Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuris se Pamundur(Te dua)......

3 posters

Faqja 12 e 19 Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 15 ... 19  Next

Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Wed 31 Oct 2012 - 1:32

First topic message reminder :

Nen heshtjen e nates per ty po mendoj
jan ca fjal shpirti qe ne ket flet per ty po i shkroj
kurr ne mendje sme kishte shkuar
se me ty do te isha e dashuruar
un te dua ty..me gjith shpirt te dashuroj
te dua aq shum saqe edhe ne enderra te kerkoj
e di se nuk jam poete e as qe e hiqem si e till
por je ti arsyeja qe kto vargje per ty i shkruaj
je ti arsyeja qe i hedh fjalet ne leter pasi skam guxim te te them"Te dua edhe ne zemer te ruaj"
e di se nuk jam un vajza e enderrave te tua
e di se ti as qe don tja dish per mua
e di se jan shpresa te kota qe un per ty po i mbaj
e mbaj veten kot te fort se ne mbrembje per ty cdo nat per ty qaj
e di se ti sme do...edhe per dhimbjen e shpirtit tim ty ste ve faj
esht e kot qe per ty mbaj shpresa
e kot qe un per dashurin tende shpresoj
e kot pasi djali qe un dua ai nje dit do tme dashuroj(tpanjohurit)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:03

Dita sot hapi krahet e saj te bardhe

nje tjeter fluturim ne buzeqeshje dielli

puthme ti o re vetmitare qe smban shi

shpinen ma ke kthyer e veshtron nga qielli

Renkojne endrrat nen pertypjen e dites

Nje nate me pak eshte nje dite me shume

Nje dite me shume per te gezuar a vuajtur

Apo nje dite e fjetur pas nje nate pa gjume



Dita po merr fryme sot ne folene e saj

ushqyer gjithe ngut me zhurma e ngjyrarruget numerojne ne puthje hapat e pare

ajri shkund nga gjumi sy edhe fetyra

Fjalet perpeliten si foshnja nder biseda

Presin te uritura kafenete e heshtura

Bie nga froni neoni me ato syte e serta

Dielli gjithe inat ngul heshta ne skutat e erreta



Dita si amvise e ndezi sot zjarrin ne kuzhinediku gatuan me lot diku tjeter me dashuri

ne femijet presim me shprese ne nje tavoline

nje pjate qe te na ngop e te na shijoje lumturi...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:03

Mos me flisni per dhimbjen e trishtimin

sepse kamariere isha ne Bar-in e loteve

ne cdo porosi kam marre bakshish hidherimin

shije qe mbeti tavolinave mes shishesh e goteve

Mos me flisni per urrejtjen e inatin

sepse i ushqeja dikur keto bisha ne hekura

isha une qe mes kafazeve beja gardianen

shihja babezine e tyre qe copetonte

miresi gjysem te vdekura

Mos me flisni per genjeshtrat e mashtriminkam qene kliente ne ate bordello te ndyra

sa te verteta kam pare qe me to ne nje shtrat flinin

Produkti???Ca kelyshe hibride pa ngjyre e pa fetyre

Mos me flisni per shpresen dhe endrren

sepse ne te njejten rruge bashke kemi udhetuar

aq shume e aq gjate sa ju fala zemren

Miqte e vetem qe i shoh ne varrimin tim

me lopata ne duar!

Fajin mekatin pendesen te gjithe i kam njohur

dhe tu them te drejten per ta skam shume mall

Ne doni me flisni per dashurine nese vertete ju ka ngrohurE vetmja e panjohur qe me mbeti vec mit....Nje perralle
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:04

Copezohesh ne mijra fjale

e pastaj fjalet ne miliona germezime

kafshate pas kafshate je buka e shpirtit tim

ne sofren e heshtur ku smbeten therrime

une jam ajo qe te gatuaj cdo dite me keto duar

me miellin e deshires e me rrahjet e zemres

une jam ajo qe pas cdo vakti rri e menduar

sot hengra por a do te kete me nga gruri i shpresesAq do me mjaftonte pak buke gatuar me shpirt

do tu bindesha pa fjale ne burgun e kesaj bote

zhelosur ne pranga do shihja pertej perdes se trishte

diellin qe gostit lirine me buken e freskine e nje gote

endrrave gjithmone kacavarur mbetet nje shprese

aq sa fjalet dhe germat perseriten shume here

Vetem bukes se shpirtit e Zotit i kerkoj ndjese

nese ne sofren e jetes shpesh jam ndjere e mjereKafshate pas kafshate therrime pas therrimesh

jam ngopur duke qeshur e here duke derdhur lot

kam ngrene para gjumit kam ngrene ne zgjime

Buken e shpirtit tim nga e cila s'ndahem dot!!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:04

Mirmengjes o qiell i perflakur nga pishtari i diellit

tani sa perzura makthet e endrrave idhnake

dy grushta uje ne faqe sa te heq shenjat e helmit

nje kafe qe te me shkunde nga vdekja e nje nate

Le te fleje a te vdese cdo mendim djallezor e mekatar

sot eshte nje frymarrje e re nje rrahje zemre ndryshe

nga gjoksi im korbat iken ska me trendafil te thare

me balten e shpreses folezen po nderton nje dallendyshe

Mirmengjes ti o Bune qe me shikon me ata sy te qete

veshtrimi yt femeror flet me shpirtin e trazuarmerrma trishtimin tim dhe hidhe atje larg ne det

varrose abiseve te erreta si mallkim te paftuar

Me puthjen tende te lagesht njoma buzen e etur

se malli sot jo sduhet te kendoje kengen e merzise

perqafimi jone nuk eshte me nje pelegrin i heshtur

qe lotet e tij shkel me kembe ne rrugetimin e vetmise

Sot eshte nje dite e re nje prekje per tu shijuar

po fik nje cigare qe ne tymin e saj renkon e vdes

pas gjurmes se lotit gjithmone nje buzeqeshje vizatuar

prandaj kam te drejte ti them shpirtit sot MIRMENGJES
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:05

Une jam Une asgje me teper

nje udhetar qe ne trasten e shpirtit

mban nje

ndoshta nje fjale shkruar shtrember

ne leter

ndoshta nje puthje tekanjoze

mbi buze qe skan as emer

Nen qiellin tim yjet renkojne
e dielli nuk me

por perseri ne ate mugetire te trishte

mbetem Une

qe mbjell e korr po ne te njejten dhe

po jam ndoshta bujku me i pafat

ndoshta gaboj dhe kam ngaterruar stinet

por jam Une qe perseri guxoj dhe hedh nje hap

Ndoshta me e marra ndoshta me e nga fqinjet

Une jam ndoshta Une

sepse asgje smund ta di me siguri

ndoshta linda ketu a ndoshta me sollen perdhun

por perseri mbetem Une dhe asnjehere Ti

Une ndoshta jam Une dhe asgje me teper

hiri i nje zjarri te ethshem qe digjej dikur

Une eshte emri im i ri dhe i vjeter

Erresire dhe drite ndoshta vec dhe e gur!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:06

Puthme o nate me buzet e tua te erreta

ne gji kam nje qe sme flet

veshtrimi me mbeti ne rrugen me kthesa

ku hapi im nje hap tjeter pret

Kafshome o nate me dhembet e tu te zinj

Ne deje kam nje gjak qe sme buzeqesh

ne token e njome neser dielli kur te lind

ne shtrat me mua do vish e do flesh

Prekme ti o nate me gishterinjte e hijevene trup kam nje lekure qe sonte renkon

endrra pa zhurme rrokulliset abiseve

e gjora shpreson dhe nje dore kerkon

Veshtrome o nate me syte e tu te verber

se ne syte e mi kam nje lot qe qan

malli fluturon si zog per ne folene e vjeter

edhe pse folete per te mall me skane
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:06

NJE GRUA....
me priti ne kete bote
duke me qeshur me syte engjellor
Sakrifikoi gjithcka
dhe dhimbjen me te forte
Me pagezoi si bekimin me te madh qiellor
...
Nje Grua
me beri te feshferij si plepi ne ere
me dridhje emocionesh e puthje hyjnore
zemren sma shiti po ma fali qindra here
E zemra si per cudi nuk ndihej fajtore
Nje Grua
Me klithi ne netet e endrrave
dhe ne makthe mu kthyen te gjitha mrekullite
ne djall u shnderrua engjelli i zemrave
Ne ferr u gremisa atje ku shemben dashurite
Mes loteve u bera shok me hijet e nates
duke u endur skutave te jetes pa pushimI thirra Zotit te drites por edhe atij te nates
Nje Grua paska qene mallkimi im???
Zoti me foli po me ze gruaje
Nga gjumi pse ngrihesh?Me thua ckerkon?
Qeshje nga gezimi....Qaje kur vuaje
Fillimi ka nje fund por fundi kurre smbaron
Mbeshteta koken mbi jastekun e bute
Ahh Zot ...sa mire...u kujtove per mua
Para se ne dore ta le shpirtin e urte
Deshira ime e fundit eshte.....
Nje Grua!!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:07

Pritme
mban mend
beme nje premtim
ashtu heshtur pa fjal
do ta mundnim ,bashk vetmine
do te beja te ndjeheshe krenar
...

do vij te puth buzen tende
me puthje trupin do ta mbuloj
do te bej te ndjehesh mbret
ti mos fol,vetem shijodo te futem ,lehte ne shpirtin tend
e endrren do te zgjoj
do te fal dashuri pa mase
te dy perjetesisht te jetojm
zotat me zili ,do na veshtrojn

mbylli syte ,dhe mendo
aty prane do te jem
se te bera nje premtim
do te dhuroj fjale zemre
ty,jete,shpirti im

do te vij ,kudo te jesh
pritme,mos me thuaj jo
do jetojm ,endrrat e dashurise
vetmise ,do i themi ,jo,ku je
po vij,pritme ,malli im
mos fol,vetem me shterngo
se ti je zemra, shpirti ,im
kete asnjehere mos e harro...!!!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:07

VJESHTE me TRENDAFIL~

Ne keto dite vjeshte
nje trendafil,po lulezon
ky trendafil,me mrekullon
dashuri me dhuron
...
arome puthjesh, kundermon

kete vjeshte
nje trendafil
shpirtin po ma lulezon

rreth e cark trendafilit
mblodha gjethet e rena
mblodha mallin e pashuar
mblodha eren e harruar
mblodha netet vetmuar
mblodha ato qe me duan
kete vjeshte te arte
do e ngjyros,me ngjyre te shpirtit tim
ngjyra e trendafilit
perjete te me mbetet zgjim

i kendoj kesaj vjeshte
me mall shpirtin pushtuar
te kuqerremten mbi gjethe
akuarel ngjyrash te pafundme
nen driten e rrezeve te mengjesit
puth buzet e vakta te vjeshtes
dhe dridhem si rreke shiu mendimesh
gjer ne supet e zbuluara te nates

dhe s`shkruaj me
po e mbyll krijimin tim
ne koleksion trendafilash,mbuluar
ne fasade pemesh lakuriqe
me ty ,vjeshte ,jam dashuruar
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:07

KALAJA E FUNDIT po..


Nena serioze,
femijesh te rritur,
Zonja te reja,
te emancipuara,

punetore,pa makjazh,
me miturake per dore.
perdite,
mesyjne
Zyrat e dhunes ne familje,
per pak perkrahje,
ne neperkembje te dinjitetit,
nderit,
nga burra prepotente,
parazite,alkoliste,
eksperte skedinash,
qe pjellin varferi dhe borxhe,qe perfundojne ne nje "urdher mbrojtje".
Qe megjithate,
pa shprese,
flet qarte,
Familja Shqiptare ne krize.
Fasada e bukurise qe vret,
Top Story,Opinion.
Tjerrin deklarata Psikologesh,
Patetika Deputetesh,
Analistesh te perjetshem,
pa idene ma te vogel,
per kete REALITET...........!
Kalaja e fundit po bie.......!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:08

Sonte tinguj degjoj
note pas note nje kenge kendoj
kendoj ne heshtje
njeri s`degjon

ne vetvete tingut qenjen me pushtojn
mrekulli ,te bejn ti dashurosh

si fllad me erdhi kjo melodi
nje perkedhelje
puthje notash qe ngrohin qenjen
e futem thelle
ne vallezimin e magjishem ,te melodise

me ngjan si!
magji e pafundme ne shpirtngjyrosen notat,me te kuqe
simfoni e dashurise

qete mbi to duke notuar
ne butesi tingujsh pushtuar
ndjehem,femije
ishe ti!
nje trendafil i kuq mbi violine dhuruar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:08

Çfarë më duhet koha,
kur jemi artificialisht larg,
kur s’të shoh, e kur s'më sheh!?
...
Çfarë më duhet pamja,
kur pa pamje jam,
mbushur figurinash,
dhe as Zoti në to s'më njeh!

Të pres, të bëj durim, po për kur,
për në mbretërinë tjetër?
Oh Jo,
Atëherë do të jem mbi varr një gur!

Unë dua sot,
që jam prej mishi ku vlon gjaku,
Sot që jam akoma e re!
Pa kur të më jenë shteruar forcat,do të pres vetëm vdekjen,
dhe s'më intereson ç’ka përtej,
ku të shumtit kanë bërë mbretëri!

Ndaj, shikoje dhe Ti kohën tënde,
kot mos rri kohë të harxhosh...
Sepse pastaj vetë ajo do të dënojë,
do të ikë,
dhe pak kohë do të kesh të jetosh...

Ndaj, jepi çmim kohës time,
në të do të gjesh dhe tënden...
Të dy bashkë kemi shumë vlerë,
Të ndarë, jemi të përdorur nga të tjerë,
Jemi pa kohë, të ndjerë...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:08

Genjej kur them qe te urrej,genjej kur them qe per ty asgje nuk ndjej ... Genjej kur them qe s'me meriton,genjej kur them qe koha plaget sheron ... Genjej kur them qe ne enderr me s'te shoh,genjej kur them qe ne rruge do bej sikur s'te njoh ... Genjej kur them kur them qe nje me t'mire se ty do gjej,genjej kur them qe koken me pas s'do ta kthej ... Genjej kur them qe s'dua zerin ta degjoj,genjej kur them qe s'dua te takoj ... Mund te genjej gjithe boten por vec nje Zot dhe veten time nuk e genjej dot ... Genjeshtra me e embel per ty dhe per mua eshte qe nuk Te Dua..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:09

Ku me humbi.....???


Ku me humbi mua valle poezia?

ne kete rruge jete te baltosur

ne kafshimin tinzar te diteve te mia

ne fletet e endrrave qe dogja zhubrosur

Ah poezia ime

Flutur qe krahet perplas neonit

trokit-lutje vetem per pak drite

e etur mbytet ne detet e pasionit

e uritur vdes se nga lulet ka frikeKu me humbi mua valle poezia?

ndoshta endet kembezbathur ne shkretetire

i humbi rruges kepucet e shpresave te mia

puthje e akullt ne nje buze qe ka ngrire

Ah poezia ime

Vale qe se pa kurre bregun

As shenjtore e as djall ne Purgator

Kripe pa fetyre ne lotin e treturLot qe burgoset ne syrin e gjore



Ku me humbi mua valle poezia?

ndoshta u shkri ne grushtin e rebeluar

u vijezua ne prangat qe me fali vetmia

Per te mbetur e vetmja shenje qe pata ne duar

Ah poezia ime

Fryme qe mjegullon xhamin e fjetur

e ne avullin tend vijezon ca fjale

kenge qe vajton mbi trupin e muzes se vdekur

Muzes qe fjalen kishte kengee kengen kishte mall



Ku me humbi mua valle poezia?

Ah jo genjehem ska per te humbur kurre!

Muzat vdesin e rilindin si vete dashuria

Shpirt qe se muros dot as dhe' e as gur

Drite ne erresire e hije ku ka drite

Zjarr ku ka akull e diell ku ka zjarr

Titan qe sfidon pa frike dhe vete perenditeFjale qe kthehet kenge e kenge qe flet me mall

Mos me pyesni me Ku humbi poezia!?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:10

GJITHCKA E RREME....

Gjithcka e rreme vec nje mirazh gjarperues

si nje rruge qyteti ku ska me as ndriqim

cdo njeri mundohet te ndez qirinj te vertetash

por sjane gje tjeter vec fasada ne erresire

Mashtrim

Gjithcka e akullt aq sa diellit i ngrin loti ne sy

puthja kafsherisht tani i ngul dhembet dashurise

ne treg bashke me bananet shitet e blihet atyPaguan ti e paguaj une ne emer te ndjenjes

Miqesise

Gjithcka mbetet nje enderr atje ku ska gjume

Hene qe gelltit yjet dhe thote sjam fajtore

Pritja peshkon shpresa me rrjeten e grisur ne lume

Zemer qe s'numeron me rrahjet por thjesht u ve

Peshore

Gjithcka mbetet e shurdher ne kete det me fjalelitar qe fort shtrengon ne fytin e deshirave

Harresa varros amanetin edhe kur eshte gjalle

Bardhesi qe ka humbur rrugen mes ngjyrave e te

Nxirave

Gjithcka e rreme si fytyra e eres ne fotografi

Megjithese te gjithe therrasin... O Zot sa e bukur

Ndoshta te tille identitet kemi edhe une e ti

prandaj ne kete bote te vogel na quajne....

Te Humbur
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:11

MBREMJE VJESHTE!!

Symbyllur ne kete mbremje vjeshte
thith kendshem aromen e mallit tim
me shfaqen imazhe brigjesh te lumtura

qe perflaken,ne zjarre perendimesh plot diell

shoh nje ishull te vogel te bardhe
ku rritet dashuri plot arome
shoh dhe nje ishull te vrare
qe zhgenjimi se le te shohe

me pas aroma e trupit tend
me con fluturim drejt klimash mahnitese
me shfaqet dashuri plot mall
te sapokthyera,nga shum larg.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:12

ASKEND NUK E MALLKOJ!!

Një ditë do mbulohem me pluhur harrese,
(Harrimi-ndёshkimi që ditën kur lindim!)
Dhe dot nuk na lan as ujё i pendesёs

dhe njemije here sikur te rilindim


Nuk di ku je fshehur ti, o vdekja ime,
(Nga unë te kesh frike, e dënuara në djep?!)
Të vetmen gjë që di unё e them me bindje:
Do tё vij te ti kur tё ngopem me Jetё!

Kur diellin njё ditё tё mos e puth me sy,
(Kur njё natё të mos rrëfehem te një yll!)
Pastaj le të digjem në altar si qiri,
Bashkё me cicёrimat e zogjve nё pyll!Nuk dua t’ia di për gjёrat paskëtaj,
(Jo, nuk jam Hamlet, botёn ta ndryshoj!)
Kujt unё iu dhimbsa vite shkuar vaj ?
... Dinjiteti im: Askёnd nuk mallkoj!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:12

Ka raste kur frymen kam deshiren ta burgos
atje ne qeline e akullt te vdekjes
te ndjej zemren qe perpelitet ne kthetrat e saj
sepse vetem ashtu do ja ndjej aromen jetes
Te shoh ty ne ekuinokset e deshires time
e enderr pas endrre gjumin e kam flakur
ah kalvar i gjate ky rrugetimi i hijes thatime
them je vese ne petalin e trendafilit tim te plakur
Nuk dua te mendoj asgje vec rubinit te buzes tende...

apokalipset me duken ca lojra per femije
A mundesh ti valle te jesh me e embla dhembje?
Engjelli i vdekjes qe per shpirtin tim do te vije?
Shkruan deshira duke permbysur edhe realitetin
e ne balte ndoshta e deshperuar po mbjell nje fare
borxhet e fundit i lava me lote kur te tjeret qeshnin
Tani me buzeqeshjen dua te blej edhe nje perralle!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:13

Jeta ime e zbeht,
e pa shijuar dhe e erret,
planet e fundosura thell ne det.
Une nje tjeter drejtim te jetes desha,
por me rreshqiti shpejt nga duart,
ndoshta se u pyeten te tjeret,
ndoshta se ashtu ishte e shkruar!!!
Jeta qdo dite vjen e me rendohet,
kam harruar te qeshe,
kam harruar te flas…
Kujtoj jeten time,
nje jete pa shpres!
Asgje nuk ngjan ne veht-vehten,
asgje e bukur….
Nuk kam kujt ti drejtohem…
Nuk kam kujt ti tregoj…
Ne kete bote une nuk takoj…!!! Pa Ty....<3...:J
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:14

Do humbas me vitet
Emri do me harrohet
Por ajo qe shkrova
Gjithmone do te lexohet


Ne libra do mbetem
Poetja anonime
Shum veta do kerkojne
Te marrin autorsine time

Ateher ti do jesh plakur
Do te jene zbehur syt e bukur
Do jesh rrudhur,do jesh thinjur
Nga kujtesa do te jem zhdukur.

Ateher gjerat do jen ndryshe
Sigurisht do me kesh harruar
Do te thot nipi shiko gjysh
Nje vajze per mua kete ka shkruar.

Plot nostalgji do shohesh
Poezin (PER DY SYTE E TU)
Do me kujtosh mua
Dhe poeten e harruar.

Eshte genjyer nipi
edhe pse s'eshte faji tij
Dikur para shum vitesh
Ke pasur syt e tij.

Perseritet historia
Komedi,ndoshta dhe drame
Luhet ne jete e njejta pjes
Me personazhe niperit tane.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:14

Endrra me e keqe me shkrihet si re para diellit te syrit tend....zeri yt ben te hesht edhe derdellitjet e ksaj bote pa shtylle kurrizore!Dua te ndjej vetem hapin tend prane hapit tim dhe te jem aq afer sa te ndjej rrahjet e zemres tende por edhe me afer se kaq... aq sa te ndjej flladin e frymemarrjes tende ne fytyre!Kjo eshte parajsa ime ne kete ferr te djegur!Bekimi im per mua!Faleminderit Zot qe bekon ekzistencen e dites time me nje diell....ekzistencen e nates time me nje Hene!Faleminderit Zot qe perze nga zemra ime gjithmone inatin e urrejtjen per ti lene vend vetem dashurise dhe miqesise!Kjo eshte dhurata me e bukur dhe me e vlefshme qe mund te me besh! ~
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:15

Hijet e mia me ndjekin pas

ndoshta ndjejne aromen e loteve

hena neteve u thye u plas

mbeta nje yll ne qiell afer dhe larg

gjithe boteve!



Hiri i cigares hesht ska fjale

e shoh por as une skam cfare ti them

jemi njesoj te dy te djegur ne mall

endrrat e shpirtit na u bene tymnaje

qe paqe sgjenRrugeve e di se do endem sonte

ne erresire per te fshehur syrin e lagur

malit do i kerkoj kuisjen e larget te nje ulkonje

Ose Bunes time puthjen e saj te plakur



Dielli me dhimbje perendoi e ju fal muzgut

por dhimbje pas dhimbjesh une do jem ketundjej eren e dheut me shpresen e bujkut

Eh shume fara kam mbjelle e do mbijne diku



Sonte do doja ta puthja nje gote

por sdua ta humbas mendjen mjaft e kam tretur

Fundja do dehesha me shume ne lote

nuk ngjallet i vdekuri me fryme te vdekurDo ulem si gjithmone ne stolin e vjeter

Ne pellgun e syrit do pluskoje e jotja fytyre

do shkruaj ne gjethen e thate se sdo kem leter

pasionin tim qe si gjethja u zverdh,nderroi ngjyre..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:16

KAFSHIMI I DASHURISE...

Sdo qaj sonte!

lotet do t'i lidh fort ne prag te zemres

ose me mire te asaj qe mbeti nga zemra

rrahjet e fundit s'do jene melodi inati

por vetem kafshime te dashurise

Le te dridhet e te jape shpirt

vec nen ato dhembe

Le te pikoje gjak si ka pikuar gjithmone

Por te pakten di se do jete gjaku me i embelKapu ti shpresa ime me thonj

Kapu me thonj pas malit te mallit

Zvarritja le te behet hap

Hapi vrapim dhe rend ashtu zbathur

Ska me fusha te bleruara, e di mire

Por fundja kembe e vrap do kete gjithmone!

Ah jo sonte skam per te qare!

edhe pse ne qiell ska hene

edhe pse yjet sonte jane varrosur nen reSonte kam dasem... martohem!

Skam per varr qe ta gropos nen dhe!

Mos t'ju vije keq s'do ju ftoj asnje

as miq e as armiq

as drite e as erresire

Sdua te tundet asnje kembane

Sdua dasmore as kenge.Sdua asgje!

Dua te jem vetem une dhe dhendrri im dashuri

qe ne ka ngulur fort dhembet e bardhe!Dua ti ndjej thelle e me thelle!

e mes dhimbjes jo s'do qaj por do

duke ngritur dolli vetem me ate gjak.

Kafshome dhe vetem kafshome mizorisht!

Asnje lot s'do lulezoje syrit tim!

Do shtrihem cdo nate ne shtratin e brishte!

Vec se dashuria s'do jete me dhenderr me kostum te zi

por dhembe te ngulura ne kafshim!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:17

TI NDOSHTA NJE DITE...



Ti ndoshta nje dite do kerkosh

te me harrosh!

Ndoshta do jete deshira jote me e madhe

Cdo puthje e cdo prekje

ne nje varr me nje grusht dhe ti mbulosh

do flesh ne nje shtrat hiri

aty kur dikur une dhe ti mendonim zjarrte

Ti ndoshta nje dite do kerkoshte me me harrosh!

Do ecesh ne ate rruge duke mbyllur syte nen shi

ndoshta me nje tjeter cader nje tjeter puthje

do mbulosh.

Nje tjeter veshtrim do perkedhelet te ti

Nata do te zbrese rrugeve me pertese

eh sa larg do jemi une e ti sa larg

ne nje qoshe nje tjeter perqafim ty do te presedo ndjesh nje tjeter qe per ty

marrezisht rrah!

Ti ndoshta nje dite do kerkosh

te me harrosh!

Do ulesh serisht i qeshur ne nje qoshe BAR-i

Te njejten muzike ndoshta me nje tjeter do degjosh

e nese rastesisht te kujtohet dicka imja do pushtohesh nga acar janari

Une do endem rrugeve te mia

por sdo guxoj te shkel dot asnje pike shi

neteve te ftohta kur te me flase heshtja e vetmia

do kerkoj nje enderr qe te me sjelle te ti

Kur hena te me buzeqesh do e shoh e zemeruar

ndoshta si nje ulkonje dashurise do i therras

kur te shkel ne pyllin e vjeshtes gjethesh mbuluar

ndoshta ne nje veshtrim ujku syrin do perplasE atehere frymen do mbaj e pushtuar nga malli

sepse cuditerisht cdo gje do me ktheje te ti

ne arome pyllnaje e nen hije mali

Flegrat do ti hap te nuhas edhe pak...sa pak Dashuri

Ti ne nje tjeter enderr ne nje tjeter bote

ujk i trupezuar padrejtesisht ne njeri

instikt i mbuluar ne nje realitet te kote

Nga gjumi do te zgjoje vec nje puthje nen shi

Mos kerko te me harrosh!.....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:18

Kercnus asht dhambi i urise or mik

shpate e varun gjithmone mbi kry

ortek i fjetun po dikur ka me zbrit

bardhsine ne ngjyre t'rrebelimit me ngjy

N'zhele dridhet sot shpirti i fjetun

drite Hane e mblume prej reve t'nats

zjarm nen hi e prush i padjegune ngujume e shkelun prej kams

Mos i fol per dashni t'uritunit!

e vetmja dashni asht nji cop buk

strehe mos mu ngerdhesh prej t'merdhitunit

Mos e perbuz se nuk jeton n'turp!

Mos ja numro milionat n'ftyren e vujtun

mos ja perqesh rrullat qe i kan mbi

Mos mendo kurre se asht gjak i drujtun

Asht damar qe bertet n'heshtje Nder e LiriNuk asht vorr i namun ku lulzon vec hitha

por kala e rreshkun prej diellit e prej ers

shihja mire doren shihja ato gishta

jane t'forte si guri t'nxeht si rana vers

E kur t'kalosh para tij kryt ule ma mire

njashtu si perdite e ul para mbretit

ke me pa dy sy qe per ty s'kane smire

E jo syte e eger te dreqit e te shtetit.........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:18

Ne deshiron do te jepem e gjitha

te me copetosh fije-fije,me thiken e celikte te deshires.

Te luajme me epshin deri ne cmendje.

Me veshtrim te pafajshem meshirueshem..

do te kerkoj te fundmen deshire.

Pastaj do te le menjane trofene te shpleks floket e mij.

Naten...

Ej.....

Maskat bien gjithmone ndaj te gedhire....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:21

Sa e pashpirtë moj që je
Mua më bëre të vuaj,
Tani s’më mbetet asgjë tjetër
Vetëm me lotë poezi të shkruaj!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:21

Lotët e shiut binin mbi mua
Ylberi është shumë larg,
E treni i jetës sime ik në pa kthim
Kurse shiu i lotëve më lag se më lag!?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:22

Sonte dua që të jem pikë shiu
Dhe të të vijë lehtas në dritare,
Të vështroj bardhësin tënde
Pa guxuar të të prekë fare!?

2.
Sonte dua të bëhem fluskë sapuni
Që të rrjedh mbi atë trup të bardhë,
Dhe të prekë çdo pjesë tënden
Sonte dua tek ti me ardhë!

3.
Në shtratin tënd dua të jem qarqaf
Që bardhësinë tënde e mbulon,
Dua vetëm unë të të prekë
Asgjë tjetër mos të të takon!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:22

Të gjithë janë në gjumë
Flejnë në prehërin e ëndrrave
Ndërsa unë mbaj sytë hapur
Unë princi i vdekur i përrallave!

2.
Dhe në mendje e kaloj jetën
Çdo qast të mbushur me lotë,
Jeta më ikë në pakëthim
E zbrazët, e idhët, e kotë!

3.
Mbolla erën, furtunën korra
Se bëra kështu nuk pata faj,
Bota rreth meje nuk më kuptoi
Pse jetën time me lotë e laj!Tani asgjë dot nuk ndryshoj
Vetëm kujtimet i ruaj në mua,
Dhe dashurinë që ndjej për ty
Sa shumë të desha dhe prap të dua
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:22

Lotët më rrodhën edhe sot për ty
Lotët që janë bërë shoku im,
Lotët e vetmisë, lotët e vuajtjes
Lotët e një dashurie të mbetur jetim!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:22

Në prehërin tënd dua të vdes
I ngrohur nga ledhatimet e tua,
Le të më bartin erërat e vdekjes
Vetëm për ty duke mendua!

2.
Me shijen tënde dua t’ndërroj jetë
Që kurrë nga buzët mos t’më largohet,
Dhe kur ti lule t’më sjellish ndër varre
Puthja ime e fundit me mallë të t’kujtohet!

3.
Pikë e fundit e lëngut që do të thithë
Dua të jetë lot nga syri yt,
Sepse mua lotët më janë tharë
Lëngu i vuajtjes që po më mbytë!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:23

Në sytë e mi ishe si një lot
Që gjithënjë qëndron në qepall,
Ishe dikur ndriqimi i syve të mi
Tani sa shpesh për ty kam mall!

2.
Të dua edhe sikur të ishe një lot
Që buron dhe tutje rrjedh sikur një val,
Gjithënjë në zemër si ilaq të mbaj
Dhe çdo ditë për ty më shtohet ky mall!

3.
Dhe sërish i mendoj ditët e lumtura
Që ikën dhe shkuan e nuk kthehen dot,
E në zemrën time së bashku jetojnë
Dhembja dhe malli të lara me lot!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:24

Në sytë e mi lotët më janë tharë
Fuqi më nuk kam as dhe të qajë,
I thelluar në pafundësinë time
Brendinë time tash me lotë e laj!

2.
Ngulfatem nga dënesjet, drithjet në trup
Qaj dhe vajtoj por tash më pa lotë,
Mundohem kohën e shkuar ta këthej
I tërë mundi im tani më shkoi kot!

3.
Mundohem të , bëhem si i marrë
Që vetëm zgërdhihet dhe të nuk di,
Pastaj zhgrehem sërish në vajë
Me lotët në brendi që s’arrijnë tek ti!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:24

Shiu nuk më lag vetëm trupin
Shpirtin tim më lag më shumë,
Por do ta ndal unë me forcë këtë shi
Dhe retë nga qielli do ti largoj unë!

2.
Dhe nuk dua të vajtoj as me perëndinë
Sepse nga vajet nuk fiton askush,
Dua që dashuria të mbuloj tërë botën
Të gjithë të bashkuar si kalavesh me rrush!

3.
Dhe nëse keni arsye për lotë
Ndani këta lotë së bashku me mua,
Atëherë kur në shpirtin tuaj ndjeni urrejtjen
Do të jetë më mirë nëse thoni: Të dua!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:24

E urreja vehten, botën
Para se këtu të takoja ty
Shiun e urreja mu sikur vdekjen
Kurse tani është thjeshtë shi!

2.
Lotët pa ndërpre i derdhja
Dhe balada shkruaja për ta,
Tani kur të takova ty
Vetëm buzëqeshje tek unë ka!

3.
Shikimin drejtoj kah e ardhmja
Kokën prapa më nuk kthej,
Dhe birit tim rrugët e jetës
Plotë me shpresë ia rrëfej!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:24

Neper shi u njohem
Neper shi u ndame
Lotuan syte e mi dhe qielli po qan
Shi bie sot dhe une po te pres
Mjafton vec te shoh me mua le te mos jesh
Shiu midis nesh mbetet si kujtim
Sa here qe bie shi qan dhe shpirti im
Dhe kenget me shi mi pelqen ti degjoj
I degjon dhe ti,dhe kjo me mjafton
E di qe me do,por se di pse u ndame
Sa here qe ne rruge takohemi ti koken kthen menjane.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:24

Loti shkruan mesazhe
Mos me quani te marre
Kam nje flak ne
Po digjem si zjarr!

Zemra eshte e plagosur
Shpirti i lenduar
Mos me akuzoni
S'mundem me duruar!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:25

Shi i rrept mbi kokë më bie
Mu sikur një rrebesh,
Shpirtin dhe zemrën time
M’i qon peshë!

2.
Era më bart me aq furi
Porsi një pupël lart në qiell,
Në thellësitë ku jam fundosur
Nuk depërton asnjë rreze diell!

3.
Ngritem dhe bie si një fëmijë
Që hapat e parë në jetë i bën,
Dhe nuk qëndroj dot stoik në jetë
Askush ndihmën nuk më ofron!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Anakonda Sat 3 Nov 2012 - 5:25

Sonte loti është shoku im
Një lot i akullt sikur stina
Sonte lulet nuk lëshojnë aromë
As qelin nëpër lëndina!

2.
Sonte jam së bashku me vuajtjen
Shokun tim të pa ndarë,
Sonte gjithëçka është më ndryshe
Nuk është më sikur më parë!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashuris se Pamundur(Te dua)...... - Faqe 12 Empty Re: Dashuris se Pamundur(Te dua)......

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 12 e 19 Previous  1 ... 7 ... 11, 12, 13 ... 15 ... 19  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi