Trup ngjyre cokollate, pa menduar pasojat
2 posters
Faqja 1 e 1
Trup ngjyre cokollate, pa menduar pasojat
Të marrësh ngjyrë kushton. Përveç pagesave, që për hir të së vërtetës janë goxha të kripura, pacientët që iu nënshtrohen rrezeve të solarit marrin me vete edhe sëmundjen e shekullit, kancerin. Madje, ka nga ata që, edhe pse e dinë këtë fakt, të etur për një ngjyrë të bronztë, përpara se të shkojnë në plazh, pranojnë të marrin përsipër riskun e plakjes së shpejtë të lëkurës, apo në rastin më të keq, të shfaqjes së kancerit. Këtë e pohon mjekja dermatologe Monika Fida. Sipas saj, ky rrezik ekziston që në seancën e parë të solareve, apo të atyre që në botë quhen “makineritë e kancerit”. Kjo tendencë, e aplikuar së shumti kohët e fundit është kompleks i një pjese që nuk pranojnë t’iu nënshtro- hen rrezeve të diellit me lëkurë të bardhë, të sapo zhveshur nga rrobat e rënda të dimrit. Përpos kësaj, ka persona që edhe pse janë të informuar për rrezikun që mbart marrja e këtyre rrezeve artificiale, sërish iu nënshtrohen disa seancave të tëra me solar. Një bisedë me dermatologen Fida do të na informojë më tepër mbi efektet e menjëhershme apo ato të mëvonshme të përdorimit të këtyre rrezeve. Veç këtyre, Fida jep dhe këshilla se si të kalojmë një verë sa më të sigurt dhe të shëndetshme. Por, vlen të theksohet se dhe pse meshkujt nuk mbeten prapa, ky fiksim prek më tepër seksin femër. Ka femra që pranojnë të bombardohen me rreze përpara se t’u ekspozohen rrezeve të diellit, vetëm për të pasur ngjyrë çokollate, aq shumë të dëshiruar nga të gjithë./shqiperia.com
An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Trup ngjyre cokollate, pa menduar pasojat
Dëshirojnë lëkurë ngjyrë çokollate, bombardohen me rreze
Emanuela Sako
Një lëkurë e nxirë në ngjyrë çokollate është gjithmonë më tërheqëse se sa një lëkurë e bardhë, e sapo dalë nga rrobat e rënda të dimrit. Kjo është një preferencë që gjendet tek shumica e të rinjve, apo tek të gjithë të apasionuarit ndaj tendencave të fundit të modës. Për këtë arsye një pjesë e madhe e të rinjve, apo mosha e mesme, kanë zgjedhur qendrat estetike për kryerjen e solarit për të marrë ngjyrë çokollatë, madje shpesh e duan kwtw nxirje të lëkurës me çdo kusht. “Prej 6 vitesh, frekuentoj sallën e madhe të kryerjes së solarit për nxirjen e lëkurës. Më pëlqen të kem lëkurë ngjyrë çokollate dhe nuk mendoj gjatë për pasojat”, pohon 30 vjeçarja, Anila Domi.
Andi Cana, instruktor i kryerjes së solarit në Qendrën Estetike Tuttestetica, shprehet se frekuentuesit e kësaj qendre për kryerjen e solarit janë të shumtë. Klientët janë të prirur për të pasur një lëkurë sa më të bukur dhe me një ngjyrë tërheqëse, prandaj ata preferojnë që me heqjen e rrobave të rënda, pranvera t’i gjejë të veshur me trendet e kohës dhe me shfaqjen e një lëkure tërheqëse. “Me ardhjen e pranverës solari zë një vend të rëndësishëm në marrjen e ngjyrës para sezonit të plazhit. Në këtë periudhë ka një rritje të kërkesës, për arsye se dëshira për të pasur një tonalitet të trupit, për të pasur një lëkurë sa më të bukur dhe për t’u dukur sa më tërheqës është tepër e madhe. Klientët mund të ndahen në disa kategori.
Ka disa kategori klientësh të cilët duan të ruajnë të njëjtin tonalitet gjatë gjithë vitit, ka nga ata që mund të marrin ngjyrë vetëm për një rast të veçantë (dasma, mbrëmje etj) gjatë dimrit, si dhe ka nga ata klientë që vijnë vetëm në kohën e pranverës për të marrë një ngjyrë të njëtrajtshme para sezonit të plazhit”, – shprehet Andi Canaj. Ai bën të ditur se dëshira për të pasur një trup të bukur dhe një lëkurë sa më tërheqëse nuk njeh moshë. Klientët që u drejtohen kabinave të solarit janë të gjitha moshave dhe u përkasin atyre personave që kanë vlerësim për veten dhe tendencave të fundit të modës. Por klientët më të shpeshtë janë mosha e mesme dhe moshat mbi 18 vjeç. Të gjithë e dinë që këto mosha janë më aktive, si në punë, në modë dhe në eksperimentimin e tendencave më të fundit. Ai shpjegon se me gjithë dëshirën e madhe për të pasur një pamje të këndshme, kryerja e solarit ka edhe efekte negative.
Prandaj si instruktor, ai shpjegon se u jep këshilla klientëve për numrin e seancave, për marrjen e rrezeve në mënyrë që ata të mos kenë pasoja të dëmshme shëndetësore. “Çdo ekspozim i pakontrolluar si ndaj rrezeve të diellit apo solarit, shkakton probleme shëndetësore në lëkurë. Prandaj, nxirja nëpërmjet solarit nuk rekomandohet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit, të diellit apo solarit, do të shkaktonte pasoja të rënda në lëkurë. Prandaj klientëve u rekomandohet kryerja e seancave në mënyrë të kontrolluar dhe në një kohë të shkurtër. Mjaft e rëndësishme është që të përdoren edhe kremrat mbrojtës të lëkurës. Klientët duhet të përdorin kremra mbrojtës para futjes në seancën e solarit dhe kremra hidratues për rigjenerimin e lëkurës pas seancës së solarit”,- shprehet Andi Canaj.
Rrezatimi nga solari, shkak për kancerin e lëkurës
Kryerja e solareve në qendrat estetike dhe pa rekomandimin e mjekut mund të bëhet shkak për formimin e kancerit të lëkurës. Mjekja dermatologe, Entela Shkodrani, pranë Pavijonit të Dermatologjisë në QSUT, bën të ditur se bërja e solarit pa rekomandimin e mjekëve dermatologë mund të shkaktonte probleme shëndetësore të mëdha. Ajo është që shfaqet më problematike është se rrezatimi i fortë që vjen nga kabinat e solarit mund të dëmtojë melanomën e lëkurës dhe mund të bëhet shkak për shfaqjen e kancerit. Një problem tjetër janë edhe nishanet, të cilët mund të kenë prirje të shfaqjes së kancerit dhe në momentin që ka kontakt me rrezatimin, atëherë rrezikshmëria bëhet më e lartë. Entela Shkodrani shprehet se u rekomandon pacientëve që të kryejnë njëherë vizitat mjekësore për ekzaminimin e lëkurës dhe nishaneve, dhe më pas të kryejnë me karar seancat e solarit.
Gjithashtu, ajo u rekomandon klientëve të qendrave estetike që kryejnë solar, që të tregohen të kujdesshëm në mbrojtjen e nishaneve. Ata duhet t’i mbulojnë nishanet me ankeplast në mënyrë që rrezatimi të mos depërtojë. Sipas saj, ata duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos abuzojnë me kryerjen e vazhdueshme të seancave. Dihet që një pjesë e klientëve kërkojnë që të ruajnë një ngjyrë të bukur trupore nëpërmjet nxirjes, duke mos marrë parasysh rreziqet që shkaktohen.
“Klientët duhet të jenë tepër të kujdesshëm me marrjen e rrezatimit. Pasi marrja e rrezatimit në mënyrë të vazhdueshme dhe me seanca të gjata do t’u rrezikonte jetën. Rrezatimet që marrin në kabinat e solarit janë tepër të forta dhe mund të shkaktojnë probleme kancerogjene në lëkurë apo nëpërmjet nishaneve. Ata duhet të drejtohen tek mjekët specialistë për të kontrolluar gjendjen e tyre. Minimumi që mund të bëjnë, duhet që të mbulojnë nishanet, të cilat kanë një rrezikshmëri më të lartë nëse ekspozohen ndaj rrezatimit. E vetmja gjë që u këshilloj, është të bëjnë vizita dhe konsulta tek mjeku për të mos vënë jetën në rrezik nga dëshira e madhe, që kanë për të pasur një lëkurë të bukur”,- shprehet Entela Shkodrani.
Ndërkohë ekspertët pohojnë se në vendet e tjera ka ligje sipas të cilave nuk lejohen nën moshën 18 vjeçarë që të bëjnë solarë ndërsa në vendin tonë nuk ekziston asnjë ligj i tillë për mbrojtjen e popullatës ndaj këtyre rrezatimeve.
Avantazhet, klientët do të kenë lëkurë tërheqëse
Sallonet e bukurisë që ofrojnë këtë shërbim theksojnë se përparësia e solarit qëndron në faktin se rrezatimi gradohet në varësi të llojit të lëkurës, duke shmangur mundësinë e djegies nga mbiekspozimi. Si avantazh përmendet dhe ndikimi në sintezën e vitaminës D, për personat që janë të privuar nga rrezatimi diellor.
Rreziku nga mbiekspozimi ndaj rrezeve
Tashmë është e njohur se mbiekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë shkakton mutacione në ADN e qelizave të lëkurës; plakjen e saj, kancer lëkure dhe deprimim të sistemit imuitar. Përdorimi i solarit e trefishon rrezikun e shfaqjes së melanomës, kanceri më i rrezikshëm i lëkurës. Personat më të rrezikuar janë fëmijët dhe adoleshentët, personat me nishane të tepërta dhe personat me probleme në lëkurë etj. Llampat e përdorura për kryerjen e rrezatimit dhe nxirjen sa më të shpejtë të lëkurës, janë zbuluar që në fillim të viteve 1900. Por futja e tyre në qendrat estetike dhe përdorimi për nxirje është shumë i mëvonshëm, pasi në atë kohë njerëzit nuk i kushtonin kaq shumë rëndësi detajeve, siç është nxirja e lëkurës. Kështu në vitet ’20 filluan të qarkullonin llampa që mund të përdoreshin për kolorimin e lëkurës. Llampat fluoreshente u përdorën në kabinat e solarit në vitet ’70. Llampat vishen së jashtmi nga një xham që filtron rrezet UV-C dhe UV-B.
Eltina Rula: “Nxirja me solar të bën më tërheqëse”
Të pasurit një lëkurë të shëndetshme dhe me një ngjyrë tepër pranverore, që nxjerr çdo veshje në dukje, është kthyer në një mani të papërballueshme. Shumica e të rinjve dhe e të reja të Tiranës e kanë të pashmangshëm tundimin nga kjo metodë e kohëve të fundit. Eltina Domi shprehet se nuk ka bërë asnjëherë solar, por këtë pranverë ka vendosur që të nxihet. Sipas saj, është diçka që të bën tepër tërheqëse dhe është një dëshirë që ajo do ta realizojë brenda këtyre ditëve. Ajo shprehet se shumica e moshatarëve të saj kanë rënë pre e tundimit nga nxirja artificiale.
Anila Domi: “Kam 6 vite që nxihem me solar”
Anila Domi është një kliente e rregullt e Qendrës Estetike Tuttestetica. Prej 6 vitesh, ajo frekuenton sallën e madhe të kryerjes së solarit për nxirjen e lëkurës. Anila mund të quhet një fanse e kësaj tendence dhe që ka 6 vite që nuk e ka braktisur dëshirën për të nxirë lëkurën në mënyrë artificiale, por që i jep një hijeshi të mrekullueshme trupit. Ajo tregon se vjen vazhdimisht në qendër për të kryer trajtim të veçantë të lëkurës. Ndërsa shprehet se nxirjen e trupit nuk e merr vetëm gjatë stinës së pranverës kur njerëzit fillojnë të heqin veshjet e rënda dhe ekspozohen me rroba sa më të lehta, por edhe gjatë dimrit. Për të, lëkura është tepër e rëndësishme tek një njeri, pasi është diçka që bie në sy e para. Prandaj, kujdesi gjatë gjithë kohës, pa sezon të përcaktuar, është tepër i domosdoshëm. “Për mua mirëmbajtja dhe trajtimi i lëkurës është tepër i rëndësishëm. Prandaj, bëj solar dhe kujdesem pothuajse në të njëjtën mënyrë për lëkurën, gjatë gjithë vitit”, – shprehet Anila Domi.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Ha çokollatë ... dhe do mbetesh i dobët
» Parku argëtues prej cokollate
» Hani çokollatë dhe humbni peshë!
» Fustani prej cokollate shkrihet në pasarelë
» Nuk kam trup të mirë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi