Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Receta gatimi - Faqe 8 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Receta gatimi - Faqe 8 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Receta gatimi

+13
Єямєℓiиdå
Tonii
Anonim
LADY D
Vig-ana
Gjarperesha
Xrisa
koli852
Roksana
WebMaster
metis
mela
Aristogata
17 posters

Faqja 8 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Thu 9 Jul 2009 - 7:09

First topic message reminder :

Embelsire me mjalt

Duhen:

Miell 2 gota uji ose 500g
Sheqer 1 gote uji
Mjalte 2-3 luge gjelle
Veze 2 kokrra
Sode nje luge kafeje
Arra 1-2 filxhane kafeje
Gjalpe 2 filxhan kafeje (i shkrire)
Vanilje, kakao nje luge gjelle plot
Dhe dy filxhane uje.

Per shurupin duhen.

Sheqer 3 gota uji
Uje 2.5 gota uji

Ne nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me te verdhe veze, behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur, jo shume i nxehte, i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit te percaktuar ne normative, hidhet gjalpe, veze dhe mjalte tjeter. (Ujin mos e perdor fare).
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:29

STRUDEL KLASIKE ME PETE SHTEPIE

Receta gatimi - Faqe 8 125114631321oc8ao


Perberesit:

Përbërësit për brumin:

* 225 gr miell i ashpër
* 1 majë luge kripë
* 1 vezë
* 2 lugë vaj
* disa pikë limoni
* 70 gr gjalpë

Në gropë mielli hidhet kripa, veza, vaji dhe lëngu i limonit. Duke e përzier brumin me lugë, hidhet nga pak ujë i vakët, sa të gatuhet një brum i butë i cili rrahet me lugë gjersa të shkëputet nga ena. Brumi derdhet në tavolinë të përmiellur dhe ngjeshët gjatë, por duke pas kujdes që ai të mbetet i butë. Rrahet për tavoline gjersa të fitojë elasticitet. Në formë topi vendoset në mbulesë bezi të përmiellur dhe mbulohet për 30 min që të qëndrojë në temperaturë ambienti. Çarçafi përmiellet, me hollues të nxehur hollohet peta,pastaj hapet me duar, duke pasr kujdes që mos të ngjitet për bezi dhe mos të shkëputet. Peta hapet duke i futur duart nën të deri sa të hollohet në trashësi letre. Priten skajet.

Mbushja me mollë:

• 1 kg mollë të qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël,
• nga 3 lugë rrush të terur të zi dhe të bardhë, (rrushi ulet në rum të përzier me ujë në kohëzgjatje prej 30 min.) ose 300 gr vishnje të pastruara nga bërthamat,
• 75 gr sheqer,
• 1/2 lugëz kanellë, lëvore portokalli e kaluar në rende,
• 50 gr bajame ose arra të bluara,
• 50 gr galetë e fërguar në gjalpë.
Procedura:

Përbërësit përzihen dhe shpërndahen mbi sipërfaqen e petës së holluar dhe të prerë në formë katërkëndëshi. Me anë të çarçafit mbështillet peta në roladë. Vendoset në formë patkoi ose në mënyrë diagonale në tepsi të lyer me yndyrë. Lyhet me gjalpë dhe futet në furrë të nxehtë me temp. 190ºC për t’u pjekur për 30-40 min. Që të pengohet tharja e strudelit, mbulohet me alufolie. Para se të shërbehet, i hidhet sheqer pluhur.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:30

QENGJ I FURRES ME PATATE

Receta gatimi - Faqe 8 1262562381qingj_furres_me_patate

Perberesit:

Për 6-8 persona nevojiten:

* 2 kg mish qengji tul (kofshë ose gjoks)
*1 kg patate
* 5 thelpinj hudhra të prera hollë
* 1 degë rozmarinë të freskët
* lëng i 1 limoni
* vaj ulliri
* kripë e piper
Procedura:

1. Lani mirë mishin, fshijeni dhe rregullojeni me kripë e piper. Vendoseni në një tepsi pireks ose në enë balte.

2. Pastroi patatet dhe prijini sipas dëshirës. Rregullojini me kripë e piper dhe shpërndajini në tepsi, rreth e përqark mishit.

3. Hidhni nga lart degën e rozmarinës, të prerë në 3-4 pjesë, hudhrat, lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.

4. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqeni ngadalë për rreth 1 orë.

5. Në vazhdim, hiqeni letrën e aluminit dhe gradojeni furrën në zjarr të fortë. Piqni për akoma 30 min, derisa mishi dhe patatet të marrin ngjyrë.

6. Shërbejeni gjellën të ngrohtë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:30

BRUME UNIVERSAL

Receta gatimi - Faqe 8 1258991346brume_universal

Perberesit:

* 250 ml qumësht,
* 1 lugëz sheqer,
* 1 lugë miell,
* 2 qeska maja (tharm buke),
* 1 kg miell,
* 1 pluhur paste,
* 2 kokrra vezë,
* 2 gota jogurt,
* 1-3 lugë supe sheqer,
* 1 lugë e mesme kripë,
* 4 lugë vaj.
Procedura:

Në qumështin e vakët hidhet 1 lugëz sheqer, 1 lugë miell, maja dhe pasi përzihet, qëndron në vend të vakët gjersa të vijë. Në enë ku do të zihet brumi, vendoset mielli, ku i shtohet kripa, sheqeri, pluhuri pastë dhe vaji. Në masën e miellit, e duke e përzier shtohen vezët e tundura me pirun, jogurti dhe maja e ardhur. Brumi përzihet me lugë druri e pastaj në tavolinë të përmiellur ngjeshët mirë e mirë. Ndahet në dy pjesë, futet në qeskë najloni të lyer me pak vaj, lidhet qeska duke e larguar ajrin dhe futet në frigorifer për të qëndruar 4 orë.

Pas kësaj kohe, brumi i ardhur mund të përdoret për të gatuar bukë, pitalka, pizza, kifle, gërshetë etj. Ky brumë mund të gatuhet me masë të dyfishuar, pasiqë në frigorifer mund të qëndroj 7-10 ditë dhe çdo moment mund të shkëputet masë brumi dhe të përdoret për gatim të dedikuar. Varësisht nga lloji i gatimit edhe zgjatë pjekja. Pitalkat piqen në temp 190 gradë C për afro10 min.(edhe pse çdo furrë është individuale).
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:32

TAVE ME MISH QENGJI DHE PERIME

Receta gatimi - Faqe 8 1251134095ng7xwn

Perberesit:

* 1 1/2 kg mish qengji nga brinjët,
* 2 kg domate,
* 1/2 kg speca,
* 1/2 kg bamje,
* vaj ulliri ose gjalpë, kripë, vegetë, piper, fletë dafine, 1 tubë majdanoz.
Procedura:

Kyçet furra në 250º Celsius. Në tavë dheu ose tepsi të përshtatshme, vendoset mishi i prerë në copa. Bamjet fërgohen në vaj gjersa të zbuten pak. Specat pastrohen nga farat dhe priten në copa. Domatet priten në copa të vogla. Hidhen kripë, piper dhe të gjitha pasi përzihen mirë, hidhen mbi masën e mishit. Ulet temperatura në 200 ºC dhe ena futet në furrë të nxehtë për 30 minuta, pastaj largohet nga furra për t’i hedhur yndyrën. Në furrë me temperaturë 180 ºC vazhdon pjekja e ngadalshme, gjersa të shtirret lëngu por jo i tëri dhe të jetë zbutur mishi.
Shërbehet me bukë të vogla mbrume ose pogaçe.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:33

PILAF ME PERDE

Receta gatimi - Faqe 8 1251133022ilaxoj

Per pergatitjen e ketij pilafi ju duhen:

Per 6 persona:

Per brumin e petes :

3 gota uji miell,gjysem gote uje,1 veze, 15 gr gjalpe.

Per mbushjen e brendshme:

2 gota uje oriz

2.5 gota uji lengmishi pule

300 gr mish i bardhe pule

1 filxhan kafeje vaj

1 qepe

1 gote uji bajame te qeruara

1 filxhan kafeje rrush i zi i thate

pak kanelle,piper dhe allspice (nje lloj ereze , nuk e di si quhet ne shqip)

2 luge gjelle leng limoni

kripe

30 gr gjalpe i ngrohur
Procedura:

Lereni orizin ne nje tenxhere me uje per 30 minuta duke i shtuar nje luge limon.Pastaj kullojeni dhe shplajeni mire me uje te ftohte.

Vijeni mishin e pules ne tenxhere dhe shtojini uje siper sa ta kaloje pakez nivelin e mishit.Shtojini mishit pak kripe dhe lugen tjeter te limonit dhe lijeni te zihet.Pastaj kullojeni dhe ndaheni mishin fije fije.

Nderkohe lijeni rrushin e thate ne pak uje te vaket per 5 minuta sa te fryhet,pastaj kullojeni.

Priteni qepen si per gjelle.Me tej vijeni ate te skuqet ne tenxhere.Shtoni orizin dhe perzijeni mire me nje luge druri duke mos e len te ngjitet.Shtoni aty dhe 1/2 gote nga bajamet ,erezat , rrushin e thatedhe kripen dhe kavurdiseni dhe per nje cope here.Shtoni dhe mishin e pules dhe lengun e pules dhe pasi te mbyllni kapakun lijeni te zihet deri sa orizi te thithe ujin.

Per brumin e petes perzini miellin,ujin,vezen dhe gjalpin ne nje tas dhe perpunojeni me dore deri sa te behet nje brume i trashe (ne receten qe pashe une shkruhej 2 gota mielli por na u deshen 2,5 gota miell qe te behej brumi i duhur.Me pas lijeni brumin te vije dhe hapeni pastaj si nje pete me diameter 20 cm.

Ne nje kallep keku shtroni pak gjalpe.Me tej vini dhe bajamet qe kane ngelur rreth e rrotull kallepit.Vendoseni peten ne kallepin qe perdorni per keke (e rrumbullaket me vrime ne mes) duke mos harruar ti hapni nje vrime ne mes.Nje pjese e petes le te varet jashte kallepit.Mbusheni pjesen e brendshme te kallepit me pilafin e pergatitur.Me pas shtroni siper pjesen e mbetur te petes duke u perpjekur ta rrethoni mire deri ne fund qe te mos ngelet pjese pilafi e parrethuar.

Vijeni te piqet ne nje furre te ndezur me pare per 15-20 minuta me nxehtesi 180 gr C. Pasi te mbaroje kthejeni kallepin mbrapsht dhe vendoseni ne nje pjatance te gjere. Servireni te ngrohte.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:35

EMBELSIRE ME PORTOKALL

Receta gatimi - Faqe 8 1291660384embelsire_me_portokall

Perberesit:

* 250 gr buter
* 200 gr sheqer
* 1 portokall
* 5 ve
* 125 gr miell
* 125 gr niseshte
* 75 gr sheqer pudër
* 1 qese sheqer vanilje
* 3 lugë çaji pluhur për ardhje.
Procedura:

Portokalli pastrohet dhe lëvorja e tij gërryhet në rende, pastaj ndahet për gjysmë dhe i shtrydhet lëngu. Në një enë buteri dhe sheqeri tunden, i qitët lëvorja e grirë dhe sheqeri vanile. Pastaj vetë i shtohen njëra pas tjetrës, duke i tundur ngadalë. Në fund, mielli, niseshteja e mbetur dhe pluhuri për ardhje përzihen së bashku dhe qiten mbi masën.

Në një tepsi në formë kallëpi, ose rrumbullake me diametër 26 cm, të lyer më yndyrë, qitet brumi dhe piqet 40-50 minuta në temperaturë 175-180°C.

Ëmbëlsira hiqet nga zjarri, lihet të ftohet 15-20 minuta dhe hiqet nga tepsia, pastaj shpohet me rrëmojcë disa herë. Sheqeri pudër përzihet me lëngun e portokallit dhe shpërndahet mbi ëmbëlsirë.

Pasi ëmbëlsira është ftohur krejtësisht, mbështillet me letër varaku dhe futët në frigorifer, dhe lihet gjithë natën. Pastaj është e gatshme për t´u shërbyer.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:36

TORTE ME JOGURT

Receta gatimi - Faqe 8 1275791470torte_jogurt


Nevojiten (për 12 porcione)

* 2 vezë
* 1 lugë vaj
* 6 lugë sheqer
* 7 lugë miell
* pak bakin
* 5 fletë dafine
* 500 g kos
* 1 shkop vanilje burbon
* 200 ml ajkë të ëmbël
* 1 qese për përgatitje të masës së tejdukshme për sipërfaqe të tortës
* nga 250 g kajsi dhe mandarina nga konserva.
Procedura:

Nxehet furra në 180 shkallë C. Tunden vezët me një lugë ujë të vluar, me vaj dhe me sheqer, që të bëhet një masë shkume. Përzihet mielli me gjysmën e qeses së bakinit dhe i shtohen masës.

Ky brumë qitet në kallëpin për ëmbëlsira (26 cm), rrafshohet mirë. Piqet në furrë për 20-25 minuta, nxirret dhe lihet për tu ftohur.

Xhelatina ulet sipas udhëzimeve në qese. Pritet shkopi i vaniljes dhe përbërja e tij përzihet me kosin.

Xhelatina kullohet dhe zbutet me 2 lugë ujë të nxehtë, kjo përbërje qitet në kosi n me vanilje. Futet në frigorifer për 20 minuta. Ajka e ëmbël tundet dhe i shtohet masës nga frigoriferi, e cila është bërë si zhele.

Biskota e pjekur qitet në sipërfaqen e gatimit, përthekohet me unazën për tortë dhe mbi të derdhet kremi i parapërgatitur. Ftohet në frigorifer rreth 3 orë, në mënyrë që kremi të shtrëngohet.

Pemët nga konserva kullohen dhe renditen mbi tortë. Nga shurupi i kajsive përgatitet derdhja, e cila hidhet mbi kajsitë. Mbahet në frigorifer derisa të shërbehet.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:37

TORTE COKOLLATE

Receta gatimi - Faqe 8 1275789211torte-cokollate

Perberesit:

Për patishpan: 8 ve, 8 lugë sheqer, 2 lugë miell, 150 gr arra të bluara, lëvore e portokalli e kaluar në rende.
Kremi: 6 të verdha të vesë, 2 të bardha të vesë, 8 lugë sheqer,100 gr sheqer pluhur, 250 gr gjalpë, 2 lugë kakao pluhur, 100 gr çokollatë.
Shurupi: 1 dcl ujë (7 lugë ujë), 100 gr sheqer, 1 lugë rum.
Glazura: 100 gr çokollatë,3 lugë vaj
Procedura:

Çokollata shkrihet mbi avull. Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të shkrihet sheqeri dhe të krijohet një shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur edhe më tej.

Shtohet mielli dhe arrat e bluara lugë duke e përzier masën me lugë e jo me mikser. Hidhet pastaj çokollata e shkrirë dhe lëvorja e portokallit. Masa derdhet në kallëp në formë zemre ose të rrumbullakët, të lyer me yndyrë dhe të përmiellur, ose të shtruar me letër të yndyrshme. Piqet në furrë me temperature 170 gradë C për 50 min.

Sherbeti vlohet 5 min. pastaj hidhet rumi. (Me këtë sherbet të ftohur spërkaten koret e patishpanit pasi të priten,e pastaj lyhen me krem).

Çokollata shkrihet në avull. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer pluhur deri sa të filloj të fryhet. Në enë të veçantë, mbi avull, tunden të verdhat e vezëve me sheqer gjersa të zbardhen dhe të shkrihet sheqeri. Vezët i shtohen gjalpit të tundur duke i tundur së bashku gjersa masa të kompaktësohet. Një e treta e masës veçohet, kurse në pjesën tjetër shtohet çokollata e shkrirë mbi avull dhe kakaoja duke e tundur deri sa të bëhet e njëllojtë.

Patishpani i ftohur pritet horizontalisht, spërkatet me sherbet dhe lyhet me kremin me çokollatë, kurse mbi dhe anash lyhet me kremin e veçuar pa çokollatë.
Shkrihet çokollata mbi avull duke ia hedhur vajin dhe duke e përzier vazhdimisht. Glazura hidhet mbi torte duke e lyer tërë sipërfaqen dhe anash.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:41

KURORE ME MISH QENGJI

Receta gatimi - Faqe 8 1251144720168bytf

Përbërësit për brumin:

* 500 gr miell,
* 80 gr margarinë,
* 1 lugë maja,
* 1 lugë e vogël sheqer,
* 2 vezë,
* 2.5 dcl qumësht, kripë.

Për kurorë:

* Afro 2.5 kg mish qengji (dy palë brinjë),
* 200 gr gjoks pule ose mish qengji i prerë në kubik të vegjël,
* 2 lugë ajkë të thartë,
* 1 tubë qepë të njoma,
* 1 kungulleshkë e vogël,
* 2 lule të ndara lulelakre,
* 50 gr gjalp ose vaj ulliri,
* majdanoz i grirë hollë, ruzmarinë, kripë, vegetë, piper,
* 1 vezë për lyerje.
Procedura:

Zinet brumi me përbërësit e lartpërmendur dhe vendoset në vend të ngrohtë që të vijë. Mishi kriposet, fërkohet me mëlmesa sipas shijes. Zhvishen brinjët, u jepet forma e kurorës duke i bashkuar të dy palët e brinjëve dhe lidhen me spango kuzhine. Majat e brinjëve veç e veç mbështillen me folje, në mënyrë që gjatë pjekjes ato mos të nxihen. Nëse qengji është i moshës shumë të re,vendoset në tepsi të lyer me yndyrë, në mesin e zbrazët të kurorës futet një enë e vogël me pak ujë, që ta ruaj formën. Mbulohet me alufolje dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C për t’u pjekur për afro 40 min. Në të kundërtën, vendoset në tenxhere të gjërë me pak ujë që të zihet për ½ ore e pastaj me kujdes vendoset në tepsi që të piqet në furrë edhe ½ ore. Ndërkohë përgatitet mbushja. Mishi i zhveshur nga brinjët, ose mishi i pulës, fërgohet me qepë gjersa të zbutet. Shtohen perimet, ajka dhe mëlmesat. Kurora gjysmë e pjekur largohet nga furra, mbushet mesi i zbrazët i kurorës me yçin e përgatitur nga copëzat e mishit me perime dhe futet në furrë për t’u pjekur edhe 20 min. Brumi i ardhur ndahet në tri pjesë të cilat hollohen në tre shirita dhe thuren në formë gërshete. Mishi i pjekur largohet nga furra për t’u ftohur pak, pastaj mbështillet me gërshetë brumi. Pasi të vijë pak brumi, lyhet me vezë të tundur dhe prapë futet në furrë për t’u pjekur së pakut edhe ½ ore së bashku me mishin kurorë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:43

SALLATE ME MOLL PORTOKALL DHE QEP

Receta gatimi - Faqe 8 12511407726dwtic

Perberesit:

· 1 portokall e ndarë në thela
· ½ mollë jeshile e athët, fetat e holla të së cilës I ndajmë përgjysmë
· 1 qepë e vogël e kuqe e prerë hollë në feta rrethore
· Lëngu I ½ limoni për të lyer fetat e mollës që të mos oksidohen
· 1 lugë gjelle lëng portokalli ose uthull molle ose ½ luge gjelle prej secilës që përzihen bashkë
· Pak vaj ulliri e kripë
Për të shërbyer mund të dekorohet me 6-8 fleta sallatë jeshile ose gjethekuqe.
Procedura:

Përgatitni portokallin në thela, mollët në feta e qepa në feta rrethore dhe shërbehen në formën e treguar në pjatë. Mos harroni të lyeni fetat e mollës me lëng limoni që ato të mos oksidohen (të mos marrin ngjyrë kafe). Hidhni lëngun e portokallit dhe/ose uthullën e mollës dhe në fund shtoni vajin e ullirit e kripën.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:44

GJOKS PULE I MBUSHUR ME SARDELE TE KRIPOSURA

Receta gatimi - Faqe 8 1251144334fm51cy

Perberesit:

Gjoksin e pules e hapni mire dhe rrifeni qe te hollohet (thojini kasapit se e bon ai). Sardelet vejini ne uje te ftohte dhe lejini i gjys orsh qe tju dali kripa. Mos perdorni ato ne vaj por ato ne kripe. Mbasi ti ket dalur kripa hiqini me kujdes halat dhe pritini me thike ne copeza shume te vogla. Pergatisni nderkohe hudher dhe majdanoz te grire holle holle dh perziheni me peshqit e grire.
Procedura:

Sperkateni pulen nga brenda me kripe e piper te zi dhe me kete miksin peshk-hudher-majdanoz. Futini nji te rrotullume si fletoreve nen sqetull dhe lidhini me spango, ka ajo e pastra ere, jo spango muratori. Nxefni vaj ne nje tigan dhe jepini nje gjysem te skuqur rreth e rreth sa te krijoje pak kerc e te marri ngjyre. Pastaj futeni ne furre me nja 150-200° dhe per nja 20 minuta eshte gati. Kujdes... kur ta hiqni nga tigani mos e hidhni vajin qe ngelet . Merrni nji sardele ose gjys po qene te medhaja dhe kur vaji te jete i nzefte qamet, coptojani brenda dhe me luge shtypeni qe te shperbehet. Shtojini pak vere te bardhe qe te shuhet mire e mire dhe keni bere keshtu nje krem qe do ju duhet me vone.
Nxirreni arroston nga furra dhe me kujdes kirurgu pritini spangon qe e rrethon dhe pastaj me nje thike te mprefte, po te mprefte ama, priteni feta feta me gjeresi 5-7 mm. Vejini ne pjate copat e pules dhe sperkatini me ate kremin qe kemi ne tigan. Per garnityre veni dy broccoli te zjere pak a ndonje zarzavat tjeter te pergatitur thjeshte.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:46

MISH TUL ME PATATE DHE VEZ

Receta gatimi - Faqe 8 1258990511mish_tul_me_patate

Perberesit:

Për 6 persona:

* 1 kg patate
* 150 g mish tul
* 4 qepë
* 6 vezë
* majdanoz
* salcë
* vaj
* kripë
* piper i zi
Procedura:

1. Pastrojini qepët, lajini dhe grijini. Lajini edhe patatet, qërojini dhe pritini në kubikë të vegjël.

2. Në një tenxhere hidhni vajin dhe vendoseni në zjarr, shtoni qepën dhe kaurdiseni sa të zverdhet bashkë me mishin e grirë. Më pas hidhni salcën, kripën, piperin e zi pluhur, majdanozin e grirë hollë, lëngun e mishit (ose ujë) dhe lërini që të marrin valë në zjarr të ngadaltë.

3. Në një tigan skuqini kubikët e patate ve me pak vaj dhe hidhini në tenxheren, ku keni kaurdisur mishin me qepën.

4. Pasi të marrin një valë, hidhini në një tavë, vendosini sipër vezët me radhë dhe lërini në furrë të nxehtë derisa të mpiksen vezët.

Kima me vezë i serviret e ngrohtë çdo personi.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:47

PETULLA NGA PATATET

Receta gatimi - Faqe 8 1291660308petulla_nga_patatet

Përbërësit për 13-14 petulla:
* 1kg patate
* 1 lugë gjelle majdanoz i grirë
* 2 ve
* 30 gr miell peksimeti
* yndyrë për fërgim
* kripë, pipër i zi.
Procedura:

Patatet qërohen dhe lahen. Majdanozi lahet, kullohet dhe imtësohet.
Patatet grihen në rende. I shtohen vetë, majdanozi, mielli peksimet dhe mëlmesa sipas dëshirës, përzihen mirë.

Në një tigan me vaj të bollshëm e në temperaturë maksimale, qitet nga një lugë gjelle patate, shtrihet duke iu dhënë formë e rrumbullakët me anë të lugës.

Petullat skuqen në të dy anët dhe hiqen nga zjarri.
Petullat mund të shërbehen më ndonjë sallat, ose më një copë mishi të fërguar.

Këshillë praktike:
Gjatë pjekjes së petullave, nëse yndyra nuk është maksimalisht e nxehtë, petullat thithin shumë yndyrë dhe ngjitën për tigani!

Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:53

TORTE PREJ COKOLLATE ME DARDHE

Receta gatimi - Faqe 8 1291659449torteza_cokollate_dardhe


Perberesit:

* 120 g çokollatë
* 120 g gjalpë
* 60 g miell
* 70 g sheqer i përpunuar
* pak bikarbonat
* 3 kokrra vezë
*1 lugë kakao pluhur
* 2 dardha të kuqe
*1 portokall
* 1 lugë sheqer e gjalpë, miell dhe kakao

Për salcën:
* 200 ml pana e freskët
* 2 të verdha veze
* 60 g sheqer
* xhenxhefil.
Procedura:

1. Qërojini dardhat dhe pritini në katrorë të vegjël. Shkrini në tigan sheqerin dhe lëngun e portokallit. Shtoni dardhat dhe lërini sa të zbuten.

2. Më pas hiqini dhe përziejini. Purenë që përgatitët, hidheni në një tavë të shtruar me qese kuzhine ose tek mbajtësi i copave të akullit. Më pas vendoseni në ngrirje.

3. Shkrini me avull çokollatën me gjalpin. Ndërkohë, përziejini bashkë vezët, miellin dhe pjesën tjetër të përbërësve. Bashkojeni me çokollatën dhe trazojeni derisa të përgatitet një masë homogjene.

4. Mbushni me të formëzat prej alumini, të cilat i keni lyer më parë me gjalpë e miell të përzierë me kakao.

5. Përgatitni salcën duke zierë panën me xhenxhefilin. Shtoni të verdhat e vezëve, të cilat i keni rrahur më parë me sheqer. Ziejeni salcën me avull, derisa të arrijë temperaturën 80 gradë.

6. Merrni copëzat e ngrira të dardhës dhe hidhini nëpër formëza, duke i shtyrë paksa me gisht, që të futen sa më brenda përzierjes që përgatitët; piqini për 7 minuta me 200 gradë. Hiqini, nxirrini nga format dhe shërbejini me salcën e xhenxhefilit.

Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:54

ZOGJ ME SALCE KOSI DHE SPINAQ

Receta gatimi - Faqe 8 1291659553zogj_salce_kosi_spinaq

Perberesit:

Përbërësit për 6 persona:

* 3 zogj pule
* 2 qepë
* 750 g spinaq
* gjalpë
* 30 g miell
* 300 ml kos
* kripë, piper i zi.
Procedura:

1. Pritini përgjysmë zogjtë e pastruar dhe vendosini në një tenxhere me pak gjalpë për tu skuqur.

2. Shtoni qepën, hidhni ujë sa të mbulohen përgjysmë dhe lërini që të ziejnë ngadalë.

3. Në një tas prej qelqi përzieni kosin me miellin derisa të krijohet një masë homogjene. Masën hidheni në lëngun e zogjve, duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri aq sa kosi të bashkohet me lëngun dhe të marrë trajtën e salcës. Lërini të ziejnë edhe 10 minuta në zjarr të ngadaltë.

4. Pasi ti keni pastruar mirë gjethet e spinaqit, në një tenxhere tjetër përvëlojini me ujë me kripë. Kullojini mirë dhe i keni gati për ti servirur.

5. Mund ti servirni në dy mënyra: duke e servirur në anë të pjatës spinaqin dhe në mes salcën e zogjve, ose në një pjatë spinaqin dhe veç zogjtë me salcën e kosit.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:56

QOFTE ME GJIZ DHE SALCE DOMATESH

Receta gatimi - Faqe 8 1291658860qofte_gjize_salce_domatesh

Perberesit:

Përbërësit për rreth 25 qofte:

* 350gr gjize dele (në pamundësi të saj mund të përdorim gjizë lope)
* 140gr tul buke
* 2 vezë
* 1 thelb hudhër
* 100gr kaçkavall të grirë
* 1 lugë të vogël majdanoz
* piper
* kripë

Për salcën: 750ml salcë domatesh ▪ 5 lugë vaj ulliri ▪ 1 thelb hudhër ▪ kripë.
Procedura:

Thërrmojmë 140gr bukë me duar ose me ndihmën e një mikseri, e vendosim në një tas të thellë bashkë me gjizën e deles, vezët, thelbin e hudhrës së shtypur, djathin kaçkavall të grirë, majdanozin dhe pak piper.

I përziejmë të gjithë këta përbërës bashkë derisa të formohet një masë e butë, por e lidhur, më pas e provojmë për kripë dhe i shtojmë aq sa nevojitet.

Gjithashtu kjo recetë mund të shërbej edhe si një salcë e shijshme për të shoqëruar makaronat.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:58

EMBELSIRE FESTIVE

Receta gatimi - Faqe 8 1262562280embelsire_festive

Perberesit:

* 1.6 dl verë të ëmbël
* 5 të kuq të veve
* 60 g sheqer ajkë e ëmbël
* 1 lugë niseshte
* 300 g shllig
* 150 g krem të gatshëm të lajthive (për shembull nutellë)
* 20 g fletë xhelatine për biskotën e gatuar nga të bardhët e veve
* 300 g sheqer pluhur
* 250 g lajthi të fërguara
* 5 të bardhë të veve
Procedura:

Për 8 persona • Përgatitja: 45 minuta • Zierja: 1 orë.

Përgatiten biskotat nga të bardhët e veve: lajthitë e fërguara dhe të prera në copa të mëdha përzihen me sheqer dhe qiten në një enë të gjerë me fund të trashë, u shtohet shkuma e fortë e të bardhëve të veve. Pastaj kjo masë nxehet në temperaturë të ulët kujdesshëm, duke e përzier me lugë të drunjtë, rreth 10 minuta, përderisa masa të bëhet si një krem ngjyrëçelur.

• Në letër që shërben për pjekje, vizatohen me laps 2 rrathë, me perimetër prej 28 cm. Secili rreth i letrës qitet në tepsi të veçantë. Masa e të bardhëve të veve, e përzier me lajthi, qitet, me anë të shpatullës, në letrat e parapërgatitura dhe sheshohen mirë. Piqen 45-50 minuta në furrë të nxehur në 150 shkallë C.

• Të kuqtë e veve miksohen me sheqer, u shtohet niseshteja dhe vera, masa nxehet në avull, duke e përzier pandërprerë.

• Fletët e xhelatinës zbuten në ujë të ftohtë, ulen me 4 lugë ajkë të nxehtë. Kjo masë i shtohet kremit të lajthive, por së pari zbutet në avull, lihet për tu ftohur, pastaj shtohen edhe 120 g shllag.

• Biskatat (nga të bardhët e vezëve) lyhen me kremin në të cilin është shtuar vera.

Ëmbëlsira zbukurohet me "lule" shllagu dhe futet në frigorifer, derisa të shërbehet.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:58

TAVE ME SPINAQ

Receta gatimi - Faqe 8 1251144672f3reyg


Perberesit:

* 1 kg mish qengji ose viçi,
* 1 kg spinaq,
* 5-6 vezë,
* 1/2 litër kos,
* 2 lugë miell,
* disa thelpinj hudhre, kripë, piper, specall, vegetë moskat.
Procedura:

Mishi i prerë në copa zihet me kripë dhe 1 lugë erëza të thara gjersa të zbutet. Spinaqi i larë dhe i grirë zihet 5 minuta i mbuluar, në lëngun që e lëshon. Mielli fërgohet në gjalpë, por jo sa të ndërrojë ngjyrën.

Shtohen hudhra e shtypur dhe supë mishi, duke e përzier vazhdimisht gjersa të trashet dhe të bëhet një qull i trashësisë mesatare, pastaj përzihet me spinaqin e zier, rregullohet me vegetë, piper dhe moskat. Masa e përzier derdhet në tepsi.

Mbi spinaq hidhen me kujdes vezët e tundura me kos, hudhra të shtypura dhe kripë. Mbi vendosen copat e mishit, hidhen pak vegetë, piper dhe specall. Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C, gjersa të skuqet mishi dhe të mpiksen pak vezët, por të mbesin të buta.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:59

BISKOTA ZEMER

Receta gatimi - Faqe 8 12511461042w3dfz7

Perberesit:

Koha e pergatitjes: 25 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta
Perberesit:

1 filxhan gjalp (mos e zevendesoni me gje tjeter), te zbutur
1/2 filxhan sheqer
2 veze
1 luge caji me ekstrakt vanilje
2-1/4 filxhan (caji) me pluhur mielli
1/4 filxhan kakao
1/4 luge caji krip
3/4 filxhan lajthi te pjekura
3/4 filxhan me copeza cokollate gjysem te embela
3/4 filxhan me vanilje ose cokollat te bardhe.
Procedura:

1. Ne nje tas perzieres hedhim kremin e gjalpit dhe sheqerin. Rrahim vezet dhe vaniljen. Perziejme miellin me kakaon dhe kripen dhe dy kremerat e perziera me pare. Hedhim ne te lajthit. E ndajme brumin pergjysem. E mbulojme dhe e ftohim ne frigorifer.
2. Punojme me nje porcion brumi ne te njejten kohe duke e rrotulluar ne 1/4-ten e hollojme mbi nje shtrese te holle mielli. E presim sipas dy forma zemre. vendosim menjane copa ne forme rripi. E pjekim ne temperature 350 per 9- ne 10 minuta (duhet qe pasi te piqet te jete e bute). E ftohim per nje minute.
3. E vendosim ne nje tas me temperatur te ulet, shkrijme copezat e cokollates drei sa te behet e lemuar. E vazhdojme kete proces duke i hedhur dhe vaniljen. Futim brenda gjysmen e asaj qe kemi gatuar ne nje cokollate gjysem te embel, futim pjesen tjeter te mbetur te gatimi ne nje cokollate te bardhe. Formojme me to dy forma zemre perpara se cokollata te kete ngrire. Dhe me pas e lem deri sa te ngrije.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 20 Jan 2011 - 1:42

Pulë e marinuar në zgarë
Mënyra më e mirë për t’i dhënë një shije të veçantë mishrave të pjekur është marinada. Në këtë mënyrë shmangim përdorimin e shumë vajrave dhe erëzave.

Këshilla për marinimin e mishit:
Kurrë mos e shponi mishin gjatë marinimit sepse kështu humbet lëngjet e tij.
Marinada duhet të mbulojë të gjithë mishin dhe ena duhet të jetë gjithmonë e mbuluar dhe e vendosur në frigorifer.
Gjithmonë përdorim një enë të qelqtë ose plastike dhe asnjëherë enë alumini për marinimin e mishrave .

Përbërësit
6 fileta pule
2 lugë gjellë kos me pak yndyrë ( parapëlqehet kosi grek)
2 lugë gjellë vaj ulliri
1 lugë gjellë lëng limoni
2 lugë çaji kripë
1 lugë çaji faferon i kuq i bluar
1/2 lugë çaji piper
pak kanellë
1 lugë erëza të përziera

Përgatitja :
Të gjithë përbërësit e lartpërmendur, me përjashtim të filetave, i përziejmë për të bërë marinadën. I vendosim filetat e pulës në tasin me marinadë, e mbulojmë enën me plastmas kuzhine dhe e lëmë për 20 minuta në frigorifer.

I nxjerrim filetat dhe i fshijmë lehtë me letër kuzhine dhe i lëmë pak derisa të arrijnë temperaturën e dhomës. Pastaj i pjekim në zgarë derisa të marrin një ngjyrë kafe të praruar. Zakonisht i pjekim në zjarr të fortë që të piqen fort nga jashtë e të rrinë të buta brenda e të jenë të lëngshme.

Këshillë
Marinadën e ngelur e mbajmë dhe më të lyejmë filetat gjatë pjekjes. Kujdes që të mos këtë shumë kos mbi fileta sepse do të
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Mon 30 Jan 2012 - 6:34

Shkopinj me proshutë krudo

Receta gatimi - Faqe 8 Brumeeee

Perberesit per rreth 12 shkopinj * 250gr miell 00 * 200ml qumesht * 50gr ullinj te zinj te prere ne copa te vogla * 6 feta proshute krudo * 1 luge te vogel maja birre * 2 luge vaj ulliri * 2 luge te vogla rozmarine te grire (ose 2 gjethe rozmarine te prera holle) * salce per shoqerim

Vendosim qumeshtin dhe vajin e ullirit per t’u ngrohur, por pa marre vale.

Ne nje ene te thelle perziejme miellin me majane e birres dhe shtojme pak nga qumeshti i ngrohte derisa te formohet nje brum i bute dhe qe nuk ngjit ne duar. E transferojme kete brum ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe e punojme per rreth 5 minuta ne menyre qe te behet elastik. E leme te vije ne nje ambjent larg korrenteve te ajrit per 30 minuta.

Pasi te kete kaluar kjo kohe, i shtojme brumit copezat e vogla te ullinjve, rozmarinen e grire holle dhe e ndajme ne 12 sfera te vogla. Me secilen sfere formojme nje shkop rreth 15-18cm mbi te cilin vendosim nje rripe te proshutes krudo (ne menyre gjatesore). E rrotullojme shkopin ne formen e nje tyrele dhe bejme te njejten gje edhe me brumin e mbetur. I vendosim shkopinjte ne furre te parangrohur ne 200grade celcius per rreth 12-15 minuta derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe. E sherbejme kete antipaste te ngrohte ose ne temperature ambjenti me salcen tone te preferuar.

*Keshille: Kete recete mund ta pregatisim deri ne 1 muaj perpara festave dhe pasi shkopinjte te jene ftohur plotesisht i vendosim ne akull neper qese te posacme. Ne momentin qe duam ti konsumojme, i nxjerrim nga akulli dhe i leme te shkrijne ne temperature ambjenti duke i futur me pas ne furre 200grade celcius per vetem 5 minuta.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Mon 30 Jan 2012 - 6:37

Gjellë me domate
Receta gatimi - Faqe 8 Domatee-gjell
Përbërsit : (për 8 persona):

* 1 spec i verdhë, i pjekur
* 8 domate
* 2 kungulleshka
* fëstëkë
* dy thelpinj hudhër
* djathë parmëzën i renduar
* 3 feta bukë të thekur, të thërrmuar
* borzilok, vaj, kripë, piper, brumë shtresor (i gatshëm)

Përgatitja:

Domatet përvëlohen me ujë të valë dhe qërohen, priten përgjysmë, u hiqen farat dhe kripen. Pastrohet speci i pjekur dhe pritet në katrorka. Kungulleshkat priten në kube, fërgohen në pak vaj, u shtohen katrorkat e spec it, kripen dhe piperosen, kësaj mase i shtohen edhe thërrmijat e bukës, 2 lugë djathë dhe borziloku. Me këtë masë mbushen gjysmat e domateve.

Tepsia (tava) lyhet me vaj, fundi i së cilës shtrohet me letër për pjekje, mbi letër hidhet djathi dhe fëstëku, mbi të renditen domatet e mbushura. Mbi domate qitet peta e brumit, cepat e së cilës shtypen mirë, ndërsa e tërë peta shpohet me pirun.

Piqet në furrë të nxehur në 200 shkallë e, për 35 minuta. Kur tava të jetë pjekur, nxirret nga furra dhe përmbyset shumë kujdesshëm në një pjatë të madhe, prej nga do të shërbehet.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Mon 30 Jan 2012 - 6:38

Biskota Çaji
Receta gatimi - Faqe 8 Biskota-qajiiii

Përbërësit: Miell 4 gota uji, sheqer 1 filxhan çaji, gjalpë 1 filxhan çaji, vezë 2 kokrra, sodë gjysmë lugë kafeje, kos ose ujë 1 filxhan kafeje, (në qoftë se pakësohet gjalpi diferenca shtohet kos) arra të grira 2 lugë gjelle. Përgaditja : Në një tas rrihen vezët me sheqer e gjalpë, pasi krijohet masë e njëllojtë, shtohet pak kos ose ujë dhe hidhet miell i situr i përzier me pak sodë. Zihet brumi dhe hapet në petë me trashësi 4-5 mm, pritet në forma të ndryshme, ose në mungesë të formës pritet me gotë pije. Biskotat vendosen në tavë të lyer me yndyrë në largësi nga njëra-tjetra, lyhen me të verdhat e vezëve dhe sipër i hidhen arra të grira hollë. Piqen për 8-10 minuta
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Mon 30 Jan 2012 - 6:40

Receta gatimi - Faqe 8 Torta e gjyshes

Receta gatimi - Faqe 8 Torta-e-gjyshes

Torta e gjysheseshte nje embelsire tipike italiane me origjine nga Liguria, por e perhapur edhe ne Toskane. Perbehet nga brume i shkrifet mbuluar me stika pishe dhe sheqer pluhur e cila fsheh nje mbushje shume te shijshme kremi pasticerie.

Perberesit per torte me diameter 24-26cm

Per brumin e shkrifet



400gr miell
200gr gjalp
150gr sheqer pluhur
3 te verdha vezesh
1 bustine vanilje
pak kripe
Per kremin e pasticerise

700ml qumesht
85gr miell
5 te verdha vezesh
150gr sheqer
pak lekure limoni
1 bustine vanilje
Per zbukurim

100gr stika pishe
sheqer pluhur
Pregatisim brumin e shkrifet sipas recetes qe e publikuam dje , por duke respektuar dozen e perberesve qe kerkohen per kete torte. Kur brumi te jete gati, e mbeshtjellim me nje leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten gjysme ore.

Nderkohe pregatisim kremin e pasticerise sipas recetes qe do ta gjeni tek faqja (www.tryeza.org ), por gjithmone duke respektuar dozat me siper. Kur kremi te jete gati, e leme te ftohet per disa minuta dhe nxjerrim nga frigoriferi brumin e shkrifet.



Ne tavolinen e punes hapim dy pete te trasha: njeren me te madhe me 2/3 e brumit dhe tjetren me te vogel me pjesen e mbetur te tij. Me peten e madhe “shtrojme” nje stampe per torta te rrumbullaket te cilen me pare e kemi lyer me pak gjalp dhe miell. E cpojme lehte me dhembet e nje piruni siperfaqen e petes dhe ne kete moment hedhim kremin e pasticerise te vaket te cilin e nivelojme mire me nje spatul (ose formojme nje “mal” te vogel ne qender te tij). E mbulojme torten me peten e vogel dhe ngjisim anet me gishta ose me dhembet e pirunit. E cpojme serisht siperfaqen e tortes, e sperkasim me stikat e pishes mbi te cilat ushtrojme nje presion te lehte dhe e fusim ne furre te parangrohur ne 180grade celcius per rreth 30 minuta.

Kur torta e gjyshes te jete pjekur, e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti. Ne momentin e servirjes e sperkasim me sheqer pluhur dhe e sherbejme te ftohte.

*Keshille: Kjo torte mund te mbushet edhe me krem pasticerie te cilit i jane shtuar copeza cokollate, me krem cokollate, me rikota (gjize pa kripe) etj. Gjithashtu stikat mund t’ia shtoni edhe brenda mbushjes te cilat do ti japin nje shije te vecante tortes. Per nje variant pak ndryshe, mund te mos ia vini peten e vogel siper dhe ta piqni direkt ne furre.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Mon 30 Jan 2012 - 6:41

Role me Oblland
Receta gatimi - Faqe 8 Role
ërbërsit :

2 obllanda
250 gr.biskota te grira
300 gr sheqerka zhelle
500 gr. sheqer pluhur
1 limon
2 pako zhelatin
200 ml.uje

Përgaditja :

Obllanden e mbeshtjellim me nje lecke te lagur Ne enen per perzierje e hedhim ujin,zhelatinen dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser ,ne ene e hedhim edhe lengun e nje gjysem limoni.Gjysmen e biskotave te grira e hedhim ne ene dhe e perziejme me luge .Pastaj ne ene per perzierje i veme sheqerkat te prera ne copa te vogla ,perziejme me luge dhe i shtojme biskotat e mbetura.Masen e leme per nje kohe qe biskotat ta mpijne lengun..
E heqim lecken nga ana e siperme e obllandes dhe mbi oblland veme nga kremi,me ndihmen e leckes obllanden e mbeshtjellim ne forme roleje,te njejten gje e bejme edhe me obllanden e dyte .Rolen e leme te shtrengohet ,me thike,e presim ne copa me trashesi prej 1cm .
Ju befte mire!
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Mon 30 Jan 2012 - 6:43

Embelsire me miell misri

Receta gatimi - Faqe 8 Miell-misriiii

Përbërësit:

400 g miell misri, gjysmë qese pluhur për pjekje, 300 g djathë, 200 ml ujë mineral të gazuar, 3 vezë, gjysmë lugë kripë, 100 ml vaj.



Përgatitja:

Përzieni dhe tundni vezët, shtoni djathin dhe i përzieni edhe më. Shtoni miellin e misrit të përzier me pluhurin për pjekje, kripë dhe ujin e gazuar mineral, më pas shtoni dhe vajin dhe i përzieni derisa masa të trashet. Masën e ndani e piqni përreth 20 minuta në 200 gradë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga dajti modh Mon 30 Jan 2012 - 7:11

Aristogata shkruajti:KURORE ME MISH QENGJI

Receta gatimi - Faqe 8 1251144720168bytf

Përbërësit për brumin:

* 500 gr miell,
* 80 gr margarinë,
* 1 lugë maja,
* 1 lugë e vogël sheqer,
* 2 vezë,
* 2.5 dcl qumësht, kripë.

Për kurorë:

* Afro 2.5 kg mish qengji (dy palë brinjë),
* 200 gr gjoks pule ose mish qengji i prerë në kubik të vegjël,
* 2 lugë ajkë të thartë,
* 1 tubë qepë të njoma,
* 1 kungulleshkë e vogël,
* 2 lule të ndara lulelakre,
* 50 gr gjalp ose vaj ulliri,
* majdanoz i grirë hollë, ruzmarinë, kripë, vegetë, piper,
* 1 vezë për lyerje.
Procedura:

Zinet brumi me përbërësit e lartpërmendur dhe vendoset në vend të ngrohtë që të vijë. Mishi kriposet, fërkohet me mëlmesa sipas shijes. Zhvishen brinjët, u jepet forma e kurorës duke i bashkuar të dy palët e brinjëve dhe lidhen me spango kuzhine. Majat e brinjëve veç e veç mbështillen me folje, në mënyrë që gjatë pjekjes ato mos të nxihen. Nëse qengji është i moshës shumë të re,vendoset në tepsi të lyer me yndyrë, në mesin e zbrazët të kurorës futet një enë e vogël me pak ujë, që ta ruaj formën. Mbulohet me alufolje dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C për t’u pjekur për afro 40 min. Në të kundërtën, vendoset në tenxhere të gjërë me pak ujë që të zihet për ½ ore e pastaj me kujdes vendoset në tepsi që të piqet në furrë edhe ½ ore. Ndërkohë përgatitet mbushja. Mishi i zhveshur nga brinjët, ose mishi i pulës, fërgohet me qepë gjersa të zbutet. Shtohen perimet, ajka dhe mëlmesat. Kurora gjysmë e pjekur largohet nga furra, mbushet mesi i zbrazët i kurorës me yçin e përgatitur nga copëzat e mishit me perime dhe futet në furrë për t’u pjekur edhe 20 min. Brumi i ardhur ndahet në tri pjesë të cilat hollohen në tre shirita dhe thuren në formë gërshete. Mishi i pjekur largohet nga furra për t’u ftohur pak, pastaj mbështillet me gërshetë brumi. Pasi të vijë pak brumi, lyhet me vezë të tundur dhe prapë futet në furrë për t’u pjekur së pakut edhe ½ ore së bashku me mishin kurorë.
ca ere i ka ardh forumit me kete celebrate005 celebrate005 celebrate005
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Arabela Mon 30 Jan 2012 - 7:13

Aristogata shkruajti:Receta gatimi - Faqe 8 Torta e gjyshes

Receta gatimi - Faqe 8 Torta-e-gjyshes

Torta e gjysheseshte nje embelsire tipike italiane me origjine nga Liguria, por e perhapur edhe ne Toskane. Perbehet nga brume i shkrifet mbuluar me stika pishe dhe sheqer pluhur e cila fsheh nje mbushje shume te shijshme kremi pasticerie.

Perberesit per torte me diameter 24-26cm

Per brumin e shkrifet



400gr miell
200gr gjalp
150gr sheqer pluhur
3 te verdha vezesh
1 bustine vanilje
pak kripe
Per kremin e pasticerise

700ml qumesht
85gr miell
5 te verdha vezesh
150gr sheqer
pak lekure limoni
1 bustine vanilje
Per zbukurim

100gr stika pishe
sheqer pluhur
Pregatisim brumin e shkrifet sipas recetes qe e publikuam dje , por duke respektuar dozen e perberesve qe kerkohen per kete torte. Kur brumi te jete gati, e mbeshtjellim me nje leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten gjysme ore.

Nderkohe pregatisim kremin e pasticerise sipas recetes qe do ta gjeni tek faqja (www.tryeza.org ), por gjithmone duke respektuar dozat me siper. Kur kremi te jete gati, e leme te ftohet per disa minuta dhe nxjerrim nga frigoriferi brumin e shkrifet.



Ne tavolinen e punes hapim dy pete te trasha: njeren me te madhe me 2/3 e brumit dhe tjetren me te vogel me pjesen e mbetur te tij. Me peten e madhe “shtrojme” nje stampe per torta te rrumbullaket te cilen me pare e kemi lyer me pak gjalp dhe miell. E cpojme lehte me dhembet e nje piruni siperfaqen e petes dhe ne kete moment hedhim kremin e pasticerise te vaket te cilin e nivelojme mire me nje spatul (ose formojme nje “mal” te vogel ne qender te tij). E mbulojme torten me peten e vogel dhe ngjisim anet me gishta ose me dhembet e pirunit. E cpojme serisht siperfaqen e tortes, e sperkasim me stikat e pishes mbi te cilat ushtrojme nje presion te lehte dhe e fusim ne furre te parangrohur ne 180grade celcius per rreth 30 minuta.

Kur torta e gjyshes te jete pjekur, e nxjerrim nga furra dhe e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti. Ne momentin e servirjes e sperkasim me sheqer pluhur dhe e sherbejme te ftohte.

*Keshille: Kjo torte mund te mbushet edhe me krem pasticerie te cilit i jane shtuar copeza cokollate, me krem cokollate, me rikota (gjize pa kripe) etj. Gjithashtu stikat mund t’ia shtoni edhe brenda mbushjes te cilat do ti japin nje shije te vecante tortes. Per nje variant pak ndryshe, mund te mos ia vini peten e vogel siper dhe ta piqni direkt ne furre.
hmmmm kjo esh e shijshme vertet dajti,,,, with love with love
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga dajti modh Mon 30 Jan 2012 - 7:18

Aristogata shkruajti:ZOGJ ME SALCE KOSI DHE SPINAQ

Receta gatimi - Faqe 8 1291659553zogj_salce_kosi_spinaq

Perberesit:

Përbërësit për 6 persona:

* 3 zogj pule
* 2 qepë
* 750 g spinaq
* gjalpë
* 30 g miell
* 300 ml kos
* kripë, piper i zi.
Procedura:

1. Pritini përgjysmë zogjtë e pastruar dhe vendosini në një tenxhere me pak gjalpë për tu skuqur.

2. Shtoni qepën, hidhni ujë sa të mbulohen përgjysmë dhe lërini që të ziejnë ngadalë.

3. Në një tas prej qelqi përzieni kosin me miellin derisa të krijohet një masë homogjene. Masën hidheni në lëngun e zogjve, duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri aq sa kosi të bashkohet me lëngun dhe të marrë trajtën e salcës. Lërini të ziejnë edhe 10 minuta në zjarr të ngadaltë.

4. Pasi ti keni pastruar mirë gjethet e spinaqit, në një tenxhere tjetër përvëlojini me ujë me kripë. Kullojini mirë dhe i keni gati për ti servirur.

5. Mund ti servirni në dy mënyra: duke e servirur në anë të pjatës spinaqin dhe në mes salcën e zogjve, ose në një pjatë spinaqin dhe veç zogjtë me salcën e kosit.
keto me pelqejm muve Arabel ..edhe nja tre korona me krip e me limon :429293: :429293: :429293: [Ok]
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Arabela Mon 30 Jan 2012 - 7:21

une duaaaaaaaaaa embelsiraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa 213444 213444 213444 213444 :59654:
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga dajti modh Mon 30 Jan 2012 - 7:23

Arabela shkruajti:une duaaaaaaaaaa embelsiraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa 213444 213444 213444 213444 :59654:
ske nevoje po te rish me muve per embelsira :541221: :541221: [QeSh] [Ok] marojm pune me pulen i here [QeSh] [QeSh] with love
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Arabela Mon 30 Jan 2012 - 7:24

dajti modh shkruajti:
Arabela shkruajti:une duaaaaaaaaaa embelsiraaaaaaaaaaaaaaaaaaaa 213444 213444 213444 213444 :59654:
ske nevoje po te rish me muve per embelsira :541221: :541221: [QeSh] [Ok] marojm pune me pulen i here [QeSh] [QeSh] with love
ti ha pulen,,une embelsira,,, [HaPPyy] [HaPPyy]
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga dajti modh Mon 30 Jan 2012 - 7:29



Receta gatimi - Faqe 8 Torta-e-gjyshes

ok ja ku e ke .. mos e mbaro gjithe se shendoshes pastaj 00027003 celebrate005 celebrate005 :429293: :429293:
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Arabela Mon 30 Jan 2012 - 7:30

jo,,te gjithen se ha dot (sorry) (sorry) por tre cerekun e thaj,,, [QeSh] [QeSh] [QeSh] (tongueout) ,,,flm with love with love
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga dajti modh Mon 30 Jan 2012 - 7:42

ja dhe nje pije me shoqeru embelsiren celebrate005 celebrate005 celebrate005
Receta gatimi - Faqe 8 F.1224001442653_m
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Arabela Mon 30 Jan 2012 - 7:46

dajti modh shkruajti:ja dhe nje pije me shoqeru embelsiren celebrate005 celebrate005 celebrate005
Receta gatimi - Faqe 8 F.1224001442653_m
yesssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssssss [HaPPyy] [HaPPyy] [HaPPyy] 123445 123445
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga dajti modh Mon 30 Jan 2012 - 9:12

sa ke bertit mi :541221: Receta gatimi - Faqe 8 426788 with love
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Anakonda Fri 3 Feb 2012 - 5:25

Fileto pule me pana dhe kepurdha.
Perberesit;
4-5 fileto pule
pana1 kuti,
kerpurdha te fresketa,
kripe dhe erza sipas deshires.

Pregatitja;
Ziejme filetot e pules per rreth15min.Pasi jane zier i heqim menjane qe te ftohen.Marrim kerpurdhat e fresketa dhe i presim ne kubike te vogla.(ose kerpurdha te konservuara).Ne nje tigan hedhim pak vaj ulliri dhe vendosim filetot e pules.I skuqim derisa te marre ngjyre karakteristike.Me pas do te shtojme panen e fresket dhe i leme te skuqen bashke per rreth 7-8min.Hedhim kripen dhe piper te zi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 18:14

GATIMI I LEPURIT

LEPURI MUND TE GATUHET NE MENYRA TE NDRYSHME

JA NJERA ME E SHPEJTA

PERGATITJA

PRITET
LEPURI NE COPA, MARINOHET ME KRIPE DHE PIPER, KALOHET NE
MIELL, DHE SKUQEN ME GJALP. COPAT E SKUQURA VENDOSEN NE NJE
TAVE. I HEDH NJE GOTE VERE TE KUQE DHE FUTEN NE FURRE.

NDERKOHE

NE
ENEN E GJALPIT SKUQET NJE QEPE SA TE MARRE NGJYRE PASTAJ I
HIDHET NJE LUGE MIELL DHE SHUHET ME UJE NE TE CILEN ESHTE
TRETUR KNORR JANE ATO TABLETAT E PULES. PASTAJ I HIDHET
MAJDANOZ, RIGON, GJETHE DAFINE, PIPER DHE KRIPE.

PASI ESHTE BERE SALCA I HIDHET SIPER COPAVE TE LEPURIT.

LIHET NE FURRE NE 200 GRADE SA TE MARRE TE KUQERREMTE SIPER DHE HIQET.

E SHOQERON ME PATATE TE SKUQURA OSE PURE PATATESH.me fal n00b se tani u kujtova qe nuk duhet te shkruaja me shkronja te medha, por pertova ta prishja
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Anakonda Thu 21 Jun 2012 - 18:14

Speca te gatuar ne tave dheje

Permbajtja per 2 veta:

6-7 speca

50 gr shehrije e ngjashme me orizin ne pamje

1 qepe e madhe

3 domate te pjekura mesatare

100 gr djathe i bardhe me yndyre

majdanoz

shume pak xhenxhefil (pluhur ose i fresket i grire holle)

vaj ulliri, kripe

nje luge salce domateje

uje me sy

Pastrojini
specat mire nga farat .Grini holle qepen dhe domatet, po ashtu dhe
majdanozin.Vendosini keto te fundit ne nje tas dhe siper shtojini dhe
djathin e therrmuar, xhenxchefilin,salcen e shkrire ne pak uje,vajin e
ullirit dhe pak kripe (nese djathi eshte i kripur mos i vini shume
kripe).Perzijeni mire masen dhe lijeni pak sa xhenxhefili te leshoje pak
arome . (shenim : xhenxhefili ka dhe veti djegese ndaj per kete arsye
nuk shtova piper te zi kete here).Me pas mbushini specat dhe vendosini ne tave duke i hedhur dhe pak vaj
dhe uje me sy siper.Lerini te gatuhen ne zjarr te ulet.Servirini te
nxehta.

Ju befshin mire!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 8 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 8 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi