Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË

Shko poshtë

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË

Mesazh nga Vizitor Thu 12 Mar 2009 - 9:24

Sipas zhvillimit edhe Muza - muza e gojtarisë, e të folurit bukur, elokuenca, jo vetëm në jetën e përditëshme, në institucione, në komunikim, e aq ma tepër në forume, nuk është ajo që ka qenë dikur !
Pavarësisht prej kushteve, prej botëkuptimit ajo të shpeshtën ose është nëpërkëmbur, dmth. është injoruar, e të shpeshtën është shtypur! Për këtë arsye do të përpiqem të sjell prirjet që sipas gjasave muza e gojtarisë sa dhe si është kultivuar në mjedisin tonë !
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË

Mesazh nga Vizitor Thu 12 Mar 2009 - 9:26

Të gjithëve u ka rënë të dëgjojnë diskutime : politike, juridike, sociologjike... nëpër sesione, simpoziume shkencore !

Përqëndroni vëmendjen të zbërtheni esencën e diskutimeve që brëndapërbrenda përmbajnë polemika!
Edhe tek shkrimtarët, edhe tek artistët, edhe të gjitha shtresat e shoqërisë diskutimet kanë një qëllim, një mision ! Por janë të arsyeshme atëherë kur janë të kuptueshme !

Parashtroj dilemën : Cilin nivel të komunikimit përdorin sot radiot, televizionet, gazetat, por, edhe forumet ku ne përpiqemi të sjellim ide me kënvështrime meditimesh! Çka u mundon? Ç'ka kanë të re ? ...
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË

Mesazh nga Vizitor Thu 12 Mar 2009 - 9:27

Nuk është i vogël numri i njerëzve të jetës sonë krijuese ! Edhe në shkencë, edhe në kulturë edhe në informim ! Në përgjithësi, në jetën shoqërore politike ky numër është i madh ! Ndërsa interesimi është jo i pëlqyer me atë që ne arrijmë të konstatojmë !
Në krahasim me numrin e madh të shqiptarëve, dhe me numrin e madh të njerëzve krijues, sa është numri i atyre që e flasin dmth. sa është numri i njerëzve që kanë muzë të bukur ! Si flasin elita politike, parlamentarët, ministrat, drejtorët, ...

Përse kemi mungesë të cilësisë së lartë të gojtarisë së kultivuar ? Si ta kultivojmë atë ?
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË

Mesazh nga Vizitor Thu 12 Mar 2009 - 9:27

Bie fjala, është kjo një e keqe e madhe e mesit tonë që kultivon thënie të pakapshme, që shqipton mendime pa strukturë logjike, që përjashton mundësinë e kultivimit modern të gramatikës dhe stilistikës gjuhësore.

Pra nëse fjalës oratori shqip i thonë gojtari, këtu kuptojmë prirjen e të folurit të gjatë, të bukur dhe elokuent, por edhe të folurin e logjkëshëm dhe të kuptueshëm me gojë.

Njeriu është krijesa që ndryshon për nga dhurata që iu dha të flasë! Por, të flasë logjikshëm, të dijë vetë çka thotë, dhe atë që e thotë të pajtohen dhe ta kuptojnë të tjerit ! Bile, t'i detyrojë t'i thonë siç i tha Luigji XV , Kardinal Masionit se :

''Sa herë ju dëgjoj Ju, jam i pakënaqur me veten"
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË

Mesazh nga Vizitor Thu 12 Mar 2009 - 9:28

Nëse prirja e gojtarisë është shprehje e elokuencës, aftësisë së vrojtimit dhe kulturës gjuhësore është e kuptueshme pse krijuesit, sidomos shkrimtarët mund të jenë gojtarë të mirë.

Egziston Nnjë bindje naive se krijuesit nuk janë gojtarë të mirë dhe se prirja e gojtarisë i stolis më tepër njerëzit e tribunave se sa njerëzit e kabineteve !

Është trillim ia tyre që as me gojë e as me shkrim mund të shprehen bukur!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË

Mesazh nga Vizitor Thu 12 Mar 2009 - 9:28

Bie fjala, Fan Noli, mund të radhitet në çdo antologji të gojtarisë dhe të qëndrojë përballë gojëtarëve të mëdhenj!

Gojtaria është një prirje që dikush ma pak e dikush ma shumë e ka të zhvilluar, por më në fund si edhe çdo virtyt tjetër, prapë ajo është një prej aftësisve të rralla, që me punë, me kujdes, mund të mësohet dhe të përvetësohet.

Njeriu që flet me kujdes, që flet rrjedhshëm, që e ka mendimin e logjikshëm, që zgjedh fjalën më të qëlluar për ta shprehur idenë e tij, me një fjalë njeriu që flet bukur në vendet publike sikundër janë tubimet, konferencat, sesionet, simpoziumet, ... dhe mediumet , radioja dhe televizioni, në të cilat ma tepër se me shkrim, flitet me gojë, ai njeri i dëshmon këto veti themelore : kulturën, qëndrimin dhe respektin ndaj auditorit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË

Mesazh nga rifati Thu 12 Mar 2009 - 10:28

po po me habit ku shkenctar qe i trego e ka guxim me fole per rilindasit shqipetar
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË Empty Re: MUZA KRIJUESE DHE LIRIA E KRIJIMTARISË

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi