Punëtorët e Distribucionit kërcënojnë me padëgjueshmëri
Faqja 1 e 1
Punëtorët e Distribucionit kërcënojnë me padëgjueshmëri
Prishtinë, 27 shkurt – Menaxhmenti i KEK-ut ka afat 5 ditë që t’i plotësojë kërkesat e Sindikatës së Pavarur të “Elektrokosovës” (SPE), në të kundërtën do të përballen me “padëgjueshmëri në zbatimin e detyrave” nga 1 750 punëtorët e kësaj korporate.
Kjo sindikatë të premten, në një konferencë për media në Prishtinë, ka parashtruar një listë të gjatë të kërkesave për menaxhmentin e KEK-ut, e të cilat duhet të përmbushën përmes një dialogu deri më 3 mars. “Nëse ky dialog nuk ndodh, atëherë për lëvizje të mëtutjeshme sindikale përgjegjësinë do ta marrë menaxhmenti i KEK-ut”, ka thënë Naser Gashi, sekretar i Sindikatës së Pavarur të “Elektrokosovës”.
Ai ka thënë se niveli i humbjeve të energjisë, që është mbi 50 për qind, niveli i lartë i borxheve, që kalon shumën prej 350 milionë eurove, familjarizimi i përditshëm i KEK-ut, janë të papranueshme për këtë sindikatë. SPE-ja gjithashtu ka kundërshtuar politikën e KEK-ut për shkyçje kolektive. Ata kanë thënë se konsumatorët, të cilët nuk e paguajnë energjinë elektrike, duhet të përballën me drejtësinë, por kurrsesi të dëmtohen konsumatorët e rregullt në pagesën e faturave.
Kjo sindikatë ka kundërshtuar edhe privatizimin e KEK-ut. Sherif Fejzullahu, anëtar i kryesisë së Sindikatës së Pavarur të “Elektrokosovës”, ka kërkuar nga Qeveria dhe Parlamenti të aprovojnë Ligjin për privatizimin e ndërmarrjeve publike dhe Ligjin e punës, si parakusht për të filluar privatizimi. Nëse këto ligje nuk aprovohen, atëherë sindikatat do të detyrohen të marrin rezistencën e grevave dhe të protestave për të mbrojtur pozicionet e tyre”, ka thënë Fejzullahu. SPE-ja ka kërkuar nga KEK-u që të vazhdohen bisedat me menaxhmentin rreth plotësimit të pikave të arritura në fillim të muajit janar. Ata gjithashtu kanë kërkuar korrigjimin e rregullores për distriktet, si dhe ngritjen e shujtës për punëtorë, nga 1 euro në 1 euro e 80 centë.
“Kërkojmë që të ndryshohet orari i punës nga ora 8 deri në 16 : 30. Kërkojmë pagesën e kohës së mëngjesit për punëtorët e Operimit, formimi i komisionit të përbashkët profesional për korrigjim të pagave aty ku janë bërë shkelje të mëhershme”, ka thënë Gashi, dhe ka shtuar se më 3 mars, ditën e mërkurë, do të jetë dita e fundit për plotësimin e kërkesave të tyre. SPE-ja ka gjithsejtë 1 750 anëtarë, kryesisht të distriktit të distribucionit dhe shpërndarjes. Në fillim të vitit kjo sindikatë pati mbajtur disa protesta për plotësimin e kërkesave të njëjta.
Në fillim të javës punëtorët e KEK-ut, për tri ditë rresht, kanë mbajtur një grevë që ka zgjatur vetëm nga dy orë, e cila ishte organizuar nga sindikata tjetër e punëtorëve të KEK-ut - Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës. Ata kanë bërë një marrëveshje për ndërprerjen e grevës, pasi përfituan një shtesë prej 25 eurove në emër të kushteve të vështira të punës.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» AAK: Cilësi për qytetarët dhe dinjitet për punëtorët shëndetësorë
» Punetoret hedhin posht shtepine e gabuar
» Vlorë, rrugët kërcënojnë turizmin
» Konflikti për pronën, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati
» Termetet kercenojne bregdetin e Adriatikut dhe Kosoven
» Punetoret hedhin posht shtepine e gabuar
» Vlorë, rrugët kërcënojnë turizmin
» Konflikti për pronën, 7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati
» Termetet kercenojne bregdetin e Adriatikut dhe Kosoven
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi