Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Receta gatimi - Faqe 6 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Receta gatimi - Faqe 6 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Receta gatimi

+13
Єямєℓiиdå
Tonii
Anonim
LADY D
Vig-ana
Gjarperesha
Xrisa
koli852
Roksana
WebMaster
metis
mela
Aristogata
17 posters

Faqja 6 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Thu 9 Jul 2009 - 7:09

First topic message reminder :

Embelsire me mjalt

Duhen:

Miell 2 gota uji ose 500g
Sheqer 1 gote uji
Mjalte 2-3 luge gjelle
Veze 2 kokrra
Sode nje luge kafeje
Arra 1-2 filxhane kafeje
Gjalpe 2 filxhan kafeje (i shkrire)
Vanilje, kakao nje luge gjelle plot
Dhe dy filxhane uje.

Per shurupin duhen.

Sheqer 3 gota uji
Uje 2.5 gota uji

Ne nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me te verdhe veze, behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur, jo shume i nxehte, i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit te percaktuar ne normative, hidhet gjalpe, veze dhe mjalte tjeter. (Ujin mos e perdor fare).
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Thu 28 Jan 2010 - 1:49

Kraharor pule të mbushura me spinaq dhe djathë


Materialet për 6 veta:
* 1 filxhan me djathë të grirë imtësisht
* 1 filxhan me djathë Parmesan
* 1/4 lugë çaji kripë
* 1/4 lugë çaji pudër hudhre
* 1/4 lugë çaji piper i zi
* spinaq i prerë
* 1 vezë
* 6 copa kraharor pule
* 1/2 filxhan verë të bardhë

Përgatitja:
Për të përgatitur mbushjen përzieni 7 përbërësit e parë. Ngrohini në temperaturën 350 gradë.
Ndajini copat e mishit të pulës në dy pjesë dhe hidhni në mes të masën e përgatitur. Mbështillini, spërkatini me verë dhe mbështillini me letër kuzhine.
Vërini të piqen në temperaturën 350 gradë për 30 min duke i spërkatur herë pas here copat e mishit me verë. Këshillohet që të
spërkatet dhe pjata ku do të serviret mishi me pak verë (për 6 persona).

Receta gatimi - Faqe 6 F.1109013402905_m
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Thu 28 Jan 2010 - 1:50

Supë me mish viçi dhe perime


Nevojiten:
● 1 kg mish e 5 patate të prera në kubikë
● 2 karota të prera në feta
● 2-3 degë selino të prera trashë
● 5 lugë salcë domatesh
● 1 filxhan çaji makarona të vogla (yje apo forma tjera)
● 3 lugë vaj ulliri
● kripë e piper.

Gatimi
1. Presim mishin në copa të vogla dhe e vëmë të ziejë në një tenxhere të madhe. Zierja bëhet në zjarr mesatar, derisa mishi të jetë pothuajse gati. Nga mesi i zierjes shtojmë kripë sipas dëshirës.
2. Në vazhdim hedhim në tenxhere patatet, selinon, karotat dhe vajin. I lëmë të ziejnë derisa të zbuten. Pasi të jenë pothuajse gati, i nxjerrim perimet dhe mishin nga tenxherja me ndihmën e një luge të madhe me vrima.
3. Hedhim në ujë makaronat dhe i lëmë të ziejmë për 1/2 e kohës që shkruhet në paketë. E rregullojmë me kripë e piper dhe hedhim salcën.
4. Shtojmë mishin dhe perimet dhe i lëmë të ziejnë derisa të bëhen gati makaronat. Gjatë zierjes shtojmë pak ujë të nxehtë nëse konsiderohet e nevojshme.

Receta gatimi - Faqe 6 F.1030000614941_m
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Thu 28 Jan 2010 - 1:51

Bukë e skuqur


Për 6 vetë
* 400 g miell
* 2 vezë
* 300 g djathë i bardhë i grirë
* 3 lugë djathë kaçkavall i grirë
* 1 filxhan vaj ulliri
* pak piper

Përgatitja:
- Përzieni në një tas vezët me 250 g nga djathi i bardhë i grirë, djathi kaçkavall, 3/4 e vajit, miellin, piperin dhe 1.5 filxhan ujë.
- Rriheni derisa të krijohet një masë e ngjeshur.
- Hidheni vajin e mbetur në një tepsi. Shtrijeni atë në të gjithë tepsinë dhe vendosni masën e krijuar, duke i dhënë formën e tepsisë.
- Djathin e mbetur hidhjani përsipër bashkë me piperin.
- Piqeni bukën në furrë me temperaturë 200 gradë për rreth 45 minuta.
- Servireni të ngrohtë.
- Mund të shoqërohet me gjellën e drekës ose me meze të ndryshme.

Receta gatimi - Faqe 6 F.1030000408609_m
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Thu 28 Jan 2010 - 1:51

Byrek me pulë dhe djathë


Përbërësit
* 1/2 kg petë të gatshme e 1 pulë (1,5 kg)
* 4-5 vezë
* 1/2 kg qepë të thata
* 1 filxhan çaji djathë kaçkavall të grirë
* 1/2 filxhan çaji qumësht
* 1 filxhan çaji margarinë të shkrirë e kripë e piper

Përgatitja
1. Lani pulën dhe ziejeni në një tenxhere me ujë të valuar dhe kripë. Hiqni shkumën e formuar gjatë zierjes dhe shtoni në tenxhere qepët e prera në feta ë holla. Lëreni pulën dhe qepët të ziejnë mirë derisa të mbeten me rreth 1 1/2 filxhan lëng.
2. Pasi të jetë gati, hiqeni pulën nga tenxherja dhe lëreni të ftohet pak. Pastrojeni nga lëkura dhe kocka dhe prijeni mishin në copa të vogla.
3. Ndërkohë lërini qepët të vazhdojnë të ziejnë, derisa të bëhen si qull. Shtoni në tenxhere qumështin dhe lërini të ziejnë për akoma 5 min.
4. Hiqeni tenxheren nga zjarri, hidhni djathin dhe copat e pulës dhe përzieni mirë. Rrihni lehtë vezët me pirun dhe shtojini në masën me pulë. Rregullojeni masën me pak kripë e piper.
5. Në një tepsi të lyer me gjalpë shtroni 5-6 petë, duke i lyer një nga një me margarinë të shkrirë. Hidhni mbushjen dhe kthejini për nga brenda anët e petëve. Nga lart shtroni petët e mbetura të lyera një e nga një me margarinë të shkrirë.
6. Prisni anët e petëve të sipërme që dalin jashtë tepsi së, spërkateni byrekun me pak gjalpë dhe pak ujë. Piqeni në furrë me zjarr mesatar për rreth 1 orë.
7. Pasi të jetë gati, lëreni të ftohet pak, prijeni dhe servireni.

Receta gatimi - Faqe 6 F.1030000216937_m
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Thu 28 Jan 2010 - 1:52

Revani


Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 10 vezë të freskëta fshati
* 10 lugë sheqer
* 10 lugë miell

Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët.
* 1 kg sheqer
* 5 gota ujë,
* 1 qeskë sheqer vanilje
* 4 rrathë të hollë limoni.

Përgatitja:
Tunden vezët me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi. Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur. Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 140 gradë C për t’u pjekur për afro 1 orë. Gjatë pjekjes furra nuk hapet. Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët. Pritet në delima

Receta gatimi - Faqe 6 F.0917020822239_m
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Anonim Thu 28 Jan 2010 - 1:52

Pice me Brume Shtepie

Çdo moment dhe pa mundim mund të shijojmë picën tonë të preferuar të përgatitur me "teknikën tonë”.


Materialet për 8 persona

Për brumin
● 1/2 kg. miell
● 30 gr. tharmë birre
● 1 vezë
● 2 lugë gjelle vaj ulliri
● 1 lugë gjelle qumësht
● 1 lugë ëmbëlsire sheqer
● 1/2 lugë ëmbëlsire kripë.

Për mbushjen
● 350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë
● ½ filxhan çaji salcë domateje
● 1 spec jeshil i prerë në forma rrethore
● 8-10 sallam i prerë në forma rrethore
● ullinj të prerë në forma rrethore

Përgatitja


Stadi i parë
Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën
që do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumësh¬tin, vezën, 1
lugë gjelle vaj ulliri si dhe tharmin e birrës, të shkrirë me parë në
ujë të vakët. (Fig. 1).

Stadi i dytë
Përzieni me kujdes materialet që hodhët në gropëzën në mes të miellit
derisa të krijohet një masë brumi e fortë (Fig. 2) dhe më pas e lini
për 15 minuta që të "shlodhet", duke e mbuluar me pecetë.


Stadi i tretë
Pasi të kenë kaluar 15 minuta e punoni përsëri masën e brumit dhe
krijoni me të dy petë. Në vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyeja
me pjesën e mbetur të vajit të ullirit. (Fig. 3).

Stadi i katërt
Në çdonjërën nga petët shtroni salcë domateje, djathërat kaçkavall dhe
sallamin. I zbukuroni me rrathët prej speci dhe ullinjtë. I vini të
piqen në temperaturë 200 gradë celsius për 35-40 minuta.
Anonim
Anonim
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Aty ku Ballakumja eshte me e Shijshme :)
Postime Postime : 356
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/01/2010
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : C`do gje e bukur dhe e mire eshte preferenca ime :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Thu 28 Jan 2010 - 1:53

Ramstek i marinuar


Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 1 ramstek viçi ose mështjerre,
* 6 lugë vaj,
* 1 lugë mustardë,
* lëng limoni,
* kripë, piper i zi dhe i gjelbër kokërr i shtypur, fletë dafine, rigon.

Përgatitja:
Mishi i pastruar nga zhapat, kriposet, i hidhet vegetë, piper, mustardë, vaj dhe fërkohet mirë, në mënyrë që mëlmesat të depërtojnë nga të gjitha anët. Lidhet me spango kuzhine dhe pas 2-3 orë, ramsteku skuqet në yndyrë të nxehtë nga të gjitha anët. Futet në furrë të nxehtë me temp.250 gradë C, i vendosur në tel shporeti në shkallën e mesme të furrës. Në shkallën e ulët të furrës vendoset një tepsi me pak ujë. Piqet 25 min. nëse dëshirohet të jetë në brendi i butë dhe të mbetet mishi i kuq, në të kundërtën, piqet 40 min. Pasi të largohet nga furra, mbështillet me alufolie edhe 15 min, pastaj largohen penjtë, pritet në feta dhe shërbehet me perime të ziera. Ramsteku mund të piqet edhe në çast posa të kriposet, pa e lidhë fare. Lëngut të cilin e lëshon gjatë pjekjes, i shtohet 1 lugë miell i tretur me ujë ose verë të bardhë dhe pasi të marrë valë, kullohet, derdhet në enë për salcë dhe shërbehet me mish.

Variant salce për ramstek: Pjesët e prera të mishit nga ramsteku, skuqen në vaj. Shtohen 3 karota të prera në rrathë, selino e prerë në kubik, 2 purrinjë, 4 domate të prera në copa të vogla, ose 300 gr. lëng domatesh, hudhër, kokrra piperi të shtypura, rozmarinë dhe 1 fletë dafine. Të gjitha këto ziejnë 40 min në zjarr të ulët. Perimet kalohen në sitë. Kullohet salca, vlon edhe pak gjersa të trashet, kriposet sipas shijes dhe shërbehet me ramstek të pjekur, mish të skuqur ose të zier
Receta gatimi - Faqe 6 F.0917020634879_m
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Thu 28 Jan 2010 - 1:53

Akullore në enë akulli


Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:
* 8 vezë të freskëta
* 10 lugë sheqer
* 4 qeska krem të rrahur (shllag)


Shijen mund ta ndërroni duke i shtuar arra, lajthi, bajame të grimcuara ose bluara, çokollatë të shkrirë, dredhëza, mjedra, banane etj.

Të bardhat e vezëve tunden 3-4 min. Shtohet sheqeri dhe vazhdon tundja gjersa të përgatitet një marengë e dendur sikurse borë.
Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundjen. Kremi i rrahur përgatitet sipas udhëzimit në qeskë, pastaj bashkohet me vezët e tundura dhe përzihet me lugë në mënyrë që të mos bjerë shkuma. Derdhet në enë ku do të ngrihet dhe futet në friz për disa orë.
Masës bazë mund t’i shtohen nga përbërësit e lartpërmendur,e në atë rast masa ndahet përgjysmë. Gjysma e masës përzihet me përbërës të dëshiruar dhe kur të derdhet në enë ku do të ngrihet,më pare hidhet akullorja bazë, e pastaj ajo e kombinuar.
Akullorja mund të shërbehet në mënyrë atraktive në enë akulli. Reçeta për enë akulli gjendet në librin”1000 receta për çdo familje
Receta gatimi - Faqe 6 F.0830144322323_m
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Anonim Thu 28 Jan 2010 - 1:54

Si Mund Te Mungoje Ktu Kjo Gjelle [smile_1]

Tave kosi


Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle,kripë.

Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me
mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më
parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër
gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet
nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të
skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe
vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet
dhe pastaj i shtohen kos, vezë, kripë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet
oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e
përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta
para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere
rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe kripë.
Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa
e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe
të krijohet një cipë e kuqe.
Anonim
Anonim
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Aty ku Ballakumja eshte me e Shijshme :)
Postime Postime : 356
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/01/2010
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : C`do gje e bukur dhe e mire eshte preferenca ime :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Anonim Thu 28 Jan 2010 - 2:00

Pasticja

Merr 500 Gr makarona te qe mund te jene spageti te thjeshta, ose edhe
nga ato pak me te trasha me vrime ne mes, do t'i ziesh sic zihen
normalisht kur gatuhen por te mos i lesh te behen, pra do i besh gjysem
te ziera, kulloji dhe leri ne kullesen e makaronave.

Nderkohe merr 1 L qumesht dhe ne te hidh 4-6 kokrra veze dhe nja 1/2 kg
djathe te bardhe te therrmuar mire (therrmoje me duar), preferohet
djathe me shije te forte dhe madje i kripur si djathe deleje apo edhe
djathe lope po nga ai i forti.Keto te gjitha perzieji mire e mire
bashke, nderkohe qe i perzien shtoji dhe ca gjalpe, le te themi rreth
200 gr.(nga masat une s'marr vesh fare se i bej me sy Receta gatimi - Faqe 6 Confused Receta gatimi - Faqe 6 Rolleyes ).

Merr nje tepsi me madhesi mesatare dhe lyeje fundin me gjalpe me nje
furrce apo nese jo, merr ca copa hidhi ne tepsi lere te shkrije pakez
ne furren qe po ngrohet dhe pastaj rrotulloje tepsine derisa te lyhet
tere siperfaqja e saj.Kujdes mos digjesh

Aty ne tepsi hidh makaronat dhe me pas masen me qumesht, veze e
djathe.Shperndaji ne menyre te njetrajtshme ne gjithe siperfaqen e
tepsise, futi ne furre dhe me zjarr 200G leri te piqet derisa te
krijohet ajo cipa e kuqe dhe me pas hiqe nga furra.
Anonim
Anonim
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Aty ku Ballakumja eshte me e Shijshme :)
Postime Postime : 356
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/01/2010
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : C`do gje e bukur dhe e mire eshte preferenca ime :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 8:52

Mish çomlek


Për 4-5 persona duhen:
• mish 500 gr
• qepë l kg
• hudhra 1 kokërr
• vaj 4-5 lugë gjelle
• salcë 1 lugë kafeje
• pak piper i kuq
• uthull 3-4 lugë gjelle
• kanellë, kripë, piper i zi, 2 fletë dafine

Çomleku zakonisht përgatitet me mish viçi dhe me qepë të vogla sa një kokërr: arre. Në mungesë të tyre, mund të përdoren qepë të thata të prera në katërsh.
Thelat e mishit skuqen në fultere me vaj të nxehtë sa të krijohet kore e kuqe pastaj vihen në tenxhere.
Në yndyrën që ka mbetur nga mishi, skuqen qepët dhe vendosen përbri mishit, vihen në zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellë dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcë domatesh, ujë dhe përzihen me lugë druri.
Në fund vihet kapaku, anët e të cilit zihen me brumë ose përdoret tenxherja me presion.
Çomleku del më i shijshëm kur përgatitet në enë balte.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 8:54

Byrek me purri e qumësht


Për 4-5 persona duhen:
* 3 gota uji miell (500 gr)
* 300 ml ujë (6 filxhanë kafeje)
* kripë

Për mbushje:
* 1 kg purri (presh)
* 1 ve
* 1/2 filxhani çaji qumësht
* kripë, piper i kuq, gjysmë filxhani çaji vaj.

Ky lloj byreku përgatitet njëlloj si me spinaq, por për mbushje merren purri. Purrinjtë qërohen, lahen, grihen dhe skuqen me yndyrë të mbuluar me kapak. Që të zbuten, pak u shtohet qumësht, lihen të ziejnë 10 minuta të tjerë, avullon lëngu i tepërt, hiqen nga zjarri, përzihen me vezë, piper i kuq e kripë.
Për byrek preferohet mielli i fortë (miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet). Mbi tryezë ose në tepsi përhapet mielli, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për l kg miell merret 550-600 gr ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e mielli.
Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë, i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleç, mbulohet me pecetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet; në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë.
Prej çdo kulaçi bëhen petë të vogla, secila prej tyre përmiellet me niseshte dhe qiten 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shikohen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe u hidhet nga pak niseshte.
Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke e spërkatur secilën me yndyrë, mbi to qitet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë, mbi to qitet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet
Receta gatimi - Faqe 6 F.0224000202248_m
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 8:56

Sallatë me patëllxhan dhe qepë


Përgatitja 15 min: Pjekja: 15 min. Kalori 137.
Përbërës për 4 persona:
* 2 qepë të bardha për porcion
* patëllxhanë të mëdha
* 2 thelpinj hudhre
* 20 ml verë e bardhë
* 30 ml uthull
* 4 lugë vaj ulliri
* gjysmë speci i gjelbër
* gjethe mente
* kripë, piper

Përgatitja:
Qëroni qepët dhe pritini në formë unaze gjysmë cm e trashë. Futi qepët për 15 min në një enë me ujë të ftohtë që të humbasin disi shijen e fortë, pastaj kulloji dhe fshiji me letër kuzhine.
Qëroni patëllxhanët. Copëto specin e gjelbër dhe hudhrën prite në feta.
Pjekja: Vendosni kubikët e patëllxhanit në 1 tenxhere. Lagi me verën, uthullën dhe më shumë ujë derisa të lagen komplet. Kriposi dhe shtoni hudhrën. Lërini të vlojnë për 15 min.
Më pas kullojini mirë. Elimino hudhrën dhe lërini të ftohen.
Në një enë sallate bashkoni qepën e patëllxhanët. Shtoi kripën, piperin e gjethet e mentës.
Spërkati me vaj e serviri.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 8:57

Filetë viçi me kërpudha


Materialet për 2 persona
* 2 fileta mish viçi (rreth 180-200 gr.)
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 lugë gjelle gjalpë
* 1 filxhan kërpudha të prera
* 1 filxhan lëng mishi
* 2 lugë gjelle brandi
* hudhër
* kripë dhe piper i kuq dhe i zi.

Përgatitja
1. I lyeni filetat nga të dy anët me kripë dhe piper e hudhër.
2. Në vazhdim ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit në një tenxhere të thellë dhe shtoni në të filetat e mishit. I skuqni nga të dy anët, dy minuta për çdonjërën anë dhe menjëherë më pas i shuani me brandi. I vendosni filetat në një pjatancë dhe kujdesuni që të ruhen të ngrohta.
3. I hidhni kërpudhat e prera si dhe piperin e kuq në salcën që ka mbetur në tenxhere.
4. Në vazhdim, shtoni lëngun e mishit dhe në fund, i spërkatni filetat me gjysmën e salcës.
I servirni menjëherë duke i shoqëruar me pure patatesh ose pilaf.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 8:59

Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudhër


Materialet për 4 person:
* 1/2 kg kallamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje.
* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3 -4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufe majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper

Përgatitja
Vëmë të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa të bëhen një masë mbulojeni dhe ruajeni në frigorifer.
Lyeni me miell rrathët e prera të kalamanit nga të gjitha anët dhe vërini të tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin të digjet. Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë sepse bie temperatura dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me njëra tjetrën.
Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër pirëse.
Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu vëmë salcën në një pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa dëshiron.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 8:59

Supë me brokoli dhe djathë


Përbërësit për 4 racione:
* 1 kokërr qepë e grirë
* 300 g brokoli
* 450 ml lëng zarzavatesh (ose 1 supë e koncentruar)
* 450 ml qumësht gjysmë i skremuar
* 60 g djathë parmixhan i grirë
* pak arrë e sapogrirë
* kripë dhe piper i zi (sipas dëshirës)

Gatimi:
1. Në një tenxhere hidhni qepën, brokolin dhe lëngun e zarzavateve. Lërini të ziejnë edhe 15 minuta pas vlimit, ose derisa zarzavatet të zbuten.

2. Përziejeni këtë masë në mikser.

3. Pasi ri shtoni qumështin, ngroheni atë deri afër pikës së vlimit.

4. Shtoni djathin e grirë, gjithnjë duke përzier derisa ky të shkrihet.
Kjo supë e thjeshtë përbën një vakt të pasur me vlera ushqyese; gjithashtu, është një mënyrë e zgjuar për t'i bërë fëmijët të hanë brokoli, cili është i pasur me proteina, fibër, vitaminë C dhe karbohidrate.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:00

Musaka me patëllxhanë


Për 4-5 persona duhen:
• patëllxhanë 1 kg
• vaj 3 filxhanë kafeje
• qepë 2-3 kokrra mesatare
• mish i grirë 200 gr ose një filxhan çaji
• domate 3-4 kokrra
• hudhra 3-4 thelpinj
• kripë, piper i zi, majdanoz.

Gatimi
Patëllxhanëve u hiqet bishti dhe maja, lahen, priten në feta të rrumbullakëta, në qoftë se patëllxhani është i hollë pritet në formë ovale. Vendosen në ujë me kripë për 30 min, pastaj mbulohen, lyhen me miell dhe skuqen nga të dyja anët.
Në vajin e mbetur skuqen qepët e grira hollë derisa të marrin ngjyrë ari; në to hidhet mishi i grirë, pastaj shtohen domatet e qëruara dhe të prera në copa të vogla, kripë, piper i zi, majdanoz, hudhra të grira dhe pak ujë. Të gjitha këto vihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë 5-10 minuta.
Patëllxhanët e skuqur ndahen afërsisht në 3 pjesë. Një pjesë e tyre shtrohet në tavë dhe mbi ta hidhet gjysma e kimës, pastaj shtresa tjetër e patëllxhanëve e mbi ta pjesa tjetër e kimës. Në fund mbulohet me pjesën e mbetur të patëllxhanëve, spërkatet me yndyrë dhe piqet në furrë për 15-20 minuta. Pasi nxirret nga furra, lihet pak të ftohet dhe pritet në copa.
Musakaja mund të përgatitet dhe me salcë të bardhë e cila i hidhet sipër në shtresë të hollë, rrafshohet, spërkatet me gjalpë dhe djathë të thërrmuar ose kaçkavall të grirë.
Salca e bardhë përgatitet kështu: mielli kaurdiset pak me gjalpë, shuhet me qumësht, duke u përzier shpejt që të mos krijohen kokrriza, zihet pak sa të trashet, hiqet nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur, hidhen të verdhat e vezëve.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:01

Sallatë me rrepa


Për 500 gr rrepa duhen:
* vaj 3-4 lugë,
* uthull 2 lugë
* pak majdanoz
* kripë
* sipas dëshirës dhe mundësisë shtohet edhe salcë kosi.

Përgatitja:
Kjo sallatë përdoret më tepër në stinën e dimrit, sepse rrepat janë më të shijshme dhe më të lëngshme.
Pasi u hiqet lëvorja dhe lahen mirë, ata grihen në rende, u kullohet lëngu duke i shtrydhur lehtë, vendosen në pjatë dhe u hidhet vaj, uthull, kripë e majdanoz i grirë hollë.
Shënim: Në këtë sallatë është mirë të hidhet dhe pak salcë kosi e përzier me hudhra të shtypura.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:02

Pilaf me gjalpë


Për 4-5 persona duhen:
* 2 filxhanë çaji oriz
* 4 filxhanë lëng mishi ose ujë
* 2 lugë gjelle gjalpë
* kripë, piper i zi.

Përgatitja:
Orizi qërohet, lahet, kullohet dhe skuqet në yndyrë të nxehtë, pastaj hidhet lëng mishi ose ujë i vluar, kripë, mbulohet dhe lihet në zjarr të ngadaltë 15-20 minuta. Pasi të ketë pirë gjithë lëngun dhe në sipërfaqe të jenë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, lihet i mbuluar me kapak për 10-15 minuta, sepse avulli e zbut dhe shkriftohet më mirë. Kur qitet në pjatë, pilafit mund t'i hidhet gjalpë i shkrirë ose salcë domatesh, e përgatitur si për makarona. Gjithashtu mund të bëhet edhe me yç dhe në këtë rast përgatitet njësoj si më sipër.
Pilafi mund të bëhet edhe pa e kaurdisur orizin, në këtë rast përdoret vetëm gjalpi.
Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar me kripë, në sasi të caktuar, hidhet orizi i pastruar e i larë, përzihet pak dhe mbulohet me kapak, lihet të zihet në zjarr të ngadaltë për 10-15 minuta dhe kur të ketë pirë gjithë lëngun e në sipërfaqe të krijohen vrima, hidhet gjalpë i shkrirë, përzihet, mbulohet me kapak dhe lihet në një anë të shporetit. Kur qitet në pjata i hidhet piper i zi.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:03

Pite misri me djathë


Për 4-5 persona duhen:
* 1/2 kg miell misri
* 2 di qumësht
* pak kripë
* 10 gr. sheqer
* l tharm i bukës;

Për yç:
* 1/2 kg djathë
* 250 gr sheqer
* 3 ve
* l qese vanilje
* 2 lugë miell
* rrush i tharë.

Përgatitja:
Mielli gatuhet me qumësht të vluar dhe i qitet sheqer e kripë, e pastaj edhe tharmi i bukës.
Përzihet dhe lihet të vijë. Ndërkohë tunden të kuqtë e vesë bashkë me sheqer, në të hidhet djathi i copëtuar dhe mielli, në fund rrushi i tharë dhe shkuma e fituar nga të bardhët e vesë.
Në tepsinë e lyer me yndyrë hidhet gjysma e brumit të përgatitur nga mielli i misrit, pastaj mbi këtë sipërfaqe hidhet yçi prej djathit si dhe pjesa tjetër e brumit të mbetur. Tërë kjo piqet në zjarr jo të fortë.
Pasi të jetë pjekur, i hidhet në sipërfaqe sheqer vanilje që të duket më bukur dhe serviret.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:04

Supë orizi me vezë dhe me limon


Për 4-5 persona duhen:
* lëng mishi 1,5 litra
* oriz 4 lugë gjelle
* gjalpë 10 gr ose l lugë gjelle
* 1 të verdhë veze
* 1/2 kokrre limon
* majdanoz, kripë, piper i zi.

Përgatitja:
Në lëngun e mishit hidhet orizi i larë e i pastruar, kripa dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë rreth 30 minuta. Në fund supës i shtohet pak lëvore limoni e grirë me rende; i jepet një valë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhën e vezëve. Për këtë, në një enë porcelani hidhet e verdha e vezës, rrihet mirë dhe duke e rrahur i shtohet lëng limoni ose limontoz i tretur në ujë dhe pak e nga pak lëng supe. Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi, sipas dëshirës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:05

Pulë e mbushur me gështenja


Për 4-5 persona duhen:
* 500 gr pulë
* l filxhan çaji gështenja të qëruara
* 2 filxhanë kafeje
* oriz l lugë gjelle
* rrush i thatë
* l kokërr qepë
* 50 gr gjalpë
* kripë, piper i zi, kanellë.

Përgatitja:
Zgjidhet një pulë mesatare, e majme dhe e re. Pula pastrohet, lahet dhe bëhet mbushja.
Zgjidhen gështenja të mëdha, zihen për 5 minuta, qërohen nga lëvozhga e cipa e brendshme; copëtohen në katërsh, ndërsa rrushi i thatë ose fara vendoset në ujë të vakët që të zbutet e të by­mehet ose bajamet të cilat qërohen nga cipa dhe priten.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset qepa, hidhen mëlçitë e pulës (të grira), orizi dhe kaurdisen së bashku. Shtohen gështenjat ose bajamet, rrushi i thatë, pak kripë dhe lëng pule ose ujë. Lihet në zjarr derisa të ketë pirë lëngun dhe të jetë bërë një pilaf i shkrifët dhe i papërfunduar mirë. Hiqet nga zjarri, hidhet kanellë e bluar dhe me këtë masë mbushet barku, kurse gusha e pulës qepet.
Pula lyhet me gjalpë, kripë, piper të zi dhe piqet në furrë.
Pas pjekjes ndahet në pjata dhe spërkatet me lëngun e mbetur nga pjekja.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:06

Qengj i furrës me patate


Për 6-8 persona nevojiten:
* 2 kg mish qengji tul (kofshë ose gjoks)
*1 kg patate
* 5 thelpinj hudhra të prera hollë
* 1 degë rozmarinë të freskët
* lëng i 1 limoni
* vaj ulliri
* kripë e piper

Përgatitja:
1. Lani mirë mishin, fshijeni dhe rregullojeni me kripë e piper. Vendoseni në një tepsi pireks ose në enë balte.
2. Pastroi patatet dhe prijini sipas dëshirës. Rregullojini me kripë e piper dhe shpërndajini në tepsi, rreth e përqark mishit.
3. Hidhni nga lart degën e rozmarinës, të prerë në 3-4 pjesë, hudhrat, lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.
4. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqeni ngadalë për rreth 1 orë.
5. Në vazhdim, hiqeni letrën e aluminit dhe gradojeni furrën në zjarr të fortë. Piqni për akoma 30 min, derisa mishi dhe patatet të marrin ngjyrë.
6. Shërbejeni gjellën të ngrohtë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:07

Omëletë me domate


Nevojiten:
* 4 vezë
* 4 domate
* 1 qepë
* vaj
* kripë dhe pak sheqer

Përgatitja:
Omëleta me domate përgatitet sikur omëleta e zakonshme, por më pare përgatiten domatet.
Domatet qërohen me një thikë të mprehtë, priten rriska-rriska të holla dhe qiten në fultere ku është fërguar qepa e grirë shumë hollë me gjalpë.
U shtohet kripa, piperi dhe pak sheqer dhe lihen në zjarr të ngadalshëm derisa ta pinë tërë lëngun e të bëhen si një salcë e trashë, duke i trazuar nga një herë që të mos ngjiten.
Pas kësaj përgatisim omëletën: rrihen vezët, u shtohet pak kripë dhe qiten në fulteren e gjerë me yndyrë që të piqen rreth 5 minuta në zjarr mesatar. Omëleta e përgatitur qitet në një pjatë të gjerë, sipër saj qitet pureja e përgatitur e domates dhe paloset dyfish.
Mund ta dekoroni me majdanoz e erëza që ju pëlqejnë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:08

Makarona me fasule dhe mish


Nevojitet:
* 450 gram mish lope
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 qepë e mesme, e prerë hollë
* 4 thelpinj të grirë hudhrash
* 4 kërcej selinoje, të prerë hollë
* 500 gr domate të prera
* gjysmë luge çaji piper i kuq
* 1 kuti fasule të kuqe
* 1 kuti fasule të bardha
* 2 l lëng mishi
* 450 gr salcë domate
* 2 lugë majdanoz i tharë
* kripë dhe piper për shije
* 150 gr makarona, sipas preferencave

Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe, në zjarr mesatar, skuq mishin duke e përzier gjatë gatimit. Kur të skuqet, hiqe nga tenxherja me një lugë si kullesë dhe pastro grimcat që mbeten në tenxhere.
Shto 2 lugë gjelle vaj ulliri po aty dhe shto qepën, hudhrën, selinon e salcën në nxehtësi mesatare, sa perimet të zbuten.
Shto mishin në tenxhere, hidh përmbajtjen e domateve të pakulluara dhe piperin e kuq. Zieji për 10- 15 minuta.
Shto fasulet, lëngun e mishit, salcën e domateve dhe erëzat e tjera. Përzieje mirë. Rrite nxehtësinë dhe çoje për të zier. Më vonë ul nxehtësinë, mbuloje dhe zieje për 30 minuta.
Shto makaronat dhe lëre në zjarr në temperaturë të ulët për 30 minuta të tjera.
Shërbeje të ngrohtë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:09

Oriz me perime


Përbërësit (për 4 persona):
* 1 qepë mesatare,
* 1 karotë mesatare,
* bizele të ziera,
* 1 domate mesatare (ose pakë salce),
* 3 filxhanë çaji (mesatarë) oriz,
* 11ugë supe gjalpë i freskët,
* 3-4 lugë supe vaj çfarëdo,
* 6 filxhanë çaji (mesatarë) me ujë të nxehtë.

Përpara se të fillojë përgatitja e gjellës përfundimtare, karotat dhe bizelet duhet të ziejnë përreth 30 min secila.
Mënyra e gatimit:
Hedhim në një tenxhere me fund të gjerë (apo në një tigan të madh me kapak) 1 lugë supe të mbushur me gjalpë. Pa u skuqur gjalpi shtojmë qepët e prera kubik. I trazojmë ato me një lugë druri pasi lënë të skuqen e aq më tepër të nxihen.

Ky është momenti që përcakton shijen e gjellës që do të përgatisim, prandaj njerëz kini kujdes mos e lini kurrë qepën në zjarr e të bëhet vetë. Kur të bjerë zilja e derës apo e telefonit largoni tenxheren nga zjarri pasi ta keni shuar atë.

Pasi janë zverdhur e zbutur pak qepët, hedhim karotat e prera kubik (ashtu si dhe qepët). Në fund shtojmë domatet, te cilat i kemi prerë përsëri kubik (pasi t'i kemi hequr lëkurën dhe farat).

Pasi i kemi rrotulluar dhe pak domatet shtojmë bizelet e ziera, kripën dhe pak piper
të zi. Në masën e perimeve hedhim sasinë e orizit dhe ujë të përvëluar sa dyfishi i orizit. E përhapim masën në ujë në mënyrë të njëtrajtshme, i shtojmë sasinë e vajit dhe
e mbulojmë me kapak.

Nëse uji ndërkohë ka filluar të vlojë e ulim gradacionin e nxehtësisë, të cilin më vonë e kalojmë në minimum. Nuk duhet ta trazojmë masën e gatuar derisa të vaket. Me vonë, nëpërmjet një luge të sheshtë tavash e kthejmë pjesë-pjesë në mënyrë që yndyra të përhapet njëtrajtësisht.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:13

Sytliaç


Për 4-5 persona duhen:
• l litër qumësht
• sheqer sipas dëshirës
• 2 filxhanë oriz
• vanilje ose kanellë.

Një litër qumësht vihet në tenxhere. Kur të fillojë të vlojë, në të qiten 2 filxhanë oriz i larë nëntë herë.
Së pari, orizi zihet në qumësht nja 10 minuta në zjarr të fortë, e pastaj në zjarr të ngadaltë derisa orizi të mos zbutet dhe atëherë qitet sheqeri dhe lihet të zihet edhe një kohë.
Kur të zihet, ai zbrazet në misurë të vegjël dhe sipas dëshirës i qitet vanilje e kanellë. Po qe se dëshirohet, orizi mund të zihet ashtu që të mos sheqeroset, por kur të zihet zbrazet në misurë, qitet sheqer, vanilje ose kanellë.
Gjithashtu, sytliaçi mund të zbrazet në misur të madh dhe mbi të të hidhet lëngu i frutave dhe të servohet kur të ftohet.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:14

Tortë çokollate


Recetë nga Fikrie Ukelli - CEKA
Për patishpan: 8 ve, 8 lugë sheqer, 2 lugë miell, 150 gr arra të bluara, lëvore e portokalli e kaluar në rende.
Kremi: 6 të verdha të vesë, 2 të bardha të vesë, 8 lugë sheqer,100 gr sheqer pluhur, 250 gr gjalpë, 2 lugë kakao pluhur, 100 gr çokollatë.
Shurupi: 1 dcl ujë (7 lugë ujë), 100 gr sheqer, 1 lugë rum.
Glazura: 100 gr çokollatë,3 lugë vaj

Çokollata shkrihet mbi avull. Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të shkrihet sheqeri dhe të krijohet një shkumë e qëndrueshme. Shtohen të verdhat e vezëve duke i tundur edhe më tej.
Shtohet mielli dhe arrat e bluara lugë duke e përzier masën me lugë e jo me mikser. Hidhet pastaj çokollata e shkrirë dhe lëvorja e portokallit. Masa derdhet në kallëp në formë zemre ose të rrumbullakët, të lyer me yndyrë dhe të përmiellur, ose të shtruar me letër të yndyrshme. Piqet në furrë me temperature 170 gradë C për 50 min.
Sherbeti vlohet 5 min. pastaj hidhet rumi. (Me këtë sherbet të ftohur spërkaten koret e patishpanit pasi të priten,e pastaj lyhen me krem).
Çokollata shkrihet në avull. Gjalpi i zbutur tundet me sheqer pluhur deri sa të filloj të fryhet. Në enë të veçantë, mbi avull, tunden të verdhat e vezëve me sheqer gjersa të zbardhen dhe të shkrihet sheqeri. Vezët i shtohen gjalpit të tundur duke i tundur së bashku gjersa masa të kompaktësohet. Një e treta e masës veçohet, kurse në pjesën tjetër shtohet çokollata e shkrirë mbi avull dhe kakaoja duke e tundur deri sa të bëhet e njëllojtë.
Patishpani i ftohur pritet horizontalisht, spërkatet me sherbet dhe lyhet me kremin me çokollatë, kurse mbi dhe anash lyhet me kremin e veçuar pa çokollatë.
Shkrihet çokollata mbi avull duke ia hedhur vajin dhe duke e përzier vazhdimisht. Glazura hidhet mbi torte duke e lyer tërë sipërfaqen dhe anash.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:15

Ëmbëlsirë me dardhë dhe me miell misri


Përbërësit për 6 persona:
* 600 g dardha
* 360 g miell misri
* 900 ml qumësht
* gjalpë
* 300 g sheqer
* 1 gotë e vogël konjak ose rum
* 2 kokrra lëkurë limoni
* kripë

Gatimi:
1. Në një tenxhere zieni qumështin, shtojini lëkurën e limonit, gjysmën e sheqerit, dhe pak kripë.
2. Ngadalësojeni zjarrin, shtoni pak nga pak miellin dhe trazojeni vazhdimisht pa ndërprerje me lugë druri derisa të trashet, shtojini edhe pak gjalpë. Hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.
3. Përgatitni një tavë me pak gjalpë dhe spërkateni me pak sheqer.
4. Hidhni brumin kurse gjalpin e mbetur shtojeni lart në kubike të vogla. Vendoseni në furrë për t'u pjekur për 15-20 minuta.
5. Lajini e pastrojini dardhët, pritini përgjysmë dhe ziejini me sheqer si komposto. Lëngun e kompostos aromatizojeni me konjak ose rum dhe ziejeni edhe pak sa të trashet, të bëhet si shurup.
6. Kur të jetë gati vendosini dardhët sipër kekut të pjekur, shtoni shurupin dhe vendosini në furrë përsëri për rreth 10 minuta.
7. Servirini të ngrohta në pjata ëmbëlsi re, të prera në formë rombi me nga një dardhë përsipër.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:16

Ëmbëlsirë festive

Për 8 persona • Përgatitja: 45 minuta • Zierja: 1 orë
Nevojiten:
* 1.6 dl verë të ëmbël
* 5 të kuq të veve
* 60 g sheqer ajkë e ëmbël
* 1 lugë niseshte
* 300 g shllig
* 150 g krem të gatshëm të lajthive (për shembull nutellë)
* 20 g fletë xhelatine për biskotën e gatuar nga të bardhët e veve
* 300 g sheqer pluhur
* 250 g lajthi të fërguara
* 5 të bardhë të veve

Përgatitja:
Përgatiten biskotat nga të bardhët e veve: lajthitë e fërguara dhe të prera në copa të mëdha përzihen me sheqer dhe qiten në një enë të gjerë me fund të trashë, u shtohet shkuma e fortë e të bardhëve të veve. Pastaj kjo masë nxehet në temperaturë të ulët kujdesshëm, duke e përzier me lugë të drunjtë, rreth 10 minuta, përderisa masa të bëhet si një krem ngjyrëçelur.
• Në letër që shërben për pjekje, vizatohen me laps 2 rrathë, me perimetër prej 28 cm. Secili rreth i letrës qitet në tepsi të veçantë. Masa e të bardhëve të veve, e përzier me lajthi, qitet, me anë të shpatullës, në letrat e parapërgatitura dhe sheshohen mirë. Piqen 45-50 minuta në furrë të nxehur në 150 shkallë C.
• Të kuqtë e veve miksohen me sheqer, u shtohet niseshteja dhe vera, masa nxehet në avull, duke e përzier pandërprerë.
• Fletët e xhelatinës zbuten në ujë të ftohtë, ulen me 4 lugë ajkë të nxehtë. Kjo masë i shtohet kremit të lajthive, por së pari zbutet në avull, lihet për t'u ftohur, pastaj shtohen edhe 120 g shllag.
• Biskatat (nga të bardhët e vezëve) lyhen me kremin në të cilin është shtuar vera.
Ëmbëlsira zbukurohet me "lule" shllagu dhe futet në frigorifer, derisa të shërbehet
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:17

Ëmbëlsira nga çokollata dhe bajamet


Nevojiten:
* 2 lugë bajame të bluara
* 100 gr çokollatë për zierje
* 3 lugë kafe turke të fortë
* 2 lugë miell
* 70 gr sheqer i kafenjtë
* 3 vezë
* gjalpë

Për lyerje: 70 gr çokollatë për zierje, 1 dl ajkë të ëmbël, 2 lugë kafe turke të fortë, 4 toptha akullore vanilje.
Përgatitja:
Katër këllëf ëmbëlsirash lyhen me gjalpë ndërsa fundin dhe anët lyeni me bajame të bluara. Çokollatën e copëtoni, e përvëloni me kafe dhe e lini të shkrihet ngadalë. Pastaj i shtoni miellin, gjysmën e sheqerit dhe të kuqtë e vezëve. Të bardhtë i tundni mirë bashkë me sasinë tjetër të sheqerit, derisa të formohet një shkumë e fortë.
Shkumën ia shtoni masës me çokollatë e miell, duke e përzier ngadalë nga fundi deri në sipërfaqe. E tërë masa ndahet në katër këllëfët e përgatitur (me gjalpë e bajame), mbulohen me foli dhe lihen në temperaturë të dhomës të qëndrojnë rreth 1 orë. Futen në furrën e nxehur dhe piqen rreth 20 minuta, derisa masa të mbushë këllëfin dhe të forcohet.
Në ndërkohë përgatitet yçi (masa për lyerje). Ajka nxehet deri në vlim, hiqet nga zjarri, shtohet çokollata e thërrmuar dhe përzihen derisa të fitohet një masë e lëmuar. Shtohet kafeja dhe përzihet përsëri. Pasi të jenë pjekur dhe nxjerrë nga furra, ëmbëlsirat lihen të ftohen, rrotullohen në pjatat ku do të shërbehen dhe sipër ju qitet yçi (masa për lyerje). Anash shtohet nga një topth akullore nga vanilja dhe ndonjë kokërr bajame.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:21

Tortë me lajthi


Nevojiten (për 6 veta):
* 150 gr gjalpë në copa
* 150 g sheqer
* 4 vezë
* 100 g miell
* 1 qese tharm pluhur
* 100 g lajthi të pjekura
* 200 g çokollatë për gatim
* pak kripë

Për mbushje: 100 ml ajkë
Për shtresën e sipërme:
* 150 gr çokollatë për gatim
* disa pika esencë vanilje
* 60 ml ajkë e lëngshme
Përgatitja:

Me anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhur si shi) dhe në fund tharmin.
Ngjizni lajthitë dhe çokollatën e grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta.
Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme.
Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me shtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:22

Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë


Nevojiten (për 24 copë):
* 400 a margarinë
* 400 g çokollatë për gatim
* 8 vezë
* lëkura e renduar e 1 limoni
* 2 lugë lëng limoni
* sheqer vanilje
* 2 lugë kafe të bluar
* 2 lugë niseshte misri
* 275 g miell
* 100-150 g çokollatë të bardhë të thyer në copëza
* 100-150 g çokollatë qumështi e thyer në copëza
* 3 lugë sheqer pluhur

Përgatitja:
Margarina dhe çokollata për gatim shkrihen në avull. Të verdhat e vezëve ndahen, të bardhat miksohen, bëhet një shkumë e fortë, së cilës i shtohet lëngu i limonit.
Të verdhat e vezëve miksohen me sheqer, me lëvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesë, në këtë masë shtohet edhe çokollata e shkrirë. Pastaj i shtohen shkuma e të bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, të gjitha përzihen mirë.
Kallëpi mbështillet me letër për pjekje, në të derdhen 2/3 e masës së përgatitur.
Mbi masën qiten copëzat e çokollatës së bardhë dhe të çokollatës qumështore, pastaj derdhet pjesa tjetër e masës. Piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C për 45 minuta. Sipërfaqja e ëmbëlsirës përmiellet me sheqerin pluhur, lihet për t'u ftohur.
Shërbehet e prerë në kube.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Vizitor Thu 25 Feb 2010 - 9:24

Bakllava feste


Për një tepsi, nevojiten:
• 1 kg petë të bakllavasë
• 250 g margarinë ose gjalpë
Për shtresën e parë nevojiten:
* 125 g margarinë
* 2 vezë
* gjysmë gote (uji) sheqer
* gjysmë luge bakin.

Të gjitha këto përzihen mirë, pastaj shtohen 8-10 lugë miell të egër. Krejt kjo përzihet mirë, fitohet një masë homogjene dhe lihet anash.
Për shtresën e dytë nevojiten:
* 300 g arra të bluara
* 2 vezë
* gjysmë gote sheqer
* lëngu i një limoni.

Përzihen mirë dhe lihen anash. Lyhet tepsia me yndyrë.

Petët ndahen në 3 pjesë (nga 10 sosh). Shtrohet pjesa e parë e petëve në tepsi dhe secila stërpiket me pak margarinë (pjesa tjetër e margarinës mbetet për lyerje sipër).
Mbi këto petë qitet shtresa e parë e masës së përgatitur. Shtrihet mirë në gjithë sipërfaqen. Mbi këtë shtresë shtrohet pjesa e dytë e petëve si dhe shtresa e dytë - arrat e parapërgatitura.
Përfundojmë me shtresën e tretë të petëve. Pasi të jetë përvëluar thika, pritet bakllavaja në formë trekëndëshash.
Pastaj i hidhet sipër margarina e shkrirë dhe futet për t'u pjekur kujdesshëm, në temperaturë mesatare. Pasi të piqet, bakllavaja lihet për t'u ftohur mirë.

Sherbeti: 1 kg sheqer, 2-3 gota ujë dhe 3 vanilje. Sapo të vlojë (sheqeri shkrihet mirë), hiqet nga temperatura, që sheqeri të mos trashet. Me këtë sherbet të nxehtë ulet bakllavaja e ftohur.
Shërbehet të nesërmen!
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Wed 7 Apr 2010 - 9:58

Peshk troftë i mbushur me bajame

Nevojiten:
6 trofta mesatare
2 limon
2 lugë gjelle gjalp dhe erëza
kripë
piper
Për mbushjen nevojiten:
300 gr bajame të pjekura lehtë
4 lugë gjelle majdanoz (ose me sy)
2 lugë gjelle gjalp dhe erëza
Mënyra e gatimit:
Pastrojmë dhe lajmë nga brenda dhe jashtë troftat. I fërkojmë me limonat dhe u hedhim kripë dhe piper dy ore më parë. Në një enë përziejmë gjërat që nevojiten për mbushjen. I mbushim peshqit dhe nga jashtë i lyejmë me gjalp. I vendosim në një tepsi ose në një enë tjetër që nuk ngjit dhe i fusim në furrë pasi e kemi nxehur më parë furrin. I lëmë të piqen 20-25 minuta në një nxehtësi 220°C. I servirim duke i shoqëruar me patate të skuqura ose të pjekura.


Receta gatimi - Faqe 6 300px-Peshk_troft%C3%AB_i_mbushur_me_bajame
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Wed 7 Apr 2010 - 10:01

Fileta me mbushje spinaqi

Për 4 persona nevojiten :
2 fileta të vogla,
½ kg spinaq,
2 lugë vaj ulliri,
4 qepë të njoma të prera hollë,
1 filxhan kopër,
200 g djathë të bardhë.
Për salcën nevojiten :
1 filxhan vaj ulliri,
½ qepë të prerë hollë,
3 lugë konjak,
4 lugë verë të bardhë,
2 lugë majdanoz të prerë hollë,
kripë e piper.
Kaurdisni qepët e njoma në një tenxhere me vaj, shtoni spinaqin e prerë trashë dhe vazhdoni gatimin derisa spinaqi të lëshojë të gjithë lëngun e vet. Hidhni koprën, përzieni dhe lëreni masën të ftohet. Më pas shtoni djathin. Ndani mbushjen nëpër fileta pasi ti keni rregulluar me kripë e piper. Mbështillini në formë roleje, lidhini me spango ose kapini me kruajtëse dhëmbësh dhe vendosini në një tespi të lyer lehtë me vaj. Mbulojeni tepsinë me letër alumini dhe piqni në furrë të nxehtë në 200 ºC për 20 min. Hiqeni letrën e alumint dhe vazhdoni pjekjen për akoma 10 min. Përgatitja e salcës: Në një tenxhere shtoni vaj, kaurdisni qepën, hidhni konjak, verë, kripë e piper dhe lëreni të ziejë derisa të lidhet. Pasi roleja të jetë gati, ndajeni në feta të holla dhe hidhni nga lart salcën e përgatitur si dhe majdanoz.


Receta gatimi - Faqe 6 Fileta_me_mbushje_spinaqi
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Wed 7 Apr 2010 - 10:02

Fruta me shllak

Nevojiten :
200 g biskota çaji të thërrmuara trashë
1 filxhan qershi pa bërthama
1 filxhan pjepër, të prerë në copa të vogla
10 kajsi, të prera në copa të vogla
5 pjeshkë, të prera në copa të vogla
12 luleshtrydhe
2 lugë sheqer të zakonshëm
lëng i 1 portokalli
½ kg djathë maskarpone
1 ½ filxhan kremë qumështi
1 filxhan kos të kulluar
½ filxhan sheqer pudër
1 lugë liker Amareto ose Schnapps
Vendosni në një enë pjeshkët dhe kajsitë, pudrosini me sheqerin e zakonshëm dhe spërkatini me lëngun e portokallit. Lërini për 1 orë dhe më pas kullojini. Në vazhdim shtoni frutat e tjera dhe përziejini të gjitha së bashku. Rrihni në mikser kremën e qumështit dhe sheqerin pudër deisa të bëhen kremë. Vendoseni kremën në një tas. Më pas rrihni në mikser djathin, likerin dhe kosin, duke shtuar në fund edhe kremën e qumështit të përgatitur në fillim. Në një tas qelqi vendosni një shtresë biskotash çaji, një shtresë frutash dhe një shtresë kremë. Përgatitni të njëjtin proçes derisa të mbarojnë lëndët. Nga lart zbukurojeni me luleshtrydhe. Lëreni ëmbëlsirën në frigorifer për 2 orë, para se ta servirni.


Receta gatimi - Faqe 6 200px-Fruta_me_shllak
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Wed 7 Apr 2010 - 10:04

Byrek me spinaq

Për 4-5 persona duhen :
- Miell : 3 gota uji (500 g),
- ujë : 300 g (6 filxhanë kafeje),
- kripë.
- spinaq : 1 kg,
- vezë : 1 kokërr,
- djathë : 100 g,
- vaj : 1/2 filxhan çaji,
- kripë, piper.
Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet në ujë të bollshëm dhe përvëlohet 2-3 minuta në ujë të vluar me kripë ; kullohet duke e shtrydhur pak, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në byrek. Për byrekë preferohet miell i fortë (miell që përmban gluten më tepër dhe ka elasticitet). Në tavolinë ose tepsi hidhet miell, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 550-600 g ujë, megjithëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë, i cili punohet 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihet 20-30 minuta që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet. Në këtë mënyrë petët do të hapen më mirë. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me nisështë dhe vendosen 3-4 copë njëra mbi tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Këto shihen herë pas here që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe i hidhet nga pak nisështë. Në tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke i spërkatur secilën me yndyrë, mbi to shtohet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me yndyrë. Anët mbështillen nga brënda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.

Receta gatimi - Faqe 6 350px-Byrek_me_spinaq
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Wed 7 Apr 2010 - 10:05

Gurabije me susam të zi

Nevoitet :
200 g margarinë,
2 filxhanë kafeje susam i zi,
kripë me sy,
300 g miell ezmer,
1 pako sode buke.
Përzijni mirë të tëra produktet e mësipërme në një tas deri sa të formohet një brumë homogjen. Me pas në një tepsi hidhni susamin e zi dhe sipër vini brumin e porsapergatitur të cilin do ta rrotulloni nga të tëra drejtimet që të marrë susamin njëlloj nga çdo anë. Më tutje jepini brumit format e dëshiruara dhe vijini në një tepsi të cilën do ta lyeni më parë me pak gjalpë në mënyrë që gurabijet të mos ngjiten. Furra duhet të ndizet përpara pjekjes. Lijini të piqen në 150 °C deri sa të marrin një ngjyrë si të kuqeremtë. Servirini të ngrohta me çaj ose kafe.

Receta gatimi - Faqe 6 250px-Gurabije_me_susam_t%C3%AB_zi
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Wed 7 Apr 2010 - 10:05

Hallva

3 lugë gjelle miell , 1 kubik gjalp , 1 - 1/2 ujë sheqer , arra me shumicë , edhe uji që shihet me sy.
Skuqet mielli me gjalpin , pasi arrin një ngjyrë mjalti të errët , hidhet uji i nxehtë avash avash , dhe duhet të përzihet vazhdimidht që të mos bëhet kokrra-kokrra , gjatë kësaj kohe përzihet me sheqer deri sa të bëhet një masë e kapshme , pastaj i shtohen arrat , përzihet pak fare dhe duhet të jetë pak a shumë e butë si brumi që zihet për byrek , ndahet në pjatë dhe lihet të ftohet . Për ndarjen në pjatë forma përdoret sipas dëshirës , ose përdorni lugnën.

Receta gatimi - Faqe 6 Hallva
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 6 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 6 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi