Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe

2 posters

Shko poshtë

Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe Empty Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe

Mesazh nga Alberti Fri 26 Apr 2013 - 9:42

Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe

Bebet janë të afta të mendojnë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të ruajnë kujtimet duke nisur që nga mosha pesëmuajshe.
Sipas një studimi të ri, shkencëtarët në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore në Paris zbuluan se foshnja mund të ruajë shkurtimisht imazhet në ‘kujtimet e punës’ së tyre në kohën që ata kanë arritur pesë muaj nga ardhja në jetë.
Kur truri i një të rrituri zbulon diçka, të ngjashëm me një objekt në lëvizje, një sinjal udhëton nëpër tru duke lejuar atë që shkurtimisht të ruajë imazhin.
Sipas shkencëtarëve, një gozhdë në aktivitetin e trurit është e dukshme kur kjo ndodh dhe edhe kur lëvorja paraballore e trurit merr mesazhin, kjo në aktivitetin e trurit është e njohur si një ‘valë e fundit e ngadalshme’.
Kërkuesit studiuan aktivitetin e trurit të më shumë se 240 bebeve. Çdo fëmije i është treguar një foto të një fytyre për më pak kohë se një figurë të dytë.
Ata që ishin të paktën njëvjeçar shfaqnin reagim të njëjtë të trurit, siç shihet tek një i rritur, por edhe foshnjat pesë-muajsh treguan shenja të një ‘vale të fundit të ngadalshme’.
Hulumtuesit besojnë se kjo “valë e fundit e ngadalshme ‘mund të sugjerojë mendim të vetëdijshëm për foshnjat e vogla.
Plani i tyre i ardhshëm është për të studiuar se si këto shenja të mendimit të ndërgjegjshëm janë të lidhura me të mësuarit, veçanërisht në zhvillimin e gjuhës.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe Empty Re: Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe

Mesazh nga Anakonda Sat 13 Jul 2013 - 19:23

Foshnjat bëhen me të vërtetë të vetëdijshme, kur janë pesëmuajshe Bebe-duke-fjeturDihet që dilema e çdo prindi të ri është kjo: ta lërë beben të qajë në shtrat, kur zgjohet në mes të natës, apo ta marrë në krah ta përkundë e ta vërë në gjumë? Për psikologët, duhen lënë t’i zërë gjumi vetë.
Kur në familje sapo ka ardhur një pjesëtar i ri, prindërit ankohen gjithmonë se një nga problemet e tyre kryesore janë orët e pakta të gjumit. Kjo i bën të ndihen të lodhur, të stresuar, të depresionuar. Zgjohen katër pesë herë natën dhe e bëjnë me turne për gjumin.


Studimi
Ekspertët kanë analizuar modelet e zgjimit gjatë natës në një grup prej 1200 të vegjlish me moshë nga 6 deri në 36 muajsh. “Nëse i studion gjatë kohës kur flenë, vihet re se të gjithë fëmijët, ashtu si gjithë të rriturit, kalojnë përmes cikleve të ndryshme të gjumit çdo 2 orë, gjatë të cilës zgjohen për të fjetur sërish më pas. Vetëm disa prej tyre qajnë në këtë moment kalimi”, tregojnë pediatrit dhe psikologët që merren me problemet e të vegjëlve.
Studiuesit u kanë kërkuar prindërve të japin detaje për rizgjimin e fëmijëve të tyre me moshë 6, 15, 24 dhe 36 muajsh. Nga studimi i hollësishëm u zbulua se pasi kalojnë 6 muajt e parë të jetës, 66 për qind e të vegjëlve nuk zgjohen natën ose e bëjnë këtë vetëm një herë në javë. Ndërsa 33 për qind zgjoheshin pothuajse çdo natë deri në moshën 6 muajsh. Kjo shifër zbret në 2 herë në moshën 15 muajsh dhe 1 herë në javë në moshën 24 muajsh. Mes fëmijëve që flenë me pjesë, pjesa më e madhe janë meshkuj. Këta janë fëmijë që zakonisht ushqehen nga nënat me qumësht gjiri, ndërsa nënat që zakonisht nuk bëjnë gjumë të qetë për një kohë kaq të gjatë janë më të prirura për të vuajtur nga depresioni.


T’i lësh të vetëm
Rezultatet sugjerojnë disa elemente të rëndësishme, thotë Weinraub. I pari është se faktorët gjenetikë, si ata që mund të influencojnë te temperamenti, duken të implikuar edhe në problemet e gjumit. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është që fëmijët të mësohen t’i zërë gjumi vetë. “Kur nënat hyjnë në ‘marrëdhënie me këto zgjime gjatë natës, dhe kur fëmija ka zakonin që ta zërë gjumi gjatë ushqyerjes me gji, atëherë bebja nuk do të jetë në gjendje të vetëqetësohet në mënyrë autonome”, shpjegojnë studiuesit. Këshilla më e mirë, thonë ata, është t’i vësh fëmijët në gjumë gjithmonë në të njëjtën orë, çdo natë, duke i lejuar t’i zërë gjumi vetë dhe duke i rezistuar tentativës për t’i marrë menjëherë në krah sapo ndihet që janë zgjuar.
Rritja
Pas lindjes, foshnjat fillojnë të komunikojnë dhe të dërgojnë sinjale, sipas të cilave të rriturit duhet të kuptojnë se ata janë të lodhur ose të uritur, apo e kundërta dëshirojnë të luajnë. Ata mësojnë dhe zhvillohen çdo ditë, ndërkohë që detyra e prindërve është të ndihmojnë në zhvillimin e këtyre proceseve pa kushte. Duke u kujdesur për beben, prindërit kuptojnë shenjat e tij (“gjuhën e bebeve”). Nëse ata nuk i njohin dhe nuk u përgjigjen këtyre sinjaleve, foshnja reagon me të qarë. Të porsalindurit nuk e kuptojnë që janë persona të veçantë. Nuk e dinë se kush i ushqen dhe kush i ndihmon kur qajnë. Qeshin që në javën e pestë ose të shtatë, ndërkohë që qeshin me zë kur mbushin tre muaj. Pjesa më e madhe e bebeve para se të mbushin tre muaj qajnë shumë, sidomos pasdite dhe në mbrëmje.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi