Topi në Shkup: Zbatoni “Ohrin”
Faqja 1 e 1
Topi në Shkup: Zbatoni “Ohrin”
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Shkup, e para e një kryetari shteti që prej disa vitesh.
Vizita është pritur me interes, sidomos nga faktori shqiptar në një shtet ku tensionet etnike shfaqen hapur shpesh here dhe ku ende nuk është arritur të zbatohet marrëveshja e Ohrit, e firmosur që në vitin 2001.
Në këtë kontekst Presidenti i Republikës ka deklaruar se i ka kërkuar presidentit Ivanov zbatimin e saj, për të përfshire si qytetarë të barabartë edhe shqiptarët ne Maqedoni.
Topi deklaroi se i ka përsëritur presidentit Ivanov vëmendjen për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, që do të ndikonte në ruajtjen e stabilitetit në Maqedoni dhe në marrëdhëniet e mira mes dy komuniteteve atje.
“Marrëveshja e Ohrit është bërë më mirëkuptimin e të gjitha forcave politike dhe me bekimin e faktorit ndërkombëtar”, kujtoi Topi.
Në një konferencë për shtyp dy presidentët i kanë vlerësuar si shume te mira marrëdhëniet mes dy vendeve tona.
Duke qëndruar sërish te Marrëveshja e Ohrit, pyetjes drejtuar Ivanovit lidhur me vështirësitë teknike për realizimin e saj, presidenti maqedonas u përgjigj në mënyrë lakonike se Pakti i Ohrit është një projekt i hapur dhe është pjesë e sistemit politik të vendit.
I pyetur se sa shqiptarë ka në kabinetin e tij, Ivanov u përgjigj se aty ndodhen vetëm tre shqiptare, por kjo nuk do të thotë se numri do të qëndrojë i tillë.
Partitë politike në vend kanë pohuar vazhdimit dhe pretendojnë se Marrëveshja e Ohrit nuk po realizohet ende.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Termet ne Kosove, ndjehet edhe ne Shkup
» Shkup, apartamenti i politikanit laborator droge
» Thirrjet raciste, protestë para ambasadës greke në Shkup
» Shkup, sulmohen fizikisht tre nxënës shqiptarë
» Shpërnguljet, Yves Leterme në Shkup më 8 mars

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi