Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Receta gatimi - Faqe 7 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Receta gatimi - Faqe 7 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Receta gatimi

+13
Єямєℓiиdå
Tonii
Anonim
LADY D
Vig-ana
Gjarperesha
Xrisa
koli852
Roksana
WebMaster
metis
mela
Aristogata
17 posters

Faqja 7 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Thu 9 Jul 2009 - 7:09

First topic message reminder :

Embelsire me mjalt

Duhen:

Miell 2 gota uji ose 500g
Sheqer 1 gote uji
Mjalte 2-3 luge gjelle
Veze 2 kokrra
Sode nje luge kafeje
Arra 1-2 filxhane kafeje
Gjalpe 2 filxhan kafeje (i shkrire)
Vanilje, kakao nje luge gjelle plot
Dhe dy filxhane uje.

Per shurupin duhen.

Sheqer 3 gota uji
Uje 2.5 gota uji

Ne nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me te verdhe veze, behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur, jo shume i nxehte, i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit te percaktuar ne normative, hidhet gjalpe, veze dhe mjalte tjeter. (Ujin mos e perdor fare).
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Wed 7 Apr 2010 - 10:06

Japrak me gjethe rrushi

Zakonisht kjo lloj gjelle përgatitet në pranverë, kur gjethet janë ende të njoma. Gjethet lahen dhe hidhen në ujë të vluar për 1-2 minuta, që të zbuten. Kullohen e hapen në tavolinë një nga një (pjesa e shkëlqyer nga posht). Vendoset mbushja dhe mbështillen në formë roleje duke futur anët nga brenda.
Mbushja përgatitet në këtë mënyrë : orizi qërohet, shpëlahet dhe zihet për 4-5 minuta ; i kullohet uji, shtohet qepë e njomë e grirë hollë, kripë, piper dhe kopër. Të gjitha këto përzihen mirë dhe përdoren për mbushje. Gjatë mbështjelljes, sipas dëshirës, në çdo japrak mund të vendoset një copë e vogël mish qingji (tul). Në rast se përdoret mish tjetër, atherë duhet të kalohet në makinë.
Japrakët mund të përgatiten edhe pa mish. Për këtë, në një tigan kaurdisen qepë të grira hollë, shtohet oriz, vazhdon kaurdisja edhe pak, hidhet ujë në mënyrë që orizi të jetë gjysmë i zier, shtohen erëza, kripë, piper dhe përzihen mirë.
Japrakët e mbështjellë vendosen në tenxhere me fund të gjerë në 2-3 shtresa. Në fund vihen disa gjethe, pastaj shtohet ujë ose lëng mishi dhe kripë. Sipër vihet një pjatë, mbulohen me kapak dhe zihen në zjarr të javashëm për 25-30 minuta. Japrakët mund të shoqërohen me kos,ose me lëngun e vet të prerë me vezë e limon.
Për 4-5 persona duhen :
gjethe rrushi 40-50 copë,
oriz një filxhan e gjysmë çaji,
qepë të njoma 4-5 copë,
vaj 2 filxhanë kafeje,
kripë, piper, kopër.

Receta gatimi - Faqe 7 350px-Japrak_me_gjethe_rrushi
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Tonii Sun 11 Apr 2010 - 9:49

ja nje recet e thjesht ecen anes detit futesh pak nja dy metra ne te nen rer dicka qendron mos u tremb se nje midhje do te jet kape dhe me majen e nje thike hape e gelltite . shija do te jet Receta gatimi - Faqe 7 732101
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 5:50

Receta gatimi - Faqe 7 1276558015buding_banane

Perberesit:



Përbërësit për 4 racione:

* 6 feta buke me miell të pasitur
* 40 g gjalpë
* 2 banane të vogla të prera në feta
* 40 g sheqer
* 3 kokrra vezë
* 400 ml qumësht
* kanellë.


Procedura:



1. Ngrohni furrën deri në 180 gradë C.

2. Hiquani koret fetave të bukës, lyejini me pak gjalpë dhe pritini në katër pjesë.

3. Vendosni një të tretën e trekëndëshave të bukës në një tavë të lyer me pak vaj.

4. Vendosni një të tretën e bananeve të prera sipër; përsëritini këto shtresa, duke përfunduar me shtresën e bukës.

5. Në një enë, përzieni sheqerin, vezët dhe qumështin. Hidheni këtë masë mbi bukën dhe spërkateni me pak kanellë.

6. Nëse keni kohë, lëreni përgatitjen mënjanë për 30 minuta. Më pas vendoseni të piqet rreth 40 minuta, derisa budingu të marrë ngjyrë kafe.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 5:51

Receta gatimi - Faqe 7 1276558068feta_toni_piper_zi

Feta Toni me piper te zi

Perberesit:



Përbërësit për 4 person:

* 4 feta toni 200 g
* 320 g qepujka
* 200 g karota
* 200 g rrepë
* uthull nga vera e bardhë
* sheqer
* vaj ulliri
* kripë, piper të zi kokërr.


Procedura:



1. Pastrojini rrepat dhe karotat, më pas pritini me qëruese, rrepat si petale tërthorazi dhe karotat si shirita për së gjati. Vendosini rrepat në një tenxhere me 50 ml uthull, 500 ml ujë, 10 g sheqer, lag kripë, dhe 10 kokrra piper. Pas 2 minutash zierjeje të përzierjes, shtoni karotat. Pas 1 minute hiqini, vendosini në enë dhe rregullojini me vaj ulliri dhe kripë.

2. Ziejini edhe qepujkat në ujin me lag uthull për 3 minuta. Kaurdisini në një tigan, ku keni shtuar më parë 30 g sheqer me 20 g uthull, dhe lërini të ziejnë derisa uthulla të ketë avulluar komplet.

3. Shtypni kokrra piperi të zi derisa të thërrmohet, eliminoni pluhurin e piperit që del (në këtë mënyrë mbani pjesën më pikante të piperit po të ruani aromën).

4. Lyejini me vaj pjesët e tonit dhe më pas kalojini në piperin e thërrmuar; pastaj skuqini në një tigan që nuk ngjit jo më shumë se 1 minutë për çdo anë.

5. Servireni tonin të prerë në feta me karotat dhe rrepat e ftohura dhe me qepujkat e ngrohta.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 5:53

Receta gatimi - Faqe 7 1276558155kroketa_patate_sallam_djathe_kackavall

kroketa me sallam dhe djath kaçkavall

Perberesit:



Për 6 persona nevojiten:

* l kg patate
* 150 gr. sallam të prerë hollë
* 150 gr. proshutë të prerë hollë
* 2-3 qepë të prera hollë
* 100 gr. kaçkavall të grirë
* 100 gr. gjalpë vegjetale
* l kg vaj për skuqje
* 4 vezë
* galetë (bukë gruri si pite e thatë, pjekur dy herw)
* miell
* kripë piper.

Procedura:

1. Pastroni patatet, ziejini dhe shtypini derisa të bëhen pure. Vendosini në një enë ose tas të madh.

2. Në një tigan nxehni gjalpin dhe skuqni qepën. Më pas shtoni proshutën dhe sallamin. Lërini për disa minuta, derisa të skuqen lehtë.

3. Hidhni masën e sallamit në purenë e patateve. Shtoni gjithashtu 3 të verdha veze si dhe pak kripë e piper. Punojeni masën me duar dhe bëni qofte të vogla të rrumbullakëta.

4. Rrihni 3 të bardhat e mbetura të vezëve si edhe vezën e plotë që mbeti. Kaloni me miell qoftet e formuara, lyejini me vezë dhe në fund rrokullisin i në një pjatë me galetë të bluar.

5. Skuqini kroketat në vajin e nxehtë dhe pasi të jenë gati lërini të kullojnë.

6. Shërbejini të ngrohta.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 5:54

Receta gatimi - Faqe 7 1275792341role_kikirike

ROLE ME KIKIRIKE

Perberesit:



* 250 gr arra të grira
* 250 gr sheqer
* 200 gr çokollatë për gatim
* 250 gr biskota
* 200 ml ujë
* 250 gr kikirikë të pjekur të grirë
* 250 gr gjalpë
* 250 gr sheqer pluhur.

Procedura:

E ziejmë sheqerin dhe ujin dhe e hedhim në enën më biskotat e thërrmuara. I shtojmë arrat e grira. E thyejmë çokollatën në enë dhe përziejmë, derisa të shkrihet.

Fillojmë me përgatitjen e kremit.

Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser. I shtojmë kikirikët dhe përziejmë me lugë.

Në tavolinën e punës vëmë një copë flete plastmasi. Sipër fletës së plastmasit e vëmë masën për role dhe e mbulojmë me një fletë tjetër plastmasi. Me petës, nga peta bëjmë formë drejtkëndëshe për role. E largojmë fletën e plastmasit të sipërme dhe sipër e vëmë kremin. Me ndihmën e fletës së plastmasit, e mbështjellim rolenë dhe e lëmë të ftohet.

Rolenë e shtrënguar e shpalosim nga fleta e plastmasit dhe e presim në copë. Copët e rolesë me kikirikë i rendisim shkallë-shkallë në pjatë për ëmbëlsira.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 5:55

Receta gatimi - Faqe 7 1275792291salce_piperi

SALCE PIPERI





Perberesit:



• 1 lugë gjalpë
• një gjysmë filxhani me salcë të errët të gatshme
• disa degë majdanozi
• pak rozmarinë
• pak dafinë
• 4 lugë uthull
• disa kokrra piperi të zi
• 1-2 lugë gjalpi të freskët
• pak spec të kuq
• kripë, 1 qepë, 1 karotë.

Procedura:

Kuzhinat zakonisht përdorin për gatim salcën e errët bazë, ndërsa amvisat nëse nuk e praktikojnë mund ta blejnë.

Në një tenxhere të vogël skuqni me gjalpë qepët dhe karotat e prera në formë gjysmërrethi.

Shtoni majdanozin, rozmarinën, pak gjethe dafine dhe skuqini të gjitha bashkë. Më pas shtoni uthullën, salcën e errët, kokrrat e piperit dhe kripën (nëse ka nevojë).

Lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë, kullojini, hidhini pak spec të kuq dhe mbajini në një vend të ngrohtë. Salca është gati për të shoqëruar gatimin tuaj. Servireni në salcierë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 5:56

Receta gatimi - Faqe 7 1275792913domate_mbushura_shpageta


DOMATE TE MBUSHURA ME SPAGETI





Perberesit:



Për 4 persona:

* 4 domate
* 125 gr shpageta
* 3 copë djathë i shkrirë
* 2 dl shtalp
* 1/2 koke qepë
* 1 lugë salcë domatesh
* 1 thelb hudhër
* 50 gr gjalpë
* vaj, kripë dhe piper i zi.


Procedura:



Në tenxhere në zjarr me ujë i ziejmë shpagetat.

Domateve ua presim pjesën e sipërme dhe ua nxjerrim brendinë. Pjesën e brendshme të nxjerrë të domateve e presim në copë dhe e hedhim në enë të thellë.

Në tenxhere në zjarr hedhim gjalpë dhe vaj. Në yndyrën e nxehtë e skuqim qepën e grirë. E grijmë thelbin e hudhrës dhe e hedhim në tenxhere. I shtojmë edhe brenditë e domateve të prera. Hedhim kripë dhe grijmë piper të zi. Shtojmë një lugë salcë domatesh dhe shtalpin. Djathin e shkrirë e presim në copë dhe e shtojmë në tenxhere. Përziejmë derisa të shkrihet djathi i shkrirë. Pastaj, në tenxhere i shtojmë shpagetat e ziera. Me këtë masë i
mbushim domatet.

Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe i vëmë në të domatet e mbushura. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Domatet e mbushura i vëmë mbi gjethe sallate jeshile. Sipër hedhim parmezan.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 5:56

Receta gatimi - Faqe 7 1275792960corbe_me_spinaq

CORBE ME SPINAQ





Perberesit:



Për 4 persona:

* 600 gr spinaq
* 200 gr oriz
* 4 lugë parmezan
* 1 vezë
* 50 gr gjalpë
* 2 kube supë e gatshme
* vaj, kripë dhe piper i zi.


Procedura:



Në tenxhere në zjarr hedhim ujë dhe i shtojmë kubet e supës së gatshme.

Në tenxhere tjetër në zjarr e hedhim gjalpin. Spinaqin e pastruar dhe të larë e presim në copë dhe e skuqim në gjalpin e shkrirë. Hedhim kripë dhe në tenxhere e derdhim supën e zier. Pasi zien çorba, në tenxhere e shtojmë orizin.

Tenxheren me çorbën e zier e heqim nga zjarri. E thyejmë vezën dhe e rrahim me tel kuzhine. Në enën me vezën e rrahur shtojmë një lugë parmezan. Në pjatën e thellë vëmë nga veza dhe parmezani. Me garuzhdë, në pjatë vëmë nga çorba. Hedhim parmezan.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 5:57

Receta gatimi - Faqe 7 1275792759pite_speca

PITE ME SPECA

Perberesit:



Përbërësit për 4 persona

* 200 gr mish i tymosur
* 3 speca jeshil
* 250 gr miell
*125 gr gjalpë
* 5 vezë
* 1 limon
* 1 thelb hudhër
* e vaj e kripë dhe piper i zi.

Procedura:

Në enë të thellë e hedhim miellin, gjalpin e prerë në copë, hedhim kripë dhe brumin e ngjeshim me duar. Thyejmë një vezë, e përziejmë me 3 lugë ujë dhe e shtojmë në enën me brumë. Brumin vazhdojmë ta ngjeshim me dorë. Brumin e lëmë në frigorifer 30 minuta.

Ndërkohë, specat i presim në copë të gjata dhe i skuqim në vaj. E grijmë thelbin e hudhrës dhe e shtojmë në tiganin me speca. Hedhim kripë. Mishin e tymosur e presim në copë të gjata, të cilat i shtojmë në tigan.

Sipër tavolinës së punës hedhim miell dhe nga brumi hapim një petë. Tavën e qeramikës e lyejmë me gjalpë, hedhim në të miell dhe, me ndihmën e petës, në tavë e vëmë petën. I largojmë pjesët e tepërta të petës.

Në enë të thellë thyejmë 4 vezë, hedhim kripë, lëngun e një limoni dhe i rrahim me pirun.

Specat dhe mishin e tymosur i vëmë sipër petës në tavën e qeramikës. Sipër i hedhim vezët e rrahura. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 40 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.

Piten e zbukurojmë me feta domateje.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 5:58

Receta gatimi - Faqe 7 1275792710cervish_kavaje

çERVISH KAVAJE

Perberesit:



Për 4 persona:

* ½ kg tul viçi
* 100 gr miell
* 50 gr gjalpë
* 7 thelpinj hudhër
* 300 gr trahana
* 2 vezë
* 300 ml shtalpë
* 3 lugë uthull molle
* vaj, kripë dhe piper i zi.

Procedura:

Mishin e presim në kube, hedhim mbi to kripë, i kalojmë në miell, në të verdhat e vezëve të rrahura dhe i skuqi m në gjalpë.

E ziejmë trahananë dhe e kullojmë. Pasi skuqet mishi, në tigan e shtojmë trahananë e kulluar. E shtojmë hudhrën e prerë në copë dhe uthullën. Hedhim kripë.

Në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit hedhim vaj dhe në të e derdhim përmbajtjen nga tigani. I rrahim të bardhat e vezës me pirun dhe i hedhim sipër përmbajtjes në enë. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 180 gradë.

Çervishin e presim në copë. Shtalpën e mbushim në shiringë kuzhine dhe me të e zbukurojmë çdo copë çervishi. Sipër shtalpës vëmë nga një degë majdanozi dhe një fetë rrepe të kuqe.

Me këtë pjatë rekomandohet vera e thatë e bardhë.

Këshillë
Specat e kaurdisur apo të zier mund ti përdorni me salcë domatesh, ose me ullinj (në pica).

Fjalori:
Trahana: Brumë i thartë me miell gruri që zihet me kos a me qumësht e pastaj thahet në diell e tharmohet.
Shtalpë: Ajkë qumështi e trashë; salcë kosi e yndyrshme.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 6:00

Receta gatimi - Faqe 7 1275792058makarona_speca_palltixhane


MAKARONA ME SPECA DHE PATELLXHANE


Perberesit:



* 1.2 kg makarona
* 1 kokërr qepë e prerë hollë
* 1 spec i kuq i prerë hollë
* 1 spec i verdhë i prerë hollë
* 2 patëllxhanë të prerë hollë
* ½ kg domate të prera hollë
* 2 lugë majdanoz, gjysmë filxhani vaj ulliri, 1 majë luge me spec djegës e kripë.


Procedura:

1. Në një tigan kaurdisni qepën. Shtoni specat, domatet, patëllxhanët, specin e djegës dhe pak kripë.

2. Lëreni masën të ziejë derisa të mpikset.

3. Në një tenxhere zieni makaronat.

4. Kur të jenë gati, hidhuni sipër salcën e përgatitur.

5. Gatimi shërbehet duke e spërkatur me majdanoz të prerë hollë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 6:01

Receta gatimi - Faqe 7 1221781203supe-domate-oriz

SUP ORIZI ME DOMATE OSE SALCE

Perberesit:



Për 4-5 persona duhen:
Lëng mishi 1,5 litra, oriz 4 lugë gjelle, 1 qepë, 2-3 domate ose gjysmë lugë, gjelle salcë, gjalpë 50 gr, kripë, piper, majdanoz.


Procedura:



Në një tigan me gjalpë kaurdisen qepë të grira hollë
deri sa të zverdhen pak, pastaj hidhen domate të grira
(të cilave u eshtë hequr cipa) ose salcë domafcesh, kaur-
disen dhe 2-3 mmuta të tjera dhe hiqen nga zjarrl.

Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet orizi
i larë e i pastruar dhe pas 10 mmutash vlimi hidhet
kripa, perimet e kaurdisura dhe lihen në zjarr të java-
snëm për 15-12 minuta të tjera derisa supa të jetë gati.

Në fund ajo rregulloh.et me majdanoz të grirë imët dhe
piper të zi.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 6:02

Receta gatimi - Faqe 7 1221780950supe-oriz-qofte



SUP ORIZI ME QOFTE

Perberesit:



Qofte
Lëng mishi 1.5 litra,
4 lugë gjelle oriz,
50 gr vaj ose 1 lugë gjelle,
1 e verdhe veze,
1 luge kos
gjysme limani,
majdanoz,
krpë,
biber të zi.

Procedura:

Në lengun e mishit ose ne ujë të vluar hidhet orizi i larë e i pastruar dhe kripa e lihen të ziejnë ne zjarr të ngadalshëm rreth 30 minuta.Në fund supes i shtohet pak lekurë limoni të grirë me rende i jepet një valë, hiqet nga zjarri dhe pas 5-6 minutash rregullohet me të verdhen e vezve.

Ne nje ene tjeter fergohen qoftet, ne një enë hidhet e verdha e vezës, rrihet mirë i shtohet nje luge kos dhe duke e rrahur i shtohet lëng limoni,ose dhe pak e nga pak lëng supe.

Në fund rregullohet me majdanoz të grirë hollë dhe piper të zi, sipas dëshirës. Dhe ne fund ne pjate hidhen se pari qoftet e ferguara dhe pastaj lengu i supes.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 6:03

Receta gatimi - Faqe 7 1251143162oqdrmg

PETULLA ME KOS

Receta gatimi - Faqe 7 Square_arrowPerberesit:



Për 4-5 persona duhen:

Miell 2 gota uji, kos 1 gote uji, vezë 1 kokerr, kripe,sode 1/2luge kafeje, vaj 2 filxhane kafeje

Procedura:

Ne një tas porcelani vendosen vezë, kos, kripe dhe yndyre, rrihen mirë dhe shtohet miell i përzier më pak sode. Brumi ne këtë rast është gjysmë i trashe. Ne tigan hidhet pak yndyre (1/2 luge gjelle). Kur yndyra te jetë nxehur, hidhet brumi(një luge gjelle për cdo petull). Largesia nga njera tjetra duhet te jetë 3-4 cm sepse gjatë skuqjes brumi hapet. Petullat skuqen nga njera anë dhe pastaj kthehen nga ana tjetër.
Pasi te jenë skuqur mirë vendosen ne pjate, sperkaten pak me gjalpe dhe përdoren me sheqer ose serviren me mjalte.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 6:04

Receta gatimi - Faqe 7 1221781754supe-pesh-perime

SUPE PESHKU ME PERIME

Perberesit:



Për 4-5 persona duhen:
Lëng peshku 1,5 litra, patate 2-3 kokrra, karota 3-4
copë, mashurka 8-10 copë, selino, vaj 3-4 lugë gje-
lle, domate 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz, dafinë.


Procedura:



Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e
priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht
vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen
karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen
shtohen domate të fresketa të cilave u është pastruar
lëkura.

Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati. Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine.

Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz. Gjatë ven-
dosjes në pjatë hidhen copa -tul peshku të ziera e të pas-
truara nga halat.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 6:04

Receta gatimi - Faqe 7 1251146521p6jqq

BAKLLAVA E SHPEJTE

Perberesit:



Përbërësit:

* 2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh,
* 1 gotë vaj e 1 qumësht,
* afro 600 gr miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste,
* 700 gr niseshte,
* 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara,
* 1/2 kg gjalpë.

Sherbeti:

* 2 kg sheqer,
* 1 lit ujë,
* lëngu i ½ limonit,
* 1 sheqer vanileje.


Procedura:



Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit. Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën,duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra. Pritet në formë delimash.
Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi. Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.

Sherbeti:Vlohet uji me sheqer,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 6:07

Receta gatimi - Faqe 7 12511462492hpj9z7

PRINCES KROFNE

Perberesit:



Përbërësit:

* 1 filxhan kafeje vaj,
* 2 filxhanë kafeje ujë,
* 100 gr miell (1 gotë 2.1/2 dcl),
* 1/2 qeskë pluhur paste,
* 4 vezë.

Kremi: 1 litër qumësht, 10 lugë supe sheqer, 8 lugë miell, 2 vezë, 1 sheqer vanileje.


Procedura:



Vlohet uji me yndyrë. Largohet ena nga zjarri dhe, duke e përzier, hidhet gradualisht mielli i përzier me pluhur paste. Ena kthehet në zjarr për t’u fërguar brumi gjersa të shkëputet nga luga dhe ena. Brumi ftohet, pastaj hidhen vezët një nga një duke e tundur brumin me mikser ose me lugë druri në masë të njëllojtë. Me kaush ose me lugë të mesme, në madhësi të një arre, të larguara njëra nga tjetra, vendosen topthat në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme. Futen në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur për 30-35 minuta. Nuk çilet furra edhe 20 minuta pas pjekjes. Nëse dëshirohen krofne-mjellma, nga brumi i mbetur, me kaush të hollë kuzhine, formohen disa “qafa” mjellmash në formë të shkronjës S. Piqen në temperaturë 180 gradë C për 10 minuta, pastaj qëndrojnë në furrë deri sa të ftohen.

Të verdhat e vezëve, sheqeri, mielli, sheqeri vanilje dhe 1 gotë qumësht i ftohtë, tunden me mikser. Masa derdhet në qumështin e nxehtë, duke e përzier kremin vazhdimisht me tel kuzhine gjersa t’i marrë disa valë dhe të trashet. Të bardhat e vezëve tunden në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohen me kremin e ftohur duke e përzier me lugë gjersa masa të bëhet homogjene. Krofnet e pjekura priten horizontalisht përgjysmë dhe mbushen me kremin e ftohur. Nëse përgatiten “mjellmat”, korja e sipërme pritet përgjysmë, mbushen me krem, e në mes vendoset qafa në mënyrë që të marrë formën e mjellmës. Mbi hidhet sheqer pluhur.

Nga i njëjti brumë dhe krem, përgatiten profiterolet dhe moka ekler’s.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 6:09

Receta gatimi - Faqe 7 1224340861fileta-te-lengshme-vici


FILETA TE LENGSHME

Perberesit:



Përbërësit për 4 persona: n 600 g fileta viçi n Kripë n 40 g thërrime buke n 2 lugë vaj n 200 g qepë n 160 g karotë n 100 g domate n 1-2 grisha proshutë lope n 100 ml ajkë për zierje n 80 g majdanoz të grirë Për bujon: n 600 ml ujë n 2 lugë vegetë

Procedura:



Filetat e prera hollë duhet t’i kripni pak, t’i rrihni me shtypës dhe t’i preni në njërën anë, disa herë. Njërën anë të secilës filetë duhet ta “kripni” me thërrime buke. Në vaj fërgoni qepën e gërryer, karotën, domatet e grira në katrorë. Shtoni filetat, qiteni bujonin e përgatitur më parë. Më pas shtojeni majdanozin e grirë imtë. Kah fundi i zierjes qitni pak ajkë për zierje. Servimi: Servoni të nxehta, me pastë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Sun 20 Jun 2010 - 6:09

Receta gatimi - Faqe 7 1264435309pite_misri_djathe

PITE MISRI ME DJATH

Perberesit:



Për 4-5 persona duhen:
* 1/2 kg miell misri
* 2 di qumësht
* pak kripë
* 10 gr. sheqer
* l tharm i bukës;

Për yç:
* 1/2 kg djathë
* 250 gr sheqer
* 3 ve
* l qese vanilje
* 2 lugë miell
* rrush i tharë.


Procedura:



Mielli gatuhet me qumësht të vluar dhe i qitet sheqer e kripë, e pastaj edhe tharmi i bukës.

Përzihet dhe lihet të vijë. Ndërkohë tunden të kuqtë e vesë bashkë me sheqer, në të hidhet djathi i copëtuar dhe mielli, në fund rrushi i tharë dhe shkuma e fituar nga të bardhët e vesë.

Në tepsinë e lyer me yndyrë hidhet gjysma e brumit të përgatitur nga mielli i misrit, pastaj mbi këtë sipërfaqe hidhet yçi prej djathit si dhe pjesa tjetër e brumit të mbetur. Tërë kjo piqet në zjarr jo të fortë.

Pasi të jetë pjekur, i hidhet në sipërfaqe sheqer vanilje që të duket më bukur dhe serviret.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 3 Dec 2010 - 11:09

Biskotat e Krishtlindjeve

Perberesit per rreth 30 biskota

250gr miell
100gr sheqer pluhur
30gr gjalp ne temperature ambjenti
1 veze mesatare
1 bustine vanilje
1/2 luge pluhur pjekes
forma biskotash te ndryshme (yje, floke debore, zemra etj)

Ne nje ene te thelle rrahim gjalpin me sheqerin me ndihmen e nje mikseri derisa te formohet nje mase e verdhe me ngjyre te zbehte. Shtojme vezen, vaniljen pluhur, miellin, pluhurin pjekes dhe vazhdojme rrahjen me nje tel vezesh derisa te perftojme nje brume te bute dhe elastik. I japim brumit formen e nje disku, e mbeshtjellim me leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten 1 ore derisa te forcohet.


Pasi ka kaluar kjo kohe, e nxjerrim nga frigoriferi dhe ne tavolinen e punes te sperkatur me miell hapim nje pete me trashesi 5mm. Ne kete moment mund ti japim formen qe deshirojme biskotave tona; yje, peme te vogla, floke debore etj. Nje variant shume origjinal eshte perdorimi i ketyre biskotave per zbukurimin e pemes se Vitit te Ri. Per te realizuar kete, i hapim nje vrime te vogel biskotave (te papjekura) ne vendin ku deshirojme te kapim fjongon.

I pjekim biskotat ne furre te parangrohur ne 180grade celcius per 10-15 minuta derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe dhe i leme te ftohen plotesisht perpara se ti perdorim per konsum apo per zbukurim. Gjithashtu mund ti dekorojme me krem mareng te cilin e kemi vendosur ne nje xhep pasticerie dhe ngjyrosur me ngjyrues ushqimore.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 20 Dec 2010 - 4:22

Embelsira ime e preferuar..dhe e vetmja qe e ha.

Tiramisù

Perberesit per 8 persona

* 400gr biskota Savoiardi
* 500gr krem maskarpone
* 6 veze mesatare
* 120gr sheqer + 2 luge per kafen
* kafe ekspres per te lagur Savoiardi-t
* kakao pluhur per te sperkatur Tiramisù-ne

Si fillim pregatisim kafen ekspres (ose moka) e cila do te na nevojitet per te lagur biskotat (rreth nje filxhan caji), e sheqerosim dhe e hedhim ne nje ene te vogel duke e lene te ftohet.

Rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit duke formuar nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur.

Me ndihmen e nje rrahesi elektrik, punojme maskarponen duke formuar nje krem pa kokerriza dhe gjithmone duke e rrahur ia shtojme perberjes se vezeve me sheqerin derisa te homogjenizohen.

Ne nje ene tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, dhe pasi te jete formuar nje perberje qe nuk bie nga ena i shtojme sheqerin duke e perzjere edhe per pak minuta. Kete mase ia shtojme te verdhes se vezeve me sheqerin dhe maskarponen; ne kete menyre kemi perftuar kremin e Tiramisù-se.

Vendosim me rradhe Savoiardit ne nje ene apo ne nje tave te madhe dhe fillojme ti lagim me kafen e pregatitur me pare derisa te jene komplet te bute por jo te squllur. I mbulojme Savoiardit me nje shtrese prej kremit te pregatitur dhe veprojme ne te njejten menyre edhe me shtresen e dyte duke patur kujdes qe; nqs ne shtresen e pare Savoiardit i kemi vendosur horizontalisht, tani i vendosim vertikalisht. E mbulojme me kremin e mbetur duke e sperkatur siperfaqen me kakao pluhur apo copeza cokollatash te prera imet. E vendosim ne frigorifere per disa ore dhe embelsira jone eshte gati per tu servirur.

*Keshille: Duke qene se vezet nuk gatuhen, ato duhet te jene shume te fresketa. Per ti dhene nje shije me te vecante Tiramisù-se, i hedhim pak rum apo marsala vezeve dhe vazhdojme proceduren si me siper.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Tonii Mon 20 Dec 2010 - 11:37

kshtu si e kam nis un duke lexuar kto receta , me duket se do behem guzhinier :eat/:
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:04

KLLATITE ME SALC KARAMELEJE

Receta gatimi - Faqe 7 1292582055kllatite_salce_karamele


Perberesit:

* 3 vezë
* 120 g miell
* 1 lugë vaj
* pak kripë
* qumësht sipas nevojës
* gjalpë
* 1 qeskë pudingu pluhur (vanilinë)
* 5 dl qumësht
* 10 g sheqer kristal
* 40 g fëstëk
* 2 lugë vaj.
Procedura:

Vezët të tunden ngadalë bashkë me vajin, kripën dhe me miellin. Duhet qitur aq qumësht sa përmbajtja të bëhet një brumë i hollë për kllapite (‘pallaçinka’) pastaj duhet shtrirë dhe duhet të lërë të qëndrojë gjysmë ore. Në vaj duhet fërguar fëstëkët. Në një tavë të përshtatshme në vaj duhet të piqen pallaçinkat. Të ruhen në temperaturë të ulët.

Procedura: Në një enë të përshtatshme mbi zjarr duhet përzier sheqerin derisa të shkrihet dhe të marrë ngjyrën e karameles. Pluhurin e pudingut duhet përzier me 1,25 dl qumësht. Sheqerit të karamelizuar më parë duhet shtuar qumështin e mbetur dhe pastaj duhet përzier me përmbajtjen e pudingut. Duhet vluar derisa të bëhet një salcë e butë kremi. Pastaj duhet larguar nga zjarri dhe duhet përzier me salcën e karameles (duhet lënë pak salcë për më vonë për zbukurim) dhe duhet shërbyer derisa të jenë të ngrohta.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:05

PETULLA BERLINA

Receta gatimi - Faqe 7 1291661178petulla_berlina

Perberesit:

* 500 gr miell
* 40 gr tharm
* 125 ml qumësht
* 100 gr sheqer
* 100 gr margarinë
* 1 ve
* yndyrë për pjekje.
Procedura:

Mielli qitët në një enë, në mes qitët tharmi i bukës, që zbutet në qumësht të vakët. Për rreth miellit, qitët sheqer, pakëz kripë dhe margarina e butë e ndarë në copa.

Të gjithë përbërësit përzihen së bashku, qitet edhe veja, dhe brumi vazhdohet të përzihet gjer sa të ndahet nga ena, pastaj mbulohet e lihet të vijë 30 minuta.

Brumi i ardhur qitet mbi tryezë, ose në një vend të rrafshët, dhe tëhollohet ne një petë me trashësi prej 2 cm, pastaj me anë të një gote peta prehet në rrathë; shtrohet miell, qiten petullat e ndara, dhe prapë lihen të vijnë edhe 15-20 minuta.

Në një tigan qitet vaj i bollshëm, dhe në temperaturë mesatare të lartë, petullat skuqën në të dy anët, hiqen nga zjarri dhe sipër u hedhet sheqer.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:07

BUDING ME BANANE

Receta gatimi - Faqe 7 1292582218buding_banane_femije
Perberesit:

Përbërësit për 4 racione:

* 6 feta buke me miell të pasitur
* 40 g gjalpë
* 2 banane të vogla të prera në feta
* 40 g sheqer
* 3 kokrra vezë
* 400 ml qumësht.
Procedura:

1. Ngrohni furrën deri në 180 gradë C.

2. Hiquani koret fetave të bukës, lyejini me pak gjalpë dhe pritini në katër pjesë.

3. Vendosni një të tretën e trekëndëshave të bukës në një tavë të lyer me pak vaj.

4. Vendosni një të tretën e bananeve të prera sipër; përsëritini këto shtresa, duke përfunduar me shtresën e bukës.

5. Në një enë, përzieni sheqerin, vezët dhe qumështin. Hidheni këtë masë mbi bukën...

6. Nëse keni kohë, lëreni përgatitjen mënjanë për 30 minuta. Më pas vendoseni të piqet rreth 40 minuta, derisa budingu të marrë ngjyrë kafe.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:07

EMBELSIRA ME RECEL PJESHKE

Receta gatimi - Faqe 7 1291661109embelsire_recel_pjeshke

Perberesit:

Përbërësit për brumin:
* 250 gr miell
* 100 gr sheqer
* 1 ve
* 1 qese sheqer vanilje
* 125 gr butër ose margarinë një maje gishtërinjsh
* kripë

Mbushja:
* 250 gr reçel pjeshke
* 2 lugë gjelle lëng
* pjeshke ose raki pjeshke
* 1 ve
* 2 lugë gjelle qumësht.
Procedura:

Mielli qitet mbi tryezë ose në një enë. Në mes bëhet një gropë, aty qitet veja dhe sheqeri, përreth miellit qitët kripa, sheqer vanile, dhe buteri i prerë në copa. Të gjithë përbërësit
përzihen me dorë, ose me lugë, dhe brumi formësohet në topth, mbështillet me varak, dhe futët në frigorifer për 30 minuta.

Pastaj 2/3 e brumit tëhollohet në petë në trashësi 5mm dhe qitet në një tepsi të rrumbullakët (diametri 26 cm) te lyer me yndyrë, rrethit të tepsisë peta ngrihet përpjetë
për 2 cm. Pastaj, reçeli përzihet me lëngun e pjeshkës dhe qitet mbi petë.

Brumi i mbetur tëhollohet ne një petë me trashësi 7mm, pastaj nga peta prehën 10 rripa që vendosën sipër reçelit 5 në formë horizontale e 5 vertikale, pra të kryqëzuar njëri mbi tjetrin.

Në fund, e kuqja e vesë përzihet me qumësht dhe ëmbëlsira lyhet sipër.

Në furrën e nxehtë prej 200°C ëmbëlsira piqet 30-35 minuta.

Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:08

EMBELSIRA ME VERE TE KUQE

Receta gatimi - Faqe 7 1291660857embelsire_vere_kuqe

Perberesit:

* 100 gr çokollatë kuzhine e hidhur
* 4 ve
* 200 gr buter
* 200 gr sheqer
* 250 gr miell
* 1/2 qese pluhur për ardhje
* 1 lugë çaji kanellë
* 2-3 lugë çaji kakao
* 125 ml verë e kuqe.
Procedura:

Çokollata grihet me thike kuzhine, ose me rende. Vetë ndahen, e bardha e vesë tundet me mikser derisa të ngjizët, dhe futet në frigorifer. Në një enë qitët buteri dhe bashkë me sheqerin tunden më mikser, pastaj shtohet e verdha e vezëve, duke u përzier njëra pas tjetrës, aq gjatë sa kur qitët veja tjetër, mos të mbetën gjurmë të vezës së parë!

Mielli,çokollata e grirë, kakao, kanella dhe pluhuri për ardhje, përzihen së bashku, dhe i shtohen buterit nga pak, duke u përzier e njëkohësisht duke i shtuar edhe verën e kuqe.

Pastaj e bardha e vezës hiqet nga frigoriferi dhe, 1/3 i shtohet brumit, duke e përzier me mikser, e pjesa tjetër përzihet ngadalë me lugë. Brumi i përgatitur qitet në tepsi të lyer me yndyrë, në furrën e nxehtë prej 180°C piqet 50 minuta.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:09

BRAZILIANE

Receta gatimi - Faqe 7 1281861612braziliane

Perberesit:

* 125 gr sheqer pluhur
* 100 gr bajame të grira
* 125 gr çokollatë për gatim
* 2 lugë qumësht
* 2 lugë rum
* 2 lugë kafeje kafe
Procedura:

Në enën për përzierje i hedhim bajamet e grira, sheqerin pluhur dhe kafenë. Në anën e shpeshtë të rendes, në enë e grijmë çokollatën.

E shtojmë qumështin dhe rumin dhe përziejmë me lugë. Pastaj, vazhdojmë masën ta ngjeshim me dorë.

Me duar marrim nga masa dhe formojmë topëza. Topëzat i kalojmë në çokollatë të grirë dhe i vëmë në shporta letre.

Brazilianet i rendisim në pjatën për servirje.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:10

TORTE DYNGJYRESHE

Receta gatimi - Faqe 7 1224340969torta-dyngjyreshe

Perberesit:

Për koren e tortës:
- 1 kuti masë për kore
- 200 ml ujë të nxehtë
- 100 g vaj apo margarinë
- 2 vezë

Për kremin:
- 600 ml qumësht të ftohtë
- 70 g sheqer
- 100 g çokollatë
Procedura:

Hidheni në një enë përzierjen për brumë, shtoni ujë, vaj dhe përziejeni ngadalë me mikser elektrik derisa brumi të fillojë të ndahet nga ena dhe lëreni që të ftohet, e më pas hidhni dy vezë.
Një të tretën e sasisë qiteni në kallëp të mbështjellë me letër për pjekje, me diametër 20 cm dhe piqeni në furrë të nxehur në temperaturë 200°C, për 20 minuta.
Në të njëjtën mënyrë piqeni edhe pjesën e dytë dhe të tretë të brumit.
Në një enë të thellë hidhni qumështin, shtoni sheqer, pluhur për krem dhe përziejeni me mikser elektrik, për 3 minuta, me shpejtësinë më të madhe. Në gjysmën e kremit hidhni çokollatën e shkrirë.
Koren e pjekur lyejeni me kremin e çokollatës, mbulojeni me koren e dytë, atë lyejeni me krem të verdhë dhe, në fund, mbulojeni me koren e tretë, të prerë.

Servimi
Një tortë të tillë mund ta servoni menjëherë, vetëm i hidhni sheqer pluhur.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:12

TORTE SHTRESORE

Receta gatimi - Faqe 7 1281875037torte_shtresore

Perberesit:

Nevojiten (për 8 persona):

* 7 vezë
* 220 g sheqer
* 100 g miell
* 320 g çokollatë për zierje
* 250 g gjalpë
* lëvorja e 1 portokalli
* kripë
Procedura:

Thyhen 7 ve, dhe të verdhat e vezëve përzihen me 1450 g sheqer, miksohen, bëhet një masë shkumë. Nga të bardhët e vezëve bëhet shkuma e bardhë. Të verdhave të vezëve së pari u shtohet mielli e pastaj shkuma e bardhë. Me letër për pjekje mbështillen 6 kallëp (me diametër prej 23 cm), dhe masa e bërë gati qitet në këto kallëpe (në lartësi prej 3-4 mm). Piqen për 7-8 minuta në 200 shkallë C.

Vezët e tjera bashkohen me sheqer dhe ziejnë në avull, ndërsa kur uji të vlojë, miksohen 5 minuta. Kësaj mase i shtohen 240 g çokollatë dhe miksohet. Largohet nga zjarri dhe tundet përderisa të ftohet. I shtohet gjalpi i zbutur dhe lëvorja e renduar, miksohet. Ky krem futet në frigorifer për 5 minuta. Pesë disqet lyhen me masën çoko dhe renditen njëra mbi tjetrën.

Çokollata shkrihet në avull. Kur të ftohet, qitet mbi diskun e fundit dhe futet në frigorifer që të shtrëngohet. Pritet në 8 pjesë dhe në secilën pjesë vihet pak krem-çoko. Torta lyhet me krem dhe zbukurohet me ashkla të lëvores së karamelizuar të portokallit.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:13

SUPER PESHKU ME PERIME

Receta gatimi - Faqe 7 1221781754supe-pesh-perime

Perberesit:

Për 4-5 persona duhen:
Lëng peshku 1,5 litra, patate 2-3 kokrra, karota 3-4
copë, mashurka 8-10 copë, selino, vaj 3-4 lugë gje-
lle, domate 2 kokrra, kripë, piper, majdanoz, dafinë.
Procedura:

Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e
priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht
vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen
karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen
shtohen domate të fresketa të cilave u është pastruar
lëkura.

Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati. Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine.

Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz. Gjatë ven-
dosjes në pjatë hidhen copa -tul peshku të ziera e të pas-
truara nga halat.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:16

BUDING ME BANANE

Receta gatimi - Faqe 7 1276558015buding_banane

Perberesit:

Përbërësit për 4 racione:

* 6 feta buke me miell të pasitur
* 40 g gjalpë
* 2 banane të vogla të prera në feta
* 40 g sheqer
* 3 kokrra vezë
* 400 ml qumësht
* kanellë.
Procedura:

1. Ngrohni furrën deri në 180 gradë C.

2. Hiquani koret fetave të bukës, lyejini me pak gjalpë dhe pritini në katër pjesë.

3. Vendosni një të tretën e trekëndëshave të bukës në një tavë të lyer me pak vaj.

4. Vendosni një të tretën e bananeve të prera sipër; përsëritini këto shtresa, duke përfunduar me shtresën e bukës.

5. Në një enë, përzieni sheqerin, vezët dhe qumështin. Hidheni këtë masë mbi bukën dhe spërkateni me pak kanellë.

6. Nëse keni kohë, lëreni përgatitjen mënjanë për 30 minuta. Më pas vendoseni të piqet rreth 40 minuta, derisa budingu të marrë ngjyrë kafe.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:17

TAVE ME DOMATE

Receta gatimi - Faqe 7 125114457826064v8

Perberesit:

* 1 kg mish me asht
* 3 kg domate
* 5 qepë
* 400 gr speca pa djegës dhe 2-3 speca djegës
* 1 degë selino
* 1 tubë majdanoz
* disa gjethe fesligjen
* 250 gr gjalpë ose vaj ulliri
* 1 filxhan kafeje oriz (mund t’i shtohen edhe patate)
* kripë, piper, specall, vegetë.
Procedura:

Priten qepët imët, domatet në katrorë të vegjël, specat në rrathë. Majdanozi dhe fesligjeni priten imët. Të gjithë përbërësit përzihen duke përfshirë edhe orizin e larë. Hidhen mëlmesat, masa përzihet dhe vendoset në tavë. Futet mishi aty-këtu në perime. Gjalpi pritet në copa dhe vendoset mbi perime. Tava futet në furrë të nxehtë me temperature 250ºC dhe sa të fillojë të vlojë, ulet temperature në 180ºC që të piqet dalëngadalë për 3-4 orë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:18

SHKUME MOUSSE ME COKOLLATE

Receta gatimi - Faqe 7 1251146413141kxeg

Perberesit:

Grimconi çokollatën dhe shkrijeni në banjo-mari, hiqeni nga zjarri dhe shtoni gjalpin.

Kur kremi të jetë një masë e njëllojtë, bashkojini 2 të verdha veze.
Procedura:

Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhet si shkumë, shtoni vaniljen dhe sheqerin. Bashkojeni me kremin e cokollatës.

Hidheni nëpër tasa dhe mbajeni në frigorifer për 12 orë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:19

MAKARONA ME FASULE DHE MISH

Receta gatimi - Faqe 7 1260425907makarona_fasule_mish

Perberesit:

* 450 gram mish lope
* 2 lugë gjelle vaj ulliri
* 1 qepë e mesme, e prerë hollë
* 4 thelpinj të grirë hudhrash
* 4 kërcej selinoje, të prerë hollë
* 500 gr domate të prera
* gjysmë luge çaji piper i kuq
* 1 kuti fasule të kuqe
* 1 kuti fasule të bardha
* 2 l lëng mishi
* 450 gr salcë domate
* 2 lugë majdanoz i tharë
* kripë dhe piper për shije
* 150 gr makarona, sipas preferencave.
Procedura:

Në një tenxhere të madhe, në zjarr mesatar, skuq mishin duke e përzier gjatë gatimit. Kur të skuqet, hiqe nga tenxherja me një lugë si kullesë dhe pastro grimcat që mbeten në tenxhere.

Shto 2 lugë gjelle vaj ulliri po aty dhe shto qepën, hudhrën, selinon e salcën në nxehtësi mesatare, sa perimet të zbuten.

Shto mishin në tenxhere, hidh përmbajtjen e domateve të pakulluara dhe piperin e kuq. Zieji për 10- 15 minuta.

Shto fasulet, lëngun e mishit, salcën e domateve dhe erëzat e tjera. Përzieje mirë. Rrite nxehtësinë dhe çoje për të zier. Më vonë ul nxehtësinë, mbuloje dhe zieje për 30 minuta.

Shto makaronat dhe lëre në zjarr në temperaturë të ulët për 30 minuta të tjera.
Shërbeje të ngrohtë.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:21

PULE E MBUSHUR ME GESHTENJA
Receta gatimi - Faqe 7 1264435184pule_geshtenja

Perberesit:

Për 4-5 persona duhen:

* 500 gr pulë
* l filxhan çaji gështenja të qëruara
* 2 filxhanë kafeje
* oriz l lugë gjelle
* rrush i thatë
* l kokërr qepë
* 50 gr gjalpë
* kripë, piper i zi, kanellë.
Procedura:

Zgjidhet një pulë mesatare, e majme dhe e re. Pula pastrohet, lahet dhe bëhet mbushja.

Zgjidhen gështenja të mëdha, zihen për 5 minuta, qërohen nga lëvozhga e cipa e brendshme; copëtohen në katërsh, ndërsa rrushi i thatë ose fara vendoset në ujë të vakët që të zbutet e të by­mehet ose bajamet të cilat qërohen nga cipa dhe priten.

Në tenxhere me gjalpë kaurdiset qepa, hidhen mëlçitë e pulës (të grira), orizi dhe kaurdisen së bashku. Shtohen gështenjat ose bajamet, rrushi i thatë, pak kripë dhe lëng pule ose ujë. Lihet në zjarr derisa të ketë pirë lëngun dhe të jetë bërë një pilaf i shkrifët dhe i papërfunduar mirë. Hiqet nga zjarri, hidhet kanellë e bluar dhe me këtë masë mbushet barku, kurse gusha e pulës qepet.

Pula lyhet me gjalpë, kripë, piper të zi dhe piqet në furrë.

Pas pjekjes ndahet në pjata dhe spërkatet me lëngun e mbetur nga pjekja.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:22

TORTE ME DREDHEZA

Receta gatimi - Faqe 7 125114619611grqte

Përbërësit:

* 700 g dredhëza

Kremi:
* ½ l qumësht
* 2 qeska puding vaniljeje
* 6 lugë sheqer
* ½ l .ajkë qumështi

Patishpani:
* 5 vezë
* 5 lugë sheqer
* 5 lugë miell
* 1 qeskë sheqer vanilje
* lëvore limoni
Procedura:

Dredhëzat lahen dhe kullohen mirë. Pudingu me 6 lugë sheqer ulet në 8 lugë qumësht. Pjesa tjetër e qumështit vlohet. Hidhet pudingu në qumështin valë duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine, gjersa të trashet dhe t’i marrë disa valë.

Ena me puding vendoset në ujë të ftohtë. Tundet ajka. Veçohet një pjesë për zbukurim. Pjesa tjetër vazhdon të tundet sa të trashet edhe pak. Pudingu i ftohur tundet edhe njëherë me mikser dhe gradualisht i shtohet ajka duke e tundur kremin në masë të njëllojtë.

Përgatitet patishpani me artikujt e lartpërmendur dhe piqet në furrë me temperature 200 gradë C për afro 12 min. Ftohet pak dhe pritet vertikalisht në tri pjesë. Vendoset njëra kore në tabaka, spërkatet me sherbet ose qumësht dhe lyhet me krem.

Duke i pastruar nga bishtat dredhëzat, ato vendosen mbi krem të tëra ose të përgjysmuara. Lyhen mbi me krem, vendoset korja e dytë,për të vazhduar njëlloj krem-dredhëza-krem. Mbi vendoset edhe korja e tretë. Pasi të spërkatet me sherbet, zbukurohet me ajkë dhe dredhëza.

Torta mirë është të ftohet 3-4 orë, pastaj të shërbehet.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:25

TORTE MARGARITA

Receta gatimi - Faqe 7 12511461542njkn51


Perberesit:

Përbërësit:

* 8 vezë,
* 8 lugë sheqer,
* 8 lugë miell,
* lëvore limoni.

Kremi i parë:

* 300 gr arra të bluara,
* 1,5 dcl qumësht,
* 150 gr margarinë i zbutur,
* 5 lugë sheqer pluhur,
* 100 gr çokollatë ose dy lugë kakao.

Kremi i dytë:

* 2 dcl qumësht,
* 1 puding vanileje,
* 3 lugë sheqer,
* 2 sheqer vanileje,
* 200 gr margarinë,
* 3 lugë sheqer pluhur.
Procedura:

Përgatitet patishpani me përbërësit e sipërshënuar dhe derdhet në tepsi të shtruar me letër shporeti. Piqet në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius. Pasi të piqet, përmbyset në pecetë të lagur dhe largohet letra sa është patishpani i nxehtë. Posa të ftohet, lyhet me fillin e parë i cili përgatitet duke i lagur arrat e bluara me qumësht të valë. Shtohen çokollata e shkrirë, margarina e tundur me 5 lugë sheqer pluhur, pastaj të gjitha përzihen mirë, gjersa kremi të bëhet i njëllojtë. Me kremin e përgatitur lyhet sipërfaqja e patishpanit të ftohur, mbështillet në roladë dhe futet në frigorifer.

Përgatitet një puding me 2 dcl qumësht të valë dhe 3 lugë sheqer. Shtohen 3 të verdha të vezëve duke e tundur masën vazhdimisht. Veçantë tundet margarina e zbutur me 5 lugë sheqer pluhur dhe i shtohet masës së pudingut të ftohur. Të bardhat e vezëve tunden në bore të qëndrueshme, i shtohen kremit të ftohur,duke i përzier të gjitha mirë, gjersa të fitohet një krem i njëllojtë. Rolada pritet në 24 pjesë. Palosen në formë luleje në tri radhë nga 7 copa anash dhe nga një në mes. Të tri radhët lyhen me kremin e përgatitur. Në mes vihet një kapak kavanozi,që mesi të mbetet i verdhë,kurse pjesët e tjera përmbi dhe anash, lyhen me krem të rrahur të bardhë.

Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Aristogata Tue 28 Dec 2010 - 4:28

ROLADE MOZAIK


Receta gatimi - Faqe 7 1258991727rolade_mozaik

Për pandispanj

* 6 vezë,
* 6 lugë sheqer,
* 6 lugë miell,
* 1 qeskë sheqer vanileje.

Filli:
* 300 gr biskota të bluara (“plazma”),
* 1 portokall,
* 250 gr zhele bonbone të grimcuara,
* 200 gr rrush të thatë të ulur në rum ose ujë,
* 300 gr arra të grimcuara,
* 150 gr çokollatë të grimcuar,
* 200 gr gjalpë të zbutur,
* 4 vezë të freskëta,
* 150 gr sheqer pluhur.
Procedura:

Gatuhet patishpani, derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme dhe piqet në furrë me temp.200 gradë C. Përmbyset në pecetë të lagur. Largohet letra dhe mbulohet me të.
Tundet gjalpi me sheqer pluhur. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur së bashku në masë të njëllojtë. Shtohen lëngu i portokallit dhe lëvorja e kaluar në rende. Duke e përzier masën gradualisht, hidhen biskotat, arrat, rrushi, çokollata dhe zhele bonbonet. Veçan tunden të bardhat e vezëve në shkumë të dendur dhe përzihen me lugë me masën e përgaditur. Filli vendoset në mes të patishpanit në formë të sallamës. Me kujdes mbështillet duke i bashkuar skajet e patishpanit. Shkrihen 100 gr çokollatë dhe përzihen mire me 4 lugë qumësht, 4 lugë vaj dhe glazura derdhet mbi sipërfaqen e roladës duke lyer edhe anash. Mbi hidhen arra të bluara. Rolada ftohet mirë, pastaj pritet në rrathë. Shërbehet me shampanjë, liker ose kafe.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Receta gatimi - Faqe 7 Empty Re: Receta gatimi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 7 e 9 Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi