Receta gatimi
+13
Єямєℓiиdå
Tonii
Anonim
LADY D
Vig-ana
Gjarperesha
Xrisa
koli852
Roksana
WebMaster
metis
mela
Aristogata
17 posters
Faqja 2 e 9
Faqja 2 e 9 • 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9
Receta gatimi
First topic message reminder :
Embelsire me mjalt
Duhen:
Miell 2 gota uji ose 500g
Sheqer 1 gote uji
Mjalte 2-3 luge gjelle
Veze 2 kokrra
Sode nje luge kafeje
Arra 1-2 filxhane kafeje
Gjalpe 2 filxhan kafeje (i shkrire)
Vanilje, kakao nje luge gjelle plot
Dhe dy filxhane uje.
Per shurupin duhen.
Sheqer 3 gota uji
Uje 2.5 gota uji
Ne nje ene perzihen mire vezet, mjalti, gjalpi, uje dhe ne fund shtohen arrat. Pastaj hidhet miell i perzier me sode dhe pak kakao. Zihet brumi i cili nuk duhet te punohet shume, qe te mos behet elastik. Brumi i pergatitur vendoset ne nje tave te lyer me yndyre, rrafshohet me dore, lyhet siperfaqja me te verdhe veze, behen disa vijaska me pirun dhe piqet per 30-35 minuta. Pas pjekjes ftohet, pritet ne copa ne forme rombi dhe i hidhet shurup i vakur, jo shume i nxehte, i aromatizuar me vanilje. Per te permiresuar cilesine e embelsires ne vend te ujit te percaktuar ne normative, hidhet gjalpe, veze dhe mjalte tjeter. (Ujin mos e perdor fare).

Re: Receta gatimi
Pule me perime
Përshkrimi
recete pule me perime nga usa
Përbërësit
* 1 pule
* 1 limon
* 1 qepe
* 2 thela hudhra
* karrota 2 3 te mdhaja
* patate 2 kokrra
* speca 2
* dhe cdo llloj perime qe ke qef ti
Udhëzime per pregaditje
Merr pulen e lan mire pastaj e merr limonin dhe end apergjys po ashtu dhe qepen dhe kto ia fut pules ne byth me krip dhe piper te zi .pastaj e lyen pulen me vaj ulliri nga jashte dhe e be me piper te zi dhe kripe.
I merr perimet dhe i pret ne copa dhe kto i be me krip dhe piper dhe ne nje tepsi vendos pulen ne mes dhe anash i fut perimet i perzie kto mire me vaj ulliri dhe kripen e piper pastaj e mbulon me leter alumini dhe e fut ne furre e le 30 min dh epastaj ia heq letren dhe e le per 15 ose deri sa t ejet gati .

Vizitor- Vizitor
Re: Receta gatimi
Bombica me patate
masa:
1/2 patate
1/2 pavllaka
200 gr kaçkavall te grire imet
200 gr sallame te thate e coptuar ne copa shume te vogla,
200 gr ullinje te gjelbert dhe te zi te coptuar ne copa te vogla.
Pergaditja;
I qironi patatet i zieni me krip dhe i beni si pure,ja shtoni pavllakun dhe i berzieni mire deri sa te behet masa njesoj. E berzieni me masen / ullinje sallame I formoni toptha te vegjel dhe i ngjyeni ne kaçkavall te bluar imet .I dekoroni me magdanoz te coptuar imte.

Rolada e gjelbert me spinaq
Masa
Brumi
5 veze
200 gram pire nga spinaqi
3 luge kaçkavall te grire.
5 luge pavllake
2 luge miell
krip
Fili
200 gram sallame me mundesi shunke te coptuar ne copa te vogla
250 gram djethe pa krip
kastraveca turshi te coptuar
5 luge pavllake
200 gr.karota te ziera dhe te coptuara ne copa te vogla.
Spinaqin e pastroni e coptoni dhe e zieni me uje e krip. E kulloni nga uji dhe e leni anash ne nje ene.Spinaqi behet si pure. I berzieni vezet me mikser sikur per torte dhe i kryposni, i shtoni dy luge miell dhe i berzieni ngadale me tel, i shtoni spinaqin pire ,kaçkavallin dhe pavllakun .Masen e berzieni deri sa te jete gjithkun njesoi dhe i piqni masen ne tepsi te lyeme me vaj. Masen e pjekur e mbuloni me nje sallvete te vllagisur e leni deri sa te ftofet e lyeni me fillin e pergaditur nga pavllaku,kaçkavalli dhe djathi i bute pa krip, dhe kastravecat turshi te coptuar, karotat dhe sallami i coptuar, mbasi te lyeni masen e pjekun. E mbeshtjedhni me folie dhe e veni ne frigorifer. Mbas tri ore e preni kur doni edhe ta servironi. Ju beft mire se eshte shume e shijshme dhe del shume e bukur. Me ka dale shume e shijshme.

Sallata me lulelajere dhe karota
Perberja
1 lulelakre mesatare 1 kg
800 gr karota te medha
500 gr djathe kaçavall
500 gr majoneza Tomi
1 limon
4 thajba hurdha
1 tube me magdanoz te grire
150 gr arra te bluara
Pergaditja
Ne nje ene qesim uje dhe krip ku ne ate uje i shtojme karotat e pastruara dhe te grira ne rrathe, i lejme te zihen deri sa te zbuten pakez, i largojme nga ena dhe i lejme te ftofen. Lulelakren e pastrojme dhe e ndajme ne pjese te saj qe jane te formuara e qesim ne tenxhere me uje dhe krip me te njejten menyre si te karotat, zihen por nuk guxohen te zbuten shume, kur te jene gadi edhe ato i kullojme dhe i lejme te ftofen. Gjate kohes se ftofjes se ketyre dy perimeve ne e marrim kaçkavallin dhe i grijme imet, e qesim ne nje ene deri sa te pergaditen perimet qe ato te jene te ftofta, e marrim limonin e ndajm ne gjysme dhe e shtrydhim langun nga ai limon. Langun e limonit e berziejm me majoneze deri sa masa te jete njesoi aty i shtojme edhe hurdha te grira imte dhe 100 gr arra te bluara. I marrim nje ene xhamit te madhe dhe e rendisim nje rend lulelakre, nje rende djathe kaçkavall dhe nje rende majoneze, e shtrojme karotat, permbi djathin kaçkavall dhe majonezen. Ne funde e zbukurojme me magdanoz te fresket dhe te grire imet dhe arra te bluara. Eshte shume e shijshme

Përbërësit embelsi me kokos
* 3 veze
* 1 gote uji vaj
* 1 got uji kos
* 1filgjan kafeje sheqer
* 1 pecivo
* 1 vanill sheqer
* 1 pako rrushte thate ose arra
* 1 pako kokos
* 1got uj dhe 1 got sheqer per sherbetin
Udhëzime per pergatitja
ne nje ene per perzierje theni vezet komplet,shtoni vajin,kosin dhe sheqerin.perzieni mir me mikser pastaj i shtoni pecivon dhe vanil sheqerin,dhe rrushin e thate apo arrat sipas deshires se juaj.
futeni te piqet per 15 min.ne temp.250 grade celsius
pasi te pjeket e lagni me sherbet dhe siper hidhni kokos.

Fërgesë Tirane
Për 4 vetë
Duhen:
- speca 10 copë mesatare
- domate 4-5 kokrra mesatare
- vaj 2 filxhanë kafeje
- miell 1 lugë gjelle
- vezë 2 kokrra
- hudhra 4-5 thelpinj
- gjizë 4-5 lugë gjelle
- spec djegës (sipas dëshirës)
Gatimi:
Pasi u eshte hequr bishti dhe farat, specat lahen dhe skuqen.
Në vajin qe ngelet hidhen domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaverdisen derisa masa
të trashet, hiqen nga zjarri dhe shtohen vezët, speci djegës, majdanozi
i grirë hollë, gjiza ose
djathi.
Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.

Tasqebap
tasqebapi zakonisht pregatitet me mish vici ose dashi. mishi tul pritet ne shirita te holle ne drejtimin e kundert te fijeve ose ne copa katrore. skuqet ne yndyre sebashku me qepet e prera fije-fije, derisa t'i avulloje uji dhe te krijohet njw shtrese e kuqe. shtohet mielli, skuqet dhe pak, shuhet me vere, hidhet salce domatesh, gjethe dafine, disa thelpinj hudra, kripe dhe uje deri sa te mbulohet mishi. Lihet te zihet ne zjarr te ngadalte, deri sa gjella te jete gati. tasqebapi shoqerohet me salcen e vet. sipas deshires mund te shoqerohet edhe me garniture perimesh; ne menyre te vcante shkon me pure patatesh ose patate te ziera.
per 4-5 persona duhen:
- 500 g mish
- 2-3 kokrra qepe
- 4-5 luge gjelle me yndyre
- 1 luge gjelle me miell
- gjysem filxhan caji me vere
- 1 gjethe dafine
- gjysme luge gjelle me salce ose 2-3 kokrra domate mesatare
- 3-4 thelpinj hudhra
- kripe dhe pak spec i kuq

Krem Vanilje
Per 4-5 persona duhen :
qumesht 4 filxhane caji, veze 2 kokrra, uje 1 filxhan caji, sheqer 2 filxhane kafeje, niseshte 3 luge kafeje, dhe kanelle.
Te verdhat e vezeve ose krejt vezet rrihen me sheqer dhe pak uje, pastaj shtohet niseshte. Masa perzihet mire dhe duke e perziere
pak nga pak, shtohet qumesht i nxehte. Vihet ne zjarr dhe perzihet vazhdimisht derisa te marre vale. Hiqet nga zjarri, i hidhet
vanilje, perzihet dhe ndahet neper tasa. Siper i hidhet kanelle.
2. Krem Kakao !
Per 4-5 persona duhen:
qumesht 4-5 filxhane caji, veze 2 kokrra, uje 1 filxhan caji, sheqer 2 filxhane kafeje, niseshte 3 luge kafeje, kakao 1 luge gjelle.
Kakaoja perzihet mire me sheqerin, i hidhet pak uje i nxehte dhe perzihet perseri. Pastaj shtohen vezet, rrihen mire, i hidhet niseshte
she ne fund, duke e perziere vazhdimisht, i hidhet qumesht i nxehte. Masa vihet ne zjarr dhe duke e perziere, lihet detrisa te trashet.
Kremi i pergatitur hidhet neper filxhane dhe lihete ftohet.

Banana Split
Produktet e nevojshme
- 4 banane
- 100 gr ara te bluara
- 12 topa akullore
- zhelatin ose zhele
- 200 ml. shllag ( whipped cream)
Pergatitja:
Ne një tas për perzierje vendosim shllagun dhe e perziejme me mikser. Ne pjaten për servim te banana splitit vendosim 3 topa akullore. Bananen e pastrojme dhe e presim për gjysem (ne gjatesi)ose ne ne copa te vogla. Gjysmat e bananes i vendosim ne dy anet e akullores qe është vendosur ne mes te pjates për servim. Me hoplen e perzier mbushim një “shpric” dhe e vendosim kremin mbi akulloren dhe bananet. Pastaj gjithë kesaj i hudhet zhele dhe arrat e bluara.

Një recetë ëmbëlsire (melomakarona) nga kuzhina tradicionale greke që bëhet zakonisht për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!
Nevojiten:
2 filxhan çaji vaj
1 filxhan çaji sheqer
3/4 filxhan çaji lëng portokalleje
1/4 filxhan çaji konjak
2 lugë të vogla lëkurë portokalleje e grirë
2 lugë të vogla baking powder
1 lugë të vogël kanellë (pluhur)
1 lugë të vogël karafila (pluhur)
1 lugë të vogël sodë
1 kg miell
(1 e 1/2 filxhan çaji arra të shtypura)
Për sherbetin nevojiten:
2 filxhan çaji mjaltë
2 filxhan çaji sheqer
2 filxhan çaji ujë
(E lëmë 5-8 minuta që nga çasti që fillon të ziejë dhe i heqim shkumën nëse nevojitet)
Përgatitja:
I hedhim të gjitha, përvec miellit, në një enë. Nuk ka rëndësi radha, çështja është ti trazoni mirë. Në fund hedhim avash avash miellin (pasi e kemi situr më parë 2 herë) dhe brumosim deri sa të behet brumi pak i butë dhe të mos jetë i ashpër. Pra, kini kujdes miellin. U japim me dorë biskotave formën që duam, por jo shumë të mëdha sepse do të fryhen gjatë pjekjes.
I pjekim në 170° C për 20 minuta. Mos i lini të piqen më shumë sepse nuk do të mund ti sherbetosni.
Ua hidhni sherbetin të nxehtë. I vendosni biskotat në një pjatancë ose ku të dëshironi ju dhe u hidhni përsipër 1 e 1/2 filxhan çaji arra të shtypura.
Nëse doni ti bëni biskotat me çokollatë, shkrini çokollatën me pak gjalp (sepse i ndihmon të shkëlqejnë).
Kujdes!!! Kur të shkrijë çokollata, fikeni sobën dhe mos e hiqni enën nga soba, dhe ashtu siç e keni vini biskotat duke i kthyer nga të gjitha anët që të lyen mirë. Nëse nuk e bëni kështu, nuk do të përhapet çokollata mirë sepse çokollata ftohet shpejt. (Kuptohet që duhet t'u keni hedhur më parë sherbetin dhe në fund nëse doni mund t'u hidhni sipër arra të shtypura).

Kjo eshte nje torte qe ne brendesi te saj ka cokollate te lengeshme
perberesit:
200 gram cokollate puro
150 gram sheqer plulur
200 gram gjalpe
2 luge supe miell.
3 veze
shkrijme ne banjomaria* cokollaten dhe gjalpin duke i trazuar here pas here.
rrihen te bardhat e vezeve vec, derisa te krijohet nje mase kompakte
rrajme me vete te verdhat e vezeve me sheqerin dhe me vone shtojme mjellin duke e hedhur me ndihmen e nje site te vogel ne forme pluluri, pasi e kemi rrahur shume mire dhe eshte krijuar nje mase e vetme shtojme cokollaten e shkrire dhe gjalpin e shkrire. vazhdojme i rrajme dhe per 2 -3 minuta te gjitha se bashku dhe shtojme te bardhen e vezes. I rrahim perseri derisa behet nje mase kompakte dhe e derdhim ne formen qe kemi pergatitur (lyer me gjalpe tepsin). E veme te piqet ne furre te ngrohte per 13 minuta ne temperature 175°.
pasi e heqim presim pak te ftohet e kthejme ne nje pjatance dhe e sperkatim me pak plulur sheqeri persiper.
* banjomaria quhet shkrirja apo gatimi i dickaje ne dy ene. nje ene te madhe pasi e mbushim pergjysem me uje e veme te zjeje dhe ne mes te saj vendosim nje ene tjeter me te vogel me ushqimin qe do gatuajme, ne rastin tone me cokollaten dhe gjalpin qe do te shkrijme.

Per 4 persona:
1 lt qumesht
sheqeri me sy (zgjidheni vete se sa doni une per vete i fus pak, se me vel shume sheqer)
nje grusht i mire orizi
uje me sy
Se pari zijeni orizin ne uje ,prisni deri sa orizi ta pije ujin dhe me tej hidhni ne tenxhere qumeshtin siper.Me pas shtoni dhe sheqerin.Perzijeni pak ne fillim pastaj lejeni te zihet vete ne zjarr te ulet.
Sipas disa recetave shtohet dhe miell apo niseshte por une nuk do tua keshilloja.Nese e beni sultjashin ne menyren e mesiperme do te perfitoni nje sultjash te lehte dhe teper te shijshem.Lereni ne zjarr te ulet derisa te trashet.Me tej lijeni te ftohet pak dhe shperndajeni neper tasa.Siper mund ti hidhni kanelle,arra,karafil dhe çfare te doni ju per ti shtuar eren dhe shijen.
Re: Receta gatimi
Si te pregatisim nje embelsire tiramisu:
https://www.youtube.com/watch?v=5jtu8uIY848
Perberesit:
500 G Maskarpone
150 G Biskota Tip Pavesini
4 Veze
4 Luge gjelle sheqer
Kafe
Kakao plur
https://www.youtube.com/watch?v=5jtu8uIY848
Perberesit:
500 G Maskarpone
150 G Biskota Tip Pavesini
4 Veze
4 Luge gjelle sheqer
Kafe
Kakao plur
Re: Receta gatimi
Takot e Ketit (Ushqim meksikan)
Pergatitja:
3 filxhan miell,
½ luge caji kripe,
½ luge margarine,
½ filxhani uje.
- Me keto bejme brumin dhe hapim prej tij 5 pete te vogla .
– Salca pergatitet me:
qepe te thata,
kripe,
rigon,
spec djeges,
spec te kuq pluhur,
pluhur hudhre,
niseshte.
Te gjitha keto hidhen njehere ne nje tas dhe perzihen.
Me perpara ne nje tigan kemi hedhur pak mish te grire dhe mbasi te jete kaverdisur pak i shtojme perbersit e mesiperm duke i shtuar 2 filxhane me uje.
I leme keshtu te ziejne derisa te te shteroje uji.
Ne pjata te ndryshme presim domate, sallate jeshile, djathe pice te ngrire.
Petet e pergatitura i pjekim lehte ne nje tigan me pak vaj.
Mbasi te jene pjekur vendosim siper salcen e pergatitur dhe perbersit neper pjata dhe mbyllini duke i rrotulluar.

Pasi te kemi pastruar dhe lare peshkun e kalojme pak ne miell, hedhim disa grimca gjalpe ne nje tigan dhe pasi te jene shkrire shtojme filetet e peshkut.
Pak kripe dhe i leme ne zjarr mesatar per 2 minuta duke i shtuar disa pjese domate apo salce me copa domate.
Grijme siper disa kokrra ulliri te zi dhe sipas deshires ne fund mund ti hedhim pak vere te bardhe.
Pasi ta heqim nga zjarri e sherbejme me pak majdanos te prere ne copeza dhe me disa thela limoni.
Ju befte mire!
Ja dhe nje foto te peshkut Platesa:
Re: Receta gatimi
TIRAMISU
Asortimente per 4 persona:
- Mascarpone(ajk qumshi) 500 g
- Biskota savoiardi 500 g,
- Sheqer 150 g, veze 5, 8 filxhana kafe, liquore (cognac o brandy) 2-3 luge, cacao.
Pergaditja:
Duhen rrahur e bardha e vezes deri sa te behet si panna, i shto ajken e qumshit, te kuqet e vezeve, sheqer dhe liquor.
Pergadit kafen ekspres dhe e le te ftohet ne nje pjate.
Mer biskotat dhe i lage me kafen (jo shum) dhe i rendit ne tepsi. Cdo shtres biskota e mbulon me kremin e pergaditur. Me nje fjal mund ta besh shum kaçe.
Ne fund e mbulon siperfaqen e fundit (e cila esht me krem) me cacao.
Pastaj fute ne frigorifer per 2 ore te mira.

Akullore me cokollate
Perberesit :100 g çokollatë, 120 g sheqer, 6 të verdha veze, 3/4 L qumësht.
Pergatitja : Përgatitja për 6 persona. Zieni qumështin. Në një tigan tretni në banjo-mari çokollatën e
grimcuar me disa lugë qumësht të nxehtë dhe pastaj hidheni kremin e përftuar në qumështin e mbetur. Në një tenxhere punoni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë. Hollojeni me qumështin me çokollatë të hedhur ngadalë. Vendoseni në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzier, lëreni që kremi të trashet por pa arritur të ziejë. Filtrojeni kremin nëpërmjet një kullese, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Vendoseni në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja është gati.

receta me emrin FORUMI
Perberesit :100 g klea , 120 g viola, 6 të verdha veres, 3/4 L aristograta.
Pergatitja : Përgatitja për 6 foromista. Zieni aristograten. Në një tigan tretni në banjo-mari klea e
grimcuar me disa lugë aristograta të nxehtë dhe pastaj hidheni kremin e përftuar në aristograten e mbetur. Në një tenxhere punoni të verdhat e veres me violen derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë. Hollojeni me aristograten me klean të hedhur ngadalë. Vendoseni në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzier, lëreni që kremi të trashet por pa arritur të ziejë. Filtrojeni kremin nëpërmjet një kullese, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Vendoseni në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. forumi eshte gati

elhamiu shkruajti:receta me emrin FORUMI

hahahahahahahahahahahahahahahaahahahahahahahahahaha do te vrassssssssssssssss
:hihi: :hihi: :hihi: :hihi: :hihi:
Re: Receta gatimi
ARISTOGATA shkruajti:elhamiu shkruajti:receta me emrin FORUMI

viola dua ndihmen tendeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
Vizitor- Vizitor
Re: Receta gatimi
:hihi: :hihi: :hihi: :hihi: kok qyp me lot kam qesh
https://www.youtube.com/watch?v=tI9hk1lV5OQ&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=tI9hk1lV5OQ&feature=related
Vizitor- Vizitor
Re: Receta gatimi
nccncncn haahahahahahahahahaha :gezim: dreqooooooooooooooooo :kis:elhamiu shkruajti:receta me emrin FORUMI
Perberesit :100 g klea , 120 g viola, 6 të verdha veres, 3/4 L aristograta.
Pergatitja : Përgatitja për 6 foromista. Zieni aristograten. Në një tigan tretni në banjo-mari klea e
grimcuar me disa lugë aristograta të nxehtë dhe pastaj hidheni kremin e përftuar në aristograten e mbetur. Në një tenxhere punoni të verdhat e veres me violen derisa të përftohet një masë e bardhë dhe e fryrë. Hollojeni me aristograten me klean të hedhur ngadalë. Vendoseni në zjarr në flakë të ulët dhe duke e përzier, lëreni që kremi të trashet por pa arritur të ziejë. Filtrojeni kremin nëpërmjet një kullese, hidheni në një enë dhe lëreni të ftohet duke e përzier herë pas here. Vendoseni në makinën e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. forumi eshte gati
Vizitor- Vizitor
Re: Receta gatimi
BAJADERA
Përbërësit:
* 300 gr keksa të bluar
* 200 gr bajame, lajthi ose arra të bluara
* 200-300 gr sheqer
* 250 gr margarinë
* 200 gr çokollatë
* 1,5 dcl ujë
* Glazura: 100 gr çokollatë, 2 lugë vaj
Përgatitja:
Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta. Në sherbet të nxehtë, duke i përzier, hidhen gradualisht bajamet, margarina e prerë në katrorka dhe keksat. Masa përzihet gjersa të kompaktësohet. Veçohet 1/3 e masës së përgatitur, pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet. Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë. Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë.
Shkrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj. Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës. Ëmbëlsira futet në frigorifer për t’u ftohur mirë, pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.

Mish pule me vezë e limon
Për 6 veta
* 1,5 kg mish pule
* 3 qepë mesatare të prera trashë
* 12 kërpudha të prera në feta
* 1,2 kg kunguj të freskët të prera në copa
* lëngë të gjysmë limoni
* 1 l lëng mishi
* kripë dhe piper
* Për vezët dhe limonin: 2 vezë, lëng të gjysmë limoni, 1,5 lugë të korn-flaur.
* Vendosni tenxheren me pulën në zjarr mesatar. Shtoni qepët dhe kërpudhat, shtoni dhe kungujt e freskët. Hidhni kripën dhe piperin.
* Hidhni lëngun e limonit, 2 filxhanë ujë dhe kubikun e lëngut të mishit dhe e zini gjellën në zjarr për 30-40 minuta.
* Rrihni vezët. Shkrini në lëngun e limonit korn-flaur dhe këtë përzierje e hidhni tek vezët me limon duke mos pushuari së rrahuri.
* Hidhni tek vezët me limon disa lugë nga lëngu i ngrohtë i pulës dhe kur përzierja të ngrohet mjaft, e hidhni brenda në tenxhere me pulën. E lini pulën në zjarr për disa minuta dhe e servoni.
Re: Receta gatimi
Ëmbëlsirë me çokollatë
Përbërësit:
* 1 tas me çokollata të copëtuara ( rreth 9 copëza çokollate)
* 1 lugë gjelle gjalpë, e shkrirë
* 2 copa krem djathi i butë
* 1 cope krem djathi me 1/3 më pak i butë
* 1 gotë sheqer
* 3 lugë gjelle miell
* 1 lugë gjelle përbërje vanilje
* 3 të bardha vezësh
* 1 vezë
* 30g çokollatë
Përgatitja:
1 - Ngroheni paraprakisht furrën në 325 gradë.
2 - Vendosni copëzat e çokollatës në një tigan duke i ngrohur dhe duke i shkrirë me gjalpë. Përziejeni atë derisa të shkrihet. I fusni në 325 gradë për 8 minuta.
Hidhni në një tas të madh kremin e djathit, përziejeni mirë, shtoni miellin, të bardhat e vezëve, vezën, përziejeni masën derisa të bëhet një përzierje e njëtrajt¬shme. Hidhni përzierjen e sapo bërë në tiganin me çokollatë.
Vendosni çokollatën në një mikrovalë të vogël, në ‘High’1, 1/2 minuta, dhe e përziejmë për 45 sekonda (çokollata nuk duhet të shkrihet plotësisht). Përziejeni derisa të zbutet. Hidhni çokollatë të shkrirë në përzierjen e miellit për të formuar 9 pjesëza. Hidheni çokollatën sipër përzierjes së miellit dhe i piqni për 35 minuta në 325 gradë.
Ftoheni duke e vendosur në një letër alumini dhe e lini për 2 orë, pastaj servireni.

Peta të ëmbla
Materialet për 30-35 copë:
Për mbushjen
• 2 vezë
• 2 të kuqe vezësh
• ¼ lugë ëmbëlsire
• sodë buke
• kripë, një majë luge lëkurë nga gjysmë portokalli
• 1 ¾ lugë gjelle miell
• Vaj ulliri
Për shurupin
• 2 lugë gjelle mjaltë
• ½ filxhan sheqer
• 1 filxhan ujë (ose 2 filxhanë mjaltë dhe 1 ujë)
Për zbukurimin
• kanellë
• arra të grira
Përgatitja:
Rrihni në mikser vezën dhe të kuqët e vezëve së bashku me sodën dhe kripen, për rreth 20 minuta. Shtoni lëngun e portokallit dhe vazhdoni rrahjen, duke shtuar pak nga pak miellin, derisa të bëhet brumë. E ndani në dy topa; e mbështillni me një celofan dhe e vendosni në frigorifer për 2-3 orë.
Në tryezën ku do të punoni hidhni pak miell. Gjithashtu lyeni edhe duart me miell. Hapni brumin në petë shumë të holla (nëse brumi ngjit shtoni miell, me qëllim që të bëhen ëmbëlsirat më të shkrifta). I prisni petët në rripa me trashësi 6 cm dhe gjatësi 15 cm. secilën. I shtrini të gjithë rripat prej brumi njëri mbi tjetrin në tryezë dhe i mbuloni me pecetë që të mos thahen.
Në një tigan të thellë ose tenxhere hidhni vaj me bollëk dhe e digjni atë. Merrni me pirun një rrip brumi. E mbështillni rreth pirunit dhe menjëherë më pas e zhysni në vaj. Këtu e lini derisa të skuqet dhe të fryhet. E përsëritni këtë ritual me të gjitha rripat. I vendosni në një letër thithëse kuzhine që të kullojnë.
Në vazhdim përgatitni shurupin duke zier ujin me sheqerin, derisa të shkrihet dhe më pas shtoni mjaltin. I përzieni materialet derisa të mpiksen. I spërkatni ëmbëlsirat me shurupin dhe i zbukuroni me kanellë dhe arra të grira.

Per kadaifin Duhen:
Gjys kile kadaif
Arra të qëruara (më mirë ti qëroni vetë)
200 Gram Gjalp
Shërbeti:
4 gota sheqer ( kam përdor sheqer të bardh dhe kaf)
3 gota ujë.
Kadaifi shkriftohet mirë e mirë. Vendose në një tavë të lyer me pak gjalp.
Vendoset një shtresë kadaif.
Një shtresë arra.
Një shtresë kadaif.
Gjalpin e shkrijmë dhe ia hedhin përsipër.
E fusin në furrë 250, për 20 min.
Pasi e heqim nga furra e lejmë të ftohet.
Përgatisim shërbetin.
Unë e bëra të hollë, nuk e lashë shumë të trashej.
Shërbetin ia hedhim kadaifit të ftohtë.
Re: Receta gatimi
Per fergese ju duhen:
qepe te fresketa
domate ose salce domateje
speca
veze
djath i bardhe
vaj ulliri
kripe
piper i zi
Te gjithe ingredientet pastrohen mire dhe priten imet.
Ne vajin e nxehte skuqen qepet dhe pastaj shtohen specat.
Kaurdisen mire deri sa specat te marrin nje kore te arte.
Shtohen domatet apo salca e domateve. Kaurdiset mire me specat. Pas disa minutash shtohet djathi i prere ne copa te vogla. Kur ingredientet te jene lidhur mire me njeri-tjetrin shtohen vezet e rrahura dhe perzihen mire .

weee rrushe na hape oreksin mi :hehe:
Roksana- I/e Regjistruar
- Postime : 3054
Anëtarësuar : 13/08/2009
Hobi : estetiste
Re: Receta gatimi
Perdoren shume prodhimet shtepiake, kosi, qumeshti, dhe derivatet e tij. Pjatat e dyta te mishit jane me baze qengji dhe vici. Si pije gjate ngrenies perdoret shpesh rakia, e bere ne shtepi. embesira tipike jane bakllava nje mbushje me arra, e zbutur me sherbet dhe githe kjo e mbeshtjelle me peta te pjekura ne furre dhe llokumet, kubata me xhelatin frutash te mbulu me sheqer pluhur, te profumuar me vanilje.
Nje nga ricetat shqiptare
japrak:
per 4 persona:
- 16 gjethe te medha rrushi
- 200 g oriz
- majdanoz
- 2 qepe te njoma
- vaj ulliri
- mish qengji
Pergatitja:
Lahen mire gjethet e rrushit dhe i hiqet kercelli. Pritet fine qepet dhe majdanozi. Skuqen qepet ne nje tigan me pak vaj dhe pastaj vendosim copat e mishit. Pastaj shtohet majdanozi. shtojme orizin me pak uje dhe e lejme per rreth 5 minuta, duke shtuar uje. Me pas vendosim kete qe pergatitem mbi gjethet e rrushit dhe i mbyllim. E lejme ne zjarr per rreth 15 minuta duke shtuar uje. Serviren te ngrohta.
Re: Receta gatimi
-Sanduicet perdoren ne raste pritjesh,kur nuk kerkohet preokupim i vecante per gatim.Ato pergatiten me cfaredolloj mishi te pjekur,me proshute, me sallam,me sardele,me djathe e garnitura te tjera.Forma dhe madhesia e tyre zgjidhen sipas deshires.
Pergatitja e sanuiçeve
1.Kryesisht perdoret buke e bardhe e prere ne feta te holla 1/2 cm te trsha
2.Fetat ndahen dy nga dy dhe lyhen me gjalpe.
3.Pergatitet mbushja e cila mund te jete:
-feta te holla dhe djathe kackavall
-feta rostoje dhe djathe
-sallam dhe djathe
-sardele te shtypura
-domate pa fara e leng
-peshk ton i konservuar
-mish pule i grire ose feta
-veze dhe majdanos
-feta patateje
-speca te pjekur te lyer me vaj
4.Bashkohen fetat e bukes me njera tjetren ngjishen pak dhe priten ne forma te ndryshme si katrore trekendesha rripa etj...mjaft qe ato te kapen me lehtesi me dy gishta dhe te hahen pa veshtiresi.
5.Ruhen ne vend te fresket ,ne menyre qe te mos shkrije gjalpi dhe mbulohen me nje picete te lagur me pak uje qe te mos thahen.

Sufle me çokollatë
Materialet:
* 250 gr. çokollatë (e fortë, pa qumësht)
* 250 gr. gjalpë
* 4 vezë
* 4 të kuq vezësh
* 120 gr. sheqer
* 40 gr. miell
Përgatitja
1.
Në fillim shkrijmë çokollatën duke përdorur vaskën me ujë të ngrohtë.
Për këtë në kushtet e shtëpisë mund të përdorni dy enë me madhësi të
ndryshme: njëra duhet të jetë më e madhe, aq sa mund të zërë enën
tjetrën brenda. Enën e parë e mbushni me ujë (jo plotësisht) dhe e vini
në zjarr. Brenda saj vendosni enën e dytë, e cila ka madhësi më të
vogël, ku keni hedhur masën e çokollatës. Në këtë mënyrë çokollata
shkrin nga ngrohtësia e ujit dhe jo e zjarrit. Sapo të fillojë të
shkrijë, në çokollatë shtojmë gjalpin dhe e përziejmë për disa minuta
derisa të marrë formë të njëtrajtshme.
2. Ndërkaq në një mikse
rrahim vezët, të kuqet dhe sheqerin derisa masa të shkumëzohet, të
zbardhet dhe të mpikset. Shtojmë në të masën prej çokollate dhe hedhin
pak nga pak sasinë e miellit.
3. Lyejmë me gjalpë dhe miell
fundin e 8-10 formave ose taseve dhe i mbushim me masën e mësipërme, jo
plotësisht por gati një gisht më poshtë buzëve. Më pas i pjekim ato në
furrë në temperaturë 230 gradë celsius për rreth 8 minuta. I lëmë të
ftohen për 2 minuta; i heqim nga forma dhe me kujdes i shërbejmë
menjëherë.

Kallamar i tiganisur me salcë jeshile dhe hudher
Materialet për 4 persona
* 1 filxhan arra të shtypura
* 2 feta të holla buke pa kore të prera në pjesë të vogla
* 3/4 e filxhanit verë e bardhë
* 3-4 thelpinj hudhre
* 1/2 tufë majdanoz
* 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë dhe piper
* 1/2 kg kalamar i pastruar dhe i prerë në rrathë
* 1/2 filxhan miell
* vaj për skuqje
Përgatitja
Vëmë
të gjitha materialet së bashku në një tas dhe i shtypim me dorë deri sa
të bëhen një masë mbulojeni dhe rruajeni në frigorifer.Lyeni me miell
rrathët e prera të kallamarit nga të gjitha anët dhe vërini të
tiganisen në një tigan të madh, në të cilin kini hedhur më parë vajin
të digjet.Kujdes që të tiganisen mirë mos hidhni shumë copa bashkë
sepse bije temperatura , dhe në vend që të bëhen kërce ngjiten me
njëra tjetrën.Hiqini nga tigani dhe shtrojini në një letër
pirëse.Vendosen në një pjatë dhe zbukurohen me majdanoz, gjithashtu
vëmë salcën në një pjatë të veçantë me qëllim që të marrë secili aq sa
dëshiron.

Torte me lajthi
Nevojiten (për 6 veta):
* 150 gr gjalpë në copa
* 150 g sheqer
* 4 vezë
* 100 g miell
* 1 qese tharm pluhur
* 100 g lajthi të pjekura
* 200 g çokollatë për gatim
* pak kripë
Për mbushje: 100 ml ajkë
Për shtresën e sipërme:
* 150 gr çokollatë për gatim
* disa pika esencë vanilje
* 60 ml ajkë e lëngshme
Përgatitja:
Me
anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë.
Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhur
si shi) dhe në fund tharmin.
Ngjizni lajthitë dhe çokollatën e
grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe
shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në
tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë
për afro 50 minuta.
Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni
ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në
banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i
shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme.
Kur
ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira,
pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me
shtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.

Picë me brumë shtëpie
Materialet për 8 persona
Për brumin
● 1/2 kg. miell
● 30 gr. tharmë birre
● 1 vezë
● 2 lugë gjelle vaj ulliri
● 1 lugë gjelle qumësht
● 1 lugë ëmbëlsire sheqer
● 1/2 lugë ëmbëlsire kripë.
Për mbushjen
● 350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë
● ½ filxhan çaji salcë domateje
● 1 spec jeshil i prerë në forma rrethore
● 8-10 sallam i prerë në forma rrethore
● ullinj të prerë në forma rrethore
Përgatitja
Stadi i parë
Në
një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në gropëzën që
do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumësh¬tin, vezën, 1
lugë gjelle vaj ulliri si dhe tharmin e birrës, të shkrirë me parë në
ujë të vakët.
Stadi i dytë
Përzieni me kujdes materialet që
hodhët në gropëzën në mes të miellit derisa të krijohet një masë brumi
e fortë dhe më pas e lini për 15 minuta që të "shlodhet", duke e
mbuluar me pecetë.
Stadi i tretë
Pasi të kenë kaluar 15
minuta e punoni përsëri masën e brumit dhe krijoni me të dy petë. Në
vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyeja me pjesën e mbetur të vajit
të ullirit.
Stadi i katërt
Në çdonjërën nga petët shtroni
salcë domateje, djathërat kaçkavall dhe sallamin. I zbukuroni me
rrathët prej speci dhe ullinjtë. I vini të piqen në temperaturë 200
gradë celsius për 35-40 minuta.

Krep me akullore
Përbërësit për 4 palpetë:
* 3 dcl ujë
* 1 vezë
* 3 lugë vaj
* afro 7 lugë miell
* 1 lugëz çaji sheqer vanilje
Tunden përbërësit dhe në tigan tefloni piqen krepat.
Mbushja:
* 150-200 gr dredhëza
* lëng reçeli-dredhëzash
* 1 qeskë ajkë pluhur (shllak)
* akullore
* 1 cope çokollatë
* 1 lugë vaj
Pergatitja:
Me
kaush kuzhine, në formë shiriti, 1/4 e palpates kufizohet me ajkë të
tundur sipas udhëzimit në qeskë. Brendia e kufizuar mbushet me dredhëza
të prera në 4 pjesë. Mbi dredhëza hidhet pak lëng reçeli dhe një topth
akullore. Palpeta paloset. Mbi vendoset edhe një topth akullore dhe e
tëra zbukurohet me çokollatë të përzier me vaj dhe të shkrirë mbi avull

Supe me miell dhe mish pule
4 krahë pule
2 lugë gjellë miell
1 L ujë
2 lugë gjellë gjalpë
2 thelpinj hudhre
kripë
pipër
majdanoz
1 kokërr limon
Përgatitja
Krahët e pulës skuqen mirë në një tenxhere të thellë me 1 lugë gjellë gjalpë, në nxehtësi mesatare, derisa mishi brenda të mos jetë më i kuq dhe përjashta të këtë zënë një kore me ngjyrë të verdhë në të kuqërremtë. Para se mishi të hiqet nga zjarri spërkatët me kripë.
Pasi hiqet mishi nga zjarri, ne yndyrën e tij shtohet mielli, hudhrat e shtypura dhe pjesa e ngelur e gjalpit, dhe kaurdisen derisa mielli dhe hudhrat të marrin ngjyrë të verdhë.
Shtohet uji dhe përzihet me miellin e kaurdisur. Zakonisht gjate kësaj procedure formohen shumë kokrra mielli të cilat në fund duhet të jenë tretur plotësisht. Për ta përshpejtuar këtë proces, mund të përdoret një mikser.
Pasi mielli të jetë tretur në mënyrë të njëtrajtshme lihet në zjarr mesatar për rreth 10-15 minuta të tjera. Gjatë kësaj kohe supa merr shijen e mishit dhe të hudhrës dhe trashet paksa. Nëse supa trashet shumë shtojini pak ujë.
Në fund, supës i shtohen kripë dhe piper i zi, shpërndahet e nxehtë nëpër pjata supe, zbukurohet me majdanoz, sipas dëshirës, i shtohet gjalpë i skuqur dhe limon, si edhe copat e mishit.
Këshilla praktike:
1. Majdanozi, limoni, gjalpi i skuqur shtohen sipas dëshirës. Edhe pa to supa është shume e shijshme.
2. Në vend të krahëve të pulës mund të përdoren edhe kofshët, kërcinjtë, apo gjoksi i prerë në copa të vogla.
3. Është e rëndësishme që pula të skuqet me zjarr jo shumë të nxehte sepse në këtë mënyrë nxehtësia depërton mishin shumë mirë dhe ul rrezikun e të sëmurit nga salmonela.
4. Është e këshillueshme të përdoret gjalpi i gatimit, por në mungesë të tij mund të përdoret edhe gjalpit i bukës.

Troftë në furrë
Përbërja:
- Troftë (pesha 120g deri në 250g)
- feta të holla limoni
- feta domate
- mardanos
- hudhra
- vaj ulliri
- letër alumini
- patate
- krip dhe piper
Përgatitja:
Prisni në feta të holla domatet, limonin dhe hudhrat. Mbasi keni larë peshkun, në brendësinë e barkut mbusheni me 2 deri në 3 feta domate, në një fetë limoni disa feta hudhrash sipas dëshirës suaj, dhe disa fletë mardanosi. Hidhni pak vaj ulliri dhe mbështilleni peshkun me letër alumini duke e mbyllur mirë në mënyrë që mos t’i hyjë oksigjeno.
Vendoseni atë në pllakë ose tepsi dhe futeni në furrë për 25-30 minuta me 175 gradë Celsius.
Deri sa të bëhet peshku, lani patatet duke eliminuar balten dhe pastroni ato. Ziheni ato deri sa te rezultojnë të ziera mirë. Eliminoni lëkuren dhe i ndani në katër pjesë patatet nëse janë të mëdha.
Mbasi është bërë peshku vendosni atë në pjate dhe hiqni letrën prej alumini. Vendoseni pranë patatet.
Shujta preferohet që të hahet me verë të bardhë...

Similar topics
» Guzhina per ju ,dhe a dini te gatuani....?
» GATIMI I PESHKUT DHE PRODHIMEVE TE DETIT
» Receta per nje vit te mbar :D
» Receta te shpejta.
» Dietat...ja ca receta dhe keshilla

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi