Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime”

Shko poshtë

Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” Empty Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime”

Mesazh nga An0nim Mon 5 Aug 2013 - 0:33

Masakra E Vlorës, I Biri I Dianës: Kur Më Dhanë Lajmin, Humba Ndjenjat
 Masakra Në Vlorë, Nipi I Diana Ademit: Djali I Tha “Mos Shko Atje Me Pushime” 713341VLORE -Akoma nuk e beson se çfarë i ka ndodhur dhe ende shpreson që e gjithë kjo të jetë një ëndërr e keqe. Rudi Kolgjini, djali i Diana Ademit, që prej ditës së mërkurë gjendet në qytetin e Vlorës ku shoqëroi nënën e tij, por jo për të shkuar për pushime, kërkesë që 53-vjeçarja ia bënte gjithmonë që të vinte në Shqipëri me të, por për në banesën e fundit. Ai preferon që lotët t’i fshehë pas syzeve të errëta, ndërsa përkrah i qëndron e dashura e tij gjermane, e cila i qëndroi pranë së bashku me motrën e saj në çdo moment. Një javë pas ngjarjes së rëndë në një nga plazhet e Vlorës, ku mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dhe nëna e tij Diana Ademi, 22-vjeçari rrëfen me një shqipe të çalë për shkak të jetesës në Gjermani, se kur mësoi për vrasjen e nënës së tij, humbi ndjenjat. Ai i bën apel autorit që të dorëzohet, pasi vetëm kështu shpirti i nënës së tij dhe dy viktimave të tjera do të pushojnë në paqe.

Rudi, si e mësove lajmin e rëndë se mamaja jote kishte humbur jetën?
Kam qenë në Tokio në hotel; kur hapa adresën e “Facebook”-ut, pashë se një shoqja e mamit e kontaktuar nga Oliveri (nipi i Dianës), më kishte shkruajtur se mami ishte vrarë gjatë kohës që ishte në plazh. Menjëherë kam kontaktuar me familjen e gjyshes dhe më treguan gjithçka. Nuk arrija ta besoja. Dola jashtë hotelit dhe aty humba ndjenjat. Më shoqëruan për në spital miqtë e mi. Më pas u riktheva në hotel dhe lexova çfarë kishte ndodhur. Isha komplet i pavetëdijshëm e më dukej çdo gjë ëndërr. Shoqëria ime organizoi gjithçka për kthimin tim të nesërmen për në Gjermani. Aty na pritën një grup shokësh, dhe bashkë me të dashurën time dhe me motrën e saj u nisëm në drejtim të Italisë, ku morëm tragetin për të ardhur në Shqipëri.


Cilat ishin fjalët e fundit që të ka thënë nëna jote Diana?
Më merrte gjithmonë në telefon për të më pyetur si isha, çfarë po bëja. Kishte merak dhe donte të informohej për çdo gjë. Edhe atë ditë bëri të njëjtën gjë; më pyeti nëse isha mirë dhe unë i thashë që po kaloja shumë mirë. Nuk e imagjinoja kurrë çfarë mund të ndodhte, sepse mamaja ime ishte një njeri që nuk i bënte keq askujt, dinte të bënte vetëm të mira. Dhe, kur e mora vesh për ngjarjen, për asnjë moment nuk mendova se vrasësi kishte dashur të qëllonte atë.

Sa i lidhur ke qenë me Dianën?
Nuk di si ta përshkruaj. Ajo për mua ishte çdo gjë, nënë, baba, motër, vëlla. Atë e kisha gjithçka. Flisja me të si një shok dhe jo si nënë. Kishte merak në çdo moment dhe më qëndronte afër sa herë që unë isha i mërzitur. Duhej ta kisha shoqëruar për në Shqipëri, ndoshta nuk do ishte në atë vend atë ditë.

Sa e lidhur ka qenë ajo me Vlorën?
Ka qenë shumë e lidhur, shumë. Çdo gjë në jetën e saj lidhej me Vlorën, madje siç e keni parë, edhe targat e makinës i kishte gjetur me simbolikën e Vlorës. Tani jam unë që jam i lidhur me Vlorën, pasi ajo tashmë është këtu nën dhé. Do të vij shumë shpesh që ta vizitoj nënën time të dashur. (përlotet)

Ishte vendimi yt që trupi i saj të qëndronte në Vlorë?
E vendosëm që të gjithë si familje. Ajo e dashuronte Vlorën. Këtu ka familjen, njerëzit e saj, por mbi të gjitha, pranë ka babanë e saj, pasi varri pranë është i gjyshit tim.

Ç’do të bësh tani?
Do të kthehem në Gjermani, por nuk e di çfarë të bëj. Të gjitha planet e mia u shuan bashkë me të. Do shkoj, do shikoj gjërat e saj, biznesin e saj, i cili kohët e fundit ishte shumë i suksesshëm. Nuk arrij ta besoj dot që ajo nuk është më.



Nëse autori i vrasjes lexon këtë intervistë, çfarë do të doje t’i thoshe?
Dua t’i them vetëm që të bëhet burrë dhe të dorëzohet, që dhe shpirti i nënës sime dhe dy viktimave të tjera të prehet në paqe.http://bota-shqip.net/
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi