikim termogjenik, që d.m.th se e rrisin temperaturën trupore me çka përshpejtojnë shkrirjen e dhjamërave deri në 25%. Për këtë shkak, shkencëtarët amerikanë preferojnë që dy shujta në ditë të përmbajnë gjysmë luge të njërës nga këto mëlmesa.

Hani fara
Farat e lirit përmbajnë substanca të tilla, si thartirat yndyrore omega-3, të cilat e nxisin metabolizmin e qelizave të mëlçisë dhe, në këtë mënyrë, përshpejtojnë shndërrimin e yndyrës në energji. Më së miri është që, në mëngjes, të përzieni 1-2 lugë të këtyre farave në jogurt dhe t’i konsumoni pasi që t’i keni lënë të rrinë pesë minuta, derisa të fryhen.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:49

24 DITE- 20 KG TE HUMBURA
shënime të vlefshme – vëzhgime –këshilla – informacione.

1. Kafeja gjatë kësaj dite lejohet me qumësht por pa sheqer. Qumështi është mirë të jetë skremuar dhe pa yndyrë.

1. Mund të përdoren lloje të ndryshme çajrash dhe mund të hahet aq sasi dhe aq herë sa të keni dëshirë.

1. Nuk duhet të përdoren pije me sheqer.

1. M.q.s. dieta është e njëjtë brenda një dite, mund të hahet aq sasi dhe aq herë sa të keni dëshirë.

1. Dieta është kimike. ajo bazohet në mospërzierjen e kategorive të
ndryshme të ushqimeve, si p.sh.: proteinave, karbohidrateve, dhjamërave,
albuminës etj.

1. Studioje dietën dhe shiko se çfarë shkon dhe nuk shkon. kujdes! duhet durim dhe vullnet.

1. Gjithnjë ki parasysh se mosbindja qoftë edhe një ditë të vetme, sjell shume probleme në humbjen e peshës.

1. Ki kujdes, në mënyrë që të humbasësh peshë duhet ta kesh atë! mos e
bej këtë dietë nëse nuk mund të humbasësh më shumë se 8 kg!

1. Gjatë dietës rekomandohen multivitaminat.



dita I makarona me djathë.



dita I oriz me djathë të grirë



dita III-IV-V qofte pa buke–sallatë mix (jeshile,domate,tranguj,qepë)



dita VI-VII-VIII biftek viçi i pjekur – e njëjta sasi sallate si më lart



dita IX-X-XI pulë e pjekur- e njëjtë sasi sallate si më lart



dita XII-XIII patate të skuqura –perime të ziera (lakër,lulelakër, jeshillëqe, pak vaj, limon) djathë feta)


dita XIV-XV biftek vici i pjekur – e njëjtë sasi sallate si me lart.



dita XVI-XVII fruta sa të doni (jo rrush dhe fiq)


dita XVIII-XIX sallatë, siç thamë, sa të doni


dita XX-XXI bathë, zarzavate, sallatë mix, perime të ziera turli, pak vaj.


dita XXII-XXIII oriz me kos


dita XXIV një ditë feste gjithë ditën, nëse mundeni hani gjithçka!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:49

Një dietë 100 perqind kremoze

Avantazhet
Të lehtëson: Do të hash një krem perimesh të paktën një herë në ditë.
Për ta përgatitur: Zieji së bashku perimet e përzgjedhura e të prera në copa e më pas kaloji në mikser.
Është hidratuese: Ka bazë ushqyese të lëngshme, të pasur me ujë.
Është dezintoksikuese: Uji lan organizmin, duke e pastruar nga substancat helmuese.
Të shfryn: Është e pasur me fibra, të cilat përthithin ujin dhe në këtë mënyrë barku bëhet i sheshtë.
Është praktike: Supa mund të përgatitet më parë, të vendoset në frigorifer dhe të konsumohet sipas kohës së dëshiruar.
Riforcon: Sepse është e pasur me kripëra minerale, të domosdoshme për organizmin dhe në gjendje të fuqizojnë sistemin imunitar.

Është përfekte për:
- këdo që pëlqen të shijojë një supë të ngrohtë
- këdo që e pi ujin me dëshirë
- këdo që nuk vuan shumë nëse nuk ha brumëra

E hënë
Pas zgjimit: 1 gotë ujë
Mëngjesi (35 kalori): çaj i lehtë limoni
Paraditja (35 kalori): lëng nga 2 qitro
Dreka (500 kalori): krem kungujsh, sallatë mikse perimesh të pjekura me një lugë vaj ulliri, 1 limon, 1 vezë e zier, 1 panine
Pasdreka (40 kalori): 1 mollë, 1 gotë ujë
Darka (450 kalori): krem perimesh sipas dëshirës, patëllxhanë të pjekur
me uthull dhe pak kripë, 1 lugë djathë i freskët, 1/2 panine, 4 kajsi
Totali: 1060 kalori

E martë
Pas zgjimit: 1 gotë ujë
Mëngjesi (70 kalori): kafe orizi me pak sheqer, kos
Paraditja (0 kalori): çaj me limon
Dreka (500 kalori): krem karotash, peshk në avull, (150 g), sallatë me
fasule të ziera me një lugë vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 3 kumbulla
të pjekura
Pasdreka (30 kalori): 1 portokall, 1 gotë ujë
Darka (600 kalori): krem specash, copëza djathi (50 g), sallatë me
radhiqe me një lugë, vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 1 verigë rrush
Totali: 1200 kalori

E mërkurë
Në zgjim: 1 gotë ujë
Mëngjesi (100 kalori): kapuçino pa kafeinë me ëmbëlsues, pure mollësh
Paraditja (40 kalori): lëng nga 2 portokaj
Dreka (400 kalori): supë me perime, proshutë e pjekur (50 g) 1 patate e pjekur, 1 pjeshkë
Pasdreka (70 kalori): 1 banane, 1 gotë ujë
Darka (490 kalori): krem kopre, sallatë domatesh me një lugë vaj ulliri
dhe pak kripë, ton në vaj (50 g), 1 fetë bukë, 1 fetë ananas
Totali: 1100 kalori

E enjte
Në zgjim: 1 gotë ujë
Mëngjesi: 1 filxhan çaj i skremuar me 4 lugë drithëra
Paraditja: 1 portokall, 1 biskotë, 1 gotë ujë
Dreka: krem fasulesh, 2 feta mocarelë, sallatë mikse me perime të gjalla dhe limon, 1/2 panine, 1 mollë
Pasdreka: 1 pjeshkë, 1 gotë ujë
Darka: krem selinoje, gjoks pule i pjekur në skarë (120 g), perime
mikse të pjekura me një lugë vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 1 frut
Totali: 1230 kalori

E premte
Në zgjim: 1 gotë ujë
Mëngjesi: çaj, 1 kos frutash
Paraditja: pure me një mollë rënetë, 1 gotë ujë
Dreka: krem spinaqi, peshk, 1-2 kastravecë me uthull dhe një lugë vaj ulliri, 1 panine
Pasdreka: 2 feta pjepër, 1 gotë ujë
Darka: krem kërpudhash, perime të pjekura me një lugë vaj ulliri dhe limon, proshutë e gjallë (50 g), 1/2 panine, 1 portokall
Totali: 1100 kalori

E shtunë
Në zgjim: 1 gotë ujë
Mëngjesi: 1 filxhan qumësht me pak sheqer
Paraditja: 1 fetë ananas, 1 gotë ujë
Dreka: krem angjinaresh, pulë e pjekur (100 g), karota të pjekura me një lugë vaj ulliri dhe limon, 1 fetë bukë, 2 feta pjepër
Darka: krem preshi, 2 kunguj të skuqur me vezë, 1/2 panine, kumbulla të pjekura
Totale: 1100 kalori

E diel
Në zgjim: 1 gotë ujë
Mëngjesi: lëng portokalli, kafe, 1 panine me qumësht, 1 lugë mjaltë ose marmelatë
Dreka: krem me qepë e patate, sallatë perimesh të freskëta me një lugë
vaj ulliri dhe limon, kripë e piper, rosto (100 g), 1 panine, 1 mollë
Darka: krem thjerrëzash, sallatë me angjinare, me vaj ulliri dhe limon, 1/2 panine, 4 kajsi
Totale: 1200 kalori

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:49

Doni te humbni peshe? Kujdes me ato qe pini!

75 perqind e te rriturve ne amerike mendohet se do te jene
mbipeshe brenda vitit 2015 sipas studiuesve te ndryshem. Amerikanet
konsumojne 150 deri ne 300 me shume kalori ne dite se sa kane konsumuar
para tre dekadash dhe gjysma e ketyre kalorive vjen prej pijeve.
Studimi me i fundit it “John Hopkins Bloomberg School of Public Health”
zbulon se duke pakesuar konsumimin e pijeve, ne vecanti te atyre te
sheqerosura si: legjet e frutave, pijeve me gas etj. ndihmon ne humbjen e
peshes si dhe ne mbajtje te trupit ne forme.
Pyetje dhe pergjigje
Pyetje: Perse ky theksim i kalorive te pijeve?
Amerikanet konsumojne kalori nga pijet me shume se ckane konsumuar
ndonjehere. Ne ndryshim me kalorite e mara nga ushqimi i zakonshem , per
njerezit eshte shume e veshtire per te patur nje llogari te sakte se sa
kalori marrin nga pijet. Sistemi trupor i njeriut qe rregullon urine
dhe sasine e ushqimit te marre eshte shume kompleks, por shkencetaret
kuotojne qe mungesa e aktivitetit fiziologjik dhe simulantet e ambjentit
qe shoqerohen me te pirin , si psh mos qenja e nevojshme e pertypjes
apo e pergatitjes se pijes si psh kur pergatit nje ushqim luan nje rol
te madh. Per kete arsye kalorite e lengshme nuk te ngopin dhe nuk jane
aq sadisfaksionuese sa eshte ushqimi i zakonshem. Zakonisht jane kalori
“boshe” sepse nuk kane vlera ushqyese.
Pyetje: A jane pijet e “shendetshme”si psh leg fruti natyral apo caji
nje opsion me i mire kur je duke u perpjekur per te humbur peshe?
E verteta eshte JO!.
Kaloria eshte kalori dhe nuk ka rendesi se nga vjen. Disa nga pijet e
shendetshme apo cajrat qe shiten ne treg po te analizohen me kujdes
mund te kene deri ne 300 kalori qe per nje person qe perpiqet te humbase
peshe jane te panevojshme. Gjithmone shikoni me kujdes etiketat e
pijeve qe blini per te patur nje ide se sa kalori jeni duke marre dhe
kerkoni forma alternative per sadisfaksion.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:50

Disa udhezime per nje diete te shendetshme

Yndyrnat jane baze, ne shume procese te organizmit dhe jane nje forme e perqendruar e energjise. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund te coje ne dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmes, vaji i arres se kokosit, dhjamrat e kafsheve, vezet, peshqit, arrat, kane yndyrna te tretshme.

Fibrat luajne nje rol te rendesishem ne nje diete te shendetshem, ndihmojne levizjen e ushqimit ne aparatin e tretes, ndalojne kapsllekun, ndihmojne funksionimin e zorreve (parandalojne shqetesimet ne to), apendesitin, semundjet e zemres. Dritherat jane shume te pasura me fibra.

Vitaminat dhe kriperat minerale e ndihmojne trupin te ruaje formen e mire. Nje diete e mire duhet te siguroje te gjitha vitaminat dhe kriperiat minerale, qe jane shume te nevojshem per organizmin. Megjithate duhen vetem sasi te vogla, ato jane te pazavendesueshme.
Vitaminat dhe kriperat minerale veprojne se bashku. Kriperat minerale ndikojne ne strukturat kockore, krijimin e nje ekuilibri te sistemit ujor te organizmit, nervat dhe reagimet muskulare. Minerale te rendesishme jane kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund te maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marre rregullishte. Nese frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kriperiat minerale humbasin shume nga cilesite e tyre. Zierja me avull eshte me e mire, sesa zierja e zakonshme. Mjafte vitamina permbajne edhe lekurat e frutave.
Te dishe te hash...

Ka disa lloj ushqimesh qe duhet te hahen te shoqeruara me te tjera, sepse keshtu behen me te dobishme per organizmin tone.
Studimet e bera, kane treguar se nese i ha karrotat e grira ne forme sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund te pakesosh sasine e kalorive qe merr, por humb marrjen e betakarotines qe eshte mjafte e vlefshme per trupin.

Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetem ne prani te yndurnave. Me perpara, konsiderohej e papershtatshme te bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t`i shtosh llojeve te ndryshme te pastave (brumerave), pak fasule, bizele, apo thjerreza, plotesohen me mire nevojat proteinike te trupit. Por ka edhe ushqime, qe keshillohet te mos bashkohen gjate ngrenies. Keshtu psh. djathi, qe eshte i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorret.

Lakra e bardhe kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, qe permban peshku. Po ashtu, tanina qe permban caji, pengon absorbimin e kalciumit qe ndodhet ne djathe, etj

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:50

Mbipesha shkaktohet nga mungesa e vitaminave

Mbani dietë dhe nuk humbni peshë? Ja pse ndodh kjo.

Nuk ka asgjë më të tmerrshme sesa mbajtja e pasuksesshme e dietave të llojllojshme. Mundoheni, hiqni dorë nga shumëçka, vuani, kurse treguesi i peshores nuk luan se nuk luan, mbetet aty ku ishte edhe para dietës. Pse? Ngase ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në mbipeshë, e që kurrë nuk iu kanë shkuar ndërmend.

1. Nuk merrni mjaft vitamina
Gratë që, krahas mbajtjes së dietës, marrin edhe preparate multivitamine, kanë apetit më të vogël sesa ato që nuk marrin preparate të tilla. Shkencëtarët nuk e dinë pse ndodh kjo, por është më se e qartë se marrja e vitaminave, sidomos e vitaminës B, rrit djegien e dhjamërave dhe e ul stresin.

2. Keni një shoqe të trashë
Nëse shoqja juaj e ngushtë vuan nga mbipesha, atëherë edhe ju jeni për 57% më e rrezikuar që të filloni të trasheni, thonë kërkuesit shkencorë nga Harvardi.
Prandaj, nëse keni vendosur që të mbani dietë, mundohuni që këtë ta bëjë edhe shoqja juaj e ngushtë, përndryshe do të duroni urie kot.

3. Celulari
Shkencëtarët kanë konstatuar se përdorimi i celularit para se të bini në gjumë, mund të shkaktojë pagjumësi, e kjo nuk është mirë për ata që janë në dietë. Në të vërtetë, është parë se njerëzit që flenë më pak se 5 orë gjatë natës, janë për 32% më të rrezikuar nga mbipesha, për dallim nga njerëzit që flenë 7 orë.

4. Pijet dietetike
Studimet kanë treguar se vetëm një pije dietetike në ditë, i rrit për 31% gjasat që të jeni me mbipeshë. Kjo vjen për shkak se ëmbëltuesit artificialë të këtyre pijeve e përgatisin organizmin tuaj për marrjen e madhe të kalorive, duke ndikuar që organizmi të djegë më pak dhjamëra apo kalori të tjera. Në vend të pijeve të gazuara është më mirë që të pini çaj, lëng të natyrshëm apo kafe.

5. Mëlçia dembele
Mëlçia është djegësi kryesor i dhjamërave në organizëm, por nëse ajo është tepër e ngarkuar me helme, siç është alkooli, ajo nuk mund t’i shkrijë kilet e tepërta. Për këtë shkak, për t’i ndihmuar mëlçisë suaj, duhet që të mos pini alkool dhe të mos merrni yndyra të ngopura.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:50

Kilogramët shkrihen shpejt me supën magjike

Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës

Dieta e thjeshtë me supën “magjike” apo supën me lakra, për shkak të prakticitetit të saj, dikur ishte shumë e popullarizuar. E përshtatshme për të gjithë, sidomos për njerëzit që nuk kanë shumë kohë të lirë, kjo dietë është e pasur me fibra, vitamina dhe minerale. Si e tillë, ajo e përshpejton metabolizmin, ndihmon në shkrirjen e dhjamërave dhe në pastrimin e trupit nga helmet. Bazë e kësaj diete është supa, për përgatitjen e të cilës nuk duhen shpenzime të shumta.

Ajo mund të zihet në sasi të mëdha dhe mund të qëndrojë disa ditë. Përparësia e kësaj diete është që, gjatë mbajtjes së saj, nuk keni nevojë që të duroni nga uria. Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës. Sa më shumë që ta pini, aq më tepër do të dobësoheni, thonë shkencëtarët. Krahas supës, varësisht nga ditët e caktuara, mund të hani pemë, perime, mish pa dhjam, oriz dhe të pini qumësht. Nëse nuk ju pëlqen mishi i lopës, në ditë të caktuara mund të hani gjoks pule pa lëkurë, të përgatitur në skarë, apo mund të hani edhe peshk në skarë. Me rëndësi është që vetëm në disa nga këto ditë të hani mish lope.

Gjatë mbajtjes së kësaj diete, rreptësishtë ndalohet pirja e pijeve alkoolike dhe e pijeve të ëmbla, si dhe nuk lejohet ngrënia e bukës dhe brumërave (duke përfshirë edhe makaronat, spagetat...).
Me rëndësi është që të pini shumë lëngje, të paktën 6-8 gota në ditë, si dhe çaje pa sheqer, apo edhe ndonjë filxhan kafeje të zezë. Nëse i përmbaheni menysë, në javën e parë do të humbni 4,5-7 kg. Nëse humbni më shumë se 7 kile, para se të vazhdoni me dietë, pauzoni disa ditë.

Përbërësit e supës:
6 qepë, një lakër e madhe, një selino i madh, 2 speca të gjelbër, 2-4 karota, 4-5 domate apo 2 konserva domatesh, 1,5 l ujë, 2 paketime supe apo katrorë për supë pule, apo lope, majdanoz, kripë, biber dhe erëza (mëlmesa) bimore sipas dëshirës.

Dita e parë: pini vetëm supë dhe hani pemë.
Mund t’i hani të gjitha pemët, me përjashtim të bananeve.
Mund të pini edhe ujë dhe çaj pa sheqer.
Dita e dytë: pini supë dhe hani perime (të freskëta, të ziera, të konservuara).
Evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Për darkë mund të hani patate të pjekura me lëvore, me pak kripë dhe gjalpë.

Dita e tretë: lejohet që të pini supë dhe të hani të gjitha llojet e perimeve dhe pemëve. Nëse u jeni përmbajtur udhëzimeve, do të duhej të keni humbur 2-3 kile.

Dita e katërt: pini supë dhe qumësht pa yndyrë, hani deri në 3 banane.

Dita e pestë: mund të pini supë në sasi të pakufizuar, si dhe mund të hani mish dhe perime. Mund të hani 300-600 dag mish të zier të lopës dhe 6 domate.

Dita e gjashtë: pini supë, hani mish të zier lope dhe perime, por jo edhe patate.

Dita e shtatë: përveç supës, mund të ushqeheni edhe me oriz integral të zier në ujë, me mëlmesa sipas dëshirës. Hani të gjitha perimet.

Efekti
Qysh në ditët e para të dietës mund të humbni 2-4 kile, kryesisht ujë. Vetëm nëse vazhdoni që t’u përmbaheni rregullave të kësaj diete mund të keni një humbje të qëndrueshme të kileve. Preferohet që, pasi iu keni përmbajtur kësaj diete për shtatë ditë, të pauzoni dy javë dhe të filloni përsëri, natyrisht, nëse doni që të humbni edhe më tepër në peshë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:50

Dieta me përqindje të ulët yndyre

Ekspertët i kanë nënshtruar vullnetarët ndaj dy tipa dietash alternative, një me përbërje të ulët yndyrash dhe një që përmbante shumë yndyra (që është baras me 40 për qind të kalorive totale që merr organizmi).

Ekspertët kanë vënë re se duke kaluar nga dieta e parë në të dytën, niveli i kolesterolit rritej në mënyrë të pashmangshme për të gjithë çiftet e binjakëve, por ndryshe nga një çift në tjetrin.
Ende nuk dihet se cilat janë gjenet që përfshihen në përhapjen e kolesterolit në organizëm, por të gjithë njerëzve u këshillohet një stil i shëndetshëm jete, regjim ushqimor të mirë dhe zbatimin e terapive të këshilluara nga specialistët, të tilla sjellje janë armët më të mira ndaj hiperkolesterolaminës.
Kolesteroli nuk kursen as femrat dhe as meshkujt, madje, sipas studimeve, më të prekura janë femrat, pasi ato janë më të prira drejt ushqimeve me yndyrë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:50

Tetë ushqime që mund të ulin nivelin e kolesterolit

Shpesh vëmë re se njerëzit i kushtojnë tepër rëndësi
dietës së përditshme ditore, duke u munduar që të merren me anë të
ushqimit të gjithë përbërësit ushqimorë të domosdoshëm për organizmin,
në mënyrë të tillë që të mos sjellin rreziqe për organizmin


E rëndësishme është që të konsumohen fruta dhe perime, sidomos në stinën
e verës, kur organizmi ka më shumë nevojë për produkte të pasura me ujë
dhe lëngje. Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa
ushqime, përgjithësisht fruta dhe perime, për vetë aftësinë e tyre, për
të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime.
Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e
rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak, dhe e mbajnë atë në
nivelin e duhur.

Tërshëra

Kur disa gra në Universitetin e Torontos në Itali, në funksion të një
studimi që po kryenin shtuan në dietën ditore tërshërën dhe krundet,
vunë re se gjendja e zemrës, presioni i gjakut, niveli i kolesterolit në
gjak; gjendja e përgjithshme shëndetësore u përmirësua në 11 për qind.
Tërshëra është e pasur në Potasium, i cili mban nën kontroll presionin e
gjakut, si dhe me vitaminë E, të gjendur edhe te drithërat.

Bajamet

Studimet e kryera nga Universiteti Tufts në vitin 2005 zbuluan se në
lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla, të cilat ndihmojnë në
parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të
shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak
kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe vitaminë E, të
cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Të bajamet ka
përbërje magnezi.

Batha dhe thjerrëzat

Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në
vitin 2005 u tregua se personat, të cilët kishin përfshirë bathën dhe
thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e
kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin
këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm, apo
problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën.

Boronicat

Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidantë, shumë të fuqishëm të
quajtur pterostilbene, të cilët ndihmojnë në uljen e nivelit të
kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura, gjë që u raportua në
vitin 2004 nga shkencëtarët e Shërbimi Kërkimor Agrikulturor. Boronicat
janë të pasura më vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i
kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të
lëkurës, enëve të gjakut.

Elbi

Kur një grup shkencëtarësh vullnetarë shtuan elbin në dietën e Shoqatës
Amerikane për Sëmundjet e Zemrës pas studimeve të bëra në vitin 2004
rezultuan se niveli i kolesterolit u ul më tepër se dy herë, çka
përmirësonte dhe gjendjen shëndetësore të të sëmurëve me zemër. Elbi
përmban Potasiumim, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore
të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e
zemrës dhe veshkave.

Avokadot

Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës
të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të
shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove
vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i
kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i
nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më
tepër se 300 reaksione biokimike.

Alkooli

Të pish një gotë verë në darkë, apo një pijë të lehtë alkoolike, në
fakt, ka treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në
gjak, si dhe në uljen e rrezikut për të pasur atak kardiak. Në të
kundërt teprimi me pijet alkoolike sjell në mënyrë të pashmangshme
probleme me zemrën, mëlçinë, si dhe vdekje të hershme. Birra dhe vera
janë ndër burimet më të mëdha të kromit, të cilat shpërbëjnë ushqimet në
energji të përdorshme.

Karota

Në trupin tonë, Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat,
është i shndërruar në vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese
kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, që
kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e
qelizave të trupit. Beta Karoteni vepron zakonisht si një antioksidant
që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe
sallata jeshile.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:50

Dieta, pa bukë dhe makarona? Lamtumirë kujtesë

Thuaj mirupafshin bukës dhe makaronave dhe njëkohësisht thuaj lamtumirë edhe memories.

Dietat e grave kanë avancuar por vazhdojnë të kenë të njëjtën bazë,
eliminimin e karbohidrateve. Metoda më komune për të rrëzuar kilet e
tepërta jep edhe efekte të dëmshme. Thuaj mirupafshin bukës dhe
makaronave dhe njëkohësisht thuaj lamtumirë edhe memories.

Ky është konkluzioni i një studimi të Universitetit Tufts të Bostonit
botuar në revistën italiane “Appetite”. Kërkimet u bazuan në impaktin e
dietës që eviton miellin sheqerin dhe patatet dhe konsiston vetëm në
proteina dhe vitamina. Përfundimi është: Ata që nuk përdorin në ushqimin
e tyre karbohidratet vujanë nga kujtesa.

Doktor Holly Taylor, thotë se cipa e memories dëmtrohet nga kjo lloj
diete pasi mungesa e karbohidrateve bën që truri të mbetet i paushqyer.
Studimi u testua në 19 femra të moshës nga 22-55 vjeç. “Buka dhe
makaronat janë si “karburant” për neuronet”, thotë doktor, Taylor.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:51

Dieta ekspres: pastrojeni trupin pas festave

Çdo vit mundoheni t’i rezistoni shijimit të tryezës së festave të fundvitit, por kot. E dini se do ta teproni edhe këtë herë. Mos u brengosni, sepse ekziston një mënyrë e mirë që ta pranoni organizmin nga të gjitha kënaqësitë ushqimore. Në kohën e festave, kur mania pas ushqimit është e arsyeshme, organizmi në mënyrë konstante bombardohet me alkool, yndyra dhe sheqerna, të cilët janë të pasur me radikale të lira. Porcionet e mëdha të ushqimit dhe lënia anash e aktiviteteve fizike, e sjellin organizmin në gjendje shoku, të cilat përcillen me fryrje të stomakut, ngritjen e shtypjes së gjakut, migrenës, etj. Në mënyrë që kjo mos të ndodhë, ua ktheni goditjen sulmit të radikaleve të lira. Pas pirjes dhe ngrënies së tepërt, i lejoni trupit të pushoj dhe çlirohet nga toksina e grumbulluara, të cilat akumulohen lehtë me rastin e çrregullimit të ritmit natyral të organizmit. Dieta e re për detoksim, e bazuar në perime të ziera dhe fruta nga jugu, do t’ua lehtësojë punën. Përkrah të ushqyerit të duhur dhe çajrave nga bimët, që është baza e këtij regjimit të ushqimit, do ta shpejtoni procesin e detoksimit.

Dita e parë
Mëngjesi
250 ml lëng portokalli i freskët – vlera ushqyese: 83 kcal
150 g sallatë pemësh, 4 kumbulla të terura,
Çaj mështekne apo mendre, i ëmbëlsuar me dy lugë mjaltë
Vlera ushqyese: 60 kcal

Zamra
2 mandarina – vlera ushqyese: 115 kcal

Dreka
Perime të ziera në avull
300 g patate, 300 g kungull i njomë, një lugë vaj ulliri, mëlmesa, uthull molle sipas shijes suaj. Vlera ushqyese: 345 kcal
200 g panxhar i zier në lëng limoni, një lugë vaj ulliri. Vlera ushqyese: 88 kcal
Çaj mjekues agnushe, xhenxhefili, lëvozhgë portokalli dhe shfrani, i ëmbëltuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal

Zamra
350 g sallatë pemësh nga ananasi dhe grejfruti -Vlera ushqyese: 131 kcal

Darka
Supë e kthjellët nga perimet
Preni 150 gr pras, 100 gr selino dhe 120 gr kungull i njomë dhe i piqni. I shtoni një litër ujë, një kockë supe dhe e lini të zihet rreth 20 minuta. Në fund i shtoni 200 gr spinaq dhe i hidhni kripë. Me rastin e servimit, i hidhni supës gjysmë luge vaj ulliri.
Vlera ushqyese: 182 kcal
Çaj për natë të mirë nga bliri, kamomili dhe lulja e portokallit, i ëmbëlsuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal


Dita e dytë
Mëngjesi
250 ml limonadë pa sheqer – Vlera ushqyeset: 80 kcal
Dy lugë mulli (drithëra) që i hidhni në një filxhan jogurt pa yndyrë- Vlera ushqyese: 80 kcal

Zamra
Çaj nga mështekna dhe menta, i ëmbëlsuar me dy lugë sheqer. Vlera ushqyese: 60 kcal

Dreka
Perime të ziera
Grini 250 gr brokoli, 100 g lulelakër dhe 150 g karota, dhe pastaj i piqni butë në vaj ulliri. Vlera ushqyese: 325 kcal
Sallatë e gjelbër me karota të grira, rrush të thatë dhe fara të lulediellit.
Vlera ushqyese: 100 kcal
Çaj mjekues agnushe, xhenxhefili, lëvozhgë portokalli dhe shfrani, i ëmbëltuar me një lugë mjaltë. Vlera ushqyese: 30 kcal

Zamra
1 banane
Vlera ushqyese: 100 kcal

Darka
Zieni në avull 200 gr brokoli dhe 200 g lulelakër dhe i spërkatni me lëng limoni dhe vaj ulliri.
Vlera ushqyese: 104 kcal

Çaj për natë të mirë nga balsami dhe mendra, i ëmbëlsuar me një lugë mjaltë .
Vlera ushqyese: 30 kcal

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:51

Cilit tip i takoni dhe cila dietë është më e mira për ju

A po mundoheni që të dobësoheni, por nuk ju shkon për dore? Ndoshta nuk keni zgjedhur dietën e cila më së miri i përshtatet karakterit tuaj.

Shikoni se cilit tip i takoni dhe cila dietë është më e mira për ju. Zgjedhja e kujdesshme dhe e mençur e dietës do t’jua lehtësojë betejën me kilogramët e tepërt.

Bëhuni këmbëngulës dhe rezultat nuk do të mungojnë.

Perfeksionisti

Ju dëshironi të gjitha dhe atë menjëherë. Dietat për ty nuk kanë kurrfarë sekreti: saktësisht e dini çfarë, kur dhe sa duhet të hani.
Dieta rigoroze ju frustron, kështu që shpesh ndodh që të bini në krizë dhe të zbrazni frigoriferin, për të kompensuar të gjitha ato që ia keni mohuar vetes.

Pastaj veten e dënonin në atë mënyrë që i kapërceni shujtat dhe kështu në të vërtetë hani më shumë se sa zakonisht, ndërsa organizmi mbrohet në atë mënyrë që krijon rezerva.

Këshillë: Qeraseni veten një apo dy herë me ushqimin që e pëlqeni, por sigurohuni që mos ta tejkaloni dozën ditore të kalorive, të cilat guxoni t’i konsumoni. Psh, nëse keni ngrënë një ëmbëlsirë për drekë, në darkë hani mish pa yndyrë dhe perime të ziera.


I shpërndarë

Keni shumë obligime si në punë ashtu edhe në shtëpi, kështu që nuk keni kohë që të ushqeheni si duhet. Për ju tri shujta në ditë janë utopi e pastër.

Gjërat që më së shpeshti i hani, sandviçët dhe picat, të trashin dhe nuk janë të shëndetshme. Përveç kësaj, organizmi ka nevojë për ritëm të vazhdueshëm të ushqimit.

Këshillë: Nxiteni veten që së paku pesë herë në javë të keni një shujtë të cilën do ta hani ngadalë, në qetësi. Kjo shujtë duhet të përbëhet nga supa apo çorba, sallata, mishi pa yndyrë apo peshku, një porcion i perimeve të ziera, ndonjë prodhim qumështi dhe pemë.


Tepër të ndjeshëm

Ndarje, grindje, dëshpërim… dhe ju menjëherë niseni drejt frigoriferit. Ushqimi për ju është ilaç kundër tensionit.Është e saktë se ushqimi ju ndihmon të përballoni momentet e vështira, por ai nuk zgjidh asgjë.

Përkundrazi, lehtësimi shumë shpejt do t’ia lëshojë vendin ndjenjës së fajësisë, ndërsa grumbullimi i kilogramëve është i pashmangshëm.

Këshillë: Kur të ndjeni se do të bini në krizë, mbusheni frigoriferin me ujë mineral apo zieni sasi më të madhe të çajit të bimëve. Kështu do ta mbushni stomakun dhe nuk do të konsumoni asnjë kalori.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:51

Pesë ushqime për zvogëlimin e kileve të padëshiruara

Në botë harxhohen me miliarda dollarë në produkte për humbje në peshë. Por, ekziston edhe një mënyrë më e mirë dhe më e lirë për humbjen e kileve të padëshiruara.

Një studim i ri tregon se disa produkte ushqimore, që gjenden në çdo dyqan, mund të na ndihmojnë në këtë drejtim. Bëhet fjalë për ushqime që e përmirësojnë metabolizmin dhe janë një ndihmë në heqjen e kileve të tepërta.

Kur herën tjetër të shkoni për të blerë gjësende ushqimore, merreni me vete listën e re të gjësendeve ushqimore.

1. Vezët
Në vend të bukës dhe produkteve nga brumi, në mëngjes është më mirë të hani vezë. Ky ushqim përmban shumë proteina dhe ndihmon që, për një kohë të gjatë, të mos ndiejmë uri. Një studim ka zbuluar se njerëzit me mbipeshë që kishin ngrënë vezë, për 36 orët e ardhshme hanin më pak ushqim, krahasuar me ata që kishin ngrënë ushqime të tjera. Studime të shumta kanë treguar se proteinat e vezëve ndikojnë mirë në nivelin e sheqerit në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për ushqime të ëmbla.

2. Bishtajat
Janë të paktë ata njerëz që kanë dëgjuar për kolecistokininën, por ky është njëri nga miqtë më të mirë në luftën kundër kileve të tepërta. Ky hormon tretës e zvogëlon apetitin në mënyrë të natyrshme. Shkencëtarët thonë se bishtajat kanë sasi të madhe të tij. Kjo vërtetohet edhe me studime të ndryshme, me ç’rast është vërejtur se te njerëzit që rregullisht ishin ushqyer me bishtaja, ishte vërejtur rritja e nivelit të këtij hormoni.

Ka edhe të dhëna se bishtajat e mbajnë në nivel të dëshiruar sheqerin në gjak, gjë që d.m.th. se për një kohë më të gjatë qëndron ndjenja e ngopjes. Përpos kësaj, bishtajat zvogëlojnë edhe nivelin e kolesterolit në gjak. Përkujdesuni që bishtajat të gjenden rregullisht edhe në menynë tuaj.

3. Dardhat
Kjo pemë është e pasur me fibra, gjë që d.m.th. se është e shëndetshme, por edhe se krijon ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Dardhat përmbajnë edhe pektinë, që e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e apetitit. Kjo vërtetohet edhe nga një studim brazilian, me ç’rast është parë se gratë që kishin ngrënë më shumë dardha, kishin humbur më shumë në peshë.

4. Kanella
Kur nga mesi i ditës dobësoheni dhe ju kap dëshira për ëmbëlsira, merrni bukë integrale të thekur dhe vendosni kanellë mbi të. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se sasitë e vogla të kanellës mund ta rregullojnë sasinë e insulinës në gjak, duke e kontrolluar kështu edhe ndjenjën e urisë. Një studim tjetër ka treguar se ¼ e lugës së çajit kanellë mund ta zvogëlojë nivelin e sheqerit në gjak, si edhe të kolesterolit. Kanella lejohet në sasi të vogla.

5. Uthulla
Është një produkt i shkëlqyeshëm që ngop. Një studim suedez ka treguar se njerëzit që hanë bukë të njomur në uthull, rrinë të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk kanë nevojë për shujta të shpeshta. Shkaku i këtij veprimi është thartira acetate, e cila ngadalëson kalimin e ushqimit nëpër lukth, duke krijuar ndjenjën e ngopjes. Uthulla është një përbërës mjaft i vjetër ushqimor që ka dobi të shumëfishta.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:51

Dietë për meshkujt


Kjo është një dietë vetëm për meshkujt që janë mbi peshë. Eshtë mbi
kalorike dhe është organizuar në dy faza, e para e zgjat dy javë dhe
garanton 1 mijë kilokalori, si dhe shpërbën 43 për qind të proteinave,
22 për qind të yndyrnave si dhe 34 për qind të karbohidrateve.

Ndërkohë që në fazën e dytë, e cila zgjat edhe kjo një javë, mund të
arrijmë të bëjmë një përzgjedhje të dietës që na nevojitet për të
disiplinuar ato që hamë çdo ditë, në lidhje me sheqernat, jo duke
ndaluar së ngrëni ëmbëlsira, pëdorimi me kujdes i produkteve që kanë
laktikë, yndyrna apo mirëmenaxhimi i situatave, kur jemi përballë
ushqimeve me bazë brumërat.
Faza e pare: (kohëzgjatja : 2 javë)

E HENE

•mëngjesi : dieta të cilën do të përdorni mëngjesin e ditës
së parë janë frutat e freskëta të stinës, një fetë bukë të zakonshme ose me sojë, si
dhe kafen e zakonshme, por pa përdorur fare sheqer.
• dreka: në këtë vakt sugjerohet përdorimi i mishit pa dhjamë,
mund të zgjidhni atë të pulës ose të gjelit, servireni kur është i ftohtë, më pas hani frutat
sipas dëshirës, kafen pa sheqer dhe ujë.
• darka : peshku, edhe ky jo i dhjamosur është pjesë e recetës
së darkës, i shoqëruar me një sallatë, 1 fetë buke me sojë, frutat e stinës, kafe pa sheqer
dhe një gotë ujë.

E MARTE

• mëngjesi : edhe ky mëngjes do të jetë njësoj, sa më shumë
fruta të freskëta të stinës, një fetë bukë të zakonshme ose me sojë, si dhe kafen e
mëngjesit sërish pa sheqer.
• dreka : fruta të freskëta të stinës, sugjerohet tre llojë të
ndryshme frutash, si qershi, shalqi dhe pjeshkë, mos harro të pish një kafe pa sheqer
dhe ujë.
• darka : mish jo i majmë, pule ose gjeli, një sallatë me
perime të freskëta, ku të mbizotërojë domatja, një kafe pa sheqer si dhe ujë sipas
dëshirës, është ky sYgjerimi i ditës.

E MERKURE

• mëngjesi : mos harroni duhet rë respektoni mëngjesin,
me fruta të freskëta të stinës, në mëngjes një mollë dhe qershi, 1 fetë bukë të
zakonshme ose me sojë dhe kafe pa sheqer
• dreka : një sallatë me peshq, kryesisht me salmon dhe ton,
disa feta limoni, perime dhe fruta të freskëta, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës,
do të ishin dreka e së mërkurës.
• darka : duke patur parasysh se deri tani kemi marrë proteinat
e nevojshme, për darkë iu sugjerojmë mish qengji pa dhjamë, perime, kafe pa sheqer si
dhe ujë.

E ENJTE

• mëngjesi : këtë mëngjes frutat e freskëta, bukën e zakonshme
ose me sojë dhe kafen pa sheqer mund të shoqëroni së bashku me një gotë qumësht, ose
kornflakes
• dreka : djathë pa shumë yndyrë, dy vezë të gatuara me shumë
pak vaj, perime, 1 fetë bukë me sojë ose të zakonshme, kafe pa sheqer dhe ujë, mund të
hani për drekë
• darka : mund të përdorni roston ose edhe biftekun, me perime,
kafe pa sheqer dhe ujë. Kujdes me mishin, të jetë pa shumë dhjamra, sugjerohet mishi i pulës.

E PREMTE

• mëngjesi : një kokërr vezë të zier, 1 fetë bukë të zakonshme
ose me sojë, frutat të freskëta të stinës, si dhe në fund mund të shijoni kafen e përditshme
pa sheqer
• dreka : djathë pa yndyrë, perime të freskëta në formën e sallatës
verore, 1 fetë bukë të zakonshme ose me sojë, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës
• darka : peshk i pjekur në skarë, me disa feta limoni, sallatë me
fruta, 1 fetë bukë të zakonshme ose soje, kafe ose çaj të ftohtë pa sheqer dhe ujë

E SHTUNE

• mëngjesi : pak qumësht të përzier me kafe ose çokollatë me
pak sheqer, fruta të freskëta të stinës si dhe një fetë bukë të zakonshme ose me sojë për
të filluar ditën
• dreka : kjo do të jetë një drekë e varfër, me fruta të freskëta
të stinës, kafen e zakonshme pa sheqer si dhe ujë sipas dëshirës
• darka : rosto me mish pule ose gjeli, me shumë pak dhjamëra,
perime të gjalla dhe fruta të stinës, kafe pa sheqer si dhe ujë.

E DIELE

• mëngjesi : këtë mëngjes do të përdorni fruta të freskëta të stinës,
1 fetë bukë të zakonshme ose me soje, si dhe kafen e përmëngjesshme pa sheqer
• dreka : mish jo i majmë, mund të zgjidhni çfarë mishi të doni,
ndoshta dhe peshk, shoqërojeni me një sallatë me perime, frutat e stinës si dhe kafen pa
sheqer dhe ujë
• darka : zgjidhni fileto pule ose gjeli pa dhjamra, perime të freskëta,
jo në formë sallate, kafen pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës.

Faza e dytë:Tabela e ushqimeve të këshilluara gjatë fazës së dytë :

Duhet të hani

•Mish pa dhjamra
•Salcë sallate, uthull dhe limon
•Peshk jo i majmë
•Djathë pa yndyrna
•Bukë te plote (whole)
•Vezë
•Perime dhe fruta të freskëta
•Kafe pa sheqer
•Ujë

Nuk duhet të hani !

•Brumra
•Salsa,vaj dhe gjalpë
•Pasta
•Oriz
•Patate
•Bukë me përbërës të tjerë
•Pije alkoolike
•Embëlsirat në përgjithësi
•Qumësht fabrike

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:51

Dobësohuni me jogurt


Jogurti shpejt dhe lehtë shkrin shtresat e dhjamit, meqë përmban kalcium, prandaj është pije e preferuar në dieta.

Dita pare – Mengjesi

Jogurt pemësh me flluska – një gotë jogurti pemësh (125 g) me 1,5% të
yndyrës së qumështit qiteni në një enë dhe shtoni pak lëng limoni. Një
lugë të flluskave të tërshërës fërgoni në tigan të thatë dhe hidhni në
jogurt.
Vlera energjetike: 204 kalori

Dreka
Perime me oriz – 100 g lakër dhe 100 g karotë grini në katrorë. Në vajin
e ullirit fërgoni perimet me 50 g luspa të sojës. Shtoni 75 g oriz të
zier dhe fërgoni me perime për rreth 3 minuta. Qitni kripë dhe biber. Si
desert mund të hani 50 g jogurt nga qumështi me pak yndyrë, me një lugë
të kokosit pluhur.
Vlera energjetike: 341 kalori

Darka
Sallata me proshutë dhe karota – Grini 250 g karota. Nga një mollë
largoni farat dhe grijeni atë në katrorë, grini 50 g proshutë lope dhe
fërgojeni. Përzieni të gjitha me 100 g jogurt të qumështit pa yndyrë dhe
me dy lugë të lëngut të limonit. Shtoni kripë dhe biber.
Vlera energjetike: 297 kalori

Dita e Dyte – Mengjesi

Kafjalli
Sallatë me kastravecë – 150 g jogurti të qumështit me pak yndyrë i
hidhni kripë dhe biber. Grini kastravecët dhe përzieni ata me jogurt.
Shtoni një thelb të shtypur hudhre. Sallatën hajeni me bukë të zezë.
Vlera energjetike: 200 kalori

Dreka
Biftek gjeldeti - 125 g bifteku të gjeldetit qitni kripë dhe biber në
të dyja anët dhe lyeni me vaj. Grini 200 g kërpudha shampionë, një
domate dhe një spec të madh të gjelbër.Hidhjani keto mishit dhe
fërgojeni. Përsëri hidhni kripë dhe biber. Kur mishi të jetë gati,
përziejeni me 100 g jogurt dhe shtojeni një thelb hudhre.
Vlera energjetike: 321 kalori

Darka
Sallatë pemësh – Përzieni dy gota jogurt (me nga 100 g) me një lugë sheqeri vaniljeje dhe me 150 g pemë të ngrira mali.
Vlera energjetike: 215 kalori

Dita e trete – Mengjesi

Kafjalli
Krem-djathë me ‘grisini’ integrale – Krem-djathin përziejeni me kanellë
dhe me gjysmë jogurti me pak kalori. Shtojeni një mollë të grirë imët.
Me këtë hani ‘grisini’ integrale.
Vlera energjetike: 215 kalori

Dreka
Peshk i pjekur – një filete merluci (lloj peshku) prej 150 g duhet t’i
qitni kripë, biber dhe ta piqni. Grini gjysmë kastraveci në katrorë.
Përzieni 100 g jogurt me një lugë mustardë.Hidhni në jogurt kastravec
dhe kopër. Me këtë duhet të hani bukë integrale.
Vlera energjetike: 309 kalori

Darka
Pastë me speca – zieni 100 g pastë (makarona). Grini gjysmë tube
majdanozi, gjysmë speci të verdhë dhe të kuq, si dhe një vezë të zier
mirë. Tërë këtë shtojeni në pastë. Përzieni me 100 g jogurt, dy lugë
biber të kuq jo djegës dhe qiteni mbi pastë.
Vlera energjetike: 331 kalori

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:52

Dieta me portokaj, humbi 4 kile për katër ditë

Dëshironi që në mënyrë të shpejtë të gdhendni vijën e trupit? U sugjerojmë dietën efikase me frutën më të bukur të dimrit, portokallin.

Me ndihmën e kësaj diete katërditore, kilogramët shkrihen si në shaka, ndërsa do të ndjeheni shkëlqyeshëm, sepse në organizëm do të fusni vitamina të shumtë.

Acidet e pemëve, enzimat dhe vitaminat nga kjo frutë jugore, nxisin këmbimin e materieve dhe e shpejtojnë shkrirjen e dhjamit, i cili do ta ketë të vështirë të krijohet sërish.
DITA E PARË
Mëngjesi: Musli me portokall
Përzieni tri kumbulla të thata të prera paraprakisht të zhytura në lëngun e portokallit, një portokall të copëtuar, një mollë, tri lugë drithëra të përziera dhe 100 ml jogurt pa yndyrë. U hidh përsipër susam.

Vlera ushqyese: 10 g yndyrë, 5 g karbohidrate, 379 kcal
Dreka: mish pule me sherbelë
Dy këmbë pule pa asht, spërkatni me kripë, piper dhe spec të kuq dhe i piqni. I shtoni gjysmë qepe të grirë dhe tre gjethe sherbele. I mbuloni me 60 ml supë dhe dy lugë vermut dhe i zieni për 5 minuta. E hiqni nga ringla dhe i shtoni një portokall të prerë dhe dy lugë kajmak.

Vlera ushqyese: 50 g yndyrë,
9 g karbohidrate, 505 kcal

Zamra: lëng portokalli
Vlera ushqyese: 2 g yndyrë,
0 g karbohidrate, 107 kcal

Darka: sandviç me djathë të freskët
Një pjesë të bukës së prerë, e lyeni me një lugë djathë të freskët dhe mbi të hidhni gjashtë pjesë të portokallit. Me të e pini edhe një gotë qumësht.

Vlera ushqyese: 11 g yndyrë,
8 g karbohidrate, 265 kcal

DITA E DYTË

Mëngjesi: Musli me agrume
Përzieni një portokall, një grejpfrut, një lugë bajame të grira, një lugë arra dhe 150 ml jogurt.

Vlera ushqyese: 13 g yndyrë, 12 g karbohidrate, 320 kcal

Dreka: Sallatë nga karotat
Përzieni 150 g karota, një portokall të prerë, pakëz xhenxhefil, dy lugë lëng portokalli, kripë, biber dhe tharm të bardhë vere. Gjysmë vargu borzilok të prerë i përzieni me dy lugë vaj dhe i hidhni mbi sallatë. Servojeni me dy lugë ajkë të thartë.
Vlera ushqyese: 4 g yndyrë,
18 g karbohidrate, 260 kcal

Zamra: Koktej-çaj
Përgatitni 200 ml çaj frutash, lëreni të ftohet dhe i shtoni 50 ml lëng të freskët portokalli.
Vlera ushqyese: 0 g yndyrë, 0 karbohidrate, 20 kcal

Darka: Tiramisu kërcitës
Zhytni dy pjesë peksimadhe (biskota) me tre lugë të kafes ekspreso dhe një lugë portokall. Për kremin përzieni 120 g djathë dhe një lugë mjaltë. Sipër i hidhni fëstëk.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 4 g karbohidrate, 292 kcal

DITA E TRETË

Mëngjesi: Sallatë pemësh
Përzieni një banane, një kivi, një dardhë, 50 g rrush dhe një portokall. Të gjitha këto spërkatni me lëng limoni. Bëni një krem me një lugë mjaltë, 75 g jogurt pa yndyrë, pakëz vanilje dhe e hidhni mbi fruta.

Vlera ushqyese: 7 g yndyrë,
1 g karbohidrate, 298 kcal

Dreka: oriz i ëmbël-thartë
Pastroni 25 g oriz. Në vajin e nxehtë, hidhni salcë soje dhe një spec të grirë të djegës, një lugë salcë domatesh (keçap), një lugë tharm vere, pakëz lëng portokalli dhe pakëz sheqer. Kësaj mase i hidhni tre lugë supë dhe e zieni duke e përzier derisa të shkrihet sheqeri. I shtoni gjysmë qepe, një të katërtën e karotës dhe një pjesë bifteku. Vazhdoni ta zieni dhe në fund i shtoni një portokall të grirë.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 6 g karbohidrate, 300 kcal

Zamra: Lëng portokalli
Vlera ushqyese: 2 g yndyrë,
0 g karbohidrate, 107 kcal

Darka: biskota me djathë
Biskotat integrale i lyeni me dy lugë djathë dhe i mbuloni me copëza portokalli.
Vlera ushqyese: 9 g yndyrë,
1 g karbohidrate, 219 kcal

DITA E KATËRT

Mëngjesi: Pemë me fara lulëkuqeje
Zieni një lugë të frutës me fara lulëkuqeje me dy lugë lëng portokalli. Lëreni 10 minuta, ftoheni dhe përziejeni me 120 g djathë. Sipër i hidhni 25 g rrush, 80 g portokall, dardhë, mollë dhe i spërkatni me lëng limoni dhe sheqer-vanilje.
Vlera ushqyese: 21 g yndyrë, 8 g karbohidrate, 346 kcal

Dreka: biftek bibe
Një biftekut të vogël të bibës, i hidhni biber dhe kerri dhe e piqni në pakëz vaj. Nxirreni biftekun nga vaji dhe në vaj hidhni një qepë të re të grirë, 50 ml qumësht kokosi dhe 25 ml supë. Të gjitha këto i leni të zihen. I shtoni lëngun nga portokalli, një lugë mjaltë, shafran dhe pakëz majonezë të djegës, kripë dhe biber. Në fund, në salcë i shtoni një portokall të grirë. Servojeni me oriz.

Vlera ushqyese: 27 g yndyrë,
8 g karbohidrate, 252 kcal

Zamra: përzierje freskuese
Me mikser përzieni nga 40 gr banane dhe ananasi, 100 ml lëng mandarine, lëngun e një limoni, pakëz shurup nga panja, pakëz vanilje dhe çaj pemësh të ftohtë.
Vlera ushqyese: 1 g yndyrë,
0.5 g karbohidrate, 151 kcal

Darka: Sallatë nga orizi
Pastroni 50 g oriz. Përzieni 30 ml lëng portokalli, pakëz lëng limoni, 25 g jogurt dhe 50 g banane të prerë. Përzieni me orizin e pastruar dhe i hidhni sipër fëstëk.
Vlera ushqyese: 7 g yndyrë, 3 g karbohidrate, 347 kcal

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Alberti Tue 8 Jan 2013 - 11:52

Nje molle gjithmone para ushqimit eshte ne gjendje te beje te humbni peshe me shume se zakonisht.


Dieta me molle ose ndryshe si e quajne dieta me tri molle ne dite (3 apple a day diet) eshte krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor ne Gold’s Gym ne Washington. Flynn ka zbuluar se kur njeri nga klientet e saj hante nje molle gjithmone para ushqimit pa ndryshuar asgje tjeter, ajo ishte ne gjendje te humbte peshe me shume se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me kete qasje (nje molle para ushqimit) ndaj klienteve tjere te saj dhe ka pare rezultate te pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram per 12 jave.

Dieta Me Molle – Bazat
Plani i dietes me 3 molle ne dite ka te beje me ngrenien e nje molle para secilit vakt te ushqimit. Ideja qendron ne ate se fibra qe gjendet ne molle te ben te ndihesh i ngopur dhe shuan apo kenaq deshiren per te ngrene me shume.

Perveç ngrenies se molleve ata qe bejne kete diete gjithashtu ndjekin nje plan ushqimi qe eshte mjaft i ngjashem me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht te vogel te marrjes se karbohidrateve dhe zvogelimit te yndyrave te ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet te eliminohen krejtesisht (embelsirat e zakonshme) perderisa ne anen tjeter rekomandohen karbohidratet me indeks te ulet te glicemines.

Ata qe bejne kete diete keshillohen qe te konsumojne 4-5 vakte ushqimi te vogla ne dite, qe duhet te jene kryesisht nga ushqime te shendetshme qe jane me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet te permbaje edhe proteine per shkak se kjo ka treguar se zvogelon oreksin dhe permireson humbjen e peshes.

Perveç ngrenies se tri molleve ne dite ata qe mbajne kete diete gjithashtu keshillohen te konsumojne edhe gjashte ushqime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundeson qe te zvogelohet sasia e marrjes se kalorive pa perjetuar urine.

Ushqimet qe Rekomandohen
Molle, djathe me pak yndyre, jogurt me pak yndyre, veze, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo te bardh), brokoli dhe laker.

Dieta me molle – shembull

Mengjesi

Molle
Omelete me djath
1 filxhan me qull tershere
Meze e lehte e mengjesit
Gjysme filxhani me djathe
Gjysme filxhani me jogurt pa yndyre

Dreka

Molle
2 filxhan me brokoli te avulluar
gjysme filxhani oriz te kafte
Meze e lehte e drekes
Ndonje sallate

Darka

Molle
Salmon te pjekur ne zgare
Sallate te gjelber

Ushtrimet Rekomandohen

Rekomandohet nje kombinim i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshengritjes. Libri perfshin nje program 12 javor te ushtrimeve per fillestare.

Perparesite

* Me ngrenien e nje molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesine e ngopjes dhe zvogelim te tendences per te ngrene me shume sec duhet.
* Mollat permbajne fiber qe ndihmon ne zvogelimin e niveleve te kolesterines.
* Mollat permbajne falvonoid qe ndihmon ne parandalimin e semundjes se zemres, goditjes ne tru dhe disa kancereve.
* Ushqimet balancohen me kombinim te proteines, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
* Sasia e larte e te ushqyerit me proteina zvogelon oreksin dhe miremban masen e muskujve per sa kohe mbani diete.
* Inkurajon te ushqyerit me fruta dhe perime te fresketa.
* Eshte e lehte per tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
* Inkurajon ushtrimet.

Dobesite

* Ushqimet mund te mos ju eksitojne dhe mund te ndodhe qe dieta te te behet bajat.
* Mund te merziteni duke ngrene çdo here nga nje molle para secilit vakt ushqimi.
* Eliminon shume ushqime dhe nuk lejon mundesine qe te perfshini ushqimet e preferuara here pas here.
* Mund te jete e veshtire per ata te cilet jane vegjetarianedh por te tille nuk eshte se kemi ne mesin e shqiptareve.

Ne fund….
Kombinimi i ngrenies se nje molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund te zvogeloj apetitin dhe keshtu ka shanse te rezultoje ne humbje te peshes per shume ata te cilet mbajne kete diete. Mollet jane gjithashtu burim i mire i fibres qe ka nje mori dobish shendetesore.

Disa prej tyre qe mbajne kete diete (3 apple a day diet) pas pak mund te merziten duke ngrene 3 molle ne dite. Perveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon qe te mashtroni dhe keshtu mund ta beje kete plan te veshtire per disa qe ta inkorporojne kete si menyre te te jetuarit (stil jete).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Arabela Tue 19 Feb 2013 - 9:14

rendesia e pirjes se ujit ne ruajtjen e hidratimit te trupit,,,,kafe,,,cola,,,limonada kerkojne nje sasi teper te madhe te ujit per te larguar toksinat e demshme te tyre nga trupi,,,,vetem uji i paster hidraton,,,provoni nje gote uje te ngrohte pas ngrenies se ushqimit,,,do surprizoheni kendshem me efektin qetesues te tij,,,

https://youtu.be/82qXqNrxxu0
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 19 Feb 2013 - 9:57

Nje gote uje 30 min para buke edhe jeni ne rreg..
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:29

Si të humbasim kile nga lëngjet e perimeve?
Këtu
kemi një mënyrë të befasishme që ka ndryshuar thellësisht gjithsecilën
dietë – normalisht edhe shëndetin tuaj. Kjo arrihet duke marrë një gotë
me lëng të pakët të perimeve me sodium për çdo ditë.

Në një
studime për adoleshentët të cilët kanë më shumë se 81 kile, e cila gjë
shtonë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetikeve, është
zbuluar se ata të cilët pinë më pak se një gotë me sodium V8 humbasin më
shumë se 2 kile për 12 javë, përderisa ata të cilët i nënshtrohen
dietës së ashpër nuk humbasin më shumë se një kile.

“Shumica e
pjesëmarrësve në këtë studim është raportuar se janë dehidruar pas
pirjes se lëngut të perimeve, e cila gjë mund të konsiderohet arsye e
humbjes së peshës”, thotë studiuesi i këtij eksperimenti, profesori,
John Foreyt, nga kolegji mjekësor “Baylor” në Houston.

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:30

Këshilla si të humbni peshë

Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në këtë drejtim

Zamra – e domosdoshme
Midis
shujtave kryesore, doemos duhet të ketë edhe një shujtë plotësuese –
zamra. Nëse rrini një kohë të gjatë pa ngrënë, atëherë shkaktohet rënia e
shpejtë e nivelit të sheqerit në gjak. Për ta korrigjuar këtë,
organizmi kërkon ushqime të ëmbla. Për ta parandaluar këtë, duhet të
hani pak dhe shpesh, çdo 2,5 deri 3 orë. Studimet më të reja kanë
treguar se ushqime të shëndetshme për zamër janë pemët, perimet dhe
ushqimet që janë të pasura me vajra bimore, si p.sh. arrat dhe bajamet.
Pemët e tilla me gëzhojë lirojnë ngadalë yndyrat në qarkullim të gjakut,
duke penguar kështu luhatjen e madhe të nivelit të sheqerit në gjak.
Numëroni kaloritë
Mënyra më e lehtë e heqjes së 500 kalorive
në ditë nga menyja juaj, është që 250 t’i largoni nga ushqimet, e 250
kalori të tjera duke ushtruar. Është e lehtë që t’i largoni 250 kalori
nga ushqimi, mjafton që në vend të djathit me yndyrë, të përdorni atë me
pak yndyrë, të mos hani keksë dhe t’i evitoni pijet alkoolike. Me
ushtrime lëre më që do t’i digjni 250 kalori, por do t’i forconi edhe
muskujt dhe do ta shpejtoni metabolizmin, duke humbur kështu peshë edhe
kur jeni duke pushuar. Çdo ditë shëtitni gjysmë ore, por duke ecur
shpejt. Dhe, kurrë mos e përdorni liftin – ngjituni shkallëve.

Mos i harroni pijet
Ka
shumë njerëz që mendojnë se lëngjet e pemëve janë të shëndetshme, gjë
që mund të jetë edhe e vërtetë, por ato përmbajnë kalori shtesë. Nëse
nuk mundeni kurrsesi pa lëngje, atëherë tëholloni ato me ujë. Në këtë
aspekt nuk duhet të harrojmë të themi se pijet alkoolike janë burim i
madh i kalorive, prandaj nëse doni që të humbni në peshë, e edhe të mos e
dëmtoni shëndetin tuaj, evitoni plotësisht pijet alkoolike. Pini më
mirë ujë mineral.

Ushqimet në restorante – bombë kalorish
Sa më shumë që të
jetë e mundur, hani ushqime që i keni përgatitur vetë në shtëpi, meqë
ushqimet që i hani jashtë shtëpisë, përpos që janë të shijshme (dhe të
shtrenjta), janë të stërmbushura me kalori. Mësoni disa receta të
ushqimeve të shëndetshme që përgatiten shpejt dhe befasojeni veten çdo
ditë me ushqim tjetër.

Harroni ëmbëlsirat
Nëse edhe përkundër
të ushqyerit të shëndetshëm megjithatë ende keni dëshirë për ëmbëlsira,
atëherë ndoshta është më së miri që ato të mos i hani aspak. Ekspertët
kanë vërejtur se dëshira për të ngrënë ëmbëlsira humbet nëse ato nuk i
hani fare. Nëse aspak nuk mundeni pa to, atëherë hani rreth 30 g
çokollatë të zezë në ditë, jo më shumë!

Madhësia e shujtave
Pa
fije mundi do t’i humbni 2 kile nëse hani përgjysmë më pak sesa
përpara. Nëse madhësinë e shujtave e zvogëloni për 15%, mund të largoni
deri në 200 kalori. Në fillim do të ndieni uri, por më vonë do të
mësoheni. Në ndërkohë hajeni ndonjë pemë.
Hani më shumë proteina
Organizmi absorbon vetëm 70% të
kalorive nga proteinat, kurse nga karbohidratet gati 100%. Proteinat ju
mbajnë më shumë të ngopur dhe ndikojnë në mbrojtjen e muskujve. Merrni
rreth 100 g proteina në ditë, gjë që është e barabartë me një shujtë të
vogël mish apo peshk.

Largojeni stresin
Hormoni kortizol, i
cili lirohet në gjendje stresi, shkakton shtimin në peshë, sidomos në
rritjen e barkut. Me kalimin e kohës organizmi nuk mund të mbrohet nga
lirimi i këtij hormoni, prandaj vjen edhe deri te shtimi në peshë. Për
këtë shkak duhet që të relaksoheni sa më shumë, p.sh. me ndonjë banjë,
duke dëgjuar muzikë, apo, pse jo edhe duke e praktikuar fenë, me çka do
të ndiheni mirë edhe në aspektin shpirtëror.ks

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:30

Pesë super-ushqime për zvogëlimin e apetitit


botë harxhohen me miliarda dollarë në produkte për humbje në peshë.
Por, ekziston edhe një mënyrë më e mirë dhe më e lirë për humbjen e
kileve të padëshiruara. Një studim i ri tregon se disa produkte
ushqimore, që gjenden në çdo dyqan, mund të na ndihmojnë në këtë
drejtim. Bëhet fjalë për ushqime që e përmirësojnë metabolizmin dhe janë
një ndihmë në heqjen e kileve të tepërta. Kur herën tjetër të shkoni
për të blerë gjësende ushqimore, merreni me vete listën e re të
gjësendeve ushqimore.

1. Vezët

vend të bukës dhe produkteve nga brumi, në mëngjes është më mirë të hani
vezë. Ky ushqim përmban shumë proteina dhe ndihmon që, për një kohë të
gjatë, të mos ndiejmë uri. Një studim ka zbuluar se njerëzit me mbipeshë
që kishin ngrënë vezë, për 36 orët e ardhshme hanin më pak ushqim,
krahasuar me ata që kishin ngrënë ushqime të tjera. Studime të shumta
kanë treguar se proteinat e vezëve ndikojnë mirë në nivelin e sheqerit
në gjak dhe zvogëlojnë dëshirën për ushqime të ëmbla.
2. Bishtajat
Janë të paktë ata
njerëz që kanë dëgjuar për kolecistokininën, por ky është njëri nga
miqtë më të mirë në luftën kundër kileve të tepërta. Ky hormon tretës e
zvogëlon apetitin në mënyrë të natyrshme. Shkencëtarët thonë se
bishtajat kanë sasi të madhe të tij. Kjo vërtetohet edhe me studime të
ndryshme, me ç’rast është vërejtur se te njerëzit që rregullisht ishin
ushqyer me bishtaja, ishte vërejtur rritja e nivelit të këtij hormoni.
Ka edhe të dhëna se bishtajat e mbajnë në nivel të dëshiruar sheqerin në
gjak, gjë që d.m.th. se për një kohë më të gjatë qëndron ndjenja e
ngopjes. Përpos kësaj, bishtajat zvogëlojnë edhe nivelin e kolesterolit
në gjak. Përkujdesuni që bishtajat të gjenden rregullisht edhe në menynë
tuaj.
3. Dardhat
Kjo pemë është e pasur
me fibra, gjë që d.m.th. se është e shëndetshme, por edhe se krijon
ndjenjë të qëndrueshme të ngopjes. Dardhat përmbajnë edhe pektinë, që e
zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e
apetitit. Kjo vërtetohet edhe nga një studim brazilian, me ç’rast është
parë se gratë që kishin ngrënë më shumë dardha, kishin humbur më shumë
në peshë.
4. Kanella
Kur nga mesi i ditës
dobësoheni dhe ju kap dëshira për ëmbëlsira, merrni bukë integrale të
thekur dhe qitni kanellë mbi të. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se
sasitë e vogla të kanellës mund ta rregullojnë sasinë e insulinës në
gjak, duke e kontrolluar kështu edhe ndjenjën e urisë. Një studim tjetër
ka treguar se ¼ e lugës së çajit kanellë mund ta zvogëlojë nivelin e
sheqerit në gjak, si edhe të kolesterolit. Kanella lejohet në sasi të
vogla.

5. Uthulla
Është një produkt i
shkëlqyeshëm që ngop. Një studim suedez ka treguar se njerëzit që hanë
bukë të njomur në uthull, rrinë të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk
kanë nevojë për shujta të shpeshta. Shkaku i këtij veprimi është
thartira acetate, e cila ngadalëson kalimin e ushqimit nëpër lukth, duke
krijuar ndjenjën e ngopjes. Uthulla është një përbërës mjaft i vjetër
ushqimor që ka dobi të shumëfishta.ks >

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Burrelsja Sun 19 May 2013 - 4:31

Produktet që, megjithatë, na bëjnë të humbin peshë

Gjithkush
që, të paktën, një herë në jetë, ka qenë në dietë, e di se nuk guxon të
hajë bukë, djathë apo vezë. Por, a është e vërtetë kjo?

Buka
Zakonisht
mendohet se buka, meqë është karbohidrat, ndikon në shtimin e peshës,
gjë që është e vërtetë, por kur bëhet fjalë për bukë nga drithërat
integrale, i cili është i kualitetit të lartë dhe përmban fibra,
vitamina dhe minerale, në të vërtetë nuk shkakton shtim në peshë,
përkundrazi!

Djathi
Djathi
është kyç në humbjen e kileve të tepërta, meqë përmban kalcium.
Studimet kanë treguar se personat e rritur me mbipeshë, të cilët herë
pas here konsumojnë djathë pa yndyrë, nuk shtojnë në peshë, derisa
organizmi i tyre e merr kalciumin e nevojshëm. Pra, djathi nuk është
gogol dhe nuk duhet frikësuar nga ai.

Deserti
Edhe nëse jeni në dietë, nuk
është e thënë se duhet të hiqni dorë nga deserti. Për dallim nga
akullorja, akullorja me lëng frutash (sorbetto) nuk përmban yndyra, por
ka shije kremoze.

Pemët me gëzhojë
Pemët
me gëzhojë përmbajnë sasi të madhe të yndyrës, por bëhet fjalë për
yndyra të shëndetshme. Pra, në vend të çipsave apo ushqimeve të tjera të
ngjashme grimcuese, më mirë është që të hani bajame, arra apo lajthi.
Vezët
Me
vite të tëra është bërë debat rreth asaj se a janë vezët ushqim i
shëndetshëm, apo jo. Studimet kanë treguar se vezët janë një shujtë
shumë e shëndetshme për mëngjes, meqë përmbajnë proteina të cilat u
japin energji të nevojshme për vazhdimin e ditës.

Mishi i kuq
Edhe
nëse jeni në dietë, nuk është e thënë që të mos hani fare mish të kuq,
meqë një fileto i hollë i mishit të kuq ka po aq sasi të yndyrave të
ngopura sikur edhe mishi i pulës.
Kafeina
Kafeina e rrit shtypjen e
gjakut dhe përshpejton të rrahurat e zemrës, gjë që mund të jetë e keqe
për njerëzit me probleme të zemrës. Por, disa studime kanë treguar se
kafeina e përshpejton metabolizmin dhe e zvogëlon apetitin. Por, kjo
vlen vetëm nëse e pini kafen pa sheqer, shllag apo ndonjë ëmbëltues
tjetër.

Çamçakëzët
Nëse
përtypni çamçakëzë me sheqer, atëherë do ta përshpejtoni prishjen e
dhëmbëve, por nëse përtypni çamçakëzë pa sheqer, atëherë ka mundësi që
kjo t’ju ndihmojë që të humbi në peshë, meqë shkencëtarët kanë
konstatuar se çamçakëzët zvogëlojnë apetitin dhe e nxitin metabolizmin.
>

Burrelsja
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 603
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha Mosha : 29
Hobi Hobi : Smogxhije

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 18:49

Kilogramët shkrihen shpejt me supën magjike

Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës


Dieta
e thjeshtë me supën “magjike” apo supën me lakra, për shkak të
prakticitetit të saj, dikur ishte shumë e popullarizuar. E përshtatshme
për të gjithë, sidomos për njerëzit që nuk kanë shumë kohë të lirë, kjo
dietë është e pasur me fibra, vitamina dhe minerale. Si e tillë, ajo e
përshpejton metabolizmin, ndihmon në shkrirjen e dhjamërave dhe në
pastrimin e trupit nga helmet. Bazë e kësaj diete është supa, për
përgatitjen e të cilës nuk duhen shpenzime të shumta.

Ajo mund
të zihet në sasi të mëdha dhe mund të qëndrojë disa ditë. Përparësia e
kësaj diete është që, gjatë mbajtjes së saj, nuk keni nevojë që të
duroni nga uria. Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi
të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës. Sa më shumë që ta pini, aq më
tepër do të dobësoheni, thonë shkencëtarët. Krahas supës, varësisht nga
ditët e caktuara, mund të hani pemë, perime, mish pa dhjam, oriz dhe të
pini qumësht. Nëse nuk ju pëlqen mishi i lopës, në ditë të caktuara mund
të hani gjoks pule pa lëkurë, të përgatitur në skarë, apo mund të hani
edhe peshk në skarë. Me rëndësi është që vetëm në disa nga këto ditë të
hani mish lope.
Gjatë mbajtjes së kësaj diete, rreptësishtë ndalohet
pirja e pijeve alkoolike dhe e pijeve të ëmbla, si dhe nuk lejohet
ngrënia e bukës dhe brumërave (duke përfshirë edhe makaronat,
spagetat...).
Me rëndësi është që të pini shumë lëngje, të paktën 6-8
gota në ditë, si dhe çaje pa sheqer, apo edhe ndonjë filxhan kafeje të
zezë. Nëse i përmbaheni menysë, në javën e parë do të humbni 4,5-7 kg.
Nëse humbni më shumë se 7 kile, para se të vazhdoni me dietë, pauzoni
disa ditë.

Përbërësit e supës:
6 qepë, një
lakër e madhe, një selino i madh, 2 speca të gjelbër, 2-4 karota, 4-5
domate apo 2 konserva domatesh, 1,5 l ujë, 2 paketime supe apo katrorë
për supë pule, apo lope, majdanoz, kripë, biber dhe erëza (mëlmesa)
bimore sipas dëshirës.

Dita e parë: pini vetëm supë dhe hani pemë.
Mund t’i hani të gjitha pemët, me përjashtim të bananeve.
Mund të pini edhe ujë dhe çaj pa sheqer.
Dita e dytë: pini supë dhe hani perime (të freskëta, të ziera, të konservuara).
Evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Për darkë mund të hani patate të pjekura me lëvore, me pak kripë dhe gjalpë.

Dita
e tretë: lejohet që të pini supë dhe të hani të gjitha llojet e
perimeve dhe pemëve. Nëse u jeni përmbajtur udhëzimeve, do të duhej të
keni humbur 2-3 kile.

Dita e katërt: pini supë dhe qumësht pa yndyrë, hani deri në 3 banane.

Dita
e pestë: mund të pini supë në sasi të pakufizuar, si dhe mund të hani
mish dhe perime. Mund të hani 300-600 dag mish të zier të lopës dhe 6
domate.

Dita e gjashtë: pini supë, hani mish të zier lope dhe perime, por jo edhe patate.

Dita
e shtatë: përveç supës, mund të ushqeheni edhe me oriz integral të zier
në ujë, me mëlmesa sipas dëshirës. Hani të gjitha perimet.

Efekti
Qysh
në ditët e para të dietës mund të humbni 2-4 kile, kryesisht ujë. Vetëm
nëse vazhdoni që t’u përmbaheni rregullave të kësaj diete mund të keni
një humbje të qëndrueshme të kileve. Preferohet që, pasi iu keni
përmbajtur kësaj diete për shtatë ditë, të pauzoni dy javë dhe të
filloni përsëri, natyrisht, nëse doni që të humbni edhe më tepër në
peshë. Cdodite




Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 18:50

Doni te humbni peshe? Kujdes me ato qe pini!

75
perqind e te rriturve ne amerike mendohet se do te jene mbipeshe brenda
vitit 2015 sipas studiuesve te ndryshem. Amerikanet konsumojne 150 deri
ne 300 me shume kalori ne dite se sa kane konsumuar para tre dekadash
dhe gjysma e ketyre kalorive vjen prej pijeve.
Studimi me i fundit it
“John Hopkins Bloomberg School of Public Health” zbulon se duke
pakesuar konsumimin e pijeve, ne vecanti te atyre te sheqerosura si:
legjet e frutave, pijeve me gas etj. ndihmon ne humbjen e peshes si dhe
ne mbajtje te trupit ne forme.
Pyetje dhe pergjigje
Pyetje: Perse ky theksim i kalorive te pijeve?
Amerikanet
konsumojne kalori nga pijet me shume se ckane konsumuar ndonjehere. Ne
ndryshim me kalorite e mara nga ushqimi i zakonshem , per njerezit eshte
shume e veshtire per te patur nje llogari te sakte se sa kalori marrin
nga pijet. Sistemi trupor i njeriut qe rregullon urine dhe sasine e
ushqimit te marre eshte shume kompleks, por shkencetaret kuotojne qe
mungesa e aktivitetit fiziologjik dhe simulantet e ambjentit qe
shoqerohen me te pirin , si psh mos qenja e nevojshme e pertypjes apo e
pergatitjes se pijes si psh kur pergatit nje ushqim luan nje rol te
madh. Per kete arsye kalorite e lengshme nuk te ngopin dhe nuk jane aq
sadisfaksionuese sa eshte ushqimi i zakonshem. Zakonisht jane kalori
“boshe” sepse nuk kane vlera ushqyese.
Pyetje: A jane pijet e
“shendetshme”si psh leg fruti natyral apo caji nje opsion me i mire kur
je duke u perpjekur per te humbur peshe?
E verteta eshte JO!.
Kaloria eshte kalori dhe nuk ka rendesi se nga vjen.
Disa nga pijet e shendetshme apo cajrat qe shiten ne treg po te
analizohen me kujdes mund te kene deri ne 300 kalori qe per nje person
qe perpiqet te humbase peshe jane te panevojshme. Gjithmone shikoni me
kujdes etiketat e pijeve qe blini per te patur nje ide se sa kalori jeni
duke marre dhe kerkoni forma alternative per sadisfaksion.Ikubinfo
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 18:50

Disa udhezime per nje diete te shendetshme

Yndyrnat
jane baze, ne shume procese te organizmit dhe jane nje forme e
perqendruar e energjise. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund te coje ne
dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmes, vaji i arres se kokosit,
dhjamrat e kafsheve, vezet, peshqit, arrat, kane yndyrna te tretshme.

Fibrat
luajne nje rol te rendesishem ne nje diete te shendetshem, ndihmojne
levizjen e ushqimit ne aparatin e tretes, ndalojne kapsllekun, ndihmojne
funksionimin e zorreve (parandalojne shqetesimet ne to), apendesitin,
semundjet e zemres. Dritherat jane shume te pasura me fibra.

Vitaminat dhe kriperat minerale
e ndihmojne trupin te ruaje formen e mire. Nje diete e mire duhet te
siguroje te gjitha vitaminat dhe kriperiat minerale, qe jane shume te
nevojshem per organizmin. Megjithate duhen vetem sasi te vogla, ato jane
te pazavendesueshme.
Vitaminat dhe kriperat minerale veprojne se
bashku. Kriperat minerale ndikojne ne strukturat kockore, krijimin e nje
ekuilibri te sistemit ujor te organizmit, nervat dhe reagimet
muskulare. Minerale te rendesishme jane kalciumi, fosfori, magnezi,
hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K,
mund te maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marre
rregullishte. Nese frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kriperiat
minerale humbasin shume nga cilesite e tyre. Zierja me avull eshte me e
mire, sesa zierja e zakonshme. Mjafte vitamina
Te dishe te hash...

Ka disa lloj ushqimesh qe duhet te hahen te shoqeruara me te tjera, sepse keshtu behen me te dobishme per organizmin tone.
Studimet
e bera, kane treguar se nese i ha karrotat e grira ne forme sallate, pa
i hedhur vaj ulliri, mund te pakesosh sasine e kalorive qe merr, por
humb marrjen e betakarotines qe eshte mjafte e vlefshme per trupin.

Vitamina
A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetem
ne prani te yndurnave. Me perpara, konsiderohej e papershtatshme te
bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t`i shtosh
llojeve te ndryshme te pastave (brumerave), pak fasule, bizele, apo
thjerreza, plotesohen me mire nevojat proteinike te trupit. Por ka edhe
ushqime, qe keshillohet te mos bashkohen gjate ngrenies. Keshtu psh.
djathi, qe eshte i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin,
pengon absorbimin e hekurit nga zorret.

Lakra e bardhe kur hahet
me peshk, pengon absorbimin e jodit, qe permban peshku. Po ashtu, tanina
qe permban caji, pengon absorbimin e kalciumit qe ndodhet ne djathe,
etj

Ikubinfo
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dietat, Receta & Këshilla - Faqe 2 Empty Re: Dietat, Receta & Këshilla

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi