Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rruga e Thethit “çlirohet” nga dëbora People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Rruga e Thethit “çlirohet” nga dëbora People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rruga e Thethit “çlirohet” nga dëbora

Shko poshtë

Rruga e Thethit “çlirohet” nga dëbora Empty Rruga e Thethit “çlirohet” nga dëbora

Mesazh nga Vizitor Sat 15 May 2010 - 4:48

Rruga e Thethit “çlirohet” nga dëbora Bore-verilindjeHapet pas gjashtë muajsh bllokimi nga dëbora rruga nacionale e Thethit në Shkodër. Ky segment rrugor, çdo sezon fundvjeshte nisë të bllokohet nga dëbora, që është e pranishme deri në fund të pranverës.

Për shkak të lartësisë, relievit tepër të thyer, kjo zonë e thellë turistike mbetet e izoluar nga dëbora për një periudhë të gjatë.

Por fakti që gjatë gjithë kohës së sezonit të dimrit askush nuk kujdeset për rrugën, ka bërë që dëbora të mbivendoset duke çuar deri në izolim të zonës. Situata në këtë aks rrugor ka kaluar çdo parashikim, kur trashësia e dëborës këtë dimër arriti deri në pesë metër lartësi.

Madje ky aks rrugor është ndër të vetmit në Shqipëri, ku dëbora e mban të bllokuar për 6 muaj.

Ndërkohë puna për hapjen e rrugës së Thethit ka nisur prej dy javësh nga Ndërmarrja e Rruga-Urës. Kanë pritur mesin e muajit maj që dy mjete të rënda të nisnin punën për hapjen e rrugës.

Sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrje, prezenca e dëborës së mbivendosur ka krijuar mjaft probleme serioze në punën për hapjen e rrugës. Veç kësaj, buzë rrugës është një greminë disa kilometra e thellë, që rrezikonte çdo moment punonjësit.

Bllokimi i rrugës ka ndikuar në turizmin malor që ofron zona e Thethit, pasi shumë turistë të huaj janë detyruar të kthehen mbrapsht për shkak të rrugës. Sipas statistikave, prej dy javësh çdo ditë janë kthyer të paktën 15 turistë të huaj.

Zona turistike e Thethit ndodhet në Alpet e Shqipërisë dhe frekuentohet mjaft prej turistëve të huaj. Çdo vit gjatë sezonit të pranverës dhe verës, zona e Thethit vizitohet nga mbi tre mijë turistë të huaj që udhëtojnë kryesisht nga Çekia, Polonia dhe Gjermania.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi