Tre rruget e mia
2 posters
Faqja 1 e 1
Tre rruget e mia
Janë tri gjëra me të cilat jam e lidhur shpirtërisht. Janë tri rrugë ku unë hedhë hapat. Janë tri dyer ku unë kam trokitur dhe që të trija më janë hapur. Nuk është hera e parë që unë jam kështu si jam tash në këto momente. Janë këto tri dashuritë e mia, tri rrugët e mia, tri “stacionet” e mia, tri frymëzimet e mia... por, edhe tri “dhimbjet” e mia. Nuk ndjehem e përmbushur nëse njërën nga ato nuk e kam afër. Ndjejë se më mungon një pjesë e imja.
Ditë pranvere, por, shiu që bie të bën të harrosh se je në këtë stinë. Dhe bashkë me atë shi, seç m’u dukë se ra edhe një pikë lot! E mora atë ndjesi duke e shikuar atë portret vajze me lot në sy. E ndjeva se ai u bashkua me gjithë ato pika shiu, dhe disi shpejtonte të arrinte në rrugën... e për të rrëshqitur nëpër faqet e trëndafilave...
E ndjeva edhe aromën e luleve pas shiut.... apo lulet afër saj ishin aty për t’ia shtuar edhe më shumë delikatesën! Sa pyetjet i kam marrë pikërisht për atë lot të saj! Po pse ky lot?! Ka nostalgji, ndjen dhembje, apo është e rrëmbyer nga ndonjë çast lumturie??? E përgjigja ime është: Loti flet shumë!...
E prapë kthehem tek ai portret. E shohë se ajo vajzë është diku në një hapësirë, apo mos ndoshta ka kaluar në atë “botë” ku nuk ndjehet hapësira e as koha?! Lum si ajo! - them për një moment, duke e soditur, këtë portret vajze. Do të dëshiroja edhe unë ta kaloja këtë botë fizike e ta kuptoja, përjetoja vërtetë atë botë ku nuk ndjehet hapësira e as koha. Ku të tjerët nuk arrijnë ta kapin, kuptojnë, mendojnë, besojnë se kjo botë vërtetë kështu funksionon...dhe nga paaftësia dhe kufizimi i koncepteve vetëm e “vrasin” kohën duke u marrë me supozime e gjykime të parakohshme e të gabuara... e kështu dalin në sipërfaqe si “viktima” të cektësisë së mendjes.
E unë ashtu vazhdoj të rri, e heshtur, por jo e vetmuar! Këtu ka shumë qetësi, por nuk ka zbrazëti. Këtu ka shumë paqe. S’ka zhurmë! Këtu dëgjohet një dialog. Dialog i interpretuar sipas një “skenari” të shkruar me fjalë të padëgjuara deri me tani nga askush.
Duke e soditur atë portret, mundohem ta kapë se në cilën nivel të ekzistencës ajo ka shkuar?! Për një çast më duket se e vërej edhe një rrezatim përreth saj!!! E tërë figura e saj më duket e ndriçuar! Ah, jo! Po si ka mundësi që unë me këto shqisa ta kapë atë shkëlqim.?! Ah, është mendja! Janë mendimet! Është dëshira ime, ta kapja edhe atë magji... por, ky është arti, të lejon të kapërcesh edhe përtej reales. E kështu duke e marrë nektarin e imagjinatës, me të, hedhë vija në letër, thur mendime, dhe thjesht, realitetit i jep një petk tjetër, gjithsesi me shkëlqyes.
Shikimi im lëviz nga njëri kënd në tjetrin, apo më saktësisht lëviz në një trekëndësh - në trekëndëshin tim jetësor, ashtu siç edhe unë funksionoj, ashtu siç edhe unë i perceptoj sendet, gjërat në jetë. Çfarë koincidence numri 3!!! E kam simbol! Dhe duke e larguar atë shikim, pak më tutje e shohë një ilustrim, aty e lexoj një titull, e di përmbajtjen, e kam lexuar disa herë. Aty hy në procesin nëpër të cilën kalon ajo ndjesi, si derdhet, si pranohet, e deri tek artikulimi i saj në formë të një artikulli.
Prapë, edhe këtu është një botë tjetër! Në këtë botë ka qarkullim të ideve, mendimeve, emocioneve. Edhe këtu ka lot, lule, shi, pranverë-vjeshtë! Edhe në këtë botë shpesh i tejkaloj kufijtë e reales që ne e perceptojmë. Kaloj në botën ku gjërat janë të ndërtuara pak më ndryshe prej asaj që ne arrijmë t’i shohim, perceptojmë. Shpesh e harkoj sipas dëshirës, shpresës, pamjes sime vizuale që përsëritet në mendje time duke i sfiduar ditës-natës dhe vazhdimisht duke më ngacmuar derisa sa ta qes në dritë... Dhe sa herë që e lexoj, e gjejë një xixë tjetër për t’ia hapur rrugën një fjalie tjetër, dhe kështu rreshtohet fjalë pas fjale, fjali pas fjalie, mendim pas mendimi, për të dhuruar porosi tek ata që arrijnë ta kapin dhe që duan ta kapin.
Shëtitja ime nëpër trekëndëshin tim jetësor nuk ndalon. Dhe e shohë se në dorë e kam një libër goxha voluminoz. Që në faqe të parë figuron një peshore. E pak më poshtë shkruan: “Të jetosh me nderë, të mos i bësh dëm askujt dhe secili të marr atë që i takon”. Janë këto tri urdhra të drejtësisë. Është kjo peshore me të cilën kam nisë të rrugëtoj para shumë vitesh...
Për një moment më vije një ide tjetër. Ta marrë këtë peshore, e ta vë në peshojë se cila nga këto të trija peshon më shumë tek unë: Portreti i asaj vajze të përlotur, ajo letër që në brendi mbante shumë emocion apo ky libër kaq voluminoz??? E si ta bëjë matjen tani më? T’i qes ato dy të parat në njërën anë, e në anën tjetër këtë librin! - a thua do të peshojnë njëjtë, apo do të barazohen?! Jam pak në dyshim! Janë tri gjëra me të cilat jam e lidhur shpirtërisht. Janë tri rrugë ku unë hedhë hapat. Janë tri dyer ku unë kam trokitur dhe që të trija më janë hapur. Nuk është hera e parë që unë jam kështu si jam tash në këto momente. Janë këto tri dashuritë e mia, tri rrugët e mia, tri “stacionet” e mia, tri frymëzimet e mia... por, edhe tri “dhimbjet” e mia. Nuk ndjehem e përmbushur nëse njërën nga ato nuk e kam afër. Ndjejë se më mungon një pjesë e imja. Unë kam nevojë të lëviz! Ndjejë se duhet të lëviz! Por, krejt në fund më duhet ta pranojë se shpirti im ndalet të pushojë diku pak më shumë, pra, në njërën nga këto tre rrugë të mia! Sa herë që ndalem aty të pushoj, e ndjejë se më shpejtohet edhe të rrahurit e zemrës dhe nga kjo gjuhë e zemrës e kuptoj edhe pulsimin e jetës më shumë, më thellë dhe në një formë pak më ndryshe. Jam mësuar t’i kem afër që të tria. Jam mësuar që të bashkëjetojmë. Pra, unë, fjala e shkruar, brusha dhe peshorja! E ne të katërtat i kemi miqtë tonë, miqtë e fjalës së shkruar, miqtë e mi të së bukurës, miqtë e mi të misionit që bartë peshorja.
Secila nga këto reflekton mesazhe tejet njerëzore, dy të parat sjellin shumë dashuri, butësi, solidarizim me gjendjet shpirtërore të njerëzve... sjellin shumë buzëqeshje. Por, edhe kjo tjetra sjellë, forcon ndjenjën dhe shpresën për sa më shumë drejtësi, barazi, besim, respekt! E sjellë atë ndjenjën se të gjithë e kemi të drejtën të jetojmë jetën tonë ashtu siç ne duam. Të gjithë kemi të drejtë ta zgjedhim rrugën në të cilin do të hedhim hapat tonë...
Shkruan: Vlora BANUSHAJ

Re: Tre rruget e mia
Nje melodi kitare
E lehte plot trishtim
Me vodhi qetesine
Turbulloi shpirtin tim.
Ne dritare e heshtur
Syte e tu kujtoj,
Mes reve te largeta
Per ty meditoj..
Sa kohe u be pa te pare
Sa enderra u thyen cope-cope
Ti ike ..ti vetem me le
Si kujtim me le veç lote..
Une e vetmuar mbeta
Mes enderrash ,deshperimesh
Dashurine e humbaJetoj mes kujtimesh.
E lehte plot trishtim
Me vodhi qetesine
Turbulloi shpirtin tim.
Ne dritare e heshtur
Syte e tu kujtoj,
Mes reve te largeta
Per ty meditoj..
Sa kohe u be pa te pare
Sa enderra u thyen cope-cope
Ti ike ..ti vetem me le
Si kujtim me le veç lote..
Une e vetmuar mbeta
Mes enderrash ,deshperimesh
Dashurine e humbaJetoj mes kujtimesh.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Tre rruget e mia
Nje flete e bardhe,
me tej nje heshtje,
mbyllin rrethin virtuoz,
me qender vehten.
ndergjegjia ime,
ne vetmi prangosur.
Viktime zemrash frikacake.
Kujtimesh plagosur
me tej nje heshtje,
mbyllin rrethin virtuoz,
me qender vehten.
ndergjegjia ime,
ne vetmi prangosur.
Viktime zemrash frikacake.
Kujtimesh plagosur
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Tre rruget e mia
utja ime
para se dielli te rilinde,
pertej ne horizontin e afert.
perballe shekullores skutes sime.
ta pres te paren rreze drite
mrekullueshem prej saj te lag fytyren.
te lutem Zot hija ime te perulet gjithsesi
vetem Ty
e sa zgjat dita prap te lutem,me merr
e perjetsisht afrom tek Ti.

dedikim
sekondat rrezojne shekullin e ri,
defragmentojne ikona shenjtoresh.
diku ne ag te shekulli je ti,
sakrilegj mbi altar theroresh.
fija tendos kujtimin permjegull,
e koha behet rrebesh, stuhi.
kurr ste perfund e zeza vorbull,
me mall fluturo theror je ti.
sekondat rrezojne shekullin e ri,
defragmentojne ikona shenjtoresh.
diku ne ag te shekulli je ti,
sakrilegj mbi altar theroresh.
fija tendos kujtimin permjegull,
e koha behet rrebesh, stuhi.
kurr ste perfund e zeza vorbull,
me mall fluturo theror je ti.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Tre rruget e mia
etoj me mall te pres
ne kujtime jetoj
qe mos te te harroj
shkruaj cdo nat per ty
cdo gje me kujton ty
cdo gjeje te bukur i flas per ty
as nje gje der tani
vetem kujtime
kujtoj te kaluaren me ty
kam endra plot ne zemer
por as nje der tani nuk erdhi tek mua
sme mbeti gje tjeter
pervec se kujtimi dhe mallin sma shuan.
ne kujtime jetoj
qe mos te te harroj
shkruaj cdo nat per ty
cdo gje me kujton ty
cdo gjeje te bukur i flas per ty
as nje gje der tani
vetem kujtime
kujtoj te kaluaren me ty
kam endra plot ne zemer
por as nje der tani nuk erdhi tek mua
sme mbeti gje tjeter
pervec se kujtimi dhe mallin sma shuan.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Tre rruget e mia
NATE ME SHI
Ah sonte ky shi
e shtojne lotet e mi
se ty ste kam prane
te puth,te them nje fjale
Ah sonte kto re
yjet i mbuluan
me kend te kaloj naten
apo me shiun duke vajtuar
Perse o perendi
kerko lote nga une
apo me fatin tim te hidhurti nuk ngopesh kurr
Perse o nate e erret
qiellin e mbulove
yjet mi rrembeve
zemren ma shkaterrove
Cfare te mbaj mend syt e mi
nje erresir te shkretuar
apo vetem lotin qe kullon
dhe doren duke shkruar.

Similar topics
» Tre rruget e mia.
» Rruget e Rinis..
» Rrugët, firmoset kredia
» Moti i keq, probleme me rrugët dhe me energjinë
» Vlorë, rrugët kërcënojnë turizmin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi